Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

15.12.2020

Si ta ndalojmë shfaqjen e osteoporozës?

Kjo do të thotë që thelbi i osteoporozës është shfaqja e kockave poroze (të dobëta) që kanë zvogëluar forcën dhe cilësinë, dhe si pasojë janë të prirura ndaj frakturave.

Frakturat e këllçeve tek të moshuarit (shpesh të shoqëruara nga paaftësia për të kryer aktivitetet e përditshme) janë të zakonshme për shkak të pranisë së osteoporozës.

Gjithashtu frakturat më të zakonshme si pasojë e osteoporozës ndodhin në parakrah, rruazat e shtyllës kurrizore dhe në këllk. Frakturat vertebrale janë tepër serioze, shpesh ndodhin spontanisht dhe shkaktojnë humbjen e gjatësisë së pacientit, gunga, dhimbje shpine, dhimbje mesi, dhimbje të ekstremiteteve të poshtme, çrregullim të trupit dhe aktivitetit fizik. Nga ana tjetër, frakturat e këllçeve trajtohen në mënyrë kirurgjikale në të cilën nuk përjashtohen mundësitë për komplikime të cilat i mbart vetë procedura.

Zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje është shumë i rëndësishëm për të parandaluar pasojat. Ju nuk mund ta zbuloni vetë këtë sëmundje deri në momentin e shfaqjes së frakturës. Prandaj është e nevojshme të konsultoheni me mjekun specialist në këtë fushë.

Nëse jeni mbi 35 vjeç dhe keni të paktën dy nga faktorët e mëposhtëm të rrezikut, është më mirë të konsultoheni me mjekun:

  • stil jetese me qëndrim të gjatë në pozicion të ulur
  • menopauzë të hershme
  • përdorimi kortikosteroideve për një kohë të gjatë
  • konsumoni duhan, alkool dhe kafeinë,
  • Konsumoni ushqim tepër të pasur me proteina shtazore, acid fosforik (fosfor) dhe kripë.

Parandalimi

Megjithëse faktorët gjenetikë luajnë një rol të madh në rrezikun e shfaqjes së osteoporozës, stili i jetës mund të ndikojë në formimin e kockave gjatë rinisë, si dhe në shkallën e humbjes së dendësisë së kockave gjatë jetës së mëvonshme. Ushqimi , ushtrimet fizike dhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me stilin e jetesës luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e skeletit dhe mirëmbajtjen e kockave.

Fëmijët dhe të rinjtë duhet të kenë:

  • Marrje të rregullt dhe optimale të kalciumit
  • Ushqim të shëndetshëm
  • Mjaftueshëm vitamin D nëpërmjet ekspozimit të rregullt ndaj rrezeve të diellit dhe me anë të marrjes së suplementeve
  • Aktivitet të rregullt fizik
  • Nuk duhet të konsumojnë duhan dhe alkohol

Ekzistojnë disa terapi për trajtimin e osteoporozës, dhe mund të përdoren për të parandaluar sëmundjen:

Vitamina D – për thithjen dhe përdorimin e duhur të kalciumit trupi ka nevojë për vitaminë D. Tek personat të cilët jetojnë në vende ku ka mjaft diell, mungesa e kësaj vitamine nuk është e pranishme, kështu që suplementet e vitaminës D nuk janë të nevojshme.

Kalciumi – pothuajse në mënyrë të detyrueshme rekomandohet marrja e kalciumit në trajtimin e osteoporozës, por problemi i vërtetë me osteoporozën nuk është mungesa e marrjes së kalciumit, por përdorimi dhe konsumimi jo i duhur i tij .

 Ilaçet – gjatë viteve të fundit, janë zhvilluar ilaçe që synojnë të forcojnë kockat gjatë osteoporozës dhe të ulin rrezikun e frakturave.

Kryerja e ushtrimeve fizike – nëse nuk kryeni rregullisht ushtrime, kockat nuk mund të forcohen. Në mënyrë që kockat të ushqehen me minerale (kalcium), ato duhet të ekspozohen ndaj rezistencës, ndaj forcës së gravitetit. Nëse jeni duhanpirës, është mirë që të hiqni dorë menjëherë.

Ushqimi i duhur – reduktoni sasinë e kripës, proteinave shtazore dhe fosforit në ushqimin tuaj. Ushqimi i pasur me kripë, fosfor dhe proteina shtazore bën që trupi të nxjerrë shumë kalcium, që do të thotë se edhe nëse marrim mjaftueshëm kalcium nuk do të mbahet në kocka por do të shkarkohet me anë të urinës.

Për të parandaluar humbjen e kalciumit në organizëm duhet të reduktojmë përdorimin e kripës në ushqimin tonë, t’i kushtojmë vëmendje marrjes së fosforit (mos konsumoni pije të gazuara të pasura me acid fosforik) dhe të konsumoni proteina në sasinë e rekomanduar prej 50-60 gram në ditë, ti kushtohet  vëmendje cilësisë së proteinave, dmth. për të merrni proteina me origjinë bimore dhe jo vetëm shtazore.