Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

05.03.2020

Vetëm një e katërta e grave kërkojnë ndihmë mjekësore në periudhën e menopauzës

Menopauza, e njohur ndryshe edhe si klimaterium ose si puberteti i dytë, shënon fundin e ciklit menstrual tek gratë pas moshës 50 vjeçare, po kështu edhe fundin e periudhës së riprodhimit tek gratë. Menopauza përcaktohet si gjendje e mungesës së menstruacioneve gjatë 12 muajve të njëpasnjëshëm.

Përfundimi i periudhës riprodhuese është rezultat i zvogëlimit të sekretimit të hormoneve femërore (estrogjenit dhe progesteronit) tek vezoret. Kalimi i gjendjes së riprodhimit në infertilet tek gratë ndodh gradualisht gjatë disa viteve dhe është pasojë e plakjes biologjike. Përfundimisht, vezoret nuk prodhojnë më vezë dhe gruaja nuk mund të mbetet shtatzënë, por gjithësesi ajo vazhdon të jetë e shëndetshme, vitale dhe të ketë jetë seksuale aktive, shprehet Prof. Dr. Vasil Iliev, specialist në gjinekologji dhe obstetrikë.

Fillimi i menopauzës është individual. Zakonisht shfaqet ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjeç, ka gra që hyjnë në menopauzë në vitet 30 ose 60. Mosha mesatare në të cilën gratë hyjnë në menopauzë konsiderohet të jetë 51 vjeçare.

Gjatë periudhës se menopauzës vezoret prodhojnë estrogjen, por ka mungesë të progesteronit – hormon i cili rregullon ciklin menstrual dhe fertilitetin. Gjatë kësaj periudhe rreziku i shfaqjes së osteoporozës rritet, sikurse edhe rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare dhe rënies konjitive. Edhe pse 70 – 80 përqind e grave gjatë periudhës së menopauzës përjetojnë valë nxehtësie dhe djersitje gjatë natës (simptoma vazomotorike), ndjesi kalimtare të nxehtësisë, djersitje, nervozizëm ose ndjesi të ftohti që zgjasin nga 1 deri në 5 minuta (ose ndonjë kombinim i tyre),  vetëm 25%  e grave kërkojnë ndihmë mjekësore gjatë periudhës së menopauzës.

Në vijim disa nga simptomat të cilat tregojnë fillimin e menopauzës:

1.Çrregullim i ciklit menstrual

Çrregullimi i ciklit menstrual është simptoma e parë dhe më e zakonshme e menopauzës. Eshtë rezultat i paqëndrueshmërisë së hormoneve në trupin tuaj që funksionojnë deri në fund të riprodhimit tuaj.

  1. Valë nxehtësie

Valët e nxehta dhe nganjëherë të ftohta ndodhin papritmas dhe shkaktojnë skuqje në fytyrë. Kjo ndodh për shkak të rënies së estrogjenit.

  1. Siklet gjatë fjetjes

Gratë të cilat tashmël kanë hyrë në periudhën e menpopauzës mund të vuajnë nga pagjumësia, shpesh ato nuk mund të flenë për shkak të valëve të nxehtësisë. Përveç reduktimit të furnizimit të trupit me estrogjen, gjithashtu reduktohet edhe furnizimi i trupit me progesteron gjatë periudhës së menopauzës.

  1. Tharje vaginale

Për shkak të zvogëlimit të prodhimit të estrogjenit, i cili është përgjegjës për ruajtjen e lagështirës vaginale, indet fillojnë të thahen dhe bëhen më pak elastike.

5.Nervozizëm dhe depresion

Stresi, zemërimi dhe depresioni mund të jenë të pranishëm tek gratë të cilat kanë hyrë në periudhën e menopauzës. Ankthi dhe humbja e stabilitetit emocional janë simptoma të zakonshme, siç janë momentet e panikut dhe simptomat fizike, si rrahjet e shpejtuara të zemrës dhe vështirësitë në frymëmarrje.

  1. Dhimbje në gjymtyrë

Për shkak të çekuilibrit hormonal, gjymtyrët ngadalë fillojnë të ënjten dhe të shfaqin dhimbje. Sidoqoftë, nëse dhimbja bëhet më e shpeshtë dhe e padurueshme, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun tuaj.

  1. Disbalancimi hormonal

Një simptomë e zakonshme e menopauzës është prania e disbalancimit hormonal gjë e cila reflektohet edhe në shfaqjen e ndryshimit në rritjen e flokëve. Për shkak të reduktimit të prodhimit të estrogjenit, mund të ndodhë edhe humbja e flokëve.

Simptomat e vazomotorit, janë të zakonshme tek gratë perimenopausal dhe menopausal, shoqërohen me cilësi të dobët të gjumit, vështirësi në përqendrim, nervozizëm, ulje të cilësisë së jetës, gjendje të dobët shëndetësore dhe humbje të eshtrave.

Menopauza gjithashtu mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndryshimeve konjitive.

Sindroma gjenitourinare e menopauzës, me ndryshime në fshikëz, vulvë dhe vaginë, është e pranishme tek pothuajse 50% e grave pas menopauzës. Simptomat përfshijnë thatësira vaginale, ethe, acarim, thatësi, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, urinim të shpeshtë dhe infeksione të përsëritura të traktit urinar. Kjo ndikon shumë në marrëdhëniet intime dhe cilësinë e jetës në përgjithësi.

Terapia me anë të hormonit menopausal siguron lehtësimin e simptomatologjisë vazomotore (valët e nxehtësisë, djersitjet gjatë natës, gjumi i jo i qetë, etj.), redukton osteoporozën dhe rrezikun e frakturave dhe shmang sindromën gjenitourinare të menopauzës.

është shumë e rëndësishme dhe e veçanërisht e dobishme për gratë që të informohen saktësisht rreth menopauzës, si dhe opsionet e ndryshme të cilat mund t’iu ofrohen në rast se kanë nevojë për ndihmë dhe për ti përballuar më lehtë simptomat dhe pasojat e mundshme.