Sa të rrezikshme janë pickimet e mushkonjave? - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Doza e shëndetit ditor

01.06.2021

Sa të rrezikshme janë pickimet e mushkonjave?

Përveçse janë kryesisht të mërzitshme, të vogla dhe pothuajse të padukshme, mushkonjat janë ndoshta ndër insektet më të rrezikshme në planet për shkak të faktit se ato shkaktojnë miliona vdekje çdo vit. Shumica e specieve të mushkonjave janë zakonisht të padëmshme, por disa prej tyre, ato të rrezikshmet, janë insekte të vërtete gjakatare që kanë aftësinë për të transmetuar lehtësisht sëmundjet tek njerëzit.

Për pjesën më të madhe, pickimet e mushkonjave nuk janë asgjë më shumë sesa nervozizëm që do të zhduket pas 24 orësh. Por ky nuk është rasti për personat me imunitet të ulët që shpesh janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

Disa nga sëmundjet më të rrezikshme që transmetohen nga mushkonjat përfshijnë: Ethet tropikale (‘dengue fever’), infeksioni Zika, ethet e Nilit Perëndimor, malaria, etj. Në vendin tonë, këto sëmundje vërehen rrallë, por nëse shkoni në një udhëtim në zona me rrezik të lartë, është mirë t’i njihni nga afër dhe të keni kujdes, pra të shmangni pickimet e mushkonjave.

Le të shohim 3 sëmundjet më të rrezikshme dhe tashmë të njohura që transmetohen nga mushkonjat:

Ethet tropikale (dengue fever)

Dengue është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në planet që prek deri në 400 milion njerëz çdo vit! 100 milion njerëz preken nga ky infeksion dhe 22,000 vdesin nga ethet e rënda të dengue. Virusi i shkaktuar nga mushkonjat është i pranishëm në pjesën më të madhe të Azisë Juglindore, nga Australia veriore në Afganistan, por edhe në Amerikën e Jugut, dhe Afrikën.

Infeksioni Zika

Virusi Zika transmetohet nga disa lloje mushkonjash: mushkonja aziatike tigër, Aedes albopictus dhe mushkonja e etheve të verdha. Ndodh kryesisht në Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore, Florida dhe Teksas. Zonat në Azinë Juglindore janë gjithashtu të prekura. Këto përfshihet Tajlanda, Filipinet dhe Vietnami.
Popullatat më të rrezikuara nga virusi Zika janë gratë në tremujorin e parë të shtatzënisë të cilat transmetojnë virusin tek foshnjat e tyre kur infektohen. Kjo është veçanërisht e rrezikshme sepse transmetimi shpesh kalon pa u vërejtur.

Malarja

Malaria është padyshim sëmundja tropikale më e njohur në planet. Shkaktohet nga një organizëm njëqelizor i quajtur Plasmodium, i përhapur kryesisht nga mushkonja Anopheles.

Malaria është aq vdekjeprurëse dhe transmetohet lehtë saqë rreth 40 përqind e të gjithë njerëzve në të gjithë botën rrezikojnë të preken nga malarja. Sëmundja kalon në episode të etheve dhe ka një përzierje të simptomave, duke përfshirë dhimbje koke, dhimbje në trup, djersitje, dhe madje edhe diarre.

Si të parandaloni pickimin e mushkonjave?

Sezoni i mushkonjave zakonisht fillon në verë. Mushkonjat kafshojnë ditën dhe natën, duke jetuar brenda dhe jashtë dhe duke kërkuar vende të ngrohta atëherë kur temperaturat fillojnë të ulen. Disa mushkonja qëndrojnë në ambiente të mbyllura, të tilla si në garazhe, kasolle dhe nën (ose brenda) shtëpive, për të mbijetuar gjatë temperaturave të ftohta.
Për shkak të faktit se për shumicn e viruseve që shkaktohen nga mushkonjat nuk ekzistojnë vaksina ose ilaçe specifike, parandalimi është hapi më i mirë.

Mund të zvogëloni rrezikun e pickimit të mushkonjave duke përdorur ilaçe apo lëndë të caktuara kundër insekteve që do t’i aplikoni në lëkurën tuaj gjatë orëve kur mushkonjat janë më aktive, pra nga muzgu deri në agim. Nëse planifikoni të dilni jashtë në ambiente të hapura, veçanërisht në zona me pyje ose me shkurre, sigurohuni që të aplikoni paraprakisht ilaç kundër mushkonjave.

Shumica e ilaçeve kundër insekteve të tilla përdorin përbërës aktivë si picaridina dhe dietiltoluamidi (DEET) për të siguruar mbrojtje dhe zgjasin më shumë se alternativat e tjera. Studimet tregojnë gjithashtu se vajrat e eukaliptusit dhe limonit sigurojnë mbrojtje të barabartë me atë të DEET në përqendrime të ulëta.
Për arsye tashmë të njohura, nëse e dini që zona ku do të shkoni ka tufa të mëdha mushkonjash, sigurohuni që të mbuloni trupin tuaj nga koka te këmbët.

Ambienti ideal për ta është uji i ndenjur. Mushkonjat shumohen pranë mjediseve të lagështa dhe mund të rrisin numrin e tyre në mënyrë dramatike. Kështu që mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll rritjen e numrit të tyre është mbajtja e ulluqeve të pastra, ndërrimi i rregullt i ujit në shatërvan dhe pishina.
Gjithashtu mund të vendosni rrjeta në dritare, dhe rregullisht rregulloni çdo dëmtim (çarje, vrima) sepse mushkonjat dhe insektet e tjera mund të kalojnë përmes tyre.