Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

18.08.2020

Si të mbroheni nga ndikimi i diellit gjatë ditëve të nxehta të verës?

Ende jemi në vazhdim të stinës së verës kështu që këshillat për mbrojtjen e duhur ndaj diellit janë gjithmonë të mirëpritura. Shumë prej nesh, përkundër rekomandimeve tashmë të njohura për mbrojtjen ndaj diellit në jetën e përditshme, ende nuk i praktikojnë këshillat e dhëna dhe kështu e vënë në rrezik lëkurën dhe shëndetin e tyre.

Rrezatimi i diellit

Tepër të njohura janë benefitet shëndetësore nga ekspozimi i kontrolluar ndaj rrezeve të diellit, por për të pasur efekt pozitiv është e nevojshme të paktën një dozë e vogël e rrezeve të diellit – 15 minuta çdo ditë. Çdo ekspozim i tepërt ndaj diellit i tejkalon efektet pozitive dhe përfundimisht çon në dëmtim të përhershëm të lëkurës dhe në rritje të rrezikut për të gjitha llojet e tumoreve të lëkurës.

Indeksi UV është një masë ndërkombëtare, shkencore e nivelit të rrezatimit ultravjollcë nga dielli. Përdoret për të përshkruar fuqinë e diellit në një vend dhe kohë të caktuar. Indeksi varion nga 1 në 11. Sa më i lartë të jetë niveli, aq më i madh është rreziku i dëmtimit të lëkurës.

Ekzistojnë tre lloje UV të rrezatimit të diellit. UV-C të cilat konsiderohen si më të rrezikshmet, thithen plotësisht nga shtresa e ozonit; Rrezet e diellit UV-A dhe UV-B kanë shkallë të ndryshme të depërtimit të lëkurës dhe efekte të ndryshme në trupin e njeriut. Rrezet UV-A dhe UV-B depërtohen në thellësi të lëkurës, kështu që ekspozimi i tepruar dhe i pakontrolluar ndaj tyre shkakton efekte të shumta anësore, siç janë plakja e parakohshme e lëkurës, pigmentimi, reaksionet alergjike, djegiet, dhe në rastin më të keq mund të shkaktoj kancer të lëkurës. Lexoni më tepër

Dëmtimi i lëkurës nga rrezet e dielli është i përhershëm. Çdo periudhë pasuese e ekspozimit të zgjatur i bën më shumë dëme sistemit lokal të dobësuar imunitar dhe materialit gjenetik të lëkurës. Djegiet shërohen brenda disa ditësh, por ndryshimet kryesore në lëkurës mbeten.

Ajo çfarë është e rëndësishme për të theksuar është se të gjithë ne luajmë rol të rëndësishëm në parandalimin e përditshëm të tumoreve të lëkurës, beteja fillon që në momentin kur ju jeni të vetëdijshëm për rrezikun, dhe çfarë duhet të bëni në lidhje me të – nga fushata Euromelanoma. Mos lejoni të mundni nga sëmundja për shkak të mohimit apo neglizhimit!

Këshilla të dobishme që ndihmojnë në parandalimin e efekteve të dëmshme të rrezeve të diellit

  • Shmangni ekspozimin e diellit gjatë periudhës kur indeksi i rrezeve të diellit është mi i lartë, d.m.th. nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite. Gjatë kësaj periudhe, sigurohuni që të qëndroni nën hije.
  • Nuk këshillohet ekspozimi i lëkurës ndaj rrezeve të diellit me qëllim për ti dhënë ngjyrë të errët. Sidoqoftë, nëse vendosni të ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit, duhet ta bëni atë gradualisht (ditën e parë vetëm një orë, ditën e dytë dy orë, etj.).
  • Rrobat janë mbrojtja më e mirë nga dielli dhe ato duhet të jenë prej pëlhure të lehta dhe me ngjyra të zbehta, me mëngë të gjata madje edhe këmbët duhet të jenë të mbuluara.
  • Duhet të mbani kapelë me strehë të gjerë për të siguruar mbrojtje të mirë nga dielli për sytë, veshët, fytyrën, shpinën ose qafën. Syzet e diellit me mbrojtje të lartë UV – A dhe UV – B do të reduktojnë ndjeshëm dëmtimin e syve nga ekspozimi i diellit.
  • Duhet të përdorni krem me faktor mbrojtës të  lartë (SPF) të paktën 30, me formulë të papërshkueshme nga uji. Pajisjet mbrojtëse duhet të përdoren edhe kur dilni jashtë vetëm për një kohë të shkurtër, duke filluar nga stina e pranverës deri në vjeshtë!
  • Produktet me faktor mbrojtës ndaj rrezeve të diellit duhet të jenë të përshtatshëm për fenotipin e lëkurës tuaj, këto produkte mund të jenë në formë kremi, xheli, në formë fluide dhe duhen aplikuar të paktën gjysmë ore para ekspozimit në diell. Aplikimi i tyre duhet të përsëritet çdo dy orë.
  • Personat të cilët janë në rrezik për zhvillimin e kancerit të lëkurës (p.sh. personat me flokë me ngjyrë të çelët ose të kuqe dhe me lëkurë tepër të bardhë, personat të cilët kanë shumë nishane në trup, personat të cilët më parë janë trajtuar nga kanceri i lëkurës, etj.) duhet të mbrohen dhe të përdorin produkte me faktor mbrojtës ndaj rrezeve të diellit përgjatë gjithë vitit.
  • Një kategori e veçantë janë fëmijët. Deri në moshën 1 vjeçare nuk rekomandohet ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël duhet të mbrohen me kapelë, syze dielli dhe veshje mbrojtëse të veçanta.
  • Nuk duhet harruar pasqyrimi i rrezeve të diellit nga sipërfaqe të ndryshme, dëbora, uji, rëra dhe depërtimi i rrezeve të diellit nëpër retë. Produktet me faktor mbrojtës duhet të përdoren edhe kur moti është me re.
  • Kabinat solare për nxirjen e lëkurës duhet të shmangen

Si përfundim, ajo që duhet të mbani mend është se ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve UV dëmton fijet e kolagjenit të lëkurës, shkakton dëme në nivelin molekular dhe shkakton formimin e radikalëve të lirë. Kjo nuk ndodh vetëm për shkak të ditëve të gjata të kaluara në plazh, por edhe për shkak të ekspozimit të përditshëm pa mbrojtje  ndaj rrezatimit diellor siç është vajtja deri tek makina, puna në  ambient të hapur,  madje edhe puna apo qëndrimi pranë dritares.

Prandaj, nxirja e lëkurës do të thotë lëkurë e dëmtuar, d.m.th. shenjë se trupi po lufton dhe po përpiqet të mbrohet nga dëmtimi shtesë i ADN-së.

Dr. Aleksandra Lazarevska
Specialiste dermatovenerologe