Çfarë nënkuptohet me hernie dhe cilat janë herniet e ijëve?
Hernia është zgjatim i organeve intra-abdominale përmes hapjeve natyrore ose të fituara në murin e barkut, duke rezultuar në një disproporcion ndërmjet presionit intra-abdominal dhe forcës së murit të barkut. Çdo hernie karakterizohet nga: qesja e hernies, hapja e hernies dhe përmbajtja e hernies. Bazuar në vendin ku ndodhet hernia, mund të jetë hernie inguinale (në ijë), hernie umbilikale (në kërthizë), hernie epigastrike (mbi kërthizë), etj.
Sa të zakonshme janë herniet iguinale?
Herniet iguninale (të ijëve) janë më të zakonshmet nga të gjitha herniet dhe ato përfaqësojnë rreth 85% të të gjitha hernieve, pasuar nga herniet femorale me 8-10%, më pas herniet kërthizore me 3%, dhe përqindja e mbetur bëhet nga të gjitha herniet e tjera. Herniet janë katër herë më të zakonshme tek burrat sesa tek gratë në pjesën më të madhe për shkak të marrëdhënieve topografike-anatomike (veçanërisht herniet inguinale).
Përse shfaqen?
Herniet e ijeve zakonisht ndodhin si rezultat i disa veçorive embriologjike: domethënë, gjatë zbritjes së testisit atërhiqet dhe dalja e peritoneumit -procesus vaginalis peritonei dhe kështu mbyllet hapja drejt testisit. Nëse nuk bashkohet, procesi vaginalis mbetet përgjithmonë i hapur, duke formuar kështu bazën për herniet e lindura të ijëve. Për shkak të kësaj gjendje, herniet inguinale shpesh ndodhin tek të porsalindurit.
Herniet e fituara (apo të shfaqura më vonë) ndodhin më shpesh si rezultat i rritjes së presionit intra-abdominal dhe dobësisë së hapjeve natyrore që gjenden normalisht në ijë, në zonën e hapjes së thellë inguinale ku shfaqet funicilus spermaticus dhe hapjes inguinale sipërfaqësore e cila formon dy tufa të fibrave të tendinit të aponeurozës të musculus obliqus externus. Bazuar në origjinën e qeses së hernies, ekzistojnë dy lloje të hernieve: hernie direkte dhe indirekte.
Hernia inguinale indirekte ndodh si rezultat i çrregullimeve të zhvillimit të shoqëruara me zbritjen e testikujve në qesen skrotale. Kjo rezulton në një procesus vaginalis pjesërisht ose plotësisht të hapur.
Herniet direkte janë më të zakonshme tek personat mbi moshën 40 vjeç kur muskujt bëhen më të dobët dhe më pak elastikë. Bën pjesë në grupin e hernive të fituara, dhe vendi i fillimit është zakonisht fovea inguinalis medialis, dhe gjatë hernies marrin pjesë vetëm periotoneumi, fascia transversalis dhe fascia sipërfaqësore.
Më të zakonshme janë tek vajzat apo tek djemtë?
Bazuar në ndryshimet anatomike që ekzistojnë tek vajzat dhe djemtë tashmë në fillim mund të thuhet dhe konfirmohet se shfaqja e hernies inguinale tek djemtë është më e zakonshme në krahasim me vajzat dhe ky raport është afërsisht 4 me 1.
Cilët janë treguesit ose simptomat e hernieve të ijëve?
Simptomat e hernieve të ijëve janë më së shpeshti në fillim: shfaqja e dhimbjes në zonën e ijeve, dhimbje e cila theksohet veçanërisht kur qëndroni, ecni, kolliteni, teshtini, ngrini pesha, kërceni, etj. Në fillim, nuk keni pse të shihni vizualisht ndonjë zgjatim për të verifikuar ekzistencën e hernies, por pas një periudhe të caktuar, qesja e hernies fillon gradualisht të formohet dhe mund të jetë me madhësi të ndryshme (nga madhësia e një arre të madhe në madhësinë e një topi futbolli, ndonjëherë edhe më e madhe).
Cili është trajtimi i hernies? A është zgjidhja e vetme operacioni apo ka ndonjë zgjidhje tjetër?
Trajtimi i hernieve të ijëve zakonisht është kirurgjikal, vetëm në rast se ekzistojnë komorbiditete të ndryshme dhe anestezia mund të ketë kundraindikim, trajtimi mund të jetë konservativ, dmth me anë të veshjes së shiritave specialë për herniet inguinale të njëanshme ose të dyanshme. Në ditët e sotme, trajtimi kirurgjik është një rutinë. Ka shumë teknika në zgjidhjen e hernieve të ijëve që mund të jenë metoda tensioni ose jo-tensioni.
Në të kaluarën, teknikat e tensionit që nuk përdornin rrjetë janë përdorur më shpesh, ndërsa në ditët e sotme përdoren metoda jo-tensioni ku mund të përdoren rrjetat. Spitali klinik Zhan Mitrev përdor një nga teknikat më të fundit për zgjidhjen e hernieve të ijëve, e cila është përdorur në botë që nga viti 2002 ndërsa në Maqedoni që nga viti 2003, falë trajnimit tim në Umberto, spitali i parë në Venecia ku janë mbajtur lekjsione në lidhje me këtë teknikë.
Cilat rregulla zbatohen për pacientin para dhe pas operacionit?
Para operacionit, pacientët këshillohen të tregojnë kujdes ndaj ngritjes së peshave të rënda, kërcimeve, gjatë momentit të kollitjes dhe teshtitjes duhet ta mbajnë dhe të ushtrojnë presion (ta shtypin) zënën në të cilën është shfaqur hernia.
Përsa i përket periudhës postoperative, më parë, rregullat e sjelljes ishin të ndryshme në varësi të teknikës së përdorur. Përkatësisht, pacienti informohej më parë nga mjeku dhe gjatë periudhës pas operacionit nuk duhet të merrej me ngritjen e peshave të rënda dhe nuk duhej të merret me aktivitete të rënda fizike për një kohë të gjatë prej 6 muajsh të cilat nevojiteshin për rekuperimin e pacientit dhe për marrjen e funksionit të indeve përreth mbi 80%.
Por në ditët e sotme, me ekzistencën e teknikave moderne kirurgjikale dhe përdorimin e rrjetave speciale, periudha postoperative është shumë më e shpejtë dhe është e nevojshme që pacientët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos merren me ngarkesa të rënda ose punë të rënda fizike vetëm gjatë dy javëve të para. Pas kësaj periudhe, ata janë gati për aktivitetet më të vështira fizike dhe rreziku i përsëritjes është i reduktuar në maksimum.
Çfarë këshille do t’u jepnit lexuesve për t’u mbrojtur nga këto lloj herniesh?
Unë do t’u rekomandoja lexuesve që të kenë kujdes gjatë aktivitetit të shtuar fizik të mos kenë një rritje të tepruar të presionit intra-abdominal që mund të çojë në hernie, por gjithashtu të mos shqetësohen në lidhje me këtë gjendje sepse zgjidhja operative e hernisë në ditët e sotme është një punë rutinë dhe sa më shpejt që ata të dyshojnë se kanë një hernie të çdo lloji, rekomandohet të kontaktoni menjëherë mjekun kirurg sepse mënyra më e mirë për të trajtuar herniet e ijëve është kryerja e operacionit ndërkohë që hernia është ende e vogël.
Prim. Dr. Mane Haxhi-Mançev
Specialist në kirurgjinë e përgjithshme