Bëni një hap përpara në luftën kundër diabetit!

Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit (ADA), prediabeti është një gjendje e niveleve të rritura të glukozës në gjak mbi vlerat normale, por që ende nuk janë mjaft të larta për t’u kategorizuar si diabet. Pacientët me diabet pothuajse gjithmonë e kalojnë periudhën e prediabetit, në shumicën e rasteve pa vënë re ndonjë ndryshim. Faktorët e rrezikut për shfaqjen e prediabetit janë në thelb të njëjtë me ato të diabetit.

Këto faktorë rreziku përfshijnë moshën mbi 45 vjeç, historinë familjare pozitive të diabetit, rritjen/shtimin e peshës trupore (e ndjekur nga hiperinsulinemia ose rezistenca ndaj insulinës), praninë e sindromës metabolike (rritjen e presionit të gjakut, kolesterolit dhe shtimit në peshë), pasivitetin fizik dhe faktorë të tjerë të ngjashëm.

Simptomat mund të jenë ose jo të pranishme. Simptomat më të shpeshta janë si në rastin e diabetit, tharja e gojës, etja, urinimi i shpeshtë, rritje e oreksit etj., si dhe mund të ndodhin edhe disa nga ndërlikimet që ndodhin te diabeti. Prediabeti manifestohet në dy gjendje: me dëmtim/ҫrregullim të glicemisë esëll dhe dëmtim të tolerancës ndaj glukozës. Prediabeti manifestohet në dy gjendje: me dëmtim/ҫrregullim të glicemisë esëll dhe dëmtim të tolerancës ndaj glukozës. Çrregullimi i glicemisë esëll diagnostikohet me evidentimin e vlerave të rritura të glicemisë esëll me gjetje të rregullta në testin oral për tolerancën e glukozës.

Ndërsa me tolerancë të dëmtuar/ҫrregullt të glukozës, kemi vlera më të larta se normale në orën e dytë gjatë testit oral të tolerancës së glukozës, por gjithsesi më të ulëta se 11.1 mmol/l. Tek disa pacientë mund të përballemi me të dyja gjendjet në të njëjtën kohë. Për diagnozën përdoren kriteret e mëposhtme: matja e glicemisë esëll 5,61 mmol/l – 6,91 mmol/l, vlera e hemoglobinës së glikozuar HbA1c 5,7% – 6,4% dhe vlera e glicemisë e matur në orën e dytë gjatë testit oral të tolerancës së glukozës me 7,81 mmol. /l – 11,1 1 mmol/l.

Në shumicën e rasteve, parashtesa “pre” diabet jep një efekt nënvlerësues për sa i përket kuptimit të përgjithshëm të kësaj gjendjeje, e cila merret fare lehtë, madje harrohet se ekziston. Duhet ditur se në këtë fazë tashmë fillon procesi i dëmtimit të enëve të vogla të gjakut të zemrës, syve, trurit dhe veshkave.

Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, këta pacientë kanë një rrezik të vazhdueshëm të zhvillimit të diabetit të tipit 2 (rrezik 25-40% gjatë 5 viteve të ardhshme) dhe një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare.

Klinika Zhan Mitrev është ura lidhëse e kujdesit mjekësor të lartë dhe profesionistëve me arsim të lartë të dedikuar ndaj pacientëve

Çfarë ju ka motivuar për të ndjekur neurokirurgjinë si specialitet?

Dr. Taushanov: Gjithmonë kam pasur interes për të ditur se si funksionojnë njerëzit dhe për një kohë të gjatë kam menduar se psikiatria do të jetë specialiteti im. Gjatë studimeve të mia për mjekësi, në vitin e 5-të pata mundësinë të asistoja në neurokirurgji dhe të shikoja në praktikë trurin dhe neuroanatominë e studiuar. Atëherë më lindi dëshira për të ndihmuar pacientët duke iu hequr një substrat patologjik që ua prish jetën e përditshme.

Çfarë ju tërhoqi për të punuar në Klinikën Zhan Mitrev dhe si ndikon kjo klinikë në zhvillimin tuaj profesional?

Dr. Taushanov: Mundësia për të punuar në një institucion mjekësor të njohur dhe mundësitë për të qenë pjesë e një ekipi në të cilin vazhdimisht investohet në njohuri. Nuk ndodh shpesh që institucioni ku punoni të inkurajojë zhvillimin tuaj profesional dhe t’ju ofrojë gjithçka që ju nevojitet për të aktivizuar në maksimum potencialet tuaja për të ndihmuar pacientët. Klinika Zhan Mitrev njihet për investimet e madha në stafin e saj për të mundësuar rritjen profesionale, duke ndjekur të gjitha trendet e reja teknologjike dhe shkencore të aplikuara në mjekësi, me anë të kongreseve, simpoziumeve dhe aktiviteteve të tjera shtesë. Kjo është pikërisht ajo që gjeta këtu dhe mendoj se kjo kontribuon në faktin se Klinika Zhan Mitrev është kombinimi perfekt i kujdesit të lartë mjekësor dhe profesionistëve me njohje/dije të larta dhe të përkushtuar ndaj pacientëve.

A ka programe mentorimi dhe trajnimi për mjekët e rinj në Klinikën Zhan Mitrev dhe cilat janë mundësitë tuaja për edukim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional brenda klinikës?

Dr. Taushanov: Klinika Zhan Mitrev punon sipas standardeve më të larta dhe ofron edukim të vazhdueshëm dhe përmirësim të aftësive neurokirurgjike, duke ofruar mundësinë për të punuar dhe mësuar nga specialistët më të mirë të neurokirurgjisë në Evropë. Me hapjen e departamentit të ri të neurokirurgjisë, në mënyrë të pashmangshme do të pasojnë bashkëpunime me emra të njohur të kësaj fushe, që është një rritje e rëndësishme e ekspertizës sonë dhe pikërisht për këtë unë si drejtues i departamneti shoh një potencial të madh për zhvillim personal në të ardhmen, por edhe në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në vend. Një qasje e tillë është në funksion të qëllimit tone më të madh, që është ofrimi i zgjidhjeve superiore për pacientët.

Si i vlerësoni pajisjet dhe teknologjinë në Klinikën Zhan Mitrev për sa i përket ndërhyrjeve neurokirurgjikale dhe a ka ndonjë procedurë apo metodë specifike që përdoret në këtë klinikë që nuk është e ofrohet nga spitalet e tjera?

Dr. Taushanov: Spitali është i pajisur me teknologjinë më të fundit dhe gjithmonë përpiqet të sigurojë pajisje që do të ofrojnë rezultate më të mira për pacientët. Për momentin po fillojmë ndërhyrjet operative dhe pres që në një kohë të shkurtër të aplikojmë ndërhyrjet operative me teknika moderne me të cilat do të dallojmë nga klinikat e tjera. Tek ne, në çdo departament apo degë të mjekësisë, ndiqen metodat më të fundit teknologjike. Dhe kjo është arsyeja pse ne jemi një nga sistemet shëndetësore mjekësore më të pajisura dhe më gjithëpërfshirëse në rajon.

Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballen mjekët e rinj në Maqedoni, veçanërisht në specialitete si neurokirurgjia?

Dr. Taushanov: Përgjegjësitë e mëdha gjatë specializimit, orët e shumta në punë dhe gjetja e kohës për të studiuar. Menaxhimi i njëkohshëm i jetës private dhe familjare. Nëse do ti veçoja, më të vështirat kanë qenë orët e punës, të cilat shpesh ishin më shumë se 100 orë në javë, por është një sakrificë e tolerueshme për çdo jetë të shpëtuar. Realizimi i potencialit profesional vijon nga kjo. Pasi ti keni kaluar të gjitha këto dhe keni investuar një pjesë të madhe të jetës suaj për të plotësuar veten si specialist që mund të ndihmojë pacientët, shumë mjekë të rinj përballen pengesa për realizimin profesional. Ky potencial duhet të njihet, të përdoret për të mirën e përbashkët dhe të rritet. Jo të gjitha qendrat shëndetësore private dhe publike e kanë këtë qasje. Dhe kjo është sfida më e madhe për mjekët e rinj.

A ka mundësi të mjaftueshme për zhvillim dhe avancim profesional në vend, apo mendoni se shumica e mjekëve të rinj janë të detyruar të kërkojnë punë jashtë vendit?

Dr. Taushanov: Ka mundësi të mjaftueshme për zhvillim dhe avancim profesional në vend, edhe pse qasja nuk është gjithmonë e lehtë dhe e disponueshme për të gjithë. Besoj se pikërisht kjo është arsyeja që shumë mjekë të rinj kërkojnë mundësi jashtë vendit dhe të përmbushin ambicien e tyre atje. Megjithatë, ka shumë shembuj të kolegëve që shkojnë jashtë vendit ku mësojnë nga specialistë të mirë dhe më pas kthehen për të përmirësuar nivelin e shëndetësisë, dhe këta anë një shembull pozitiv, njëri prej tyre është edhe doktor Zhan Mitrev.

Dr. Mihajllo Taushanov
Specialist në neurokirurgji

Së bashku ta ndryshojmë pamjen e shëndetit të meshkujve

Çdo nëntor, tradicionalisht i bashkohemi lëvizjes MOVEMBER për të shënuar muajin kushtuar ndërgjegjësimit për shëndetin e meshkujve.
MOVEMBER është një ngjarje vjetore ku meshkujt inkurajohen të rrisin simbolikisht mustaqet për të shënuar muajin e ndërmarrjes së veprimeve për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin e tyre. Kjo lëvizje filloi si një iniciativë për tu përballur me kancerin e prostatës, por tashmë kjo iniciativë ka evoluar duke përfshirë ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe sëmundje të tjera që prekin pikërisht këtë popullatë.

Bashkohuni me ne në luftën për shëndetin e meshkujve duke rritur mustaqet gjatë MOVEMBER!
Mos harroni se ne jemi këtu për t’u kujdesur për ju dhe shëndetin tuaj dhe kemi përgatitur çmime speciale promovuese.
Nëse keni ndonjë simptomë, mos hezitoni të rezervoni konsultën tuaj me ekipin tonë të mjekëve në numrin 02/3091-484.

  • Analiza biokimike (tumor marker PSA) 600 denarë
  • Urina për urokulturë 450 denarë
  • Ekzaminimi urologjik 2.500 denarë
  • Rezonancë magnetike e prostatës 16.000 denarë
  • Ekzaminimi nefrologjik (i veshkave) 2.000 denarë
  • Ekzaminimi specialistik ORL 2.000 denarë
  • FMS për inkontinencë urinare/fekale 2.000 denarë
  • Ekzaminimi ortopedik 2.000 denarë
  • Ekzaminimi i gjëndrës tiroide me EKO 2.000 denarë
  • Ekzaminimi abdominal me EKO 2.000 denarë
  • Ekzaminimi stomatologjik/dentar 500 denarë
  • Ekzaminimi oftalmologjik/okulistik 1710 denarë
  • Ekzaminimi dermatologjik 2.000 denarë
  • Dermoskopi digjitale 5.000 denarë
  • Terapi me oksigjen në dhomë Hiperbarike 1 trajtim 4.000 denarë
  • Kolonoskopi me anestezi 18.000 denarë
  • Gastroskopi me anestezi 18.000 denarë
  • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme – 14 mikroorganizma (nëse bëhet edhe ekzaminim urologjik, çmimi i ekzaminimit është) – 2.500 denarë
  • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme – 14 mikroorganizma 3.990 denarë
  • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme 3 në të njëjtën kohë (Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis dhe Neisseria gonorrhoeae) nga urina e parë e mëngjesit (me metodën PCR) 1.800 denarë.
  • Sekuencionimi i ekzomit – sëmundjet kardiovaskulare, kanceri ose sëmundje të tjera specifike 60.000 denarë.

Mënjanimi i tumorit 35 kg tek pacienti në klinikën Zhan Mitrev

Ekipi i mjekëve nga Klinika Zhan Mitrev i udhëhequr nga doktor Zhivorad Kocevski kirurg plastik, ka mënjanuar një tumor me peshë 35kg dhe 85cm. Formimi i tumorit, për të cilin analiza rezultoi beninje, ishte në pjesën e poshtme të barkut. Pas operacionit dhe heqjes me sukses të tumorit, pacienti është mirë dhe po monitorohet shërimi i tij.

Pranimi i pacientit dhe heqja me sukses i një tumor të përmasave të tilla edhe për mjekët e Klinikës Zhan Mitrev paraqet një operacion revolucionar që i ka shpëtuar jetën pacientit pasi i është refuzuar operacioni nga disa klinika.

Deri më tani, në praktikën mjekësore në vend nuk është kryer asnjë ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e një forme tumorale të kësaj përmase dhe në literaturën mjekësore përshkruhet trajtimi i masave të tilla deri në 40cm.

Me zgjerimin e aktiviteteve të saj, Klinika Zhan Mitrev vazhdimisht prezanton ndërhyrje të reja kirurgjikale dhe terapeutike dhe vendos standarde të reja në praktikën shëndetësore në vend, për kujdes dhe shërbim më të mirë shëndetësor për pacientët.

Punonjësit e Klinikës Zhan Mitrev dhe familjet e tyre dhuruan gjak

Më shumë se 70 punonjës të Klinikës Zhan Mitrev, personel mjekësor dhe jomjekësor kanë dhuruar vullnetarisht gjak. Dhe këtë herë, aksioni i dhurimit të gjakut u mbështet nga familjet e tyre të cilët gjithashtu dhuruan gjak.

Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut në Klinikën Zhan Mitrev është një aktivitet tradicional që organizohet për herë të katërt dhe është pjesë e memorandumit të dhurimit të gjakut të nënshkruar me Blood Bank TENK.

Organizohet dy herë në vit në bashkëpunim me Institutin për Mjekësi transfuzione, , Blood Bank TENK dhe në prani të vullnetarëve nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhurohen sasi të konsiderueshme gjaku për nevojat e Institutit.

Me mbajtjen e këtyre aksioneve të rregullta të dhurimit të gjakut, dhurimi vullnetar i gjakut në Klinikën Zhan Mitrev po fiton gjithnjë e më shumë mbështetjen e një numri të madh të punonjësve dhe familjeve të tyre. Në këtë mënyrë Klinika Zhan Mitrev dhe secili nga punonjësit individualisht kontribuojnë në rritjen e kulturës shëndetësore dhe ndërgjegjësimit të popullatës për nevojën e vazhdueshme për dhurimin e gjakut.