Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

13.03.2020

Trajtimi i suksesshëm i mosmbajtjes së urinës tek gratë

 

Mosmbajtja e urinës e njohur ndryshe si stres-inkontinenca zakonisht ndodh gjatë aktiviteteve të tilla si kollitja, teshtitja,të qeshurat, stërvitja ose në rastet më të rënda gjatë marrëdhënieve seksuale duke u manifestuar me lëshimin e një sasie të vogël të urinës nga uretra – kanali urinar.

Stres-inkontinenca është një nga gjendjet më të zakonshme tek gratë, veçanërisht tek më të moshuarit. Shumë më e madhe është mundësia e shfaqjes së kësaj gjendje edhe tek gratë të cilat kanë pasur një apo më shumë lindje.

Për shkak të stres-inkontinencës, gjatë kollitjeve, teshtitjeve dhe ngritjeve të peshave të rënda shkaktohet presion më i madh në abdomen, presion i cili ndikon drejtpërdrejtë në uretër, duke shkaktuar kështu lëshimin e pakontrolluar të një sasie të caktuar të urinës. Një numër i madh shkaqesh të ndryshme mund të çojnë në shfaqje të stres-inkontinencës. Për shembull, kjo mund të shfaqet si rezultat i dobësimit të muskulit në zonën e pelvisit ose dobësim i muskulit të sfinkterit në qafën e fshikëzës së urinës.  Problemi me mënyrën e në të cilin muskuli i sfinkterit hapet dhe mbyllet, gjithashtu mund të rezultojë në shfaqje të stres-inkontinencës. Kolla kronike, konsumi i duhanit dhe mbipesha trupore ndikojnë në shfaqjen e kësaj gjendje.

Në rastet e mosmbajtjes së urinës, muskujt e pelvisit (legenit) mund të dobësohen. Kjo mund të bëjë që fshikëza të zbresë në pozicion në të cilin ndalon mbylljen e plotë të uretrës, gjë e cila rezulton me urinim të pavullnetshëm.

Simptoma kryesore e stres-inkontinencës është urinimi i pavullnetshëm gjatë ecjes dhe aktiviteteve fizike.  Ky urinim i pavullnetshëm mund të shfaqet në sasi më të vogla ose më të mëdha në varësi të arsyes që e shkakton atë.


Ekzistojnë disa mënyra për trajtimin  e stres-inkontinencës:

– Ushtrime të Kegelit, të njohura ndryshe si ushtrime të pjesës së pelvisit të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve të cilët ndihmojnë në mbajtjen e fshikëzës së urinës, mitrës dhe zorrëve. Me forcimin e këtyre muskujve, mund të reduktoni problemin e lëshimit të pavullnetshëm të urinës.

-Reduktimi i peshës trupore: Stres-inkontinenca është e lidhur me mbipeshën.

Kirurgjia: Kur metodat e tjera të trajtimit të stres-inkontinencës nuk funksionojnë, operacioni mund të jetë një zgjidhje. Kirurgjia tani është minimale invazive dhe kryhet në mënyrë ambulatore në shumicën e rasteve. Ekzistojnë disa lloje të operacioneve të kanë për qëllim  përmirësimin e funksionit të sfinkterit të fshikëzës dhe trajtimin e mosmbajtjes së urinës.

– Ndërhyrje minimale invazive: Në këtë procedurë, kirurgu bën 8 deri në 9 mm.  Prerje në pjesën e përparme të murit të vaginës dhe me ndihmën e disa mjeteve të veçanta për ndërhyrje bëhet vendosja e  një aksesori polipropilen i cili është i qëndrueshëm dhe merr funksionin e sfinkterit në fshikëzën e urinës. Ky konsiderohet si një standard i artë për trajtimin e stres-inkontinencës i cili është mbi 95% i suksesshëm  me ndjekje deri në 5 vjet.

Sfinktere artificiale: Zakonisht aplikohen tek meshkujt, por gjithashtu mund të jenë të përshtatshme edhe për gratë.