00389 2 3091 484
Shtator 09,2020
Spitali klinik “Zhan Mitrev” ka hapur Qendrën për trajtimin e plotë të gjirit dhe është qendra më moderne për shëndetin e grave në rajon që ofron një gamë të gjerë të shërbimeve mjekësore dhe teknologjisë më të fundit si ndihmë në diagnostikimin dhe kryerjen e operacionit kirurgjik të kancerit të gjirit.
Me blerjen e mamomatit më të ri, Spitali klinik “Zhan Mitrev” kompleton pajisjet e plota të Qendrës për kujdesin e shëndetit të grave. Mamomati Selenia Dimensions 6000 me dizajn ergonomik mundëson komoditet gjatë kryerjes së ekzaminimit, është pa dhimbje dhe jep një pamje të qartë të gjirit, duke siguruar në këtë mënyrë reduktimin e numrit të biopsive të panevojshme.
Me teknologjinë superiore 3-D, mamomati mundëson skanim për 3.7 sekonda dhe me një dozë minimale rrezatimi për pacientët. Në të njëjtën kohë, sigurohet një numër i madh i pamjeve nga të gjitha këndet, gjë që jep një pamje gjithëpërfshirëse dhe të saktë të gjirit. Mamografia 3-D rrit mundësinë e zbulimit të hershëm të kancerit me 20-65%.
Mamografia 3-D ose tomosinteza, zvogëlon numrin e zbulimeve pozitive të rreme, është veçanërisht e dobishme për gratë me ind të dendur të gjirit, lejon zbulimin e hershëm të kancerit me një pamje të qartë të lezionit dhe zvogëlon numrin e biopsive të panevojshme përmes sistemit të drejtuar të biopsisë që mundëson ky aparat.
Qendra e re për shëndetin e grave në Spitalin klinik “Zhan Mitrev” është e pajisur me teknologjinë më të fundit për diagnostikim, mamografi dhe kirurgji të gjirit dhe operon në sinergji me të gjitha departamentet e tjera që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale të llojeve të ndryshme të kancerit.
Në pritje të muajit Tetor, muajit për rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me luftën kundër kancerit të gjirit, ne ofrojmë një zbritje prej 50% nga çmimi i rregullt i mamografisë 3-D.