00389 2 3091 484
18 Mars, 2024
Stres testi kardio-pulmonar (SRET) i ashtuquajtur ergospirometria është një test që mat punën e zemrës në korrelacion me mushkëritë gjatë sforcimit fizik. Ndryshe nga stres testi standard, prveç faktit që pacienti ecën në një lentë/korsi ose në biçikletë statike, gjatë kryerjes së ergospirometrisë pacienti ka edhe pajisje të tjera shtes. Kjo përfshin: një pajisje për matjen e presionit të gjakut, elektroda për bërjen e EKG-së (EKG elektrokardiogramë) me të cilën regjistrohet veprimi i zemrës, si dhe një maskë që vendoset në fytyrë dhe me ndihmën e së cilës matet konsumi i oksigjenit. d.m.th frekuenca dhe forca e frymëmarrjes, sa shpesh dhe sa thellë pacienti thith dhe nxjerr frymë.
Zona e indikacioneve për këtë test është mjaft e gjerë dhe aplikimi i testit për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve tashmë është përfshirë në një sërë udhëzuesish trajtimi mjekësor.
Arsyet më të zakonshme janë:
Me këtë test mund të përcaktohet qartë shkaku i lodhjes dhe gulçimit, d.m.th. nëse është pasojë e një sëmundjeje latente (e fshehtë) e zemrës apo ndryshimeve në strukturën dhe funksionin e mushkërive.
Testi kryhet në një ambient të veçantë ku ndodhet pajisja dhe nën syrin vigjilent të stafit mjekësor ekspert i cili do të drejtojë personin që testohet. Mund të kryhet duke përdorur një korsi ecje ose në një biçikletë statike. Parametrat e zemrës dhe të mushkërive monitorohen njëkohësisht përmes elektrodave dhe sensorëve të vendosur në trup dhe në maskë dhe pajisja ka një program të veçantë që analizon këto parametra. Më pas mjeku i përpunon ato dhe përcakton hapat e mëtejshëm.
Përgatitja për këtë test nuk është e komplikuar, por ka disa rregulla kryesore:
Procedura është shumë e sigurt. Incidenca e efekteve anësore është shumë e ulët (1 në 100,000 pacientë). Efektet anësore më të zakonshme janë aritmitë dhe infarkti i miokardit. Por këtu është e rëndësishme të përmendet se monitorimi i pacientit është shumë më i gjerë. Parametrat e pajisjes ofrojnë një mundësi për të vlerësuar paraprakisht shterimin e rezervave fizike ose ndryshimet në metabolizmin normal nga oksigjeni deri tek mungesa e tij, në mënyrë që testi të ndalet dhe të parandalohet shfaqja e efekteve anësore.
Ergospirometria nuk rekomandohet nëse personi ka:
Ergospirometria është shumë e rëndësishme në vlerësimin e kondicionimit fizik të një sportisti, sepse duke analizuar parametrat e përftuar nga veprimi i mushkërive dhe zemrës, mjeku mund të vlerësojë saktësisht pikën kur sportisti hyn në anaerobi (metabolizmi laktik). Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Dihet se te atletët/sportistët, me stërvitje të rregullt, jo vetëm që kushtëzohen muskujt skeletorë, por edhe muskuli i zemrës tonifikohet dhe përshtatet në një shkallë të caktuar të përpjekjes fizike për të sjellë një sasi të mjaftueshme gjaku, dhe rrjedhimisht oksigjen dhe glukozë, të cilat janë të nevojshme për çlirimin e energjisë që ruan punën/funksionin e muskujve. Me këtë test ne mund të themi saktësisht se në çfarë niveli është arritur kushtëzimi. Në përputhje me këtë, u japim këshilla sportistëve se si të vazhdojnë me qëllimin për të shmangur momentin e hyrjes në metabolizmin anaerobik me sforcim të tepruar fizik. Në këtë mënyrë parandalohet shfaqja e dhimbjeve të muskujve tek sportistët, por më e rëndësishmja parandalohet sforcimi i panevojshëm i muskulit të zemrës dhe mundësia e zgjerimit dhe dobësimit të tij apo shfaqja e aritmive dhe vdekjes së papritur kardiake.
Përfitimet e këtij testi janë të mëdha dhe aplikimi i tij në jetën e përditshme është mjaft i gjerë.
Kështu, testi është përfshirë tashmë në të gjitha udhëzimet për vlerësimin e pacientëve me insuficiencë kardiake dhe klasifikimin nëse një pacient me zemër të dobët duhet të vendoset në listën për transplantim apo nëse ka nevojë për mbështetje mekanike të zemrës. Në të gjithë botën rehabilitimi i të sëmurëve nga zemra kryhet sipas parametrave të matur të këtij testi. Shumë shpesh ky test përdoret për të vlerësuar rrezikun e ndryshimeve kardiovaskulare gjatë procedurave të mëdha kirurgjikale.
Dhe sigurisht duhet përmendur një aplikim specifik i këtij testi, i cili përdoret shpesh në vendet e zhvilluara tek gratë shtatzëna, për të vlerësuar furnizimin me gjak të fetusit në mitrën e gruas shtatzënë.