00389 2 3091 484
Bio Inzhenering Doo i ndihmuar nga Fondi për Risi dhe zhvillim Teknologjik, në bashkëpunim me Zan Mitrev Clinic me krenari të madhe e njofton hapjen e “Laboratorit për Gjenetikë dhe mjekësi të Personalizuar.”
Laboratori është i lokalizuar në spitalin e ri të Zan Mitrev Clinic dhe në të ofrohet qasje e re dhe origjinale në mjekësi, me trajtime të bazuara në teknologjitë më të reja gjenome në mjedis shumë profesional.
Kjo strategji e re e praktikumit të mjekësisë do të mundësojë zbulim të sëmundjeve në fazën e tyre më të hershme, para se të shfaqen simptomat e saj të para. Ky ndryshim në qasjen nga kujdes reaktiv në kujdes proaktiv për pacientët e bën laboratorin tonë lider në mënyrën në të cilën mjekësia sot duhet të praktikohet.