00389 2 3091 484
17 Gusht, 2022
Spitali klinik Zhan Mitrev në ekzistencën e tij prej dy dekadash ka punuar gjithmonë sipas standardeve më të larta shëndetësore dhe në përputhje me rregulloret e organeve shëndetësore vendase dhe të huaja. Të udhëhequr nga qëllimet e mjekësisë moderne dhe nga parimet etike dhe morale, pacienti është gjithmonë në qendër të vëmendjes sonë. Diagnoza, trajtimi dhe kujdesi ndaj tij është thelbi i të gjitha aktiviteteve tona dhe ne vazhdojmë edhe më tej në të njëjtin drejtim.
Për t’iu ofruar pacientëve nivelin më të lartë të kujdesit dhe trajtimit, Klinika Zhan Mitrev ka krijuar Sistem për Kujdesin ndaj Pacientëve. Pjesë e këtij sistemi janë mjekët e kujdesit intensiv, psikologë, mjekët përgjegjës që drejtojnë pacientët, si dhe përfaqësues nga administrata dhe financat sipas nevojës.
Nëpërmjet këtij sistemi fillon procesi ku të gjitha kërkesat e pacientëve raportohen në sektorin e centralizuar, kërkesat shqyrtohen në mënyrë interne, pacientët ose anëtarët më të afërt të familjes së tyre ftohen të plotësojnë dokumentet e nevojshme, pas së cilës bisedohet me personin përgjegjës Dr. Emil Stoicovski.
Ekzistenca e këtij sistemi për kujdesin ndaj pacientëve, edhe në kushtet e pandemisë me Covid-19, ka ndihmuar në Klinikën Zhan Mitrev që të vazhdojnë të gjitha trajtimet dhe operacionet e departamenteve të tjera mjekësore: kardio, ortopedi, gjinekologji, urologji etj. Në Klinikën Zhan Mitrev, gjatë pandemisë, në asnjë moment nuk është ndërprerë kujdesi dhe trajtimi i pacientëve me probleme të tjera shëndetësore, përveç ekzistimit të koronavirusit.
Si përgjigje ndaj ngjarjeve të fundit dhe me qëllim të ofrimit të kujdesit sa më të mirë për pacientët, Klinika Zhan Mitrev ka forcuar më tej masat e sistemit për kujdesin dhe komunikimin me pacientët. Me këtë fuqizim është krijuar një ekip i posaçëm për të komunikuar me pacientët dhe familjet e pacientëve që janë trajtuar ndaj infeksionit COVID-19. Është krijuar një grup i veçantë që forcon shërbimin dhe kujdesin tonë ndaj pacientit edhe pas daljes së tij nga spitali.
Në këtë mënyrë, çdo pacient që ka nevojë për përgjigje shtesë do ta marrë atë në kohën më të shkurtër të mundshme, kushdo që ka nevojë për informacion shtesë në lidhje me trajtimin e tij do ta marrë atë në kohën më të shkurtër të mundshme.
Ky sistem i kujdesit për pacientët ofron:
Kujdes të personalizuar në mënyrë që shërbimet shëndetësore t’i përshtaten çdo pacienti individualisht sepse çdo pacient është i ndryshëm dhe meriton të plotësohen nevojat e tyre të cilat gjithashtu janë të ndryshme.
Ndërgjegjësim dhe edukim të vazhdueshëm që siguron trajtim afatgjatë përmes programeve të kujdesit shëndetësor jo vetëm gjatë trajtimit spitalor, por edhe pas daljes nga spitali.
Përhapje të komunikimeve të brendshme – një mjedis me në qendër pacientin i cili siguron që të gjithë anëtarët e ekipit të kujdesit shëndetësor të jenë vazhdimisht të vetëdijshëm për statusin, planin e kujdesit dhe problemet e pacientit. Gjithashtu, pacientët janë gjithmonë të informuar dhe të përfshirë në procesin e vendimmarrjes.
Mbështetje sociale – familjet dhe miqtë e pacientëve janë një pjesë thelbësore e ekipit të kujdesit pasi ata mund t’i mbështesin pacientët emocionalisht, fizikisht dhe psikologjikisht.
Përfshirje të familjes së pacientit me anë të së cilës ne përfshijmë anëtarët e familjeve të pacientëve për të marrë pjesë në vendimmarrje për kujdesin dhe mbrojtjen shëndetësore të tyre.
Mbështetje emocionale – me ndihmën e psikologëve, ne ofrojmë mbështetje emocionale për pacientët, edhe në situatat më të vështira për secilin pacient individualisht.
Mbështetje për përdorimin e medikamenteve – për shkak se medikamentet mund të kenë shumë kundërindikacione të mundshme dhe të prekin çdo pacient në mënyra të ndryshme, ofrohet mbështetje shtesë për administrimin/përdorimin e medikamenteve dhe opsione alternative për përdorimin apo zëvëndësimin e tyre.
Klinika Zhan Mitrev ofron kujdes dhe shërbim shëndetësor të lartë për pacientët e saj sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e pacientëve dhe ne si klinikë tregojmë veçanërisht respekt, mirënjohje, përfshirje të familjeve në kujdesin dhe mbështetjen psiko-emocionale si dhe adresimin e të gjitha nevojave të pacientëve dhe familjarëve të tyre.