Me rastin e 29 Tetorit – Dita Botërore e Goditjes në Tru, sot në hollin e Klinikës “Zhan Mitrev” u mbajt një aktivitet edukativ nën moton “Një sekondë ndryshon gjithçka”. Aktiviteti ishte pjesë e iniciativës globale për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin e goditjes në tru dhe ndërhyrjen e hershme dhe ngjalli interes të madh tek vizitorët dhe pacientët.
👩⚕️ Mjekët tanë matën tensionin e gjakut, ndanë këshilla shëndetësore dhe mbajtën një prezantim edukativ me temën “Si ta dalloni shafqjen e goditjes në tru – Simptomat dhe hapat e para për reagim”.
👉 Të pranishmit patën mundësinë për konsulta falas me mjek neurolog dhe kardiolog, dhe atmosfera ishte e mbushur me interes, pyetje dhe dëshirë për të mësuar më shumë rreth shëndetit të tyre.
Me këtë aktivitet, Klinika “Zhan Mitrev” konfirmoi edhe një herë angazhimin e saj për parandalimin, edukimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve që mund të kërcënojnë shëndetin e trurit dhe zemrës.
❤️ Kujdesi për trurin tuaj fillon me kontrollin e zemrës suaj.
Qendra për nënën dhe foshnjën në Klinikën Zhan Mitrev po feston një vjetorin e saj të suksesshëm, të mbushur me gëzim, përkushtim dhe qindra momente të lumtura. Gjatë vitit të parë të funksionimit, kjo qendër moderne në kujdesin neonatal ndihmoi në lindjen e 167 foshnjave dhe krijoi 167 familje të reja.
Në dymbëdhjetë muajt e fundit, histori të shumta emocionale kanë kaluar në Qendrën për nënën dhe fashnjën – nga foshnja më e vogël e lindur me peshë vetëm 1270 gramë, deri te foshnja më e madhe e lindur spontanisht me peshë 4630 gramë. Secila prej tyre është provë se njohuria, përvoja dhe teknologjia, kur kombinohen, krijojnë gjënë më të bukur – jetë të re.
“Ne kemi krijuar një qendër neonatologjike ku nëna dhe foshnja janë fokusi më i madh – me sigurinë, rehatinë dhe ngrohtësinë që meriton çdo familje. Vizioni ynë është që çdo lindje të jetë një përvojë e bukur, e sigurt dhe pa frikë, e mbushur me besim, profesionalizëm dhe kujdes. Në këtë vit, ne kemi vërtetuar se obstetrika mund të zhvillohet edhe në Maqedoni sipas standardeve më të larta botërore – me teknologji mjekësore të përparuar, një ekip specialistësh me përvojë dhe një qasje që kombinon shkencën dhe humanizmin”, u shpreh drejtori mjekësor Dr. Emil Stoicovski.
Qendra për nënën dhe foshnjën është ndërtuar në një sipërfaqe prej mbi 800 metrash katrorë dhe e pajisur me teknologjinë më moderne mjekësore. Ajo ka dy salla lindjeje, një sallë operacioni, dhoma rikuperimi, një ordinance neonatologjie dhe gjinekologjie, si dhe dhoma apartamentesh që ofrojnë privatësi dhe rehati në periudhën pas lindjes. Zonat në të cilat operon Qendra përfshijnë tre tremujorët e shtatzënisë, kryerjen e testeve diagnostikuese, HSG, teste gjenetike si amniocenteza, biopsia korionike, ultratingulli dhe testet jo invazive prenatale. Ekipi, i cili përbëhet nga obstetër-gjinekologë, neonatologë, anesteziologëdhe infermierë, ofron kujdes të plotë para, gjatë dhe pas lindjes, dhe janë në dispozicion 24 orë ҫdo ditë.
Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal (NICU), në Qendrën për nënën dhe foshnjën, ofron trajtim dhe kujdes për të porsalindurit e parakohshëm dhe me rrezik të lartë. Një nga momentet më të rëndësishme të vitit të kaluar ishte lindja e trinjakëve, të lindur në javën e 31-të të shtatzënisë. Ky rast i rrallë konfirmoi ekspertizën dhe përgatitjen e lartë të ekipit mjekësor, por gjithashtu simbolizon humanizmin dhe përkushtimin ndaj çdo të porsalinduri.
Qendra ofron një gamë të plotë shërbimesh për nënën dhe foshnjën – monitorim të shtatzënisë, teste diagnostikuese dhe gjenetike, teste jo-invazive prenatale, kujdes dhe këshillim pas lindjes. Vëmendje e veçantë i kushtohet qasjes individuale, ku mjeku gjinekolog që ndjek shtatzëninë është i pranishëm gjatë lindjes, duke siguruar besim dhe vazhdimësi në momentin tuaj më të rëndësishëm.
Me vetëm një vit funksionim, Qendra për nënën dhe foshnjën është pozicionuar si qendra kryesore neonatologjike në vend, duke dëshmuar çdo ditë se suksesi matet me njësinë më të bukur – me jetë të re.
Klinika Zhan Mitrev vazhdon angazhimin e saj për të mbështetur talentet e reja, kulturën dhe artin maqedonas. Si pjesë e këtij misioni, klinika ishte mbështetja i dyshes së re muzikore Janev dhe Lazarova, të cilat prezantuan pasurinë tonë muzikore në skenën e madhe në Nju Jork.
Në sallën e mbushur plot e përplot të qendrës prestigjioze muzikore “The DiMenna Center for Classical Music” në zemër të Manhatanit, u mbajtën koncertet e fituesve të International Youth Music Competitions (IYMC) – një ngjarje globale që bashkon muzikantët e rinj më të talentuar nga e gjithë bota.
Dyshja – Zlatica Lazarova dhe Juliana Janev, studente në Qendrën e Arteve Muzikore “Sergej Mihajlov” – Shtip, performuan në skenë, duke i kënaqur të pranishmit me një interpretim virtuoz të “Rapsodisë nr. 2” nga Franz Liszt dhe duke marrë duartrokitje të gjata.
“Është një sfidë e madhe të performosh në një koncert kaq gala midis instrumentistëve më të mirë nga e gjithë bota. Për mua, kjo ishte një ëndërr e bërë realitet dhe një nxitje e madhe për të ardhmen. Falënderoj Dr. Zhan Mitrev për mbështetjen që më mundësoi të realizoj këtë udhëtim që kam ëndërruar prej vitesh. Do të vazhdoj me entuziazëm edhe më të madh, sepse tashmë ka njerëz dhe institucione që e vlerësojnë sinqerisht artin”, tha pianistja e re Zlatica Lazarova, duke ndarë përshtypjet e saja nga performanca në Nju Jork.
Me nisma të tilla, Klinika Zhan Mitrev konfirmon edhe një herë statusin e saj si një organizatë me përgjegjësi shoqërore, e cila beson se investimi te artistët e rinj është një investim në të ardhmen e shoqërisë sonë.
Ndeshja ndërkombëtare e walking football u luajt ndërmjet ekipit të Klinikës Zhan Mitrev “Wild hogs” dhe klubit kroat “Mladi Starci” nga Zagrebi në prani të personave nga trupi diplomatik i Kroacisë, delegacionit të Shoqatës “Sijede Vrijede”, përfaqësues i autorizuar i Federatës Kroate të Futbollit për promovimin e këtij lloji sporti dhe publikut. Të dy ekipet organizuan një ndeshje frymëzuese që konfirmoi edhe një herë fuqinë e sportit për të bashkuar, dhe ndeshja përfundoi me një lojë të vërtetë të ndershme, me barazim 2:2, dhe fituesi më i madh ishte vetë ideja walking football, disiplina e re sportive që po fiton dukshmërinë dhe mbështetjen e saj të merituar edhe në Maqedoni.
Eventi u organizua nga Klinika Zhan Mitrev, e cila është themeluesja e këtij sporti në vendin tonë. Përmes këtij projekti, Klinika konfirmon se mjekësia dhe sporti mund të ecin krah për krah kur qëllimi është promovimi i shëndetit, aktivitetit fizik dhe përfshirjes. Me këtë takim, Maqedonia dhe Kroacia treguan edhe një herë se sporti është ura më e mirë për miqësi dhe bashkëpunim, dhe futbolli – simboli i ri i shëndetit.
Përveç kësaj, në ambientet e Klinikës Zhan Mitrev, u mbajt fjalim me një audiencë të gjerë mbi kushtet dhe gjendjet në të cilat po zhvillohet ky sport, i cili po fiton një zgjerim të jashtëzakonshëm dhe po përhapet shumë shpejt në botë. U shkëmbyen mendime, përvoja dhe u hodhën themelet për një zhvillim më serioz të mëtejshëm të këtij sporti, i cili në Maqedoni vërtet ka potencial të madh, duke pasur parasysh se ky është një sport për njerëzit në moshë të shtyrë dhe njerëzit që duan të “plaken shëndetshëm”.
Walking football, i njohur edhe si shotball, është një revolucion në sport: një lojë pa vrapim, me theks në ecje, rekreacion, lojë ekipore dhe socializim. Kjo e bën atë një zgjedhje ideale për të moshuarit, pacientët në rehabilitim, të sëmurët kronikë, diabetikët, personat me aftësi të kufizuara dhe për të gjithë ata që duan të udhëheqin një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm. Ekipi i Klinikës Zhan Mitrev “Derra të egër”/ WILD HOGS është tashmë pjesëmarrës i rregullt në turne ndërkombëtare, duke përfaqësuar Maqedoninë në këtë sport si themeluese, luftëtare për zhvillim dhe promovuese e diçkaje që është në zgjerim absolut në terma evropianë dhe botërorë, duke krijuar ligat dhe federatat e veta kombëtare.
Me mbështetjen e FIFA-s dhe UEFA-s, ky sport po rritet globalisht dhe po njihet si një alternativë e sigurt dhe e dobishme për shëndetin ndaj futbollit tradicional. Përmes garave të tilla ndërkombëtare, Klinika Zhan Mitrev forcon misionin e saj për të krijuar një lëvizje që do të përhapë kulturën e sportit dhe një stil jetese të shëndetshëm në Maqedoni dhe në rajon.
Gjatë Muajit të Shëndetit të Gruas, temat që prekin gratë janë të shumta, si fizikisht ashtu edhe në aspektin mental. Frika më e madhe, sigurisht, vjen nga shfaqja e mundshme e kancerit të gjirit ose të mitrës. Por ka edhe probleme që lidhen me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, çekuilibrin hormonal, sëmundjet e zemrës ose të tiroides, si dhe shëndetin mendor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo grua t’i kushtojë kohë vetes, në mënyrë që të parandalojë dhe të përballojë sëmundjet e mundshme.
Spitali klinik Zhan Mitrev mundëson oferta speciale këtë muaj që përfshijnë ekzaminime parandaluese dhe diagnostikuese.
Për më shumë informacion dhe për rezervimin e terminit që ju përshtatet, telefononi në numrin 02/30 91 484.
EKO e gjirit – 2000 denarë.
Mamografi 2D – 3000 denarë.
Mamografi 3D – 5000 denarë.
Paketa hormonale për osteoporozën (vitamina D, Ca i jonizuar, hormoni paratiroide) – 2500 denarë.
Osteodensitometria – 1900 denarë.
Ekzaminim gjinekologjik dhe kolposkopi – 4000 denarë.
PAP test – 2500 denarë.
EKO e gjendrës tiroide – 1800 denarë.
Ekzaminim konsultativ me kirurg plastik – 1800 denarë.
Sëmundje seksualisht të transmetueshme – 14 mikroorganizma (nga urina e parë e mëngjesit me metodën PCR) – 3500 denarë.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis dhe Neisseria gonorrhoeae) nga urina e parë e mëngjesit me metodën PCR – 1800 denarë.
HPV nga urina e parë e mëngjesit me metodën PCR – 3500 denarë.
Ritmi i shpejtë i të jetuarit, ajri i ndotur, aktiviteti i reduktuar fizik dhe ushqimi jo i duhur janë disa nga faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit tonë. Por, çfarëdo që të ndodhë në trup, zbulimi i hershëm i problemit do të thotë një reagim më i shpejtë dhe më shumë mundësi për zgjidhjen e tij. Prandaj mos prisni, caktoni një kontroll parandalues me një çmim special 📞02/3091-484.
Ekipi i udhëhequr nga Dr. Ilina Gaxhevska Tomulevska, subspecialiste në kirurgjinë plastike dhe rindërtuese në Klinikën tonë, kreu një ndërhyrje kirurgjikale estetike – ngritje vetullash me teknikën Direct brow lift.
Direct Brow lift është një teknikë kirurgjikale inovative që lejon ngritjen e vetullave, duke na mundësuar kështu të rikthejmë një pamje të freskët dhe rinore. Kjo teknikë kirurgjikale po pranohet dhe po bëhet gjithnjë e më e përhapur për shkak të rikuperimit të shpejtë dhe rezultateve të dukshme menjëherë.
Me procesin e plakjes, vetullat bien, lëkura e tepërt mblidhet dhe varet, duke rënduar mbi qepallat e sipërme dhe mund të shkaktojë probleme jo vetëm estetike, por edhe funksionale. Problemet me shikimin dhe lodhja e shpejtë janë arsye të zakonshme që pacientët të kërkojnë këtë zgjidhje.
Faleminderojmë pacienten që na lejoi të ndajmë fotot. Vetëm pak ditë pas operacionit, pacientja ndihet shumë mirë dhe është e kënaqur me rezultatin.