Farmacistët luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e kujdesit efektiv të pacientit. Ata kanë njohuri dhe aftësi për të mundësuar menaxhimin e ilaçeve, këshillat shëndetësore dhe parandalimin e sëmundjeve, si dhe kujdesin shëndetësor primar.
Dita Botërore e Farmacistëve festohet në të gjithë botën sot, më 25 shtator! Kjo ditë u zgjodh nga Federata Ndërkombëtare e Farmaceutikës – IFF (International Pharmaceutical Federation – FIP) në 2009, dhe në fakt shënon ditën e formimit të federatës në vitin 1912.
IFF përfaqëson tre milion farmacistë dhe shkencëtarë farmaceutikë në mënyrë që të informojë shoqërinë për rolin e rëndësishëm të farmacistëve dhe shkencëtarëve farmaceutikë si një pjesë integrale e ekipeve shëndetësore.
Në këtë ditë, organizohen aktivitete për të promovuar rolin e farmacistit në përmirësimin e shëndetit në të gjithë botën.
Federata Ndërkombëtare Farmaceutike zgjedh çdo vit një fushë me përparësi si temë për Ditën Botërore të Farmacistëve. Motoja për vitin 2020 ndërkohë që përballemi me sfidat ndaj COVID-19 është: Transformimi i shëndetit global.
Kjo ka për qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik në lidhje me kontributin që japin farmacistët në të gjithë botën nga i cili të gjithë ne kemi benefit, siç është qasja e ilaçeve të sigurta dhe efektive, teknologjitë mjekësore dhe ofrimi i kujdesit farmaceutik. prandaj, roli i farmacistëve është tepër i RËNDËSISHËM!
Kjo do të jetë Dita e 10-të Botërore e Farmacistëve dhe do të përdoret nga anëtarët e Federatës Ndërkombëtare Farmaceutike në të gjithë botën për të nxjerrë në pah ndikimin dhe vlerën e farmacisë si profesion, si dhe rolin e farmacistit në përmirësimin e shëndetit.