Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

15.08.2020

Ventilimi joinvaziv me presion pozitiv të vazhdueshëm (CPAP)

Terapia CPAP (Continuous Positive Airway Preasure) është metodë instrumentale në terapinë e frymëmarrjes me anë të së cilës vazhdimisht izolohet presioni pozitiv shtesë në rrugët e frymëmarrjes gjatë gjithë ciklit respirativ me ndihmën e aparatit të frymëmarrjes. Kjo terapi kryhet me qëllim për të hapur dhe për ti mbajtur të hapura alveolat, për të përmirësuar oksigjenimin dhe për të rritur vëllimin e mbetur të mushkërive dhe përmirësimin e presionit të pjesshëm të oksigjenit.

Bëhet fjalë për një ventilim mekanik joinvaziv që kryhet me ndihmën e një maske në fytyrë përmes së cilës oksigjeni transferohet me presion të vazhdueshëm pozitiv, trajtimi mund të zgjasë nga 15 deri në 30 minuta, mund të kryhet nga një deri në dy herë në ditë.

Kjo lloj terapie kryhet pas përgatitjes së mëparshme të mushkërive, që do të thotë pas pastrimit nga sekretimi i akumuluar në mushkëri me ndihmën e terapisë së perkusionit, kullimit postural dhe inhalimit të aerosolit. Vetëm një kombinim i tillë i fizioterapisë respirative dhe CPAP mund të japë rezultate pozitive në trajtimin e pacientit. Terapia mund të kryhet në kushte spitalore dhe ambulatore.

Indikacionet për terapinë CPAP janë:

  • Atelektazat dhe parandalimi i atelektazave
  • Sëmundje obstruktive pulmonare kronike
  • Edema pulmonare,
  • Pneumonia,
  • Insuficienca e muskujve të frymëmarrjes
  • Apnea e gjumit
  • Patologji neurologjike, etj.

Efektet pozitive të trajtimit janë:

  • Normalizimi i ritmit të frymëmarrjes
  • Rritja e energjisë e cila është e pranishme gjatë ditës
  • Rritja e qëndrueshmërisë fizike
  • Normalizimi i gjumin
  • Reduktimi i presionit të gjakut
  • Reduktimi i rrezikut të shfaqejes së infarktit në zemër dhe në tru
  • Rritja e efikasitetit në shtëpi ose në punë
  • Rritja e cilësisë së jetës.

Kinesiterapia ose ushtrimet mjekësore gjithashtu luajnë një rol të madh në trajtimin e sëmundjeve respirative, sepse qëndrueshmëria e muskujve të frymëmarrjes ndihmon në përmirësimin e gjendjes së frymëmarrjes tek pacienti dhe për këtë arsye kërkohet një qasje të përbashkët në trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Konsultohuni me fizioterapistët tanë për të marrë më shumë informacione rreth terapisë dhe bëni rezervimin për trajtime ambulatore.