00389 2 3091 484
20 Qershor, 2023
Klinika Zhan Mitrev është në negociata përfundimtare për partneritet strategjik me fondin holandez Balkan Alliance Healthcare. Negociatat kanë të bëjnë me hyrjen e Fondit si partner në Klinikë, që do t’i mundësojë këtij institucioni më të lartë shëndetësor të zgjerojë aktivitetet e tij dhe të rris standardet në mjekësi në Maqedoni në një nivel edhe më të lartë.
“Ky partneritet strategjik është një mbështetje e projektit tashmë të nisur për të shndërruar Klinikën Zhan Mitrev në një qendër mjekësore rajonale. Në këtë mënyrë, ne bëhemi financiarisht më të fortë për t’u rritur më shpejt dhe për t’u zhvilluar në një qendër të vërtetë rajonale me ofrim të shërbimeve shëndetësore me standarde shumë më të larta. Sipas marrëveshjes, Dr. Zhan Mitrev, sikurse edhe më parë, do të vazhdojë të udhëheqë gjithë operacionin e transformimit të Klinikës në qendër rajonale ku do të trajnohet dhe zhvillohet staf i ri i mjekëve në fushën e kardiokirurgjisë si dhe aktiviteteve tjera. Do të mundësohet një bashkëpunim më i madh me ekspertë nga jashtë, dhe njohuritë tona do të përdoren për qendrat mjekësore në pronësi të Fondit Holandez, që nënkupton zgjerimin e aktivitetit të Klinikës Zhan Mitrev në nivel rajonal”, deklarohet nga Klinika Zhan Mitrev.
Balkan Alliance Healthcare është themeluar në vitin 2006 nga disa fonde investimi evropiane dhe amerikane si Southeast Europe Equity Fund II (SEEF II)) i menaxhuar nga SEAF – Small Enterprise Assistance Funds. Udhëhiqet nga David Lyle Mathewson dhe Andrei Christian Krikliwy, të cilët janë biznesmenë të njohur në fushën e investimeve në sektorin e shëndetësisë, telekomunikacionit, medias dhe shërbimeve financiare.
Përsa i përket sektorit të shëndetësisë investimet e tyre i kanë në Shqipëri dhe Kosovë, ku zotërojnë 6 qendra mjekësore. Në planin e zgjerimit rajonal janë: Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Turqia dhe Rumania. Vlera e Fondit aktualisht është 320 milionë USD.