Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

04.08.2020

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme na kërcënojnë edhe gjatë verës

Kur përmendet vera, zakonisht mendojmë për pushimet verore, diellin, plazhin, rërën, ujin, pishinën … Por jo gjithçka është aq e thjeshtë … Vera mund të sjellë shqetësime dhe frikë nga shumë infeksione. Zakonisht, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, fshikëza e urinësështë “viktima” e parë, por i gjithë organizmi mund të vuajë nga infeksione të tjera shumë më të rrezikshme që lidhen me sistemin tuaj gjenital.

Kujdesin për shëndetin tuaj gjenital e manifestoni nëpërmjet ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike dhe kontrolleve me mjekun tuaj gjinekolog (të paktën një herë në vit). Të gjitha vajzat dhe gratë të cilat janë seksualisht aktive duhet të informohen mirë në lidhje me kontrollet e rregullta me anë të të cilave mund të parandalohet përhapja e mëtejshme e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme me ndihmën e diagnozës së duhur, trajtimit dhe terapisë së përshtatshme.

Cilat janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë infeksionet të cilat transmetohen përmes kontaktit seksual nga partneri i cili ka infeksion seksualisht të transmetueshëm.

Këto sëmundje mund të transmetohen nëpërmjet veprimtarive të ndryshme seksuale, dhe për shkak se janë sëmundje serioze, ato kërkojnë trajtim të veçantë mjekësor. Gjithësesi, disa prej tyre, si në rastin e HIV, janë sëmundje të pashërueshme dhe madje vdekjeprurëse.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme përfshijnë:

Herpesin gjenital
HIV / AIDS
Lythat gjenitale
Hepatitin B.
Klamidia (Chlamydia)
Sifilis
Gonorrea
Trikomoniaza (Trichomonas)

Simptomat

Ndodh që këto infeksione të shfaqen pa asnjë simptomë. Nëse simptomat janë të pranishme, ato mund të përfshijnë: kruajtje, aromë të keqe dhe ndryshim i sekretimit vaginal. Sekretimi vaginal është gjithmonë i pranishëm por, nëse është më i bollshëm dhe ka ndryshim të ngjyrës, erë të pakëndshme, dhe shoqërohet me simptoma të tjera si kruajtje të rëndë, skuqje dhe djegie, kjo tregon se bëhet fjalë sëmundje gjenitale që duhet patjetër të trajtohet.

Simptoma të tjera që mund të shfaqen në rast se keni sëmundje seksualisht të transmetueshme janë: plagë, mishra të huaj, lytha në gojë, anus, penis ose vaginë, skuqje e lëkurës, dhimbje gjatë urinimit. Gjithashtu, mund të shfaqen edhe djersitje të shpeshta gjatë natës, dhimbje, temperaturë dhe ethe, zverdhje të lëkurës, gjakderdhje vaginale përveç periudhës së ciklit menstrual, si dhe marrëdhënie seksuale të shoqëruara me dhimbje.

Në rast të shfaqjes së ndonjë ndryshimi në sekretimin vaginal, duhet patjetër të paraqiteni për kontroll tek mjeku gjinekolog. Në klinikën tonë do të merrni të gjitha informacionet e nevojshme dhe do të mund të kryeni ekzaminimet e duhura për këto sëmundje, mjekët tanë gjinekologë do t’ju japin trajtimin adekuat dhe këshilla shëndetësore profesionale.