00389 2 3091 484
6 Shkurt, 2024
Trajtimi i Leonid Indov në Klinikën Zhan Mitrev vazhdon në Austri. Ai sot është transferuar me helikopter në Klinikën e Vjenës për operacion.
Tetëmbëdhjetë vjeçari Leonid Indov ka pësuar një aksident të rëndë verën e kaluar që i ka shkaktuar një lëndim të rëndë të shtyllës kurrizore. Në tetor ai u transferua në Spitalin Klinik Zhan Mitrev me tetraplegji, ku mori kujdesin më të mirë dhe pas 4 muajsh trajtimi i janë përmirësuar disa funksione, si të folurit dhe gëlltitja në mënyrë të pavarur, të cilat nuk kërkojnë më asistencën e aparaturave mjekësore.
Leonidi është student në Shkollën e Mesme Matematiko-Informatike dhe është pjesë e ekipit që krijoi një aplikacion për analizimin dhe studimin e lëvizjes së Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, me të cilin fituan vendin e parë në konkursin ndërkombëtar NASA Space Apps Challenge.
Sot ai është percjellur nga miqtë e tij dhe ekipi i Klinikës Zhan Mitrev. I urojmë suksese në përballimin e të gjitha sfidave të ardhshme shëndetësore.