Vizitë edukative në Spitalin Medipol në Stamboll

Ngjarje

Mars 03,2022

Përmirësimi i përvojave dhe njohurive

Muajin e kaluar, ekipi i urologëve të Spitali klinik Zhan Mitrev i përbërë nga Dr. Goran Joviç, specializanti Dr. Viktor Grujevski dhe infermieria Aleksandra Ristovska-Tunev, bënë një vizitë edukative në spitalin Medipol në Stamboll. Qëllimi i kësaj vizite ishte pjesëmarrja në kryerjen e disa litotripsive – operacioneve të thyerjes së gurit në veshka me aparatin lazer Jeta. Gjatë operacioneve që ndoqi ekipi ynë, u kryen thyerje të gurëve në veshka dhe uretër, gjatë të cilave u ndanë përvoja dhe udhëzime specifike për mënyrën e kryerjes së këtyre procedurave. Në të njëjtën kohë, u zhvillua aplikimi i teknikave për heqjen e tumoreve të fshikëzës dhe prostatës.
Pas kësaj procedure edukative, ekipi ynë është i gatshëm ti kryejë këto operacione me aparatin lazer Jeta të cilin tashmë e disponojmë në spitalin tonë.

A keni dëgjuar ndonjëherë për litotripsinë?

Tingëllon e ndërlikuar dhe e panjohur për ju? Në fakt është një procedurë për thyerjen e gurëve (kalkulave) në zonat urogjenitale me ndihmën e një aparati lazer. Problemi i pranisë së depozitave të kalciumit, të cilat formojnë copëza guri të madhësive të ndryshme, është i zakonshëm dhe mund të jetë shumë i pakëndshëm dhe i dhimbshëm. Zakonisht, përveç dhimbjeve të forta në pjesën e poshtme të barkut, mund të manifestohet me praninë e gjakut dhe madje edhe me copa të vogla në urinë. Këta gurë gjithashtu mund të shkaktojnë infeksione që mund të çojnë në probleme të ndryshme të traktit urinar.

Prania e gurëve diagnostikohet me eko të uretrës, fshikëzës ose veshkave, pas së cilës mjeku do të rekomandojë hapat e mëposhtëm për zgjidhjen e këtij problemi. Në Spitalin klinik Zhan Mitrev, ne përdorim lazer për thyerjen e gurëve në traktin urogjenital, i cili është efektiv për trajtimin e të gjitha llojeve dhe përbërjeve kimike të gurëve dhe është një zgjidhje optimale edhe për ata gurë që janë veçanërisht të vështirë për t’u aksesuar/arritur. Procedura kryhet në spital nga mjek urolog i trajnuar posaçërisht.

Kjo qasje është një alternativë e shkëlqyer për litotripsinë tradicionale pasi përfshin një rrezik më të ulët të komplikimeve dhe një shkallë më të lartë efikasiteti dhe sigurie, pavarësisht nga lloji i gurëve që do të trajtohen. Krahasuar me procedurat e tjera kirurgjikale, kjo procedurë ka avantazhin e pamohueshëm të minimizimit të gjakderdhjes dhe lëvizjes së gurëve (retropulsionit) gjatë operacionit.

Përfitimet për pacientët nga kjo procedurë janë të shumta, disa prej tyre janë:

  • Metodë minimale invazive
  • Simptomat zhduken menjëherë
  • Kohë shumë e shkurtër rikuperimi dhe rikthimi në aktivitetet e përditshme
  • Efekte anësore minimale