00389 2 3091 484
Qershor 06,2023
Oda e mjekëve të Maqedonisë me rastin e 31-vjetorit të ekzistencës së saj ndau mirënjohje ndaj ekipit që bëri transplantin e parë të zemrës në Maqedoni. Mirënjohja është ndarë për kontributin e veçantë në zhvillimin e transplantimit dhe dhurimit të organeve nga një dhurues i vdekur, duke filluar kështu një fazë të re në shëndetësinë e Maqedonisë.
Ekipi i mjekëve që bëri këtë ndërhyrje të rëndësishme në transplantin e zemrës udhëhiqet nga Dr. Zhan Mitrev dhe Prof. Dr. Sashko Jovev, së bashku me Dr. Nikola Hristov, Doc. Dr. Tanja Angjusheva, Dr. Vasil Papestiev, Dr. Marjan Shokarovski, Dr. Vangjel Zdraveski, Dr. Kujtim Xhelili, Dr. Stefanija Haxhievska, Dr. Nadica Mehmedoviç, Dr. Vesna Mitashova, Dr. Jasmina Ilievska, Dr. Marija Gerakovska dhe Dr. Dimçe Slavevski.
Transplantimi i suksesshëm i zemrës nga një dhurues i vdekur është një operacion historik me anë të të cilit i’u dha një shans i ri për jetë një pacienti 54-vjeçar. Është realizuar në vitin 2021, në kulmin e pandemisë dhe në kushte shumë të vështira.
Operacionet moderne në kardiokirurgji kanë filluar 20 vjet më parë, kur nga Dr. Zhan Mitrev është kryer autotransplantimi i parë si një operacion revolucionar në trajtimin mjekësor të pacientëve kardiak, dhe më tej Dr. Mitrev vazhdoi me implantimin e zemrave artificiale, që filloi të aplikohet në vitin 2020 dhe që është gjithashtu një metodë jetëshpëtuese.