Pronari zyrtar dhe i vetëm është Dr. Zhan Mitrev

Spitali klinik Zhan Mitrev mohon plotësisht informacionin e publikuar në media për shitjen e Klinikës biznesmenit nga Republika e Shqipërisë.

Njoftimet spekulative, të porositura dhe tendencioze për shitjen e Klinikës Zhan Mitrev kanë një qëllim të qartë, por theksojmë se nën asnjë presion klinika nuk do të dalë në shitje.

Pronari zyrtar dhe i vetëm është Dr. Zhan Mitrev i cili edhe pas intentimeve për diskriminimin dhe nxitjen e një fushate të zezë që ka për qëllim dëmtimin e Spitalit klinik Zhan Mitrev, ekipit profesional të mjekëve dhe stafit mjekësor në përiudhën e kaluar, e menaxhon këtë spital në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, siç ka qenë praktikë në 22 vitet e ekzistencës së Klinikës.

Intervistë me Dr. Xhuliana Mihajlovskën: Simptomat dhe shenjat e diabetit të tipit 2 shfaqen madje 10 vjet para vendosjes së diagnozës, por pacienti nuk i vëren

Shenjat kanë të bëjnë me tharje të gojës, etje, urinim të shpeshtë, humbje të peshës, shikimi i paqartë dhe nevojë për të konsumuar më tepër ushqim. Disa faktorë nxitës që e zhvendosin trupin nga boshti i ekuilibrit dhe kompensimit janë kryesisht përgjegjës për shfaqjen e qartë të diabetit, si p.sh., infeksioni bakterial ose viral, mbijetesa e stresit të madh etj.

Diagnoza në kohë dhe e përshtatshme si dhe trajtimi korrekt i diabetit të tipit 2, kontrolli dhe monitorimi i rregullt i tij, mund të modifikojnë në mënyrë të favorshme dhe natyrale ecurinë dhe prognozën e vetë sëmundjes dhe të minimizojnë rrezikun e çdo ndërlikimi.

Testi oral i tolerancës së glukozës është standardi i artë për diagnostikimin e diabetit: Dr. Xhuliana Mihajlovska, specialiste endokrinologe

14 nëntori është Dita Botërore e Diabetit, një sëmundje që po bëhet një nga krizat shëndetësore me rritje më të shpejtë në shekullin e 21-të, dhe nëse trendet vazhdojnë, afro 800 milionë njerëz do të kenë diabet deri në vitin 2045 dhe 730 milionë të rritur do të përballen me prediabetin, paralajmërojnë shkencëtarët. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF), “diabeti është bërë një pandemi me përmasa të paprecedentë që po del jashtë kontrollit”.

Dita Botërore e Diabetit këtë vit synon të përmirësojë aksesin/qasjen në kujdes. Vlerësohet se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e diabetit vetëm vitin e kaluar, dhe pothuajse gjysma e atyre që aktualisht jetojnë me diabet nuk janë të vetëdijshëm se janë të prekur nga kjo sëmundje si dhe nuk janë të vetëdijshëm për problemet serioze shëndetësore që shkakton diabeti.

“Komplikacionet e diabetit mund të ndahen në mikrovaskulare (retinopati, nefropati dhe neuropati) dhe makrovaskulare (infarkti në zemër, infarkti në tru, sëmundjet arteriale periferike)”, thekson Dr. Xhuliana Mihajlovska, specialiste endogkrinologe. “Kur bëhet fjalë për trajtimin e diabetit të tipit 2, rolin më të madh dhe më të rëndësishëm në menaxhimin e tij e luan vetë pacienti, me udhëzimet e sakta të dhëna më parë për të përballuar të gjitha sfidat e mundshme me të cilat mund të përballet. Nëse nuk u përmbahemi atyre udhëzimeve dhe rregullave, diabeti mund të marrë rolin shkatërrues në organizëm dhe me kalimin e kohës, gradualisht të çojë në komplikacione të rënda”, shton doktoresha Xhuliana.

Diabeti i tipit 2 shfaqet në 90% të rasteve të diabetit – cili është shkaku i shfaqjes së tij dhe cilat janë simptomat e sëmundjes?

Dr. Xhuliana: Diabeti është një sëmundje që manifestohet me një nivel të rritur të glukozës në gjak. Shfaqja e diabetit të tipit 2 varet nga disa faktorë si predispozicioni gjenetik, ritmi i përditshëm i jetës me një dietë të parregullt dhe jo të shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, bioritmi i parregullt i trupit (gjumi dhe zgjimi), mungesa e mekanizmave për menaxhimin e stresit, si dhe rritja të peshës trupore.

Simptomat dhe shenjat e diabetit të tipit 2 zakonisht shfaqen për një kohë të gjatë përpara vendosjes së diagnozës (madje deri në 10 vjet përpara), por ato kalojnë pa u vënë re nga pacienti. Ato janë tharja e gojës, etja, urinimi i shpeshtë, humbja e peshës, shikimi i paqartë dhe nevoja për të konsumuar më shumë ushqim. Disa faktorë nxitës që e zhvendosin trupin nga boshti i ekuilibrit dhe kompensimit janë kryesisht përgjegjës për shfaqjen e qartë të diabetit, si p.sh., infeksioni bakterial ose viral, përjetimi i stresit të madh etj.

Siç e përmendët, simptomat dhe shenjat shfaqen për një kohë të gjatë përpara se të vendoset diagnoza e diabetit të tipit 2. Cilat janë kriteret që duhen plotësuar për ta konfirmuar atë?

Dr. Xhuliana: Për vendosjen e diagnozës së diabetit të tipit 2 duhet të plotësohen disa kritere. Duhet matur dy herë glukoza në gjak esëll dhe vlerat duhet të jenë ≥ 7 mmol/L, shfaqja e simptomave të diabetit dhe matja rastësore e glukozës në gjak me parametra ≥11.1 mmol/L ose matja e glukozës në gjak me parametra ≥11.1 mmol/L në orën e dytë të testit oral të tolerancës ndaj glukozës (OGTT). Si kriter shtesë mund të shtohet edhe vlera e hemoglobinës së glikoziluar HbA1c, e cila duhet të jetë ≥6,5%.

Testi oral i tolerancës së glukozës është standardi i artë për diagnozën e diabetit. Testi kryhet shumë thjesht. Është e nevojshme që pacienti të ngarkohet me glukozë (një mënyrë më e lehtë është të konsumojë 100-150 gr. çokollatë) për 3 ditë dhe pas ditës së tretë të bëhet testi. Gratë shtatzëna mund ta bëjnë këtë test pa përgatitje paraprake. Në stomak bosh (esëll), gjaku merret nga vena për të përcaktuar gliceminë, më pas pihet shurupi me 75 gr. glukozë dhe prisni 2 orë derisa të merret përsëri gjak venoz për të përcaktuar gliceminë. OGTT pozitive është me një vlerë glicemie ≥11.1 mmol/L në orën e dytë.

Shoqata Amerikane e Diabetit (ADA) rekomandon ekzaminimin e të gjithë personave mbi 45 vjeç çdo 3 vjet dhe ekzaminimin e të rinjve nëse janë mbipeshë (indeksi i masës trupore më i madh se 25 kg/m2) dhe nëse kanë një faktor shtesë rreziku për diabetin (historia familjare, presioni i lartë i gjakut, obeziteti, vlerat e larta të glicemisë të regjistruara esëll ose rezistencën e pranishme ndaj insulinës, sindromi i vezores policistike, etj.).

Si trajtohet diabeti i tipit 2 dhe cilat janë ndërlikimet e sëmundjes?

Dr. Xhuliana: Kur bëhet fjalë për trajtimin e diabetit të tipit 2, rolin më të madh dhe më të rëndësishëm në menaxhimin e tij e luan vetë pacienti, me orientimin dhe rekomandimet e duhura paraprakisht për të përballuar të gjitha sfidat e mundshme me të cilat mund të përballet. Nëse nuk u përmbahemi atyre udhëzimeve dhe rregullave, diabeti mund të marrë rolin kryesor shkatërrues në trup dhe, me kalimin e kohës, gradualisht të çojë në komplikime serioze. Komplikimet e diabetit mund të ndahen në mikrovaskulare (retinopatia, nefropatia dhe neuropatia) dhe makrovaskulare (goditje në tru, goditje në zemër, sëmundje arteriale periferike).

Të gjitha këto komplikime mund të parandalohen me monitorim të rregullt të sëmundjes, prandaj është e rëndësishme kryerja e kontrolleve të rregullta…

Dr. Xhiuliana: Diagnoza në kohë dhe e përshtatshme si dhe trajtimi i duhur i diabetit të tipit 2, kontrolli dhe monitorimi i rregullt i tij, mund të modifikojnë në mënyrë të natyrshme dhe të favorshme historinë, ecurinë dhe prognozën e vetë sëmundjes dhe të minimizojnë rrezikun e çdo ndërlikimi.

Në klinikën “Zhan Mitrev” bëhen të gjitha analizat dhe ekzaminimet e nevojshme, të gjitha për të hyrë apo vazhduar së bashku në botën e diabetit dhe për të funksionuar siç duhet në të.

Një qasje serioze që synon sigurimin e stafit të kualifikuar

Spitali klinik Zhan Mitrev i kushton vëmendje të veçantë krijimit të kuadrove të reja dhe profesionale në fushën e mjekësisë.
Si bazë shkencore-mësimore, studentëve të mjekësisë së përgjithshme në Universitetin Goce Dellçev, studentë të semestrit të 7-të, iu dha mësimi teorik dhe praktik. Gjatë ushtrimeve, Dr. Tanja Angjusheva prezantoi para studentëve anën klinike të elektrokardiogramit bazë (EKG) dhe trajtimin e sëmundjeve të përfshira në lëndën e mjekësisë interne. Një qasje kaq serioze e të kuptuarit gradual të mënyrës së punës në kushte klinike synon të krijojë një staf mjekësor të kualifikuar siç duhet.

Nëntori – muaji i shëndetit të burrave

Mbani mustaqe dhe kujdesuni për shëndetin tuaj

Në muajin nëntor zhvillohet një nga fushatat më të rëndësishme që synon meshkujt. Bëhet fjalë për muajin e shëndetit të burrave i promovuar dhe themeluar si Movember. Kjo lëvizje synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit të meshkujve dhe si e tillë ka bërë një ndikim të madh social vitet e fundit.

Por çfarë është Movember?

Është një fushatë vullnetare që synon të japë më shumë shikueshmëri, ndërgjegjësim dhe në fund të përmirësojë shëndetin e meshkujve.
Kjo nismë fillon me rritjen e mustaqeve. Qëllimi i këtij gjesti është t’u kujtojë meshkujve rëndësinë e kujdesit për veten dhe paraqitjen në kontrolle të rregullta për të parandaluar dhe luftuar sëmundjet si kanceri i prostatës, kanceri i testiseve, por edhe përsa i përket shëndetit të tyre mendor.
Kanceri i prostatës është tumori më i zakonshëm në popullatën mashkullore. Nga ana tjetër, kanceri i testiseve është një tumor që prek kryesisht të rinjtë nga mosha 20 deri në 35 vjeç.

Zbulimi i hershëm i të dy llojeve të kancerit është thelbësor në mënyrë që trajtimi i duhur të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rriten shanset për shërimin e tyre.

Kanceri i prostatës është një nga llojet më të zakonshme të kancerit që prek meshkujt. Në përgjithësi, simptomat mungojnë në fazat e hershme. Megjithatë, nëse ato ndodhin, zakonisht kanë të bëjnë me:

  • Rritjen e shpeshtë të urinimit
  • Urgjencë urinare e shoqëruar me dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash
  • Ndjenjë e zbrazjes jo të plotë të fshikëzës
  • Shfaqje e gjakut në urinë dhe spermë
  • Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
  • Siklet ose dhimbje gjatë uljes, si pasojë e zmadhimit të prostatës.

Simptomat urinare mund të jenë gjithashtu rezultat i një infeksioni të fshikëzës ose kushteve të tjera. Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë ndryshim që keni përjetuar, sigurohuni që të flisni me mjekun tuaj.

Simptomat e kancerit të testisit

Ky lloj kanceri gjithashtu nuk shfaq simptoma në fazën fillestare. Por këshillohet që të paraqiteni te mjeku nëse vëreni ndonjë nga shenjat e mëposhtme paralajmëruese:

Për të reduktuar rrezikun e këtij lloji të kancerit, për të inkurajuar zbulimin e hershëm të tij dhe veprimin parandalues, si dhe për të reduktuar numrin e vdekjeve, rekomandojmë marrjen e masave të tilla si: të bëni një jetë të shëndetshme dhe sigurisht të vizitoni një urolog një herë në. vit. Konsumi i ushqimit të shëndetshëm, ushtrimet/aktiviteti fizik, shmangia e alkoolit, cigareve dhe situatave stresuese janë të një rëndësie të veçantë. Sigurisht, ekzaminimet e syve janë vendimtare për të zbuluar ndonjë sëmundje në një fazë të hershme përpara se të shfaqen simptomat e para.
Spitali klinik Zhan Mitrev ka një ofertë speciale nga e cila mund të zgjidhni.

Ekzaminimet parandaluese shpëtojnë jetën. Rezervoni terminin tuaj në 02/3091-484

  1. MRI e prostatës 12000 denarë
  2. Tumormarker PSA 600 denarë
  3. Test për sëmundjet seksualisht të transmetueshme – 3 teste në të njëjtën kohë (Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis dhe Neisseria gonorrhoeae) nga urina e parë e mëngjesit (me metodën PCR), ose mostra të lëngshme citologjike 1800 denarë.
  4. Ekzaminim kirurgjik abdominal (probleme rektale dhe hemorroide) 2000 denarë
  5. Kolonoskopi me anestezi 18000 denarë
  6. Gastroskopi me anestezi 18000 denarë
    Nëse bëhen të dyja bëhen në një akt çmimi paketë do të jetë 25 000 denarë
  7. Ekzaminim diabetik në paketë me përcaktimin e glukozës dhe glikohemoglobinës së sheqerit të fshehur 2500 denarë.
  8. Ekzaminim ORL 2200 denarë
  9. Ekzaminim nefrologjik 2000 denarë
  10. Ekzaminim urologjik + HPV 4250 denarë
  11. Ekzaminim urologjik + Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis dhe Neisseria gonorrhoeae (me metodën PCR) 3550 denarë
  12. Zbulimi i HPV nga strishi (tampon/bris) uretral 2500 denarë
  13. Zbulimi i kancerit në hematuri (përdoret për fshikëzën urinare) 19,000 denarë
  14. Panel i përgjithshëm për kancer të trashëguar – 94 gjene dhe 284 polimorfizma me sekuencë NGS 60 000 denarë.

Asnjëherë nuk është bërë studim klinik në Spitalin Zhan Mitrev, presim që autoritetet kompetente të konfirmojnë të njëjtën gjë

Njoftojmë opinionin publik se vendimi i MALMED-it mbi akuzat për thyerjen e rregullave është anuluar nga Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje të shkallës së dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës për thyerjen e rregullave. (Dokumenti i bashkëngjitur)

Përkundër faktit se procesi vazhdon deri në vendim përfundimtar, gjatë ditës së djeshme pa asnjë njoftim zyrtar në ambientet e Spitalit klinik Zhan Mitrev janë paraqitur inspektorë nga MALMED për të kryer një inspektim të jashtëzakonshëm.

Duke vepruar në kundërshtim me udhëzimet e Komisionit Shtetëror, pra duke pasur parasysh se vendimi i parë është anuluar dhe pritet vendimi i shkallës së dytë, inspektorët e MALMED-it, në kundërshtim me këto udhëzime (dokumenti bashkëngjitur), në mënyrë tendencioze janë paraqitur dje në prani të personave të autorizuar të klinikës tonë, me pretendimin se klinika ka bërë studim klinik dhe se duhet të ofrojmë dëshmi për të.

Kjo sjellje është në kundërshtim me të gjitha standardet dhe rregullat e sjelljes së ndërgjegjshme dhe profesionale, domethënë inspektorët kanë ardhur me supozimin se në klinikë është kryer studim klinik pa u përpjekur që më parë të sigurojnë dëshmi për vërtetimin e një fakti të tillë.
Kjo sjellje e inspektorëve nga MALMED është e paprecedentë në karrierën profesionale të personave të autorizuar (avokatëve) dhe në kundërshtim me parimet themelore të procedurës së inspektimit.

Ashtu si edhe më parë, klinika mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet për të vërtetuar në mënyrë transparente të vërtetën.

Zhan Mitrev: Asnjë qindarkë më shumë nuk është marrë nga pacientët gjatë pandemisë, as për shkak të ndonjë llogaritje të gabuar financiare; turp për të gjithë ata që më akuzojnë për përfitim

Klinika Zhan Mitrev nuk ka marrë asnjë qindarkë më shumë nga pacientët gjatë pandemisë, as për shkak të ndonjë llogaritje të gabuar financiare. Administrata për të Ardhurat Publike si dhe ekspertët e pavarur kanë konstatuar se çdo depozitë që është marrë nga pacientët dhe nuk është përdorur/shfrytëzuar, iu është kthyer pacientëve deri në qindarkën e fundit.
Qindra shtetas të huaj kanë ardhur gjatë periudhës së Covid-19 dhe mjekimi i tyre është paguar nga kompani të njohura ndërkombëtare sigurimesh nga Anglia, Gjermania, Italia, Zvicra, ky është një tregues i funksionimit të zellshëm financiar të Klinikës dhe suksesi i trajtimit nuk ka qenë në asnjë moment temë për bisedë.

“Në vitin 2020 pacientëve tanë u kemi kthyer mbi 2 milionë euro, në vitin 2021 kemi kthyer 3 milionë e 200 mijë euro nga depozitat e marra. Për çfarë përfitimi po flasim këtu, nëse do të kishim dashur të bënim diçka të tillë, mendoni se do t’u kishim kthyer 5 milionë e 200 mijë euro pacientëve në periudhën e Covid-19. Turp për të gjithë ata që na akuzojnë për përfitime”, thekson doktor Zhan Mitrev.

Gjatë trajtimit të pacientëve nuk është bërë asgjë jashtë udhëzimeve dhe procedurave. Procesi i hemofiltrimit ka shpëtuar jetë njerëzish. Këtë e vërteton edhe shkalla e vdekshmërisë, e cila është e ulët në klinikën tonë gjatë pandemisë COVID-19. Sipas raporteve të detajuara spitalore, në Klinikën Zhan Mitrev janë shtruar gjithsej 1738 pacientë, prej të cilëve 1296 kanë shpëtuar, duke e rritur shkallën e suksesit në 74,6% përsa i përket trajtimit të pacientëve në gjendje të komplikuar si pasojë e Covid-19.
Nga pacientët që janë trajtuar për Covid-19 në Klinikën Zhan Mitrev, 294 pacientë ose 47% kanë qenë të shtruar më parë në institucione të tjera spitalore.

Infeksionet bakteriale në kohën e COVID-19 ishin për shkak të gjendjes së imunitetit të dobët ose të pamjaftueshëm të pacientëve si pasojë e përdorimit të tepërt të antibiotikëve dhe kortikosteroideve. Në klinikën Zhan Mitrev askush nuk i fshehu infeksionet intraspitalore, gjatë pandemisë COVID-19, shumicën e infeksioneve pacientët tashmë i kishin me vete, para pranimit në klinikën tonë dhe pavarësisht kësaj ata janë trajtuar në mënyrën e duhur.

“Jam krenar që arrita të vendos standarde të reja në sektorin privat shëndetësor duke ngritur nivelin e cilësisë së shërbimeve. Jam i lumtur që pas meje ka një ekip profesionistësh të lartë që luftojnë çdo ditë për jetën e njerëzve. Dhe më shqetëson shumë kur dikush na akuzon se kemi përfituar nga fatkeqësia e dikujt tjetër. Këto janë faktet dhe shifrat që flasin për mënyrën se si është zhvilluar mjekimi dhe trajtimi i pacientëve në Klinikën Zhan Mitrev. Këto shifra i kanë edhe institucionet dhe do ta dëshmojnë të vërtetën”, theksoi dr. Mitrev.

Zhan Mitrev: Asnjë qindarkë më shumë nuk është marrë nga pacientët gjatë pandemisë, as për shkak të ndonjë llogaritje të gabuar financiare; turp për të gjithë ata që më akuzojnë për përfitim

Klinika Zhan Mitrev nuk ka marrë asnjë qindarkë më shumë nga pacientët gjatë pandemisë, as për shkak të ndonjë llogaritje të gabuar financiare. Administrata për të Ardhurat Publike si dhe ekspertët e pavarur kanë konstatuar se çdo depozitë që është marrë nga pacientët dhe nuk është përdorur/shfrytëzuar, iu është kthyer pacientëve deri në qindarkën e fundit.
Qindra shtetas të huaj kanë ardhur gjatë periudhës së Covid-19 dhe mjekimi i tyre është paguar nga kompani të njohura ndërkombëtare sigurimesh nga Anglia, Gjermania, Italia, Zvicra, ky është një tregues i funksionimit të zellshëm financiar të Klinikës dhe suksesi i trajtimit nuk ka qenë në asnjë moment temë për bisedë.

“Në vitin 2020 pacientëve tanë u kemi kthyer mbi 2 milionë euro, në vitin 2021 kemi kthyer 3 milionë e 200 mijë euro nga depozitat e marra. Për çfarë përfitimi po flasim këtu, nëse do të kishim dashur të bënim diçka të tillë, mendoni se do t’u kishim kthyer 5 milionë e 200 mijë euro pacientëve në periudhën e Covid-19. Turp për të gjithë ata që na akuzojnë për përfitime”, thekson doktor Zhan Mitrev.

Gjatë trajtimit të pacientëve nuk është bërë asgjë jashtë udhëzimeve dhe procedurave. Procesi i hemofiltrimit ka shpëtuar jetë njerëzish. Këtë e vërteton edhe shkalla e vdekshmërisë, e cila është e ulët në klinikën tonë gjatë pandemisë COVID-19. Sipas raporteve të detajuara spitalore, në Klinikën Zhan Mitrev janë shtruar gjithsej 1738 pacientë, prej të cilëve 1296 kanë shpëtuar, duke e rritur shkallën e suksesit në 74,6% përsa i përket trajtimit të pacientëve në gjendje të komplikuar si pasojë e Covid-19.
Nga pacientët që janë trajtuar për Covid-19 në Klinikën Zhan Mitrev, 294 pacientë ose 47% kanë qenë të shtruar më parë në institucione të tjera spitalore.

Infeksionet bakteriale në kohën e COVID-19 ishin për shkak të gjendjes së imunitetit të dobët ose të pamjaftueshëm të pacientëve si pasojë e përdorimit të tepërt të antibiotikëve dhe kortikosteroideve. Në klinikën Zhan Mitrev askush nuk i fshehu infeksionet intraspitalore, gjatë pandemisë COVID-19, shumicën e infeksioneve pacientët tashmë i kishin me vete, para pranimit në klinikën tonë dhe pavarësisht kësaj ata janë trajtuar në mënyrën e duhur.

“Jam krenar që arrita të vendos standarde të reja në sektorin privat shëndetësor duke ngritur nivelin e cilësisë së shërbimeve. Jam i lumtur që pas meje ka një ekip profesionistësh të lartë që luftojnë çdo ditë për jetën e njerëzve. Dhe më shqetëson shumë kur dikush na akuzon se kemi përfituar nga fatkeqësia e dikujt tjetër. Këto janë faktet dhe shifrat që flasin për mënyrën se si është zhvilluar mjekimi dhe trajtimi i pacientëve në Klinikën Zhan Mitrev. Këto shifra i kanë edhe institucionet dhe do ta dëshmojnë të vërtetën”, theksoi dr. Mitrev.

Çfarë është tromboza e venave të thella?

Tromboza e venave të thella është mpiksja (jonormale) e gjakut që zhvillohet në venat e thella, zakonisht në ato të këmbës ose legenit, dhe është gjithnjë e më e zakonshme si në popullatën e re ashtu edhe në atë të moshuar.

Mpiksjet e mëdha të gjakut mund të udhëtojnë nga venat në këmbë ose legen dhe të kalojnë përmes sistemit venoz në zemër dhe më pas në mushkëri. Ato mund të shkaktojnë probleme serioze kardiovaskulare dhe në rast se preken mushkëritë, kemi të bëjmë me emboli pulmonare, e cila është një gjendje jashtëzakonisht e rëndë mjekësore e cila mund të jetë edhe fatale.

Shumica e mpiksjeve janë të vogla, të padëmshme dhe zgjidhen me trajtim relativisht të thjeshtë. Shpesh herë, me një gjendje të padiagnostikuar, pacientët e përshkruajnë dhimbjen si “tërheqje te muskujve” ose dhimbje të tjera të këmbës. Kjo gjendje mund të diagnostikohet menjëherë me anë të ekzaminimit flebologjik ose ekzaminim vaskular të sistemeve venoze nga ana e mjekut specialist.

Simptomat e mundshme të trombozës së venave të thella mund të manifestohen me:

  • Dhimbje të papritur të këmbës pa ndonjë arsye të dukshme në pjesën e sipërme të gjurit, poshtë gjurit ose të dyja
  • Ënjtje vetëm në pjesën e kyçit të këmbës, në pjesën e kyçit të këmbës dhe këmbës, pjesën e poshtme ose të sipërme të këmbës, ose të gjithë këmbën
  • Dhimbje të forta në këmbë – veçanërisht kur qëndroni më gjatë në këmbë ose kur ecni
  • Nxehtësi në zonën ku është shfaqur ënjtja
  • Ndonjëherë mund të shfaqet skuqje e lëkurës, por kjo është më pak e zakonshme

Tromboza e venave të thella zakonisht prek njërën këmbë, por ndonjëherë mund të prekë të dyja.
Në shumicën e rasteve, nuk ka simptoma ose shenja paralajmëruese. Kjo gjendje diagnostikohet vetëm nëse shfaqet ndonjë komplikim.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore profesionale?

Nëse nuk jeni të sigurt nëse vuani nga tromboza e venave të thella ose ndonjë gjendje tjetër venoze, është domosdoshmërisht e nevojshme të konsultoheni me mjekun specialist i cili nëpërmjet disa testeve laboratorike të cilat zakonisht përfshijnë vlerat e D-dimerit dhe nëpërmjet një ekzaminimi Doppler të venave dhe arterieve të ekstremiteteve, mund të vendos diagnozën e saktë dhe t’ju ofroj trajtimin e duhur mjekësor të personalizuar ose trajtim kirurgjik në raste më të rënda.

Nëse tromboza e venave të thella diagnostikohet dhe trajtohet menjëherë, në shumicën e rasteve mpiksja do të shpërbëhet dhe vena do të kthehet në gjendjen e saj normale. Nëse ka vonesë në diagnostikimin dhe trajtimin e saj, ose nëse ka përsëritje të trombozës së venave të thella në të njëjtën këmbë, venat e thella mund të dëmtohen dhe të humbasin funksionimin e duhur. Kjo shkakton sindromën post-trombotike (PTS) e cila mund të shkaktojë dhimbje kronike dhe ënjtje të këmbës, të shoqëruara me njollë dhe shpesh ulçera (puçrra) në këmbë.

Është gjithashtu shumë e rëndësishme të dihet se çfarë e shkakton mpiksjen. Mund të shfaqet si pasojë e variçeve, ngjeshjes në vena, ndryshimeve në gjak (si pasojë e dehidrimit, pirjes së duhanit dhe marrjes së barnave të caktuara), por mund të shfaqet edhe si shenjë e një sëmundjeje tjetër. Udhëtimet e gjata dhe palëvizshmëria janë gjithashtu faktorë që kontribuojnë në këtë gjendje.

Në Spitalin klinik Zhan Mitrev, ekipi i transfuziologëve dhe kirurgëve vaskular janë në dispozicionin tuaj, duke ofruar zgjidhje për të gjitha problemet tuaja në këtë fushë.

Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484

Çfarë është dhe për çfarë shërben dermatologjia estetike?

Bukuria është individuale dhe megjithëse shijet nuk diskutohen, bukuria në përgjithësi është gjithmonë një temë aktuale

Kërkimi i bukurisë daton në shekuj dhe sot aplikohen trajtime dhe ndërhyrje të shumta mjekësore për ta ruajtur atë. Evidentimi i njëkohshëm i bukurisë së çdo personi dhe kërkimi i një pamjeje përjetësisht rinore është pikërisht ajo me të cilën merret sot mjekësia estetike. Në fakt është një degë që trajton problemet estetike, pra pamjen e jashtme të fytyrës dhe trupit në përgjithësi. Mjekësia estetike përfshin të gjitha procedurat mjekësore që synojnë përmirësimin e pamjes fizike dhe kënaqësinë e pacientit, duke përdorur mjekësi joinvazive deri në procedurat kozmetike minimale invazive.

Dermatologji estetike

Dermatologjia estetike është një degë e mjekësisë, specialiteti i së cilës përfshin trajtimet e kujdesit të lëkurës. Qoftë për pjesën e fytyrës apo atë të trupit, dermatologjia estetike kërkon të përmirësojë pamjen e jashtme të lëkurës përmes metodave më inovative të trajtimit. Dermoabrazioni, trajtimet me laser, aplikimi i kolagjenit, aminoacideve, acidit hialuronik, peptideve…, janë vetëm disa nga teknikat më të njohura dhe më të përdorura.

E njohur edhe si dermatologji kozmetike, dermatologjia estetike merret kryesisht me heqjen dhe zbutjen e shenjave të lëkurës, përmirësimin e pamjes së saj, reduktimin e rrudhave që shfaqen me procesin e plakjes dhe reduktimin e papërsosmërive të ndryshme të lëkurës, qofshin ato të shkaktuara nga dielli, mosha apo lëndimet e mëparshme si p.sh. aknet. Kjo është e mundur falë trajtimeve dhe procedurave moderne që janë në dispozicion.

Çfarë teknikash përdor dermatologjia estetike?

Për sa i përket rivitalizimit dhe përtëritjes së lëkurës dhe trajtimit të njollave, ndër të tjera teknikat më të përdorura janë: peeling, mikrodermabrazioni, mesoterapia dhe trajtimet me lazer apo pajisje të tjera energjetike.
Kur bëhet fjalë për përtëritje të shpejtë, trajtimet më efektive janë ato të bëra me toksinë botulinum (e njohur edhe si BOTOX), mbushësit e lëkurës me acid hialuronik dhe plazmën e pasur me trombocite (PRP).

Këto janë metoda minimale invazive që kryhen duke injektuar substanca aktive (vitamina, minerale, aminoacide) në dermën dhe hipodermën e fytyrës, qafës, dekoltesë, pëllëmbëve, si dhe mesoterapi të trupit;

Një nga trajtimet më efektive me pajisje me bazë energjie është Ultherapy – si një procedurë joinvazive lifting – ngritëse dhe shtrënguese për lëkurën e fytyrës, qafës dhe dekoltesë, e vetmja metodë lifting jo-kirurgjikale e miratuar nga FDA (Administrata Federale amerikane e barnave dhe ushqimit).

Dermatologjia estetike përfshin edhe estetikën e trupit. Përveç aparateve ekzistuese lazer dhe Ulthera, një nga trajtimet më të kërkuara për përmirësimin e tonifikimit të muskujve të trupit është stimulimi magnetik funksional. Ky trajtim mund të përdoret për të krijuar ose formuar masën muskulore në bark, krahë, kofshë, mollaqe dhe këmbë, duke i dhënë ton dhe definicion më të mirë muskujve.

Meqenëse lëkura është organi më i madh i trupit, kujdesi dhe mbrojtja e saj janë jetike. Kjo është arsyeja pse dermatologjia estetike është aleati ynë i madh në kërkimin e pamjes dhe bukurisë rinore.

Zbuloni më shumë rreth trajtimeve tona në dermatologji estetike në 02 3104 910.