ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË ZEMRËS, OFROJMË 30% ZBRITJE PËR TË GJITHA EKZAMINIMET E ZEMRËS, TË REZERVUARA DERI NË FUND TË MUAJIT TETOR 2020 

Në maj të vitit 2012, liderat botërorë morën përsipër të punojnë në lidhje me reduktimin e vdekshmërisë nga NDC (Noncommunicable diseases) sëmundjet e patransmetueshme të njohura ndryshe si sëmundje kronike, me 25% në nivel botëror. Kjo duhet të realizohet deri në vitin 2025. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku i pothuajse gjysmës së të gjitha vdekjeve nga NDC, duke e bërë atë vrasësin numër një në botë.

Kjo është arsyeja përse Dita Botërore e Zemrës është platforma perfekte për t’u bashkuar në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe për të zvogëluar pasojat e kësaj sfide globale.

Krijuar nga Federata Botërore e Zemrës – “Dita Botërore e Zemrës” informon njerëzit në të gjithë botën se sëmundjet kardiovaskulare (përfshirë sulmin në zemër dhe sëmundjet e zemrës) janë shkaku kryesor i vdekjes, e cila përfshin 17.9 milion jetë në vit. Gjithashtu thekson aktivitetet që çdo individ mund të marrë në mënyrë që të parandalojë dhe kontrollojë sëmundjen kardiovaskulare. Qëllimi kryesor i federatës është të fillojë aktivitete për të edukuar dhe rritur ndërgjegjësimin se duke kontrolluar faktorët e rrezikut të tillë si konsumi i duhanit, dieta jo e shëndetshme dhe pasiviteti fizik, të paktën mund të shmangen 80% e vdekjeve të parakohshme  të cilat vijnë si pasojë e sulmit në zemër ose sëmundjes së zemrës.

“Dita Botërore e Zemrës” është një fushatë globale në të cilën individë, familje, shoqata dhe qeveritë në të gjithë botën marrin pjesë me aktivitetet e tyre për të ndërmarë përgjegjësi për shëndetin e tyre dhe të zemrave të të tjerëve. Përmes kësaj fushate, Federata Botërore e Zemrës bashkon njerëz nga vende dhe prejardhje të ndryshme në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe nis aktivitete ndërkombëtare për të promovuar një jetë të shëndetshme në të gjithë botën. Shoqata dhe anëtarët e saj besojnë në një botë ku zemra e shëndetshme është një e drejtë themelore e njeriut dhe një element kryesor i drejtësisë globale të shëndetit. Spitali klinik Zhan Mitrev i bashkohet gjithashtu shënimit kësaj dite, duke ofruar një zbritje prej 30% për të gjitha ekzaminimet e zemrës me MR të cilat mund ti rezervoni deri në fund të muajit tetor 2020.

Publikimi i botuar nga ekipi ynë i mjekëve të udhëhequr nga Dr. Petar Ugurov me temën “Indikacioni i hershëm i hemofiltrimit – pastrimi ekstrakorporal i gjakut, si mënyrë e trajtimit të pacientëve pozitivë ndaj COVID-19”

Më 22. 09. 2020, Zan Mitrev Clinic është publikuar përsëri lidhur me temën Early Initiation of Extracorporeal Blood Purification Using the AN69ST (oXiris®) Hemofilter as a Treatment Modality for COVID-19 Patients: a Single-Centre Case Series.

Kjo është vepra jonë origjinale dhe botimi i parë në Republikën e Maqedonisë Veriore kur bëhet fjalë për sëmundjen COVID – 19, dhe është botuar në revistën prestigjioze Brazilian journal of cardiovascular surgery.

Ekipi që ka punuar në këtë botim është i përbërë nga mjekë specialistë me përvojë (kardiologë, anesteziologë, mikrobiologë, transfuziologë) nga Zan Mitrev Clinic, të udhëhequr nga Dr. Petar Ugurov.

Dr. Petar Ugurov i’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me këtë hulumtim dhe rëndësinë e tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë, shëndetin e pacientëve dhe shërimin e shpejtë të tyre.

Cila ishte arsyeja kryesore për fillimin e kërkimeve në këtë fushë dhe çfarë e bën këtë studim kaq specifik dhe domethënës?

Dr. Ugurov – Arsyeja kryesore për punën tonë kërkimore është vetë virusi SARS-CoV 2, një virus që është bërë një sfidë për të gjithë botën.

Të gjithë tashmë e dimë që COVID-19 është një sëmundje e shkaktuar nga SARS-CoV-2, një virus që i përket familjes së Coronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Kinë në Dhjetor të vitit 2019.

Para se të flas për këtë studim, do të doja të shpjegoja edhe një herë se si virusi çon në përkeqësimin e gjendjes së përgjithshme të pacientëve të prekur nga SARS – CoV2.

Çrregullimi i funksionit të frymëmarrjes tek pacientët me COVID-19 shoqërohet me ndryshime në mekanikën e frymëmarrjes tek këta pacientë. Mund të ndodhë ulja e lëvizshmërisë së diafragmës dhe kraharorit, reduktimi i aftësisë shtrënguese të muskujve të frymëmarrjes dhe ulja e aktivitetit motorik tek pacienti. Kjo shkakton çrregullim të ventilimit pulmonar dhe shkëmbim të gazrave.

Kur personat me COVID-19 fillojnë të kolliten dhe kanë temperaturë, kjo është një shenjë që infeksioni ka arritur në sistemin e frymëmarrjes. Dëmtohet shtresa mbrojtëse e organeve të frymëmarrjes, duke çuar në inflamacion i cili më pas shkakton kollitje edhe  ndaj sasisë më të vogël të pluhurit.

Ajo që e bën këtë studim unik dhe domethënës është se ne jemi të vetmit në vendin tonë dhe të rrallë në rajon ku në mënyrë të veçantë, përmes një protokolli trajtimi të hartuar posaçërisht për pacientët me virusin SARS CoV2, kemi arritur të tregojmë se si mund të ndalojmë përkeqësimi progresiv të gjendjes së përgjithshme të pacientëve me fillimin e hershëm të pastrimit të gjakut ekstrakorporal në kombinim me heparinizimin sistemik dhe mbështetjen respirative (të frymëmarrjes).

Si ju lindi ideja për të filluar këtë studim?

Dr. Ugurov – Studimi për të cilin kemi filluar të punojmë dhe vetë ideja e këtij studimi bazohet në përvojat tona të mëparshme dhe punën me pacientë që kanë shënjues të lartë të ngritur të inflamacionit, si dhe pacientë që janë në shok septik.

Pyetja kryesore që ne vetë shtruam si një sfidë ishte si të parandalojmë përkeqësimin progresiv të gjendjes së përgjithshme të pacientëve që vuajnë nga SARS -CoV-2.

Ne e bazuam trajtimin e përgjithshëm të pacientëve me COVID-19  në faktin se nëse kemi kontroll të shënuesve inflamatorë, do të arrinim kontrollin e gjendjes së përgjithshme të pacientëve, si dhe stuhinë e citokinës.

A mund të na tregoni më shumë rreth këtij studimi?

Dr. Ugurov – Studimi ynë përfshin një seri prej 15 pacientësh pozitivë ndaj virusit SARS – CoV-2. Monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të shënuesve inflamatorë, citokinave dhe numërimeve diferenciale të gjakut së bashku me D-dimerët, LDH dhe ferritinën, është një parashikues i fuqishëm i kohës së hemofiltrimit si pjesë e trajtimit të pacientëve me Covid-19.

Trajtimi konsistonte në fillimin e hershëm të pastrimit të gjakut ekstrakorporal duke përdorur hemofiltrin oXiris® (AN69ST), heparinizimin sistemik dhe terapinë e frymëmarrjes.

Gjatë kësaj periudhe ne u bëmë mjaft interesantë për popullatën e gjerë me hemofiltrimin që përdorim dhe do të doja të shpjegoja shkurtimisht përdorimin e këtyre filtrave dhe funksionin e tyre.

Filtri që ne përdorim është oXiris® i cili përdor një membranë të modifikuar AN69ST dhe ka një afinitet si për endotoksinat ashtu edhe për citokinat. Ky filtër ka trefishin e fuqisë absorbuese për endotoksinat dhe citokinat.

Për më tepër, seti oXiris është autorizuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (Food and Drugs administration) për trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi Sars – CoV2.

Nëse kthehemi në fillimet tona dhe në atë që ju përmenda pak më parë, se si kemi ardhur në idenë për fillimin e kësaj mënyre në trajtimin e pacientëve, do të kuptojmë se në fakt kjo është mënyra në të cilën kemi vendosur kontroll mbi shënuesit inflamatorë të stuhisë së citokinës.

Gjatë kësaj periudhe është folur shumë për stuhinë e citokinës, a mund të shpjegoni se çfarë është stuhia e citokinës dhe çfarë është ajo që duhet të na shqetësojë lidhur me këtë gjendje?

Dr. Ugurov – Sindroma e stuhisë citokine i referohet çlirimit të tepruar të citokinave si një përgjigje e stimujve të jashtëm dhe është shkaku kryesor i sindromës akute të distresit të frymëmarrjes, si dhe dështimit multiorganik.

Në kushtet kur kemi nivele të rritura të citokinave, të tilla si TNF-α, IL-6, IL-1 dhe IFN, ato mund të shkaktojnë reaksione patologjike si dëmtim difuz i alveolave, formim të të ashtuquajturës membranë transparente dhe fibrozë pulmonare.

Citokinat të cilat janë futur në qarkullim mund të shkaktojnë mosfunksionim të përhapur të endotelit me koagulim të përhapur intravaskular (DIK) dhe dështim multiorganik.

Cili është konkluzioni i këtij studimi dhe pse është kaq specifik dhe i rëndësishëm?

Dr. Ugurov – Nga vetë studimi mund të konkludohet se fillimi i hershëm i pastrimit të gjakut me përdorimin e hemofiltrit oXiris® mund të jetë një mënyrë efektive në parandalimin e niveleve anormale të shënuesve inflamatorë tek pacientët me COVID-19.

Gjithashtu, monitorimi i vazhdueshëm i parametrave jetësorë, shënuesve biokimikë, imunë si dhe faktorëve të koagulimit dhe rrezeve X na jep mundësinë për të monitoruar ashpërsinë e sëmundjes dhe na lejon që të reagojmë në rregullimin e terapisë.

Kombinimi i heparinës sistemike, pastrimit ekstrakorporal të gjakut me përdorimin e filtrave që thithin citokinë mund të zvogëlojnë hiperinflamacionin, të parandalojnë koagulopatinë dhe të mbështesin shërimin klinik.

25 Shtatori – Dita Botërore e Farmacistëve

Farmacistët luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e kujdesit efektiv të pacientit. Ata kanë njohuri dhe aftësi për të mundësuar menaxhimin e ilaçeve, këshillat shëndetësore dhe parandalimin e sëmundjeve, si dhe kujdesin shëndetësor primar.

Dita Botërore e Farmacistëve festohet në të gjithë botën sot, më 25 shtator! Kjo ditë u zgjodh nga Federata Ndërkombëtare e Farmaceutikës – IFF (International Pharmaceutical Federation – FIP) në 2009, dhe në fakt shënon ditën e formimit të federatës në vitin 1912.

IFF përfaqëson tre milion farmacistë dhe shkencëtarë farmaceutikë në mënyrë që të informojë shoqërinë për rolin e rëndësishëm të farmacistëve dhe shkencëtarëve farmaceutikë si një pjesë integrale e ekipeve shëndetësore.

Në këtë ditë, organizohen aktivitete për të promovuar rolin e farmacistit në përmirësimin e shëndetit në të gjithë botën.

Federata Ndërkombëtare Farmaceutike zgjedh çdo vit një fushë me përparësi si temë për Ditën Botërore të Farmacistëve. Motoja për vitin 2020 ndërkohë që përballemi me sfidat ndaj COVID-19 është: Transformimi i shëndetit global.

Kjo ka për qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik në lidhje me kontributin që japin farmacistët në të gjithë botën nga i cili të gjithë ne kemi benefit, siç është qasja e ilaçeve të sigurta dhe efektive, teknologjitë mjekësore dhe ofrimi i kujdesit farmaceutik. prandaj, roli i farmacistëve është tepër i RËNDËSISHËM!

Kjo do të jetë Dita e 10-të Botërore e Farmacistëve dhe do të përdoret nga anëtarët e Federatës Ndërkombëtare Farmaceutike në të gjithë botën për të nxjerrë në pah ndikimin dhe vlerën e farmacisë si profesion, si dhe rolin e farmacistit në përmirësimin e shëndetit.

Kanceri i gjirit është i shërueshëm nëse diagnostikohet në kohë

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë (i dyti në rradhë) i diagnostikuar tek gratë, pas kancerit të lëkurës dhe është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes nga kanceri, pas kancerit të mushkërive.

Statistikat tregojnë se incidenca e sëmundjes në nivel global është rritur në 30 vitet e fundit dhe kjo rritje është 3.1% në vit, ndërsa mortaliteti është i variueshëm.

Studimet tregojnë se kanceri i gjirit shfaqet mesatarisht tek 1 nga 8 gra gjatë jetës së tyre. Rreth dy të tretat e grave janë mbi 55 vjeç, dhe pjesa tjetër janë ndërmjet 35 dhe 54.

Gratë pas menopauzës janë dy herë më shumë të rrezikuara ndaj zhvillimit të kancerit të gjirit në rast se kanë probleme me mbipeshën.

ÇFARË ËSHTË KANCERI I GJIRIT

Shkaku i drejtpërdrejtë i ndryshimit nga një qelizë normale në qelizë malinje ende nuk është i qartë plotësisht, por gjenet e përfshira në zhvillimin, rritjen dhe vdekjen e qelizave janë përgjegjëse për shfaqjen e këtij ndryshimi. Në qelizë ekziston një ekuilibër ndërmjet rritjes dhe shkatërrimit (zhdukjes) së saj. Me humbjen e kontrollit të këtij ekuilibri, ndodh përhapja e pakontrolluar e qelizave të ndryshuara biologjikisht. Nëse këto qeliza lëvizin në vende në të cilat nuk gjenden zakonisht, atëherë kemi të bëjmë me kancer metastatik.

Kanceri i gjirit zakonisht fillon në një zonë të kufizuar në gjëndrat prodhuese të qumështit (karcinoma lobulare) ose në kanalet (karcinoma duktale) që çojnë qumështin në thithin e gjirit. Mund të rritet në gji dhe të përhapet pranë nyjeve limfatike ose përmes qarkullimit të gjakut të përhapet edhe në organet e tjera.

Gjithashtu, edhe tek meshkujt mund të shfaqet kanceri i gjirit, por bëhet fjalë vetëm për  1% të të gjitha rasteve të kancerit të këtij lloji.

Simptomat

Cilat janë simptomat e hershme të kancerit të gjirit?

  • Shfaqja e ndryshimeve në thithën e gjirit
  • Dhimbja e gjinjve, veçanërisht pas ciklit menstrual
  • Shfaqja e gjendrës e cila nuk zhduket pas ciklit menstrual
  • Sekretimi në ngjyrë të kuqe ose kafe nga thitha e gjirit
  • Skuqje, ënjtje, pezmatim i lëkurës, kruajtje ose skuqje në lëkurën e gjirit
  • Ënjtje ose gjendër rreth sqetullave ose në fund të gjirit

Faktoret e rrezikut

Ekzistojnë disa faktorë që rrisin rrezikun e kësaj sëmundjeje. Fatkeqësisht, nuk mund të ndikojmë tek më të rëndësishëm

Grupmosha – sa më e vjetër të jetë gruaja, aq më i madh është rreziku

Historia familjare – gratë tek të cilat anëtaret më të afërta të familjes kanë apo kanë pasur një sëmundje të tillë (nëna,motra ose vajza)

Faktori trashëgues – rreth 5 deri në 10% të të gjitha sëmundjeve të gjirit shkaktohen nga faktori trashëgues

Menstruacionet para moshës 12 vjeçare të cilat zgjasin edhe pas moshës 55 vjeçare

Gratë të cilat nuk kanë lindur fëmijë, ose kanë lindur pas moshës 30 vjeçare

Terapia hormonale

Konsumi i tepërt i alkoolit

Mbipesha

Parandalimi

Konsumoni më tepër ushqime të shëndetshme dhe të larmishme

Kryeni me shpesh lëvizje apo aktivitete fizike

Shmangni preparatet hormonale

Zbulimi i hershëm i sëmundjes

Vetëkontrolli

Kryerja e mamografisë tek pacientet pas moshës 40 vjeçare ose më herët – sipas rekomandimit të mjekut specialist kardiolog

Ekotomografia e gjirit

Imazhe rezonancë magnetike të gjirit

Ekotomografia e gjirit

Rezonanca magnetike e gjirit

Rezultatet fillestare të testit PCR për koronavirusin vetëm për 12 minuta

Laboratori i mjekësisë gjenetike dhe të personalizuar brenda Spitalit klinik “Zan Mitrev” ka zhvilluar test të shpejtë për zbulimin e koronavirusit

Laboratori ynë, përveç qasjeve të tij diagnostike, është i vetmi laborator privat që kryen veprimtari kërkimore shkencore. Si pjesë e këtij aktiviteti, laboratori ka zhvilluar një test të shpejtë të zbulimit të koronavirusit duke përdorur përforcimin izotermik të ndërmjetësuar nga cikli i kundërt (RT-LAMP).

Testi është i vërtetuar në mënyrë interne nga mostrat e vlevshme të PCR tek 503 pacientë dhe ka ndjeshmëri dhe specifikë të shkëlqyeshme. Në mënyrë të ngjashme me PCR dhe RT-LAMP mundëson zbulimin e drejtpërdrejtë të virusit në mostër.

Nëpërmjet këtij testi është e mundur të merren rezultatet fillestare për 12-60 minuta, në varësi të përqendrimit të virusit tek pacienti. Laboratori është në kontakt me institucionet e autorizuara në lidhje me marrjen e licencës për të punuar me këtë test unik.

 

Laboratori gjithashtu kryen një test të shpejtë RT-PCR të aprovuar nga OBSH dhe listën e urgjencave të FDA. Përmes këtij testi, rezultatet merren për 30-45 minuta nga marrja e materialit në laborator.

Laboratori ynë është i pari në vend që ka bërë sekuencionimin e gjenomit të koronavirusit të ri (SARS-CoV-2) tek pacientët maqedonas dhe ka zbuluar se “lloji i virusit në maqedoni” transmetohet më lehtë në krahasim me “llojin e virusit në Wuhan”.

 

Nëse jeni pozitivë ndaj COVID-19, nuk jeni vetëm!

Bazuar në përvojën tonë në trajtimin e pacientëve pozitivë ndaj koronavirusit, kemi konkluduar se ekziston një nevojë e madhe për të monitoruar gjendjen e atyre pacientëve të cilët janë pozitivë, asimptomatikë dhe në izolimin shtëpiak. Simptomat mund të përparojnë shumë shpejt dhe të çojnë në kushte kërcënuese për jetën. Këta pacientë shpesh kanë nevojë për informacione shtesë ose këshilla nga mjeku. Kanë pyetje ose nuk janë të sigurt kur duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore, dhe e gjithë kjo është më e vështirë për ta për shkak të izolimit. Për t’iu ardhur në ndihmë këtyre pacientëve, ne kemi zhvilluar një sistem që kombinon monitorimin në internet të gjendjes së tyre me rekomandime në lidhje me hapat që duhet të ndjekin. Ne kemi lidhur softwar-in e spitalit tonë me aplikacionin chatbot (bisedë).

Aplikacioni është në dispozicion për të gjithë pacientët që do të bëjnë test në laboratorin tonë.

Gjithashtu, mund të përfshihen edhe pacientët të cilët janë pozitivë ndaj koronavirusit por nuk janë testuar në laboratorinë tonë, pas kryerjes së kontrollit konsultativ dhe analizave laboratorike të cilat mund ti rezervojnë nëpërmjet faqes tonë të internetit.

Procesi është mjaft i thjeshtë. Së bashku me rezultatet e marra, çdo pacient merr link që i lidh ata me aplikimin, ku me anë të plotësimit të të dhënave të kërkuar, menjëherë merr mundësinë për të caktuar video konsultim online me një nga mjekët tanë dhe në këtë mënyrë futet në sistemin e monitorimit (ndjekjes). Pacienti përgjigjet çdo ditë në pyetësor në të cilin plotëson parametrat të tilla si temperatura, saturimi (ngopja me oksigjen), etj. Kjo, e kombinuar me parametrat laboratorikë, rrit mekanizmin e  këshillave dhe rekomandimeve nga ekipi ynë mjekësor.

Nëse parametrat janë brenda kufijve normalë, ne informojmë pacientin se ai duhet të vazhdojë të punojë në rritjen e imunitetit të tij në shtëpi. Por, nëse parametrat hyjnë në zonën e rrezikut, menjëherë është vendosur një mekanizëm që rekomandon hapat vijues, siç është kryerja e radiografisë ose ardhja e pacientit në klinikë.

Kontakti i drejtpërdrejtë ditor i pacientit me ekipin tonë nëpërmjet aplikimit mundëson parandalimin e hershëm të komplikimeve të mundshme dhe natyrisht reagimin në kohë i cili ndonjëherë vetëm për disa orë mund të jetë thelbësor për shpëtimin e jetës.

Është e rëndësishme që të plotësoni rregullisht dhe saktë informacionet në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore të cilat nuk do t’ju marrin më tepër se 2 (dy) minuta kohë në ditë, si dhe të ndiqni me kujdes të gjitha informacionet që do të merrni çdo ditë.

Spitali klinik “Zhan Mitrev” me Qendrën më moderne për shëndetin e grave në rajon

Spitali klinik “Zhan Mitrev” ka hapur Qendrën për trajtimin e plotë të gjirit dhe është qendra më moderne për shëndetin e grave në rajon që ofron një gamë të gjerë të shërbimeve mjekësore dhe teknologjisë më të fundit si ndihmë në diagnostikimin dhe kryerjen e operacionit kirurgjik të kancerit të gjirit.

Me blerjen e mamomatit më të ri, Spitali klinik “Zhan Mitrev” kompleton pajisjet e plota të Qendrës për kujdesin e shëndetit të grave. Mamomati Selenia Dimensions 6000 me dizajn ergonomik mundëson komoditet gjatë kryerjes së ekzaminimit, është pa dhimbje dhe jep një pamje të qartë të gjirit, duke siguruar në këtë mënyrë reduktimin e numrit të biopsive të panevojshme.

Me teknologjinë superiore 3-D, mamomati mundëson skanim për 3.7 sekonda dhe me një dozë minimale rrezatimi për pacientët. Në të njëjtën kohë, sigurohet një numër i madh i pamjeve nga të gjitha këndet, gjë që jep një pamje gjithëpërfshirëse dhe të saktë të gjirit. Mamografia 3-D rrit mundësinë e zbulimit të hershëm të kancerit me 20-65%.

Mamografia 3-D ose tomosinteza, zvogëlon numrin e zbulimeve pozitive të rreme, është veçanërisht e dobishme për gratë me ind të dendur të gjirit, lejon zbulimin e hershëm të kancerit me një pamje të qartë të lezionit dhe zvogëlon numrin e biopsive të panevojshme përmes sistemit të drejtuar të biopsisë që mundëson ky aparat.

Qendra e re për shëndetin e grave në Spitalin klinik “Zhan Mitrev” është e pajisur me teknologjinë më të fundit për diagnostikim, mamografi dhe kirurgji të gjirit dhe operon në sinergji me të gjitha departamentet e tjera që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale të llojeve të ndryshme të kancerit.

Në pritje të muajit Tetor, muajit për rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me luftën kundër kancerit të gjirit, ne ofrojmë një zbritje prej 50% nga çmimi i rregullt i mamografisë 3-D.

Qendra për shëndetin e grave

Paketë për terapi dietore dhe ushqim të gatuar me shërbim delivery

Për të gjithë ata që duan të humbasin peshë shpejtë dhe në mënyrë të shëndetshme, por që nuk kanë kohë për të përgatitur ushqim në shtëpi.

Paketë për terapi dietore dhe ushqim të gatuar për 30 ditë, me shërbim “delivery”.

Numri i vakteve në ditë: 3

Shërbim delivery: çdo ditë (përfshirë fundjavat dhe festat)

Çfarë duhet të bëni për të filluar terapinë tuaj dietore:

  • Bëni rezervimin e terminit tuaj për konsultë nutritive me dietologun tonë dhe do të merrni një plan diete të personalizuar të krijuar posaçërisht për të arritur qëllimet tuaja

Terapia dietore e synuar:

  • Terapisë dietore reduktuese për humbje efektive të peshës trupore
  • Ushqim vegan
  • Program detox 30-ditor për pastrimin dhe lehtësimin e problemeve nga sëmundjet e lëkurës
  • Dietë ketogjenike reduktuese për humbje peshe efektive ose pastrim të shtresave të yndyrës
  • Dietë për mbështetje dhe realizim të suksesshëm sportiv
  • Dietë e ekuilibruar për personat me diabet, sëmundje kardiovaskulare.
  • Ushqim për fëmijë

Çmimi i paketës për terapi dietore + 30 ditë ushqim + shërbim delivery = 22,000 denarë