Dr. Zhan Mitrev kërkon nga ambasadat e huaja që në mënyrë aktive të monitorojnë procesin e Prokurorisë Themelote Publike për shkak të qasjes joserioze dhe sipërfaqësore

Ngjarje

24 Janar, 2023

Dr. Zhan Mitrev dhe Spitali klinik Zhan Mitrev i janë drejtuar ambasadës amerikane, franceze, gjermane, angleze dhe Delegacionit të BE-së në vendin tonë me anë të një letre e cila ka për qëllim ti informojë ata për rrjedhën e hetimeve kundër doktorit dhe Klinikës Zhan Mitrev.
Përveç kësaj, me anë të kësaj letre, bëhet thirrje për ta ndjekur dhe për ti kushtuar vëmendje më të madhe të gjithë procedurës hetimore dhe vlefshmërisë së akuzës, për shkak të hetimeve sipërfaqësore të deritanishme.

“Ju drejtohem me qëllimin për t’ju informuar dhe njohur me këtë rast që besoj se mund të lërë gjurmë të thella në jetën shoqërore, në perceptimin e profesionit në fushën e shëndetësisë dhe një rast që pretendon të prezantojë një praktikë të keqe në sistemin e drejtësisë në vend. Raste të tilla ndoshta janë të rralla, por edhe si të tilla, mund të shkaktojnë dëme me pasoja të mëdha”, thuhet në letrën drejtuar ambasadave dhe përfaqësuesve evropianë.

Në këtë letër, dr. Mitrev, i referohet punës së klinikës, duke i vënë theks të veçantë punës gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, të cilës i referohet edhe akuza e ngritur ndaj tij dhe Spitalit klinik Zhan Mitrev. Gjatë kësaj periudhe Spitali klinik Zhan Mitrev ka përqindjen më të lartë të suksesit në trajtimin e pacientëve me Covid-19, me 74, 6% të pacientëve të shëruar nga të gjitha rastet, ndërsa vdekshmëria është 25% kundrejt 51.5% në spitalet e tjera. Në këtë letër theksohet rëndësia sociale e klinikës e cila ofron kujdes të lartë mjekësor, angazhim profesional dhe përkushtim maksimal për mirëqenien e pacientit dhe shpresë për shërim dhe për jetë, madje edhe atëherë kur kjo nuk është mundësuar nga klinikat e tjera.
“Pavarësisht këtyre rezultateve dhe punës së sakrifikuar të gjithë ekipit, sot Spitali klinik Zhan Mitrev, emri dhe puna ime janë objekt i një hetimi për të cilin kemi dyshime të bazuara që po bëhet në mënyrë sipërfaqësore pa i hyrë në thelb çështjes.
Me këtë qasje jo vetëm që nuk merren parasyshë shumë elementë që janë fakte në vetvete, por gjithashtu pengohet vërtetimi i fakteve të vërteta që pacientët tanë i njohin dhe i kanë përjetuar, fakte që personeli i klinikës tonë i kemi përjetuar. Një qasje e tillë sipërfaqësore, e cila prek vetëm sipërfaqen e ngjarjeve në luftën për jetën dhe zhvlerëson sakrificën e të gjithë stafit të Spitalit klinik Zhan Mitrev, që në ato momente kujdesin ndaj pacientëve me Covid-19 dhe pasojat e koronavirusiti vendosi para vetes dhe familjeve të tyre”, thekson dr. Mitrev në letër.

Në fund të letrës bëhet sërish thirrje për rritje të monitorimit të procesit për shkak të qasjes joserioze dhe sipërfaqësore:
“Dëshmitë për mungesën e seriozitetit dhe për hetim të paplotë vijnë nga të gjithë ata që thirren si dëshmitarë dhe që mund të dëshmojnë në mënyrë autentike, se si kemi luftuar për jetë dhe sa jetë kemi shpëtuar. Prandaj po ju drejtohem me shpresën dhe dëshirën që të nxisë interesin tuaj dhe të nxisë fokusin tuaj në ndjekjen e këtij rasti. Unë besoj në një të vërtetë, atë që mbështetet me fakte, dhe atë që dikush e ka përjetuar, duhet vetëm të krijohen kushte që të shihet e vërteta dhe të interpretohet ashtu siç është, e plotë dhe pa kuptime të dyfishta”, përfundon shkrimin e kësaj letre Dr. Zhan Mitrev.