00389 2 3091 484
13 Shkurt, 2023
Klinika Zhan Mitrev si anë e dëmtuar do t’i bashkohet prokurorisë për akuzë ndaj pronarit të portalit DokazM, Marjan Stamenkovski, pasi Prokuroria Themelore Publike ka inkurajuar viktimat e tjera të mundshme të krimeve të tilla që t’i raportojnë. Klinika i bashkohet akuzës për të pavërtetat e shumta për klinikën dhe punonjësit e saj, kualifikimet fyese dhe degraduese, ushtrimin e presionit dhe shantazhit reketues.
Informacioni kryesor që presim të jetë pjesë e procedurës para-hetimore është nëse ka pasur korrelacion mes postimeve në Portalin DokazM dhe punës së hetuesve të OJ-së që po zhvillojnë procedimin hetimor kundër nesh.
Sikurse deri tani kemi informuar, në disa raste portali DokazM ka publikuar informacione bazuar në procedurën para-hetimore në të cilën ka paralajmëruar masat ndaj Klinikës Zhan Mitrev. DokazM, në një tekst të publikuar më 15.11.2022, parashikoi masën e bllokimit të llogarisë dhe ndalimin e shitjes së aksioneve, të cilën Prokuroria Themelore Publike e bëri tre ditë pas publikimit të tekstit, pikërisht me datë 18.11.2022.
Për një kohë të gjatë Klinika Zhan Mitrev, Dr. Mitrev si dhe punonjësit e klinikës kanë qenë target i oportunizmit të Stamenkovskit, kun ë portalin DokazM janë publikuar tekste të rreme, me informacione të pavërteta, të pabaza dhe të paargumentuara duke shkaktuar vazhdimisht dëme përsa i përket reputacionit të klinikës si dhe personalisht individëve të caktuar, punonjës të klinikës.
Portali DokazM ka publikuar email-e që kanë qenë pjesë e komunikimeve të brendshme të klinikës, mesazhe të marra nga një ish-punonjës që tani punon në Spitalin Acibadem Sistina dhe i cili në rrjetet sociale i kërcënonte hapur punonjësit e klinikës Zhan Mitrev. Ky komunikim duhet t’i nënshtrohet edhe veprimeve parahetimore.
Stamenkovski në tekstet e publikuara ka përdorur fyerje të shumta duke ndikuar në opinionin dhe perceptimin e një numri të madh të lexuesve.
Klinika Zhan Mitrev beson në transparencë, objektivitet, mbështet parimet e gazetarisë investigative dhe veçanërisht lirinë e fjalës.
Por, në publikimet e portalit DokazM nuk ka pasur as parime gazetareske dhe as respektim të së drejtës për t’u shprehur. Klinika ka kohë që kërkon një mënyrë për të mbrojtur institucionalisht punën e klinikës dhe punonjësve të saj nga sulme të tilla. Kjo është mënyra e vetme dhe për këtë arsyer ka vendosur t’i bashkohet kësaj akuze menjëherë pas thirrjes së bërë nga Prokuroria Themelore Publike.