Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Trajtim ambulator i apnesë së natës me aparatin CELON ELITE

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

28.01.2020

Trajtim ambulator i apnesë së natës me aparatin CELON ELITE

Apnea e natës është një çrregullim serioz i ritmit të frymëmarrjes gjatë gjumit.  Kjo gjendje shkakton ndërprerje te shkurtra dhe te përsëritura të frymëmarrjes duke bere që truri por edhe organet e tjera të mos marrin mjaftueshëm oksigjen. Apnea e natës mund të jetë obstruktive, qendrore ose e kombinuar. Sipas Organizatës Botërore Shëndetesore, 100 milion njerëz në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje.

Simptomat e apneas obstruktive të natës janë: gërhitje me zë të lartë, ndërprerje të shkurtra të frymëmarrjes, tharje të gojës në mëngjes, përgjumje dhe lodhje gjatë ditës, pagjumësi, dhimbje koke në mëngjes, nervozizëm, impotencë, reduktim të përqëndrimit dhe rritje të peshës trupore.

Në rast se kjo gjendje nuk trajtohet mund të shkaktojë: rritje të presionit të gjakut, sëmundje koronare të zemrës, goditje në tru dhe në zemër, çrregullime të ritmit të zemrës, glaukoma, diabet tip 2, yndyrosje jo-alkoolike të mëlçisë. Shkakton zhvillim të sindromës metabolike – rritje të presionit të gjakut, rritje të nivelit të sheqerit dhe yndyrës në gjak.

Në klinikën tonë sindroma e apneas obstruktive të natës, gjithashtu mund të trajtohet ambulatore me anë të aparatit CELON ELITE.

Aparati CELON ELITE është system për kryerjen e trajtimeve minimale invazive bazuar bazuar në rrymën e terapisë së induktuar nga rrezatimi bipolar.

Ablacioni minimal invasive dhe i kontrolluar i indeve i cili kryhet me aplikatorë me anestezi lokale. Kjo është një metodë e lehtë, e shpejtë, shumë efikase dhe mbi të gjitha e sigurt. Ekziston kontroll i vazhdueshëm i rezistencës së indit të trajtuar, me anë të të cilit trajtimi ndërpritet automatikisht dhe nuk ekziston rrezik i shfaqjes së komplikimeve (sipas të gjitha statistikave).

Përfitimet e pacientëve nga kjo metodë:

  • Nuk kërkon hospitalizim. Trajtimi kryhet në kushte ambulatore me anestezi lokale
  • Dhimbje minimale gjatë dhe pas procedurës – madje mund të konsiderohet si një ndërhyrje pa dhimbje
  • Kufizime minimale pas ndërhyrjes përsa i përket aktiviteteve normale ditore (pa kufizime në ushqim)
  • Sipërfaqja e organeve (mukoza) mbetet e paprekur, duke stimuluar kështu procesin e shërimit në mënyrë natyrale.

Me aparatin CELON ELITE mund të kryhen intervenimet e mëposhtme për trajtimin e apneas opstruktive të natës:

  • Forcimi dhe shkurtimi i qiellzës së butë që zvogëlon dridhjen e cila shkakton gërhitjen.
  • Shkurtimi i uvulës
  • Reduktimi i vëllimit të vrimave të hundës dhe polipeve
  • Reduktimi i vëllimit të bazës së gjuhës dhe bajames së hipertrofizuar gjuhësore
  • Reduktimi i vëllimit dhe heqja e pjesshme e bajameve të hipertrofizuara
  • Trajtimi i epistaksisë së përsëritur
  • Mënjanimi i papillomave dhe gjëndrave të tjera patologjike në orofaringë.