Klinika Zhan Mitrev mbështeti me krenari koncertin më të madh të Dino Merlin në Shtip

Këtë fundjavë, qyteti Shtip ishte qendra e ngjarjes më të madhe muzikore në Maqedoni – koncertit spektakolar të yllit të muzikës ballkanike Dino Merlin. Ngjarja mblodhi mbi njëqind mijë vizitorë të cilët shijuan një mbrëmje të paharrueshme plot emocione, prodhim të nivelit botëror dhe një atmosferë të jashtëzakonshme.

Si pjesë e misionit të saj për të mbështetur ngjarjet kulturore dhe shoqërore që sjellin gëzim dhe bashkim, Klinika Zhan Mitrev me krenari qëndroi pas këtij spektakli të madh muzikor.
Me nisma të tilla, klinika demonstron edhe një herë përkushtimin e saj jo vetëm ndaj shëndetit të njerëzve, por edhe ndaj mbështetjes së ngjarjeve që pasurojnë komunitetin tonë.
Misioni ynë ka qenë gjithmonë kujdesi për njerëzit. Mbështetja e ngjarjeve që bashkojnë, frymëzojnë dhe sjellin gëzim në komunitet është pjesë e këtij misioni.

Roli i probiotikëve në shëndetin e zorrëve

Shëndeti i zorrëve është thelbësor për mirëqenien e përgjithshme, pasi ndikon në tretjen e ushqimit, thithjen e lëndëve ushqyese dhe sistemin imunitar. Nga këtu, do të theksonim se probiotikët luajnë një rol themelor në ndihmën për të ruajtur një ekuilibër të duhur në mikrobiomën e zorrëve.

Çfarë janë probiotikët?

Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që, kur konsumohen në sasi të përshtatshme, ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore. Ato gjenden në ushqime të fermentuara si kosi, kefiri, lakra turshi, si dhe në shtesa të caktuara dietike.

Përfitimet e probiotikëve për shëndetin e zorrëve

Konsumi i rregullt i probiotikëve mund të ndihmojë në:

  • Rivendosjen e ekuilibrit të mikrobiomës së zorrëve, veçanërisht pas përdorimit të antibiotikëve.
  • Përmirësimin e tretjes së ushqimit dhe thithjen e lëndëve ushqyese, si dhe mbështetjen e metabolizmit.
  • Forcimin e sistemit imunitar, duke zvogëluar rrezikun e infeksioneve të zorrëve.
  • Parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës, siç janë sindroma e zorrës së irrituar, diarreja dhe kapsllëku.
  • Zvogëlimin e inflamacionit të zorrëve, duke ndihmuar në gjendjet e tilla si koliti ulceroz dhe sëmundja e Crohn-it.

Probiotikët dhe ushqimi: Si t’i përfshini në dietën tuaj

Për të përfituar nga përfitimet e tyre, rekomandohet të përfshini ushqime të pasura me probiotikë në dietën tuaj, të tilla si:

  • Produkte qumështi të fermentuara: kos natyral, kefir dhe gjizë.
  • Perime të fermentuara: lakër turshi dhe turshi të tjera të fermentuara në mënyrë natyrale.
  • Pije të fermentuara: kombucha, uthull molle e fermentuar në mënyrë natyrale.

Këshilla dhe rekomandime mbi ushqimet e pasura me probiotikë apo cilin lloj probiotiku duhet të përdorni mund të merrni gjithashtu nga një nutricionist.

Rëndësia e këshillimit ushqimor

Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e zorrëve dhe të mësoni më shumë rreth rolit të probiotikëve, rezervoni konsultën tuaj në departamentin tonë të gastroenterohepatologjisë ose konsultohuni me nutricionisten tonë MSc. Tatjana Pavllova, dhe do të merrni këshillat e personalizuara që ju nevojiten.

MSc. Tatjana Pavllova
Nutricioniste

Klinika Zhan Mitrev vazhdon të mbështesë futbollistët më të rinj

Spitali Klinik Zhan Mitrev me krenari mbështeti “International Football Tournament “Ilinden Cup” i cili u mbajt javën e kaluar në Shkup.

Si pjesë e përgjegjësisë tonë sociale dhe angazhimit tonë ndaj shëndetit të sportistëve më të vegjël, siguruam për ta dy autoambulanca së bashku me një ekip mjekësor të cilët ishin të pranishem në fushat e futbollit gjatë gjithë turneut, me qëllim ofrimin e mbështetjes mjekësore dhe profesionale në kohë. Misioni ynë është që fëmijët të shijojnë sportet me një ndjenjë sigurie, duke e ditur se shëndeti i tyre është gjithmonë në radhë të parë.

“Ilinden Cup” është një turne futbolli për fëmijë të moshës 8 deri në 13 vjeç, i cili u mbajt për herë të tretë këtë vit në Komunën e Ilindenit. Turneu u organizua nga shkolla e futbollit “Grozdanoski” dhe u mbajt në disa fusha, në Marino, Ilinden dhe Kadino, ku morën pjesë ekipe nga disa vende, dhe u mbajt nga data 12 deri më 14 shtator.

Shtatori – Muaji i ndërgjegjësimit për demencën e sëmundjes Alzheimer

Është normale që mosha dhe plakja të shkaktojnë ndryshime dhe një rënje të funksionit të organeve, përfshirë edhe trurin. Megjithatë, ekziston një ndryshim i madh midis harresës normale dhe fillimit të demencës, prandaj nevojitet një profesionist për të bërë një diagnozë të saktë.

Forma më e zakonshme e demencës është sëmundja e Alzheimerit. Është një sëmundje komplekse neurodegjenerative që prek proceset e kujtesës, arsyetimin, sjelljen, emocionet dhe aftësinë për të

Kur fillojnë ndryshimet psikologjike tek njerëzit me demencë të Alzheimerit, familjet janë shpesh të parat që vënë re se diçka nuk është më siç ishte më parë. Njohja dhe diagnoza e hershme janë çelësi për t’i mundësuar çdo personi të përmirësojë cilësinë e jetës së tij dhe të planifikojë kujdesin.

Simptomat që familjet i vënë re më shpesh në jetën e përditshme:

  • Harresa e shpeshtë e ngjarjeve të fundit. Për shembull: të harruarit se ku i keni lënë syzet ose çelësat, ose përsëritja e të njëjtës pyetje disa herë.
  • Vështirësi në planifikim dhe organizim. Për shembull: vështirësi në gatim sipas recetave, në pagesën e faturave ose në mbajtjen nën kontroll të punëve të shtëpisë.
  • Humbja ose lënia e objekteve në vende të papërshtatshme. Për shembull: vendosja e një portofoli në frigorifer ose e këpucëve në sirtarin e kuzhinës.
  • Çorientim në kohë dhe hapësirë/ambient.
  • Pacienti mund të mos e dijë se çfarë dite është, të humbasë në një rrugë të njohur ose të mos njohë një vend të njohur më parë. Më vonë, ai mund të mos i njohë të dashurit e tij ose të mos jetë në gjendje t’i thërras në emër ata.
  • Ndryshime të personalitetit dhe humorit: Ankth, nervozizëm, tërheqje/mbyllje në vetvete, pasiguri ose trishtim pa ndonjë arsye të dukshme.
  • Probleme me të folurit dhe gjuhën: Vështirësi në gjetjen e fjalëve të duhura, fjalor i reduktuar, përzierje fjalësh ose përsëritje.
  • Aftësi të reduktuara në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve: Vështirësi në zgjedhjen e rrobave, menaxhimin e financave ose marrjen e vendimeve të përditshme.

Përse është e rëndësishme njohja e hershme e simptomave?

  • Për fillimin në kohë të trajtimit mjekësor për gjendjen,
  • Për planifikimin e kujdesit dhe sigurisë në shtëpi,
  • Për përshtatjen e aktiviteteve dhe rutinës së përditshme,
  • Për mbështetjen nga ana e familjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit.

Nëse ju ose një anëtar i familjes përjetoni konfuzion, harresë ose vështirësi në funksionimin e përditshëm, me raste ose vazhdimisht, mund të rezervoni konsultën tuaj  me Dr. Marija Kostadinovska, specialiste psikiatre, për të ndjekur rrjedhën e gjendjes dhe për të marrë tajtimin individual të mëtejshëm.

Kontrolli i parë i trenjakeve të lindura në javën e 31 të shtatzanisë

Këto ditë mirëpritëm tre motrat tona të lindura në javën e 31-të të shtatzënisë. Kanë kaluar rreth dy muaj e gjysmë që nga lindja e tyre. Trenjaket janë në gjendje të mirë të përgjithshme, rritja dhe zhvillimi i tyre korrespondojnë me moshën e tyre. Rritja dhe zhvillimi i tyre i shëndetshëm, së bashku me buzëqeshjet e prindërve të tyre, janë shpërblimi ynë më i madh.

Ne këshillojmë monitorim vigjilent të rritjes dhe progresit, kontrolle të rregullta mjekësore dhe zbatim të rekomandimeve të mjekëve – si të ushqehen siç duhet, si të stimulojnë zhvillimin e duhur dhe si të mbrohen nga infeksionet e mundshme. Theksojmë veçanërisht rëndësinë e vaksinimeve të rregullta dhe monitorimit të zhvillimit psikomotorik.

Në Qendrën tonë për nënën dhe foshnjën, çdo i porsalindur merr katër kontrolle falas gjatë muajit të parë të lindjes nga mjeku pediatër/neonatolog. Nëse është e nevojshme, ka koordinim me mjekë të tjerë për ekzaminime dhe konsulta shtesë, në mënyrë që të sigurohet kujdes i plotë për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës.

Trajnime për mbrojtje dhe shpëtim të mbajtura në Spitalin klinik Zhan Mitrev

Gjatë këtij muaji, klinika jonë po zbaton trajnime mbi mbrojtjen dhe shpëtimin, të organizuara nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Trajnimet do të ndiqen nga të gjithë punonjësit e klinikës në përputhje me standardet dhe politikat e JCI. Me këtë aktivitet, Spitali Klinik Zhan Mitrev konfirmoi edhe një herë angazhimin e tij për sigurinë e pacientëve, vizitorëve dhe punonjësve, si dhe për pajtueshmërinë me standardet më të larta ndërkombëtare për cilësi dhe siguri.