Çrregullimet disociative janë gjendje të shëndetit mendor që përfshijnë një ndjenjë shkëputjeje nga realiteti, domethënë një humbje e lidhjes midis mendimeve, kujtimeve, ndjenjave, mjedisit, sjelljes dhe identitetit. Këto kushte na ndajnë nga ngjarjet aktuale reale në mënyrë të padëshirueshme dhe jo të shëndetshme, duke shkaktuar probleme në funksionimin tonë të përditshëm.
Fjala “disociacia” do të thotë shkëputje nga të tjerët, nga bota përreth ose nga vetvetja. Nëpërmjet kësaj shkëputje mendja zgjedh një mënyrë për t’u përballur me stresin e tepërt.
Periudhat e shkëputjes mund të zgjasin një kohë relativisht të shkurtër (orë ose ditë) ose shumë më gjatë (javë ose muaj). Shumë individë me çrregullim disociativ kanë pasur një ngjarje traumatike në fëmijëri. Disociimi mund të ndodhë si një mënyrë për të përballuar stresin/traumën.
Simptomat
Simptomat e çrregullimit disociativ mund varjojnë, dhe mund të përfshijnë:
- Ndjenjë shkëputje nga vetja dhe bota përreth jush
- Humbje të kujtesës për periudha të caktuara kohore, ngjarje, njerëz dhe informacione personale
- Ndjenjë pasigurie për identitetin e dikujt ose përjetim i identiteteve të shumta të ndryshme
- Ndjenjë të lehtë dhimbje fizike
- Disa individë me çrregullime disociative kanë kriza. Ato mund të variojnë nga gjendje të fikëti deri në kriza që ngjajnë me kriza epileptike
- Përballje në mënyrë joadekuate e stresit, etj.
Shoqata Amerikane e Psikiatrisë përcakton tre çrregullime kryesore disociuese: depersonalizim-derealizim, amnezi dissociative dhe çrregullim të identitetit disociues.
Depersonalizim-derealizim
- Depersonalizimi përfshin ndjenjën e ndarjes nga vetvetja ose ndjenjën e ekzistencës jashtë vetes, sikur jemi në gjendje të shikojmë veprimet, ndjenjat, mendimet dhe veten tonë nga një distancë, domethënë si të shikojmë një film.
- Derealizimi përfshin ndjenjën se ne i perceptojmë njerëzit dhe gjërat e tjera sikur të ishin në ëndërr. Simptomat, të cilat mund të jenë shumë shqetësuese, mund të zgjasin me orë, ditë, javë ose muaj. Ato mund të shfaqen dhe zhduken për disa vite, ose mund të bëhen të vazhdueshme.
- Amnezia disociative mund të jetë specifike për ngjarjet që kanë ndodhur në një kohë të caktuar. Rrallë, megjithatë e mund të përfshijë humbje të plotë të kujtesës për veten. Ndonjëherë kjo përfshin një udhëtim të ndjekur pa kujtesë, dhe njihet si fuga disociative.
- Çrregullimi i identitetit disociativ – I njohur më parë si çrregullim i shumëfishtë i personalitetit, ky çrregullim përfshin “kalimin” ndërmjet dy ose më shumë identiteteve. Çdo identitet mund të ketë një emër unik, karakteristika dhe histori personale. Këto identitete ndonjëherë përfshijnë dallime në zë, gjini, sjellje dhe madje edhe cilësi fizike siç nevoja për syze. Ekzistojnë gjithashtu dallime që kanë të bëjnë me njohjen e secilit identit tek të tjerët. Çrregullimi disociativ i identitetit zakonisht përfshin gjithashtu periudha amnezie dhe shpesh përfshin periudha të ecjes pa qëllim konkret.
Diagnoza
Diagnoza zakonisht përfshin bisedën me individin ku komunikohen simptomat dhe një ekzaminim për të përjashtuar ndonjë gjendje specifike mjekësore që mund të shkaktojë simptomat. Ekzaminimi dhe vlerësimi shëndetësor shpesh përfshijnë referimin tek mjeku i shëndetit mendor me qëllim për të vendosur diagnozën.
Diagnoza mund të përfshijë:
- Ekzaminim fizik. Gjatë ekzaminimit është e nevojshme të shprehen ankesat/simptomat. Ndonjëherë nevojiten teste për të përjashtuar kushtet fizike që mund të shkaktojnë simptoma të tilla si humbja e kujtesës dhe ndjenjën e shkëputjes nga realiteti. Kjo ndodh gjatë: lëndimit në kokë, sëmundje të caktuara të trurit, mungesë të rëndë të gjumit dhe përdorim të drogës ose alkoolit.
- Ekzaminimi i shëndetit mendor – diskutimi i mënyrës se si një person mendon, ndihet apo sillet. Në ekzaminim mund të jetë i pranishëm edhe një person i afërt, një anëtar i familjes ose një mik që do të mund të shpjegojë një problem specifik shëndetësor të personit që ka nevojë për ekzaminim.
Psikoterapia
Psikoterapia quhet edhe terapi bisede ku mjeku profesionist i shëndetit mendor shpjegon për vetë çrregullimin dhe problemet që lidhen me të. Nëpërmjet psikoterapisë, kuptohet shkaku i gjendjes, por gjithashtu mund të ndihmojë në zhvillimin e mënyrave të reja të trajtimit të situatave stresuese. Me kalimin e kohës, mjeku i shëndetit mendor mund të ndihmojë pacientin/individin të çlirohet dhe spontanisht të flasë për ngjarje tronditëse, shqetësuese ose të dhimbshme nga e kaluara. Kjo zakonisht ndodh pas vendosjes së një marrëdhënie besimi me mjekun.
Trajtimi
Trajtimi për çrregullimet disociative mund të ndryshojë në varësi të llojit të çrregullimit. Trajtimi në përgjithësi përfshin psikoterapi dhe mjekim me barna.
Barna
Megjithëse nuk ka medikamente që trajtojnë në mënyrë specifike çrregullimet disociative, barnat/ilaçet kundër depresionit, ilaçet kundër ankthit ose antipsikotikët janë të përshkruara për të lehtësuar simptomat dhe për tu perballur me lehtë me sfidat e përditshme.