Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

10.11.2020

Testet për koronavirus (SARS-CoV-2) nga 1500 deri në 3000 denarë

Numri i personave të infektuar me virus po rritet në mënyrë drastike, por jo çdo rritje e temperaturës dhe shaqje e kollës shkaktohet nga COVID-19.

Me qëllim për të zbuluar siç duhet shkakun e vërtetë, dhe për të parandaluar në kohë përhapjen e pandemisë, në laboratorin tonë gjenetik janë në dispozicion të gjitha llojet e ndryshme të testeve për koronavirusin, si dhe viruset dhe bakteret e tjera sezonale me një kapacitet analitik prej 2000 teste në ditë.

Varianti më efektiv është testi i kombinuar i cili, përveç COVID-19, zbulon gripin sezonal (Gripi A dhe Gripi B) si dhe lloje të tjera të viruseve tipike për këtë periudhë të vitit, me një çmim prej 3000 denarë.

Për të gjithë ata që duan të bëjnë vetëm testin e COVID-19, opsionet e mëposhtme janë në dispozicion: antigjen i shpejtë për 1500 denarë, PCR standard për 2900 denarë. Në dispozicion janë edhe paketat speciale për familjet dhe për kompanitë.

Rezultatet merren nga 30 minuta deri në disa orë, në varësi të llojit të testit.

Spitali klinik Zhan Mitrev për disa vite me rradhë ka përdorur testet PCR si një praktikë të rregullt për zbulimin e njëkohshëm të PCR dhe të dhjetëra viruseve dhe baktereve respirative, të cilat mund të zbulojnë: vetëm Coronavirus (SARS-CoV-2), Coronavirus (SARS-CoV-2) të kombinuar, influencën (gripin) A / B, ose Coronavirus (SARS-CoV-2) + 33 virus i frymëmarrjes dhe baktere

Ndiqni me përpikëri masat dhe rekomandimet, qëndroni të sigurt, mbroni veten dhe të dashurit tuaj. Reagoni në mënyrë të duhur dhe të shpejtë në këtë situatë. Rezervoni terminin tuaj në 02 / 3091-484 ose online: https://zmc.tiktak.mk/sq/