00389 2 3091 484
Mars 03,2024
Dr. Nikolla Hristov, specialist i kirurgjisë kardiovaskulare në Klinikën Zhan Mitrev: Diagnostikimi modern dhe trajtimi i avancuar i pacientëve e bën Klinikën Zhan Mitrev qendrën më të mirë shëndetësore në rajon
– Mundohem të jem fizikisht aktiv çdo ditë dhe shfrytëzoj çdo mundësi për të lëvizur në vend që të jem pasiv. Pavarësisht periudhës së vitit, në vend të makinës, në punë shkoj çdo ditë me biçikletë, ose detyrime të caktuara i kryej me biçikletë. Në këtë mënyrë shmang qëndrimin e gjatë në makinë dhe reduktoj stresin dhe nervozizmin e shkaktuar nga bllokimi i trafikut të qytetit. I gjithë transformimi i gjendjes shëndetësore duhet të fillojë me refuzimin e zakoneve të dëmshme dhe ndryshimin e rutinës së përditshme. Kështu kam filluar dhe ndryshimet i kam aplikuar në çdo pjesë të përditshmërisë – thotë doktor Nikolla Hristov, specialist i kirurgjisë kardiovaskulare në klinikën Zhan Mitrev. Në vijim do të lexoni mendimin e tij ekspert për tema të ndryshme që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare dhe suksesin e klinikës.
Dr. Hristov: Lloji i sëmundjeve të sistemit kardiovaskular tek ne është i njëjtë si në të gjithë botën, ndoshta frekuenca/prevalenca është pak më e lartë. Kjo është për shkak të faktorëve të zakonshëm të rrezikut, të cilët vlejnë edhe për pjesën tjetër të popullsisë së botës. Më të zakonshmet janë: pasiviteti fizik, pirja e duhanit, ushqimi jo cilësor dhe jo i duhur, pesha e shtuar trupore, stresi. Këto raste dhe personat me këto simptoma shfaqeshin në moshat e shtyra mbi 50 dhe 60 vjeç, por tashmë me mënyrën moderne të jetesës dhe me rritjen e faktorëve të rrezikut që ndikojnë në jetën e përditshme të njeriut, kufiri i moshës është ulur dhe tani gjithnjë dhe më të shpeshtë janë pacientët që i përkasin një dekade më të re dhe në shumicën e rasteve kanë nevojë edhe për trajtim kirurgjik.
Dr. Hristov: Klinika Zhan Mitrev është një qendër rajonale, madje edhe më gjerë në Evropë, qendër e njohur në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, para së gjithash për shkak të qasjes në diagnostikimin dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve. Aplikimi i diagnostikimit bashkëkohor dhe trajtimit të avancuar tek pacientët aplikohet këtu si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të mjekëve, sepse është thelbësore të mbahen në hap me teknikat dhe teknologjitë e reja të aplikuara. Të gjitha këto kualifikime në Klinikën Zhan Mitrev përdoren për të ofruar kujdes shëndetësor më të mirë dhe më efektiv për pacientët. Gjithashtu jemi kualifikuar për klinikën më të mirë në rajon duke marrë për herë të tretë Vulën e Artë nga Joint Commission International. Kjo certifikatë konfirmon se institucioni shëndetësor ka standardet më të larta përsa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për sigurinë e pacientëve dhe është marrë nëpërmjet një analize të detajuar të ambienteve në sallat e operacionit, ekspertizës së personelit mjekësor, përkushtimit dhe profesionalizmit të mjekëve dhe punonjësve ndaj pacientëve. Sipas komisionit, Klinika Zhan Mitrev ka kapacitet dhe potencial për të qenë një Mayo Clinic jo vetëm në Ballkan, por edhe për Evropë dhe kjo flet vetë për rëndësinë dhe rolin që kemi.
Dr. Hristov: Klinika jonë funksionon për 24 vjet, fillimi ishte më 1 Mars të vitit 2000. Si një mjek i ri i diplomuar me dëshirë për të mësuar kirurgji dhe dëshirë për të mësuar nga më të mirët, erdha dhe u takova me Dr. Zhan Mitrev, i cili më ofroi mundësinë të bëheem pjesë e ekipit të ri të mjekëve të cilët vazhdonin të edukoheshin në këtë klinikë. Kështu edhe unë u bëra pjesë e kësaj historie që në fillim, tashmë nga operacioni i dytë. Rruga ime profesionale ka qenë e gjatë dhe e dhimbshme, sepse këtu në klinikë i kam përmbushur detyrimet si mjek i ri si në fushën e diagnostikimit, ashtu edhe në kujdes dhe në terapi intensive apo në sallën e operacionit.
Krahas kësaj ishin edhe përgjegjësitë e mia si praktikant i kirurgjisë së përgjithshme, të cilat duhej t’i kryeja në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Më ndodhte që të shkoja në klinikë në mëngjes dhe të isha këtu pasdite, kështu që në mbrëmje bëja shërbim dhe të nesërmen përsëri me detyrat e mia të rregullta. Ishte një periudhë e mbushur me shumë sakrifica dhe një periudhë që shënoi rrugën time të mëtejshme sepse kjo ishte ajo çfarë dëshiroja. Sigurisht, ajo që kam marrë këtu është veçanërisht e rëndësishme, pavarësisht teorisë që kam marrë gjatë studimeve të mia. Këtu kam forcuar njohuritë e mia teorike me punë reale praktike. Kjo ishte vendimtare dhe kjo është ajo që e bën këtë klinikë një qendër shëndetësore rajonale, edukimi i vazhdueshëm, kërkimet, përmirësimi dhe përvetësimi i më shumë ekspertizave, të gjitha në shërbim të një kujdesi më të mirë shëndetësor për pacientët.
I inkurajuar nga kjo qasje, unë, menjëherë pas hyrjes në klinikën Zhan Mitrev, vazhdova shkollimin me një qëndrim tre vjeçar në Amerikë në Universitetin e Los Anxhelosit, gjë që kontribuoi shumë në njohjen më të detajuar të ideve të avancuara në kardiokirurgji. Ky qëndrim im gjeti aplikim më pas në praktikën tonë të përditshme dhe në trajtimin e pacientëve më të vështirë, kështu që sot funksionoj si zëvendësues apo personi i dytë në kirurgjinë kardiovaskulare në klinikën Zhan Mitrev.
Dr. Hristov: Sipas numrit të operacioneve, rezultateve dhe llojit të patologjisë që trajtojmë, spitali ynë renditet në të njëjtin nivel me spitalet kryesore në Evropë dhe madje edhe në Amerikë. Në marrjen e këtij statusi luajtën rol disa faktorë, por mbi të gjitha ekipi i mjekëve specialistë të udhëhequr nga Dr. Mitrev, mjekë me përvojë dhe reputacion ndërkombëtar, me një portofol të përmirësuar vazhdimisht me arritje dhe botime të reja. Si ekip dhe si individë, shumë shpesh marrim pjesë në projekte multidisiplinare të natyrës kërkimore dhe inovative, në nivel ndërkombëtar, qëllimi i të cilave është të shtyjnë/rrisin kufijtë e mjekësisë moderne.
E gjithë kjo, teoria dhe edukimi i mëtejshëm, së bashku me punën e vazhdueshme, çon në trajtimin e rasteve më të vështira në patologjinë kardiovaskulare. Flasim për përvojën dhe njohuritë në vendosjen e një diagnoze, propozimin e një opsioni për trajtimin kirurgjik dhe sigurisht që trajtimi përfundon me një trajtim të suksesshëm. Kjo duket edhe nga rezultatet tona, nga ndërhyrjet e kryera dhe suksesi, dhe sigurisht nga rritja e numrit të pacientëve që na besojnë kujdesin për shëndetin e tyre. Kjo mënyrë funksionimi, e mbështetur nga suksese të shumta, çon në një rritje të vazhdueshme të besimit tek pacientët.
Dr. Hristov: Është e vërtetë se ekzistojnë studime që tregojnë një reduktim të vdekshmërisë dhe sëmundjeve kardiovaskulare te personat që janë fizikisht aktivë. Por kërkohet aktivitet fizik i përditshëm dhe i vazhdueshëm, ecje, çiklizëm, madje edhe ngjitje shkallësh në vend të përdorimit të ashensorit. Aktiviteti fizik afatgjatë ka një efekt pozitiv dhe parandalon shfaqjen dhe zhvillimin e komplikimeve për sëmundjet kardiovaskulare dhe redukton faktorët e rrezikut. Është vërtetuar në mënyrë të përsëritur, prandaj një nga rekomandimet për personat që kanë predispozita gjenetike për sëmundjet kardiovaskulare për të reduktuar shanset është aktiviteti fizik, i cili duhet të jetë i përditshëm, dhe një ose dy herë në javë duhet të jetë më intensiv por edhe më i shkurtër, 10 -20 minuta deri në gjysmë ore.
Dr. Hristov: Mundohem të jem fizikisht aktiv çdo ditë dhe shfrytëzoj çdo mundësi për të lëvizur në vend që të jem pasiv. Pavarësisht periudhës së vitit, në vend të makinës, në punë shkoj çdo ditë me biçikletë, ose detyrime të caktuara i kryej me biçikletë. Në këtë mënyrë shmang qëndrimin e gjatë në makinë dhe reduktoj stresin dhe nervozizmin e shkaktuar nga bllokimi i trafikut të qytetit. I gjithë transformimi i gjendjes shëndetësore duhet të fillojë me refuzimin e zakoneve të dëmshme dhe ndryshimin e rutinës së përditshme. Kështu kam filluar dhe kam aplikuar ndryshimet në çdo pjesë të përditshmërisë. Përveç lëvizjes i kushtoj rëndësi zgjedhjes së ushqimit, shmang ushqimin e përpunuar termikisht ose me aditivë të ndryshëm si konservues, si dhe konsumoj shumë perime dhe fruta. Ajo që i kushtoj vëmendje të veçantë është gjumi, madje kam një monitor që shërben për të ndjkur/monitoruar gjumin. Gjumi i duhur, me 7 deri në 8 orë pushim, është parakusht për jetëgjatësi dhe redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Kam zëvendësuar një rutinë të dëmshme me një opsion shumë më të shëndetshëm dhe krijova zakone që janë të dobishme për trupin tim dhe veçanërisht për vitalitetin e sistemit kardiovaskular.
Dr. Hristov: Çiklizmi është zhvilluar nga një rutinë rekreative në një pasion më të madh për mua, kështu që tani e praktikoj në një nivel më intensiv dhe serioz. Kjo bëri që të bëhesha anëtar i klubit të çiklizmit “Energy” dhe të ecja në mënyrë më dinamike dhe për distanca më të gjata brenda kufirit të moshës sime. Kjo do të thotë të udhëtosh të paktën 4 herë në javë në rrugë më të gjata dhe më intensive, në Vodno, të shtunave turne edhe më të gjata si në Miletino në Tetovë, dhe të dielave në rrugë po aq të gjata por relaksuese, kur praktikojmë edhe të ulemi për një kafe. Dhe kjo është pikërisht praktika e çiklizmit gjysmë-profesionist, me rrugë e shtigje por pa karakter garues.
Kam kuptuar se sportet dhe rekreacionet në mjedis të hapur, në natyrë, më tërheqin veçanërisht, kështu që përveç çiklizmit, vitet e fundit më ka lindur një pasion i madh edhe për skijimin, dhe përveç njërit aktivitet iu përkushtova edhe një aktiviteti tjetër sezonal i njohur si konotazh. Në disa nga këto aventura, qeni im është një shoqërues i shpeshtë, gjë që shton kënaqësinë akoma më tepër. Të gjitha këto angazhime të mia burojnë nga nevoja për të dalë nga kaosi urban, për të reduktuar stresin dhe për të gjetur një kanalizim të energjisë negative që na imponon jeta e përditshme moderne. Por kënaqësia dhe ndjenjat pozitive, ndryshimi i gjendjes psikofizike që kam parë tek vetja, më bën të shkoj një hap më tej apo një nivel më lart.
Dr. Hristov: Përveç faktit që jam dashamirës i verës, sidomos i verës së kuqe, në atë pasion timin kam krijuar vetë njohuri dhe kam përcaktuar shijen time, nuk kam ndonjë edukim të veçantë. Megjithatë kam marrë pjesë në shumë seminare dhe degustime të verës të cilat mendoj se janë një eksperiencë e veçantë për të gjithë dashamirësit e verës dhe të dobishme të paktën në atë pjesë, për të gjithë ata që të paktën kanë dëshirë për të mësuar diçka më shumë. Personalisht, preferoj verërat e kuqe dhe verërat e kuqe maqedonase janë dobësia ime e veçantë. Varietetet maqedonase, edhe pse jo autoktone, janë ende tipike për vendin tonë, si Kratoshija dhe Vranec krijojnë verëra unike dhe ky është një thesar që duhet ta vlerësojmë. Megjithatë, për sa i përket konsumit të verës, një gjë që i përmbahem në mënyrë të disiplinuar dhe pa asnjë lëshim është konsumi i përgjegjshëm. Vetëm të shtunave, me moderim dhe në drekë me qëllim që të ketë kohë që alkooli të largohet nga organizmi deri të dielën në mëngjes kur kam turne të rregullta me biçikletë. Përgjegjësia ndaj pijeve inkurajohet edhe nga pikëpamja profesionale, pra nuk ka alkool gjatë ditëve të punës kur jam në detyrë dhe për këtë nuk bëj kompromis.
Dr. Hristov: Mendoj se ilaçi më i mirë për një zemër të shëndoshë është në balancën e gjithë asaj që përmendëm, që është gjumi i mjaftueshëm dhe i mirë, reduktimi i stresit, aktiviteti fizik, refuzimi i plotë i duhanit, ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit. Shmangia e ushqimeve të konservuara dhe pikante, të kripura ose të ëmbla, sepse ndikon në presionin e gjakut. Një zemër e shëndetshme kërkon një ekuilibër mes të gjitha këtyre gjërave, për të mos e tepruar asnjërën prej tyre. E gjithë kjo kur kombinohet në një rutinë të përditshme të moderuar dhe të përshtatur mirë, ka fuqinë për të rritur jetëgjatësinë. Kjo është një mënyrë për të luftuar predispozitat gjenetike për shfaqjen e këtyre sëmundjeve, sepse reduktohen faktorët e rrezikut që ndikojnë më tej në predispozitat gjenetike.