Vlerësimi radiologjik i pacientëve me COVID-19, i domosdoshëm për trajtimin dhe prognozën e sëmundjes - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Doza e shëndetit ditor

26.10.2020

Vlerësimi radiologjik i pacientëve me COVID-19, i domosdoshëm për trajtimin dhe prognozën e sëmundjes

Thelbësore në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus është zbulimi i ndryshimeve në mushkëri në fazë të hershme, pikërisht atëherë kur trajtimi është i suksesshëm në një përqindje të lartë – thotë Dr. Elena Pizhulla, specialiste në radiodiagnostikë, në klinikën tonë.

Zbulimi i ndryshimeve të shfaqura në mushkëri mund të arrihet vetëm me anë të regjistrimit  në kohë të mushkërive (rekomandime nga Shoqata Evropiane e Radiologjisë Torakale të dhëna më 02.04.2020).

Mushkëritë mund të regjistrohen me:

-Metoda konvencionale (radiografia e mushkërive)

-Tomografia e kompjuterizuar e toraksit

Grafitë radiologjike – bëhen shpesh dhe në mënyrë rutinore, por në fazat e hershme të sëmundjes ekziston mundësia që ndryshimet inflamatore të mos vizualizohen, të cilat në të ardhmen, zbulohen qartë dhe tashmë kanë ecurinë e tyre të zhvillimit. Grafitë e mushkërive gjithashtu ofrojnë një mundësi krahasimi me gjetjet e mëparshme, të cilat sigurojnë informacion dhe gjurmueshmëri, nëse sëmundja po përparon, përkeqësohet ose nëse ndryshimet janë në fazën e përmirësimit.

Grafitë radiologjike të mushkërive zakonisht zbulojnë ndryshime intersticiale në të dyja anët, të shoqëruara me imazh radiologjik të ngjashëm me xhamin e papastër, të paqartë, si dhe hije të përhapura të cilat janë një shenjë të infiltrateve inflamatore.

CT e toraksit si një metodë shumë e ndjeshme për zbulimin e ndryshimeve në mushkëri na jep informacion në fazat relativisht të hershme të sëmundjes.

CT e toraksit tek pacientët me COVID19

Në fazën fillestare të sëmundjes, shihen njolla të vogla multiple dhe ndryshime intersticionale, të cilat janë të dukshme në pjesët periferike të mushkërive.

CT e toraksit tek këta pacientë zakonisht tregon:

-Opacifikacion (errësim) të qelqit të paqartë, me ose pa anomali të konsolidimit në përputhje me pneumoninë virale;

-Gjetje të cilat zakonisht janë bilaterale (që mbulon të dy mushkëritë);

-Shpërndarje periferike dhe përfshin lobuset e poshtme të mushkërive;

Këto ndryshime evoluojnë në zona të shumta me pamjen e një qelqi të paqartë dhe në zonat e infiltrateve inflamatore.

Në raste të rënda, mund të zbulohet konsolidimi dypalësh i mushkërive, i shoqëruar me prognozë të keqe.

Në raste shumë të rralla, janë raportuar derdhje pleurale, trashje pleurale dhe limfadenopati.

Vendimi se cila metodë e imazhit do të përdoret tek pacientët të cilët dyshohen ose janë të infektuar me COVID-19 merret nga vlerësimi klinik i mjekëve, në varësi të faktorëve të rrezikut për zhvillimin e një forme të rëndë të sëmundjes, nga rezultati pozitiv i testit PCR, komorbiditeti, etj.

Diagnoza diferenciale:

Pneumonia COVID-19 duhet të dallohet nga pneumonitë e tjera virale (p.sh. adenoviruset e shkaktuara nga virusi i gripit) ose pneumonitë e shkaktuara nga mikoplazma.

Mund të merren parasysh edhe sëmundjet jo-ngjitëse të tilla si vaskuliti, dermatomioziti dhe pneumonia bakteriale.

Rastet e dyshuara duhet të diferencohen me anë të zbulimit të shpejtë të antigjenit ose PCR, duhet të monitorohet pamja klinike dhe parametrat shtesë laboratorikë.

Gjetjet përfaqësuese radiologjike të mushkërive në faza të ndryshme të zhvillimit të sëmundjes:

1. Krahasimi i grafisë së mushkërive me CT të toraksit (zonat e errësuara të ngjashme me qelqin e paqartë në lobusin e poshtëm të djathtë) të cilat në fazat e hershme të sëmundjes nuk janë të dukshme me anë të radiografisë.

2. Një seri e grafive të mushkërive nga pranimi i pacientit, me zhvillim përfundimtar të gjetjeve për 72 orë (nga përcaktimi bilateral i paqartë në shpërndarjen periferike deri tek gjetjet tipike radiologjike të ARDS).

3. CT e toraksit në një fazë të hershme të COVID-19, me një shpërndarje të gjerë të zonave të ashtuquajtura qelqi i paqartë-opacifikim pa konsolidim.

4. CT e toraksit tek pacienti me infeksion COVID-19 në fazë të mëvonshme të sëmundjes, (shfaqja e zonave dypalëshe subpleurale të ashtuquajtura zona të paqarta të qelqit, me konsolidimin në lobusin e poshtëm të djathtë, bronkiektazat tërheqëse dhe ndryshimet fibro-trakeale).

Si përfundim, mund të konkludojmë se thelbësore në luftën kundër pandemisë COVID-19 është diagnostikimi dhe monitorimi radiologjik në kohë, i cili rrit ndjeshëm suksesin e trajtimit dhe shërimin e pacientëve.

 

Dr. Elena Pizhulla
Specialiste në radiodiagnostikë