Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

03.11.2020

Testet e shpejta për zbulimin e koronavirusit SARS-CoV-2

Krahasimi dhe ndryshimet ndërmjet testeve PCR të përdorura deri më tani dhe testit të antigjeneve të shpejta

Pas shumë njoftimeve, sipas informacionit nga Ministri i Shëndetësisë Z. Venko Filipçe, në Maqedoni do të fillojë testimi privat i pacientëve për koronavirusin SARS-CoV-2 me test të shpejtë antigjeni në kuadër të shëndetit publik.

Cili është ndryshimi ndërmjet PCR dhe testeve të shpejta antigjene?

Testet PCR zbulojnë drejtpërdrejt materialin gjenetik (ARN) të virusit, ndërsa testet e antigjenit me ndihmën e antitrupit si detektor zbulohet proteina specifike (ose një pjesë të saj) pjesë përbërëse e vetë virusit. Kjo do të thotë që të dy testet zbulojnë drejtpërdrejt praninë ose mungesën e virusit në mostrës.

Për shkak të vetë natyrës së metodës PCR, ajo është më e ndjeshme dhe më specifike, sepse niveli më i ulët i zbulimit është një molekulë dhe ka një nivel më të ulët të reagimit të kryqëzuar me viruset e lidhura.

Ndërsa tek testet e shpejta, përkatësisht tek testet për zbulimin e antigjenit, niveli më i ulët i zbulimit është mijëra molekula, por përparësia e tyre është se ato janë më të shpejta dhe nuk kërkojnë staf të specializuar për të punuar me to.

Testet e antigjenit janë vërtet më të shpejta, por mund të mos e zbulojnë infeksionin nëse ai sapo është shfaqur tek pacienti apo nëse është në fazat e fundit.
Ata janë më të ndjeshëm gjatë 3-5 ditëve të para pas shfaqjes së simptomave, dmth mund të zbulojnë infeksionin atëherë kur është më së shumti i pranishëm, por jo të gjitha rastet e infeksionit.

Sikurse edhe në rastin e testit PCR, kërkohet material i marrë nga hunda, fyti, nazofaringa ose të ngjashme. Përgatitja e brisit në vetvete është e prirur për formimin e aerosoleve, dhe aerosolët janë një nga bartësit kryesorë të virusit. Për shkak se vetë mostra mund të përmbajë material infektiv, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, manipulimi i tij i përgjithshëm duhet të bëhet në laboratorë me nivel të sigurisë biologjike 2, dmth në kabinete biologjike me presion negativ në to, me qasje të kufizuar për stafin. Puna në laboratorë dhe ordinanca të papërshtatshme rrit seriozisht rrezikun e infektimit të stafit mjekësor që kryen testin dhe mjedisin përreth.

Kjo teknologji ka një vlerë të fortë aplikimi, mundëson testimin masiv në Maqedoni dhe duhet të inkurajohet, por vetëm nëse kryhet në mënyrë korrekte.