Në një sipërfaqe totale prej rreth 1000m2 në një ndërtesë të rinovuar plotësisht në dy kate, e vendosur në Blvd. Goce Delçev nr. 113 në Strumicë, filloi punën qendra më moderne e diagnostikimit në këtë rajon.
Qendra Zan Mitrev Diagnostic ofron shërbimet e nivelit më të lartë të mjekësisë moderne dhe rezultate të bazuara në diagnostikim të shpejtë dhe të saktë.
Qendra disponon 4 klinika të specializuara, spital ditor, departament diagnostik – radiologji, e vetmja në rajon e pajisur me aparat rentgen me rrezatim të ulët, mamomat me teknologji moderne 3D dhe dizajn ergonomik që mundëson skanim të shpejtë, të rehatshëm dhe pa dhimbje. Performanca klinike superiore e provuar ofron diagnostikim jashtëzakonisht të saktë që është thelbësore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Tomografia e kompjuterizuar me 160-shtresa ofron pamje të hollësishme të zonave të ndryshme të trupit duke përdorur rrezatimin jonizues. Cilësia e lartë e filmimit është me dozën më të ulët të rrezatimit, ndërsa shpejtësia ekstreme e rrotullimit shkurton ndjeshëm kohën e filmimit. Imazhet janë me rezolucion të lartë dhe lejojnë ekzaminimin 3D të të gjithë trupit, veçanërisht të përshtatshme për kryerjen e biopsive të drejtuara nga kompjuteri, si dhe diagnostikimin e saktë të depozitave të padëshirueshme në sistemin kardiovaskular, urogjenital dhe muskuloskeletal.
I disponueshëm gjithashtu është edhe DEXA skaneri i njohur ndyshe si osteodenzitomertri, aparat i cili shërben për matjen e dendësisë së kockave. Përcaktimi i dendësisë së kockave – sa të forta janë kockat – është jashtëzakonisht e rëndësishme në përcaktimin e shëndetit të kockave dhe rrezikun e frakturave për shkak të osteoporozës.
Në dispozicion janë edhe laboratori biokimik dhe gjenetik i pajisur me aparatët më të bashkëkohorë në mënyrë që të merrni rezultate të shpejta, të sakta dhe të plota.
Në Zan Mitrev Diagnostic në Strumicë, kryhen të gjitha llojet e ekzaminimeve specialistike dhe subspecialistike në fushën e diagnostikimit kardiovaskular, diagnostikimit ortopedik, urologjisë, ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve të tjera.
Në kuadër të qendrës diagnostike, funksionon spitali ditor që siguron qasje ndërdisiplinore për pacientët me qëllim diagnostikimin, monitorimin dhe trajtimin e shpejtë të kushteve akute dhe kronike pa qëndruar në spital gjatë natës. Kjo arrin një nivel shumë më të lartë të cilësisë së jetës për pacientët e sëmurë, njëkohësisht shkurton kohën e pritjes për hospitalizim ose kryerjen e testeve diagnostike.
Për transportin e shpejtë mjekësor është në dispozicion ambulanca e ndihmës së shpejtë.
Përpara objektit gjendet pika e testimit për marrjen e mostrave për KOVID-19.
Hapja e kësaj qendre rrit nivelin e shërbimeve mjekësore të ofruara në këtë rajon dhe në të njëjtën kohë u mundëson pacientëve në nivel lokal, pa udhëtuar në Shkup, të marrin shërbime të larta shëndetësore.
‘’Unë vazhdoj të punoj në realizimin e vizionit për praktikimin e mjekësisë më të lartë në Maqedoni. Sigurisht që për të arritur këtë është e nevojshme të bëhet kombinimi i duhur i një ekipi mjekësh me përvojë dhe teknologjisë më të fundit. Ne e kemi atë në Zan Mitrev Diagnostic në Strumicë. Ecim në një hap me gjithçka që do të ndihmojë pacientët të ndihen më mirë, më të sigurt dhe më të lumtur. Me praninë tonë rajonale ne garantojmë se cilësia e shërbimeve do të jetë në të njëjtin nivel si në spitalin tonë klinik, dhe më afër njerëzve nga kjo pjesë e vendit’’ – tha Akademiku Dr. Zhan Mitrev