Në më pak se një orë u rezervuan dhe u kryen mbi 300 ekzaminime kardio falas nga Klinika Zhan Mitrev

Klinika Zhan Mitrev, si kompani me përgjegjësi sociale, tradicionalisht edhe këtë vit jep kontributin e saj në shënimin e Ditës Botërore të Zemrës më 29 shtator.Gjatë ditës u rezervuan dhe u kryen mbi 300 ekzaminime kardio falas nga 11 mjekë të nivelit të lartë të Klinikës Zhan Mitrev.

Ne besojmë në një botë në të cilën shëndeti i zemrës është e drejtë themelore e njeriut dhe element kyç i drejtësisë shëndetësore globale, prandaj në këtë ditë të gjithë kardiologët tanë në tre lokacionet në Shkup, Strumicë dhe Manastir kanë kryer kardio ekzaminime falas. Ekzaminimet konsistuan në kontrollin e presionit të gjakut, EKG, EKO të zemrës dhe natyrisht iu dhanë këshilla dhe udhëzime për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe për një jete të shëndetshme. Përmes këtyre aktiviteteve, ne si klinikë përpiqemi të rrisim ndërgjegjesimin tek popullata e përgjithshme dhe të promovojmë masa parandaluese për uljen e numrit të sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru në vend.

Aktivitetet e Klinikës Zhan Mitrev vazhdojnë edhe këtë të shtunë në Shkup në parkun e qytetit, në mbështetje të aksionit të përbashkët të organizuar nga Instituti për Shëndetin Publik dhe Organizata Zdrava Idnina, gjatë të cilit do të mund të kontrolloni falas presionin e gjakut dhe të konsultoheni me mjekët tanë endokrinologë dhe kardiologë.

29 shtatori – dita e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Zemrës, bashkon njerëz nga të gjitha vendet dhe prejardhjet në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare, frymëzon dhe inkurajon veprimet ndërkombëtare për të ruajtur shëndetin e zemrës. Fokusi është në informimin e njerëzve në mbarë botën se sëmundjet kardiovaskulare (CVD) janë shkaku kryesor i vdekjeve, duke marrë 18.6 milionë jetë çdo vit. Qëllimi është gjithashtu të inkurajohet kryerja e aksioneve për të edukuar njerëzit që duke kontrolluar faktorët e rrezikut si: përdorimi i duhanit, dieta jo e shëndetshme dhe pasiviteti fizik, të paktën 80% e vdekjeve të parakohshme që vijnë nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru mund të shmangen.

Ndarja e njohurive nëpërmjet ligjeratave është çelësi i përparimit

Në Spitalin klinik Zhan Mitrev në vazhdimësi mbahen ligjеrata profesionale nga fusha të ndryshme mjekësore. Të enjten e kaluar me temën “Kapërcimi i sfidave të reja në mjekësi”, ligjëruesi ynë i ftuar ishte eksperti I njohur në mbarë botën Prof. Dr. Eliezer Shalev nga Izraeli – Dekan i Shkollës Mjekësore Technion në Haifa. Ai është gjithashtu fitues i çmimit për arritje jetësore nga Ministria e Shëndetësisë e Izrelit për kontributin e tij të veçantë në zhvillimin e gjenetikës.

Ai me ligjëratën e tij i impresionoi të pranishmit duke treguar ekspertizën e tij dhe kuptimin e thellë të sfidave moderne në fushën e mjekësisë. Duke ilustruar me shembuj, ai foli për arritjet më të fundit në diagnostikimin gjenetik prenatal dhe terapitë gjenetike.

Hyrja ishte falas, gjë që u mundësoi të gjithë të interesuarve të përfshiheshin dhe të ndiqnin mbajtjen e këtij eventi. Shpresojmë që ky leksion/ligjeratë të nxisë ide të reja, kërkime dhe inovacione në mjekësi, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve.

Falenderime të mëdha ndaj Prof. Dr. Shalev për kohën e tij dhe që ndau njohuritë e tij gjatë kësaj ligjërate interesante. Shpresojmë të kemi më shumë mundësi për të dëgjuar nga ai dhe për të mësuar në të ardhmen nga ekspertiza e tij e pasur.

Natyrisht, një falënderim i veçantë për Dr. Milan Risteski – mjek onkolog në klinikën tonë, i cili ishte moderator i këtij eventi.

Çmime speciale gjatë muajit të shëndetit të gruas

Rezervoni terminin tuaj sot, jo nesër. Mos e lini për më vonë!

Temat shëndetësore që prekin femrat janë të shumta, si nga aspekti fizik ashtu edhe ai mendor.
Frika më e madhe vjen sigurisht nga shfaqja e mundshme e kancerit të gjirit apo vezoreve. Por ka edhe çështje që lidhen me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, çekuilibrin hormonal, sëmundjet e zemrës ose tiroides dhe shëndetin mendor.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo grua ti kushtojë kohë vetes për shëndetin e saj me qëllim parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin të sëmundjeve të mundshme.
Këtë vit për muajin e shendetit të gruas në Spitalin Klinik Zhan Mitrev kemi përgatitur çmime speciale dhe një paketë ofertash që përfshijnë lloje të ndryshme të analizave laboratorike, ekzaminime parandaluese dhe diagnostike.

Për më tepër informacion dhe për rezervimin e terminit që ju përshtatet, telefononi në 02/30 91 484.
Ekipi ynë ju mirëpret!

  • Eko e gjirit 1500 denarë
  • Mamografi 2D 2500 denarë
  • Mamografi 3D 5000 denarë
  • MR e gjirit ose mitrës (me kontrast) 14000 denarë
  • Paketa e hormoneve të vezores policistike (LH, FSH, Testosteron, Estradiol dhe insulinë) 2500 denarë
  • Tumor marker CA125 600 denarë
  • Tumor marker CA 15-3 600 denarë
  • Paketa e hormonit të osteoporozës (vitaminë D, Ca i jonizuar, parathormon) 2500 denarë
  • Osteodensitometria 1500 denarë
  • Ekzaminim gjinekologjik 2500 denarë
  • Ekzaminim gjinekologjik me eko/kolposkopi dhe Pap test 3500 denarë
  • FMS për inkontinencën urinare 1500 denarë
  • Ekzaminim urogjinekologjik me eko dhe teste për inkontinencë/prolaps 2500 denarë
  • Test për sëmundjet seksualisht të transmetueshme – 7 mikroorganizma (tampon/strisha gjinekologjike) 6000 denarë.
  • Test për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis dhe Neisseria gonorrhoeae) nga urina e parë e mëngjesit me metodën PCR 1800 denarë
  • Ekzaminimi endokrinologjik me hormone tiroide (TSH dhe FT4) 2550 denarë
  • Eko e tiroides 1500 denarë
  • Test për hormonet tiroide (FT4 dhe TSH) 1200 denarë
  • Test për hormonet tiroide (TSH, FT4 dhe FT3) 1500 denarë
  • Test për hormonet tiroide (aTPO, FT4 dhe TSH) 2000 denarë
  • Ekzaminim diabetik 1500 denarë
  • Ekzaminimi diabetik me sheqer tre mujor dhe sheqer të zakonshëm 2100 denarë
  • HbA1c dhe glicemi 600 denarë
  • Paketë analizash për persona obezë – analizë e gjakut me insulinë 700 denarë
  • Kontroll konsultativ me kirurg plastik 1500 denarë
  • Ekzaminim dermatologjik 1500 denarë

Me mbështetjen e Klinikës Zhan Mitrev, Klubi i Shahut “Shkupi 72” garon në Kampionatin Botëror të Shahut për Veteranët

Klubi i shahut veteran “Shkupi 72” është pjesë e kombëtares së Maqedonisë që garon në Kampionatin Botëror të shahut ekipor për veteranë, i cili zhvillohet nga 19 deri më 28 shtator në Strugë. Pjesëmarrja dhe gara e veteranëve të klubit “Shkupi 72” u mundësua me ndihmën financiare dhe materiale të Klinikës Zhan Mitrev si pjesë e angazhimit të saj për nxitjen e aktiviteteve rekreative në të gjitha grupmoshat.

Në përbërjen e kombëtares së klubit të shahut “Shkupi 72” janë FM (mjeshtri i FIDE-s) Ljubomir Ilic (kapiten), FM Aleksandar Kralevski, Ilija Stosevski, FM Ljubomir Haxhi-Manev dhe Mile Trajkovski. Në dy xhirot e para, shahistët tanë morën dy fitore të bujshme ndaj Italisë (e renditur e 9-ta) dhe Austrisë.

Pas 6 raundeve të luajtura, skuadra jonë është në vendin e 18-të me 5 pikë të fituara. Në raundin e shtatë (sot më 26.09) Maqedonia luan kundër Anglisë 2.

Turneu në Strugë luhet sipas sistemit zviceran të ndeshjeve, me 9 raunde. Në garë marrin pjesë 46 ekipe nga mbi 20 vende të botës, të ndara në dy kategori, ES-50 (mbi 50 vjeç) dhe ES-65 (mbi 65 vjeç).
Në turneun ES-50 marrin pjesë 22 ekipe kombëtare nga 15 vende. Në këtë kategori përfshihen edhe tri ekipe kombëtare për femra (Maqedonia, Anglia dhe Kina), si dhe Kombëtarja e Maqedonisë e shahisteve të verbër dhe me shikim të dobët.

Në turneun ES-65 marrin pjesë 26 ekipe kombëtare nga 18 vende. Vlerësimin më të lartë e kanë përzgjedhjet e Gjermanisë, Anglisë 1 dhe Izraelit. Në këtë kategori përfshihen edhe dy kombëtare për femra (Gjermania dhe Letonia).

Kombëtarja e Maqedonisë, e renditur në pozicionin e 18-të, përbëhet vetëm nga anëtarët e Klubit të Shahut Veteran “Shkupi 72”.

Gjithçka që duhet të dini për kardiomiopatinë hipertrofike

Kardiomiopatitë përfaqësojnë një grup heterogjen sëmundjesh të muskujve të zemrës që shoqërohen me anomali mekanike, funksionale dhe/ose elektrike që zakonisht çojnë në zhvillimin e hipertrofisë ose dilatimit të papërshtatshëm ventrikular. Ato ndodhin si pasojë e disa arsyeve, ndër të cilat predispozita gjenetike është më e zakonshme. Kardiomiopatitë mund të jenë sëmundje që prekin rreptësisht vetëm zemrën ose mund të jenë pjesë e një sëmundjeje të përgjithësuar sistemike, e cila shpesh çon në vdekje kardiovaskulare ose dështim progresiv të zemrës me cilësi të dëmtuar të jetës. Ky grup i madh sëmundjesh përfshin kardiomiopatinë hipertrofike.

Çfarë është kardiomiopatia hipertrofike dhe pse shfaqet?

Kardiomiopatia hipertrofike është një gjendje në të cilën vërehet trashje e shtuar (hipertrofi) e barkushes së majtë me përmasa të septumit interventrikular mbi 15 mm, pa një arsye specifike dhe të qartë. Me fjalë të tjera, hipertrofia nuk është për shkak të hipertensionit arterial ose stenozës së aortës. Është karakteristike se hipertrofia është asimetrike, barkushja e majtë ka një zgavër të vogël, ka një gradë presioni të rritur midis barkushes së majtë dhe daljes së saj, dhe indi i muskujve kardiak ka një pamje të njollosur. Sëmundja shfaqet si rezultat i mutacioneve në gjenet që kodojnë proteinat sarkomerike kardiake.

Pse është e rëndësishme që kjo sëmundje e zemrës të diagnostikohet menjëherë?

Diagnostikimi në kohë i kësaj gjendjeje është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kjo sëmundje shoqërohet me rrezikun e vdekjes së papritur kardiake. Kardiomiopatia hipertrofike është shkaku kryesor i vdekjes së papritur kardiake te atletët/sportistët (46%)! Në mbi 50% të rasteve, trashëgohet në mënyrë autosomike dominuese, që do të thotë se trashkëgohet nga prindi me një rrezik deri në 50%. Prandaj, këshillimi gjenetik rekomandohet për pacientin dhe anëtarët më të afërt të familjes.

Si manifestohet?

Shfaqja klinike e sëmundjes ndryshon. Pacienti mund të mos ketë simptoma prej vitesh dhe nëse ka, ato janë jo specifike (gulçim, lodhje, dhimbje gjoksi, të fikët, palpitacione), mund të kalojë kohë derisa të vërtetohet lidhja e tyre me gjendjen.

Si diagnostikohet?

Për diagnostikimin e kësaj gjendjeje kryesisht përdoret elektrokardiografia (EKG) dhe ekokardiografia, e cila në fakt është metoda kryesore (më e zakonshme) diagnostike përmes së cilës vërtetohet sëmundja. Gjithashtu, merret parasysh aplikimi i monitorimit 24-48 orësh të ritmit të zemrës Holter, ekokardiografisë së stresit dhe rezonancës magnetike të zemrës.

Si klasifikohet sëmundja?

Kardiomiopatia hipertrofike ka dy forma kryesore:

  • Obstruktive (1 – në nivelin e pjesës dalëse të barkushes së majtë ose 2- në pjesën e mesme të ventrikulit)
  • Jo-obstruktive (1- asimetrike ose 2 – apikale – që prekin vetëm majën e muskulit të zemrës).

Çfarë trajtimi mund të aplikohet?

Trajtimi mund të jetë:

  • medikamentoz (Beta-bllokuesit janë ilaçi i zgjedhur për pacientët simptomatikë, megjithëse medikamente të shumta përdoren sa herë që është e nevojshme).
  • operative (miektomia septale ose procedura Morrow).
  • ndërhyrëse/intervente (ablacioni i septumit me alkool).

Çfarë masash shtesë mund të zbatohen?

Me rrezikun e vdekjes së papritur kardiake, kur merren parasysh disa parametra klinikë dhe diagnostikues, vendoset një pajisje – një defibrilator kardioverter i implantueshëm (ICD). Parandalon në mënyrë të sigurt dhe efektive vdekjen e papritur kardiake te pacientët me rrezik të shtuar për aritmi ventrikulare.

Shumica e pacientëve me këtë sëmundje kanë një jetë normale dhe produktive, ndërsa një numër i vogël i tyre do të kenë simptoma të konsiderueshme dhe rrezik për shfaqjen e komplikimeve.

Pacientët duhet të shmangin aktivitetet sportive kompetitive/konkuruese, por nga ana tjetër duhet të mbajnë një mënyrë jetese të shëndetshme. Në varësi të simptomave dhe rrezikut të komplikimeve, ata mund të aplikojnë/kryejnë një shkallë të caktuar të sporteve rekreative.

Është tepër e rëndësishme që këta pacientë të mbajnë një indeks të shëndetshëm të masës trupore (BMI), të shmangin dehidratimin, konsumin e duhanit dhe alkoolit, veçanërisht në rastet e obstruksionit të pjesës dalëse të ventrikulit të majtë.

Pacientët duhet të shmangin frenuesit PDE-5 për shkak të vazodilatimit dhe hipotensionit kërcënues për jetën.

Shumica e pacientëve do të mund të përfshihen në procesin e punës. Kur planifikoni një shtatzëni, gjithmonë konsultohuni me mjekun specialist. Në mungesë të simptomave dhe faktorëve të rrezikut, fëmijët duhet të lejohen të kryejnë aktivitete fizike aerobike të lehta deri në mesatare, në përputhje me këshillën e kardiologut të tyre.

Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë, negociatat për partner strategjik nuk përfunduan me marrëveshje

Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë. Negociatat përfundimtare për hyrjen e partnerit strategjik, fondit holandez Balkan Alliance Healthcare, nuk përfunduan me marrëveshje përfundimtare. Ne mbetemi të përkushtuar në punën tonë në Klinikën Zhan Mitrev dhe zhvillimin e standardeve në kujdesin shëndetësor privat. Prioriteti ynë mbeten pacientët tanë dhe investimet në këtë fushë nuk do të kenë aspak rënie. Pas 23 vitesh ekzistence të suksesshme, ne vazhdojmë misionin e vendosjes së standardeve më të larta në shërbimet shëndetësore në vend.

Pavarësisht vështirësive me të cilat përballemi për shkak të bllokimit të llogarisë, ne vazhdojmë të investojmë dhe zhvillojmë. Aktualisht menaxhmenti i Klinikës nuk është duke negociuar me kompani të tjera të interesuara.

Sinusiti tek fëmijët


Kjo patologji është më e zakonshme gjatë muajve të dimrit dhe temperaturave të ulëta, por në raste përjashtuese mund të shfaqet edhe gjatë muajve të verës për shkak të përdorimit të kondicionerëve dhe ndryshimeve të temperaturës.

Sinuset janë zgavra kockore të mbushura me ajër në kockat e fytyrës dhe rreth hundës. Ato lidhen me zgavrat e hundës përmes hapjeve të vogla kockore. Sinusiti është inflamacion ose infeksion që shfaqet në zonën e zgavrave, sinuseve paranazale.

Zakonisht ndodh pas një ftohjeje virale. Konsiderohet si një gjendje e zakonshme që mund të haset shpesh por gjithashtu mund të trajtohet lehtësisht.

Si shfaqet sinusiti?

Gjatë çdo ftohjeje virale, membrana e sinuseve paranazale – mukoza – pezmatohet, ashtu si dhe mukoza e të gjitha rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (fyti, hunda, sytë). Normalisht, ky inflamacion ndalon në momentin kur ndalon edhe ftohja virale, e cila mund të zgjasë për rreth një javë. Por ndonjëherë, kur ka pengim të theksuar të zgavrave që lidhin sinuset me zgavrat e hundës dhe sekreti i tyre nuk drenohet (kullon) mirë, ndodh superinfektimi i asaj mukoze të pezmatuar nga bakteret e orofaringut tek fëmijët.

Në rastin e shfaqjes së superinfeksionit, simptomat e ftohjes rishfaqen, përkeqësohen ose vazhdojnë.

Cilat janë simptomat?

Zakonisht, sinusiti dyshohet kur ftohja zgjat më shumë se zakonisht, por gjithashtu ka edhe simptoma të tjera demosturese:

  • Kollë që nuk përmirësohet pas shtatë ose dhjetë ditëve të para të simptomave të ftohjes
  • Ftohje që fillimisht përmirësohet por zhvillon temperaturë dhe rritje të sekrecioneve
  • Ethe të vazhdueshme
  • Përkeqësimi i kongjestionit të hundës
  • Erë e keqe e gojës pas zgjimit
  • Mbidjeshmëri apo dhimbje gjatë prekjes së fytyrës

Cilat janë ndërlikimet e mundshme?

Ndër komplikimet më të zakonshme, sidomos tek fëmijët e vegjël, është infeksioni i orbitës së syrit (celuliti periorbital dhe orbital), i cili manifestohet me ënjtje me ngjyrë të kuqërremtë të qepallave të njërit sy, pa rrjedhje.

Nëse fëmija diagnostikohet me sinusit, ka shenja paralajmëruese që tregojnë shfaqjen e ndërlikimit të gjendjes: ethe të vazhdueshme pas 2-3 ditësh trajtimi me antibiotikë, inflamacion i syve, temperaturë e lartë, dhimbje koke e fortë, ndryshime në shikim, konfuzion, ngurtësim i qafës. Në këto raste rekomandohet të konsultoheni patjetër me mjekun.

Si mund të parandalohet?

Është e rëndësishme që fëmijët të kenë një kalendat të plotë vaksinimi për të shmangur infeksionet e shkaktuara nga bakteret agresive ose rezistente ndaj antibiotikëve. Tymi i duhanit shkakton acarim/irritim të mukozës së frymëmarrjes, ndaj rekomandohet gjithmonë që fëmija të mos jetë në ambient të ndotur nga tymi i duhanit.
Trajtimi me antibiotik i ftohjes së zakonshme NUK parandalon zhvillimin e sinusitit, përkundrazi, mund të favorizojë infeksionin nga bakteret rezistente.

Si trajtohet?

Sinusiti viral, i cili shfaqet gjatë ftohjes, nuk kërkon më shumë trajtim sesa larja e hundës me lëndë fiziologjike. Vitamina C, zinku, ekinacea, dekongestantët, antihistaminet sistemike ose mukolitikët nuk janë treguar të dobishëm në trajtimin e këtij problemi.

Përsa i përket diagnozës klinike të sinusitit bakterial, mjeku juaj do t’ju përshkruajë terapi me antibiotik të përshtatshëm për moshën e fëmijës, të cilin ai do ta marrë për 7-10 ditë si dhe do t’ju informojë për faktorët e mundshëm të rrezikut.

Ekipi profesional i otorinolaringologëve në Spitalin klinik Zhan Mitrev është në dispozicionin tuaj për të gjitha problemet tuaja shëndetësore që lidhen me veshin, hundën dhe fytin (ORL).

Rezervoni takimin tuaj në 02 3091 484

Çfarë është biostimulimi me laser?

Biostimulimi me laser përdor pajisje që gjenerojnë rrezatim laser me frekuencë të ulët në rrezen e dukshme infra të kuqe. Fuqia e këtyre rrezeve është nga 1 deri në 500 mW. Gjatë kryerjes së terapisë së biostimulimit me laser (LLLT), probabiliteti i efekteve anësore është shumë i ulët. Trajtimet janë absolutisht pa dhimbje, prandaj mund të përdoren për gjendje kronike, subakute dhe akute. Terapia kryhet nga fizioterapistë të specializuar në terapinë e sistemit muskuloskeletor.

Gjatë procedurës së trajtimit, temperatura e indeve rritet për më pak se 0,5 gradë Celsius. Laserët që gjenerojnë rrezatim 500-760 nm në gjatësi përdoren për të rrezatuar indet e vendosura cekët nën lëkurë, ndërsa në sëmundjet e vendosura më thellë indi rrezatohet me rrezatim infra të kuqe 800-950 nm.

Parametrat e trajtimit përshtaten me specifikat e sëmundjes dhe efektiviteti i trajtimeve varet nga përshtatja e duhur e tyre. Për kushte të ndryshme përdoren gjatësi vale të ndryshme rrezatimi dhe doza të ndryshme energjie.

Aplikimi i biostimulimit me laser

Cilat sëmundje/kushte trajton?
Kjo metodë e sigurt ka aplikim të gjerë në terapinë fizikale.
Indikacionet për përdorimin e biostimulimit me laser janë:

  • Ndryshimet degjenerative në kyçe
  • Ndryshimet degjenerative të shtyllës kurrizore
  • Neuralgji
  • Gjendje subakute dhe kronike të indeve
  • Gjendje subakute dhe kronike të kyçeve
  • Dekubite dhe hematoma
  • Epikondilit lateral
  • Gihti
  • Sindroma e tunelit karpal
  • Dhimbje muskulore për shkak të lëndimit
  • Spike kalkaneale
  • Fraktura, ndrydhje, dislokime
  • Paraliza nervore
  • Plagët që janë të vështira për t’u shëruar.

Si i ndihmon pacientët biostimulimi me laser?

Ky lloj rrezatimi laser me energji të ulët ka përfitimet e mëposhtme në inde:

  • antiedematoze
  • vepron ne menyre anti-inflamatore
  • ka përmirësim të mikroqarkullimit
  • përshpejtim në rindërtimin e indeve
  • stimulim në proceset imunologjike
  • stimulim të angiogjenezës,
  • rritje të potencialeve të aktivitetit me fibrat nervore,
  • rritje të aktivitetit të enzimës,
  • ndryshime në potencialin e membranave qelizore,
  • ndryshime në sekretimin e neurotransmetuesve, hormoneve dhe kininave.

Në nivelin qelizor, ndihmon në:

  • përshpejtimin e shkëmbimit të elektroliteve ndërmjet qelizës dhe mjedisit,
  • rritjen e aktivitetit biologjik,
  • efektin anti-mutagjenik,
  • rastin e ndryshimeve në strukturën e kristaleve të lëngëta të membranave biologjike
  • rritjen e sintezës së kolagjenit, proteinave, ARN dhe ATP.

Përveç kësaj, efekti i përdorimit të biostimulimit me laser ndihmon edhe në: rritjen e nivelit të endorfinës, rritjen e aktivitetit të pompës sodium-kalium, rritjen e sintezës së ATP, ADN-së dhe ARN-së, përthithjen më efikase të limfedemës, rritjen e fagocitozës dhe angiogjenezës dhe rritjen e numrit të mitokondrive në qelizë (metabolizëm më i shpejtë qelizor). Biostimulimi me laser është përdorur për shumë vite në terapinë fizikale. Kjo metodë rekomandohet veçanërisht në rastet e plagëve të vështira për t’u shëruar dhe për trajtimin e dhimbjeve.

Trajtimet që përdorin vetitë e dobishme të laserit përdoren aktualisht, ndër të tjera, në dermatologji, stomatologji, mjekësi sportive dhe kozmetologji.

Bllazhe Arsov
Fizioterapist i diplomuar
Specialisti për rehabilitim në kirurgji,
traumatologji dhe ortopedi