Muaj: Mars 2020
Njoftim i ri – Zan Mitrev Clinic
Të nderuar,
Ju njoftojmë se duke filluar që nesër me datë 26. 03. 2020, Zan Mitrev Clinic do të fillojë me vizitat në shtëpi cdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 për kryerjen e kontrolleve kardiovaskulare për të gjithë pacientët të cilët për shkakt të masave të ndërmara nga qeveria nuk kanë mundësi të paraqiten rregullisht në klinikën tonë.
Në kushtet e shtëpisë mund të kryhen edhe analizat laboratorike për këta pacientë.
Gjithashtu, klinika jonë ofron edhe një shërbim tjetër të vecantë për marrjen e mostrës (testit) për COVID-19 në kushtet e shtëpisë.
Për më tepër informacion dhe për rezervimin e terminit, ju lutemi të na kontaktoni në: 02/3091-484 ose në postën tonë elektronike infosalter@zmc.mk
Me respekt,
Zan Mitrev Clinic
Njoftim për pacientët dhe përdoruesit e shërbimeve të Zan Mitrev Clinic
Të nderuar,
Ju informojmë se Zan Mitrev Clinic, pavarësisht nga situata aktuale me Covid-19, vazhdon të ofrojë papengesë shërbimet e saj për të gjithë pacientët sikurse edhe më parë.
Të gjitha testet lidhur me Covid-19 kryhen në hapësira krejtesisht të ndara dhe monitorohen rreptësisht të gjitha rezervimet e kryera.
Qendra e Urgjencës funksionon 24/7.
Rezervimi i termineve bëhet sikurse edhe më parë në numrin e telefonit 02 3091 484 ose nëpërmjet postës elektronike në infosalter@zmc.mk
Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe shëndetin e personave tuaj të afërt. Ndiqni rekomandimet për mbrojtje dhe parandalim nga Covid-19.
Zan Mitrev Clinic kujdeset për shëndetin tuaj!
Marrja e mostrave për shqyrtimin e analizave për COVID-19 kryhet vetëm me rezervimin e mëparshëm të terminit
Të nderuar,
Ju informojmë se pranimi dhe marrja e mostrave për shqyrtimin e analizave për COVID-19 kryhet vetëm me anë të rezervimit të mëparshëm të terminit.
Rekomandohet që të gjitha rezervimet të kryhen nëpërmjet postës elektronike: infosalter@zmc
Në rast se nuk keni mundësi të kryeni rezervimin tuaj nëpërmjet postës elektronike, ju lutemi që të na kontaktoni në numrin e telefonit 00389 2 3091 484 çdo ditë nga ora 07:00deri në orën 19:00.
Me respekt,
Zan Mitrev Clinic
Njoftim
Të nderuar qytetarë,
Ditët e fundit ne të gjithë jemi të kërcënuar nga virusi COVID-19 dhe jemi të frikësuar nga pasojat që ai shkakton.
Si një kompani me përgjegjësi shoqërore, klinika jonë i ka ofruar të gjitha burimet e saj shtetit, në interes të një administrimi më të shpejtë, më të suksesshëm të viruseve, si dhe për unifikimin e shëndetit publik dhe privat, dhe unifikimin në sistemin shëndetësor. Tashmë dihet që testet për diagnostikimin e koronavirusit bëhen në Spitalin klinik Zan Mitrev, i cili kontribuon në zbulimin e hershëm të tij.
Përveç koronavirusit, ne jemi të vetëdijshëm se qytetarët kanë probleme të tjera shëndetësore në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje të tjera kronike dhe malinje. Ndër to, ekzistojnë edhe sëmundje vonesa e të cilëve mund të çojë në një gjendje të rrezikshme për jetën.
Prandaj, të gjithë pacientët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, duke përfshirë këtu edhe operacionet dhe intervenimet, mund të telefonojnë në klinikën tonë me qëllim për të vlerësuar urgjencën e shëndetit të tyre. Nëse nevojitet trajtim kirurgjik apo intervenim, klinika do ta testojë pacientin për COVID-19 falas dhe nëse rezultati është negativ, pacientit do të ofrohet trajtimi spitalor.
Për informacione më të detajuara ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit +389 – (0)2- 30 91 484 ose në adresën e email-it: info@zmc.mk
Njoftim
Të nderuar,
Ju informojmë se në Spitalin Klinik Zhan Mitrev bëhen teste për të dijagnostikimin e koronavirusit të ri SARS-CoV-2 (i cili shkakton Covid-19).
Për informacion dhe për rezervimin e terminit për kryerjen e testit na kontaktoni në +389 2 3104 921 nga ora 14:00 deri në orën 16:00.
Në rast se keni simptoma dhe në të njejtën kohë nuk arrini të bëni kontakt në numrin tonë të telefonit, ju lutemi të na kontaktoni nëpërmjet adresës së emailit genetskalab@zmc.mk duke shpjeguar simptomat tuaja, si dhe të dhënat epidemiologjike (nëse, ku dhe kur keni udhëtuar, kur jeni kthyer, kur ju kanë filluar simptomat tuaja dhe çfarë simptomash keni, si dhe nëse keni qenë në kontakt me ndonjë person të sëmurë).
Mostrat dorëzohen vetëm në datën e konfirmuar me anë të telefonit ose email-it pasi për zvatimin e tesitit ekziston protokoll i veçantë.
Në klinikën tonë realizohen rreth njëqind teste të tilla. Pacientët të cilët nuk kanë bërë rezervim të terminit nuk do të pranohen për testim.
Rekomandohet që testi të kryhet vetëm nga ata persona që kanë simptoma dhe vijnë nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm.
Mostrat e testit Kovid -19 merren në një pikë të veçantë e cila ndahet nga pjesa tjetër e spitalit për siguri dhe mbrojtje maksimale.
Deri më tani nuk ka asnjë pacient apo punonjës të stafit tonë me rezultat pozitiv të Kovid-19 në klinikën tonë.
Rastet pozitive të konfirmuara me Kovid-19 në klinikën tonë janë nga mostrat e marra nga persona të tretë të cilët i kanë dërguar në pikën tonë speciale për diagnostikimin e këtij virusi.
Merren dhe respektohen të gjitha masat në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kovid-19 dhe shtatzënia
Sot, një numër minimal informacioni është i disponueshem në lidhje me koronavirusin (Kovid-19) dhe shtatzëninë. Në dy studime të vogla, në të cilat përfshihen gjithsej 18 gra shtatzëna të konfirmuara me pneumoni Kovid-19, nuk ka asnjë provë laboratorike për transmetimin e infeksionit intrauterine tek foshnja. Megjithatë, dy raste neonatale të infeksionit janë të dokumentuara. Një tek një foshnjë 17-ditëshe, ku infeksioni me Kovid-19 i atribuohet kontaktit të ngushtë me të rriturit e infektuar; burimi dhe koha e transferimit në rastin tjetër janë të paqarta.
Parandalimi, vlerësimi, diagnostikimi dhe trajtimi i grave shtatzëna që dyshohet se kanë Kovid-19 duhet të jetë i njëjtë, madje edhe më rigoroz në krahasim me individët të cilët nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, pasi mendohet se gratë shtatzëna janë më të ndjeshme ndaj zhvillimit të Kovid-19 dhe pasojat tek to janë më të rënda.
Dr. Irena Andonova
Specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë
Burimet e Zan Mitrev Clinic i janë ofruar shtetit
Të nderuar,
Lidhur me situatën e shfaqur kohët e fundit me pandeminë e virusit Kovid-19, dëshirojmë të informojmë publikun se Zan Mitrev Clinic javën e kaluar ofroi të gjitha kapacitetet e tij për qytetarët e vendit. Ne i kemi dërguar Ministrisë së Shëndetësisë të dhëna për të gjitha kapacitetet tona, si nga ana e stafit mjekësor ashtu edhe nga pajisjet teknike-teknologjike, në mënyrë që të përdoren për nevojat e shtetit dhe sipas një plani dhe programi që do të përcaktohet ose kërkohet nga ministria përkatëse.
Në këtë drejtim, theksojmë edhe një herë që kemi ofruar 40 respiratorë për të rritur, 6 për fëmijë dhe 2 inkubatorë transporti.
Klinika jonë zbaton masat më rigoroze të mbrojtjes ndaj virusit në të gjithë objektin e klinikës për të siguruar në nivel maksimal shëndetin e të gjithë pacientëve, vizitorëve dhe punonjësve tanë.
Bëjmë apel për të gjithë qytetarët të respektojnë masat e rekomanduara nga ministria e shëndetësisë për tu mbrojtur dhe për të parandaluar virusin Kovid 19.
Ne jemi këtu për ju me kapacitet të plotë.
Zan Mitrev Clinic kujdeset për shëndetin tuaj!