Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

02.09.2020

Spitali klinik Zhan Mitrev në luftë të vazhdueshme me koronavirusin

Zbatimi i tendencave më të fundit në trajtimin dhe mjekimin e pacientëve pozitivë ndaj COVID-19

Në kushtet e pandemisë më të rëndë që i ndodhi njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore – COVID -19, qëllimi kryesor i klinikës sonë është të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit duke ofruar kujdesin më të mirë mjekësor për çdo pacient nëpërmjet praktikës, edukimit dhe humumtimeve të integruara mjekësore.

Pacientët me COVID-19 janë një sfidë serioze përsa i përket trajtimit dhe mjekimit, pasi aktualisht nuk ka asnjë terapi mjekimi të synuar dhe trajtimi është kryesisht mbështetës. Tek pacientët që zhvillojnë formë të rëndë të dështimit të frymëmarrjes, zhvillohet një sindromë inflamatore e cila është tepër e rëndë dhe shoqërohet me lëshimin e të ashtuquajturve “mediatorëve inflamatorë” të cilët janë tepër të rezikshëm për jetën dhe çojnë në dështimin e shumë organeve duke rezultuar me vdekje.

Duke ndjekur trendet botërore në trajtimin e pacientëve më të sëmurë në njësitë e kujdesit intensiv, ne në Spitalin klinik Zhan Mitrev për shumë vite kemi përdorur me sukses metodën e hemofiltrimit të gjakut me anë të një filtri të veçantë shumë absorbues (Oxiris). Historitë tona të suksesit në lidhje me hemodiafiltrimin venoz me filtrin Oxiris janë prezantuar në disa konferenca mjekësore botërore të rangut më të lartë si dhe përmes botimeve në revista të njohura mjekësore. Dëshmi për ndjekjen e standardeve më të larta mjekësore ishte njohja zyrtare e filtrimit të Oxiris nga FDA në Prill 2020 si pjesë e trajtimit të pacientëve me COVID-19.

Me publikimin e njohurive tona mjekësore dhe ndjekjen e rekomandimeve më të fundit për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ne kemi filluar një lloj tjetër të pastrimit të gjakut bazuar në metodën e hemoabsorbimit të citokinave dhe ndërmjetësuesve të tjerë inflamatorë me filtrin CytoSorb (aprovuar nga FDA për trajtimin e pacientëve të sëmurë në gjendje kritike për shkak të infeksionit COVID-19). Përvojat tona fillestare me përdorimin e të dy formave të pastrimit të gjakut janë të shkëlqyera dhe janë shtysë (iniciativë) dhe shpresë për shërimin e pacientëve të sëmurë rëndë që luftojnë jo vetëm me infeksion COVID-19, por edhe forma të tjera të sëmundjeve inflamatore të natyrës bakteriale dhe virale. Filtrimi është i ngadaltë, i sigurt dhe zakonisht zgjat ndërmjet 12 dhe 48 orë. Gjatë kësaj kohe, pacientët monitorohen me sistemin më të sofistikuar laboratorik elektronik për nivelin e shënuesve (marker) inflamatorë (IL 6, CRP, PCT, etj.) dhe në varësi të rezultateve, terapia vazhdon ose ndërpritet.

Faktori i vetëm kufizues në vendin tonë është se këto forma të trajtimit dhe mjekimit nuk njihen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe përdorimi i tyre si dhe vazhdimi i terapisë në rastet kur shfaqet përmirësim tek pacienti është i kufizuar ose i pamundur për arsye financiare.

Bazuar në përvojat e shkëlqyera, të botuara dhe të njohura në botë, Spitali klinik Zhan Mitrev do të vazhdojë të përpiqet për standardet më të larta në kujdesin dhe trajtimin e pacientëve të sëmurë rëndë duke ndjekur moton e Emanuel Kant se njerëzit kanë dinjitet, por jo çmim! Jeta e njeriut nuk ka çmim!