“Kliniklen”: Burimi juaj i pasur ditor i acideve yndyrore Omega 3

Çfarë është “Kliniklen” dhe si prodhohet?

“Kliniklen” është vaji i lirit ekstra i virgjër pa shtesë të përbërësve kimikë, që nxirret nga shtypja e ftohtë e farave. Të gjitha vlerat ushqyese dhe shëndetësore që përmban nëvetvete kjo bimë, transferohen në vajin e farave të lirit, sepse procedura e shtypjes së ftohtë në një temperaturë jo më të lartë se 40 gradë është një mënyrë unike për të ruajtur të gjitha vlerat ushqyese të produktit.

Ky produkt prodhohet në kuadër të spitalit klinik “Zan Mitrev” në restorantin “Med Pulse”.

Përse “Kliniklen” është i rëndësishëm për shëndetin, dhe përse është veçanërisht i nevojshëm për fëmijët?

Përbërja specifike e vajit të farave të lirit është e pasur me acide yndyrore të pangopura omega 3 që trupi ynë natyrisht nuk mund t’i krijojë. Si i tillë, “Kliniken” ndihmon në një numër procesesh në trup, duke përfshirë:

  • Ruajtjen e nivelit normal të kolesterolit
  • Mbështjen për mirëmbajtjen presionit të lartë
  • Rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve
  • Shëndetin e syve, trurit, nyjeve dhe kockave
  • Ruajtjen e duhur peristaltike
  • Përmirësimin e reagimit të imunitetit tek fëmijët

 

Kur jemi tashmë tek të rinjtë, e dimë se pas lindjes së fëmijëve, qumështi i gjirit ose qumështi i adaptuar me formulë, janë burimet kryesore të energjisë për rritjen e duhur të tyre.

Foshnjat kanë nevojë për yndyrë dietike jo vetëm për rritjen e duhur, por edhe për zhvillimin e trurit. Vaji i lirit është një burim i shëndetshëm i yndyrës dhe është i njohur për përdorimin e tij të gjerë për të zëvendësuar acidet yndyrore omega 3 në ushqimin e përditshëm.

Edhe pse vaji i farave të lirit nuk është një burim i rëndësishëm i vitaminave dhe mineraleve, ky lloj vaji është i pasur me kalori dhe yndyrna të pangopura. Vetëm një lugë gjelle vaj liri përmban 120Kcal dhe 7g acid yndyror ALA.

Këtu mund të përmendim se qumështi i gjirit përmban sasi shumë të vogla të acidit yndyror ALA. Qumështi me formulë për fëmijë përmban acid yndyror ALA shtesë, kështu që vaji i farave të lirit përfshihet si një shtesë dietike si burimi më i madh i këtij lloji të yndyrave të pangopura.

A e përdorni në klinikën tuaj, kur dhe cilat janë rezultatet?

Në spitalin klinik Zan Mitrev, në ushqimin e foshnjave me formulë të adaptuar, Kliniklen (vaji ekstra i virgjër) përdoret si një shtesë ushqyese që përmban një nivel të lartë energjie të nevojshme për mbështetjen e rritjes dhe zhvillimit. Kjo lloj mbështetjeje energjetike ka një efekt pozitiv në trajtimin pas operacionit, i cili rezulton në rikuperim më të lehtë, rritje të peshës trupore dhe zhvillimin e bebeve.

 Në cilën moshë lejohet t’u jepet fëmijëve, si, kur dhe çfarë duhet t’i kushtojë vëmendje?

Si një shtesë e tillë ushqimore natyrale për të vegjlit në shtëpi mund të përdoret tek foshnjat me peshë më të ulët trupore krahasuar me moshën dhe si një shtesë tek foshnjat me peshë normale për stimulimin e rritjes dhe zhvillimit më të mirë.

Gjithashtu, marrja e Kliniklen rekomandohet edhe për fëmijët pas moshës një vjeçare, për mbështetje të reagimit të shëndetshëm imunitar dhe energjisë, duke pasur parasysh që fëmijët jo rrallë harrojnë të ushqehen. Kliniklen stimulon rritjen e duhur të fëmijëve pa ndikuar në rritjen e nivelit të kolesterolit.

Dozimi tek fëmijët deri në moshën 1 vjeç: nga 2g në 4g Kliniklen për 1 kg peshë trupore gjatë 24 orëve.

Për fëmijët mbi moshën 1 vjeçare mund të jepet 1g Kliniklen për 1 kg të peshës trupore.

Këshillohuni me mjekun pediatër para se ta aplikoni atë në ushqimin e fëmijëve.

A ka ndonjë efekt negativ dhe në çfarë duhet të tregohet kujdes?

Me dozimin e duhur të vajit, si në ushqimin e foshnjës ashtu edhe në ushqimin e të rriturve, ne nuk kemi raportuar ndonjë efekt negativ që mund të rrezikojë shëndetin. Mund të ndodhë që për shkak të dozës  më të lartë se doza e rekomanduar të shfaqen jashtëqitje më të shpeshtë.

 Ku mund ta gjej  për ta blerë këtë vaj?

Kliniklen mund të gjendet në “Fila  apteka” në Zan Mitrev Clinic.

Kliniklen mund ta merrni edhe në farmacitë e mëposhtme në Shkup: “Alpi Farm”, “Ani Farm” dhe “Sara Farm” si dhe në “Zhiva Farm” në Veles.

 

Pas operacionit të të dy këllçeve, Lorisi i vogël mund të lëvizë lirshëm dhe të vazhdojë ta shijojë fëmijërinë e tij

Lorisi i vogël u soll në klinikën tonë me probleme të mëdha tek këmbët, veçanërisht në pjesën e ijeve. Ai menjëherë u pranua dhe u ekzaminua nga mjekët tanë ortopedë, pas së cilës u diagnostikua dhe u trajtua në mënyrë operative.

– Vogëlushi Loris Ademi u operua në vendin tonë për shkak të displazionit të ndërsjellë ose të ashtuquajturit dalje të të dyja këllçeve që në lindje. Është një keqformim i lindur, kongjenital, që ndonjëherë është i trashëgueshëm dhe ndonjëherë jo. Ishin përpjekur për ta trajtuar këtë problem në vendin e tyre në Kosovë me trajtim konservator, por pa sukses. Për këtë arsye, ishte e nevojshme ndërhyrja operative e llojit të osteotomisë inominante sipas Solter – shpjegon Dr. Sasho Mlladenovski, kirurg ortoped në klinikën tonë.

Operacioni fillimisht u krye tek njëri këllk, dhe pas shërimit të suksesshëm vijoi operacioni edhe në këllkun tjetër

– Kjo është një procedurë e ndërlikuar, precize, që kryhet në moshën më të hershme rreth 15 muajsh deri në moshën 4 vjeçare. Tek fëmijët, osteotomia korrigjuese e kockës së legenit nënkupton kockën iliake, ku u bëhet ndryshimi i marrëdhënies së kockave me qëllim që të bëhet futja e kokës së femurit dhe dhe të bëhet kthimi i këllkut në vendin e duhur. Menjëherë pas operacionit të parë, tek fëmija u bë vendosja e gipsit koksofemoral, të cilën fëmija duhet ta mbaj për 6 javë. Të kënaqur nga pozicionimi i këllçeve dhe rehabilitimi i shpejtë i Lorisit, prindërit menjëherë ranë dakord për kryerjen e operacionit të dytë përsa i përket këllkut tjetër. Operacioni u krye gjithashtu nën ndikimin e anestezisë së përgjithshme, pas të cilit fëmija iu nënshtrua kontrolleve në vendin e tij të lindjes, në Kosovë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por dy muaj pas operacionit të dytë, ai erdhi përsëri në spitalin tonë për heqjen e gjilpërave Somer të implantuara me një rezultat të mrekullueshëm klinik dhe radiologjik – shprehet Dr. Mlladenovski.

– Jemi tepër të kënaqur që e gjithë procedura përfundoi në mënyrë të përkryer. Jemi të lumtur që zgjodhëm këtë klinikë e cila përveç mikpritjes, shërbimit të lartë mjekësor na ofroi një qasje miqësore dhe komunikim shumë të lehtë, gjatë gjithë kohës ishim të informuar për gjendjen e Lorisit dhe ishin shumë të sjellshëm. Dua të shpreh falenderimet e mia ndaj të gjithë stafit të Zan Mitrev Clinic, për të cilin kam vetëm lavdërime për profesionalizmin dhe qasjen e tyre pozitive ndaj pacientëve – thotë nëna e Lorisit të vogël nga Kosova fqinje.

Prindërit janë të kënaqur dhe veçanërisht Lorisi i vogël të cilin e presin ditë të bukura të mbushura me lojëra fëmijërore. Zan Mitrev Clinic i uron këtij vogëlushi  shumë shëndet, fëmijëri të lumtur dhe pa brenga.

Kryhet me sukses operacioni tepër i rrallë hibrid i zemrës tek foshnja 5 muajshe

Sot, në klinikën tonë është kryer një ndërhyrje jashtëzakonisht e rrallë tek foshnja 5,5 muajshe. Këto procedura janë veçanërisht të rralla në botë, dhe kjo është e para që bëhet në vendin tonë. Ky është një privilegj i qendrave të zhvilluara që kryejnë operacione kardiake të përparuara pediatrike dhe ndërhyrje perkutane mbi defektet kongjenitale të zemrës.

Intervenimi u krye nga kardiokirurgu Akad. Dr. Zhan Mitrev dhe kardiologu intervent Dr. Ivan Milev, ekokardiografja Dr. Tanja Angjusheva dhe anesteziologia Dr. Diana Popeski.

Shpresojmë që kjo ndërhyrje do të jetë vetëm fillimi i numrit në rritje të procedurave hibride si rezultat i punës ekipore ndërmjet kirurgëve kardiak dhe kardiologëve interventë.

Ndërhyrje të tilla mbartin stres minimal për pacientët me efekt maksimal.

Bëhet fjalë për një foshnjë (vajzë) të vogël e cila për herë të dytë është hospitalizuar në Zan Mitrev Clinic.

Tek foshnja është diajgnostikuar që në muajt e parë defekt i madh i muskujve në pjesën ndarëse ndërmjet dy barkusheve.

Për shkak të madhësisë së defektit kur foshnja ishte vetëm dy muajshe, u krye një shtrëngim-bending i unazës së arteries pulmonare për të zvogëluar presionin në mushkëri.

Me kalimin e kohës, defekti bëhej gjithnjë dhe më i rëndë dhe duhej të bëhej mbyllja e tij.

Mbyllja kirurgjikale e këtyre defekteve është e ndërlikuar për shkak të lokalizimit dhe rrezikut nga qarkullimi ekstrakorporal tek foshnja me presion të lartë pulmonar. Nga ana tjetër, mbyllja nëpërmjet këmbës është e pamundur në rastet e defekteve kaq të mëdha tek foshnjat e vogla, për shkak të përdorimit të katetrave të mëdha që mund të dëmtojnë enët e gjakut në këmbë.

Prandaj, në marrëveshje me ekipi mjekësor u vendos kryerja e procedurës hibride.

Në sallën e operacionit fillimisht u bë  hapja e barkushes së djathtë dhe më pas u bë vendosja e katetrës në barkushen e majtë të zemrës nën monitorimin dhe kontrollin me eko.

Më pas, nëpërmjet të njejtës katetër u bë vendosja e protezës dhe u bë mbyllja e defektit. Me anë të kontrollit me eko është demostruar vendosja e rregullt e protezës dhe mbyllja e defektit.

Më tepër në lidhje me rrjedhën e intervenimit ndiqni videon në vijim:

Sindromi i vezores policistike dhe dilemat e përditshme

Çfarë është sindromi i vezores policistike?

Sindroma e vezores policistike, ose PCOS, është një çrregullim i ekuilibrit të hormonit riprodhues tek gruaja, por gjithashtu mund të shkaktojë çrregullime metabolike që ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm dhe cilësinë e jetës. PCOS është gjithashtu shkaku më i zakonshëm i infertilitetit tek gratë, por ndryshe nga disa kushte të tjera, PCOS mund të trajtohet.

Çfarë shkakton saktësisht çekuilibrimi hormonal?

Çekuilibrimi hormonal shkakton probleme të ovulimit. Qeliza vezore, e cila gjatë ovulimit duhet të çlirohet nga vezorja, në rastin e PCOS mbetet e papjekur dhe bllokuar në vezore. Si pasojë, vajzat dhe gratë me vezore policistike kanë cikle të çrregullta menstruale dhe zhvillim të cisteve në vezore.

Cilat janë simptomat e sindromës së vezores policistike dhe kur duhet të kryeni kontroll tek mjeku endokrinolog?

Sindroma e vezores policistike mund të shfaqet në çdo moshë pas pubertetit dhe zhvillimit të karakteristikave sekondare seksuale. Një nga simptomat më të zakonshme është cikli i çrregullt menstrual ose mungesa e plotë e ciklit menstrual tek gratë dhe vajzat që kanë pasur më parë cikël menstrual. Për më tepër, vajzat dhe gratë me PCOS shpesh kanë hirsutizëm – nivele të larta të hormoneve mashkullore (rreth 70% e pacientëve me PCOS); puçrra në fytyrë, gjoks dhe shpinë; rrallimi i flokëve me folikulat e flokëve që është karakteristikë e gjinisë mashkullore; dhe shtimi i peshës. Shpesh tek pacientët shfaqen ndryshime të gjendjes së humorit, lodhja dhe reduktim i dëshirës seksuale.

Si bëhet ekzaminimi tek mjeku endokrinolog për diagnostikimin e sindromës së vezores polikistike?

Përmes një bisede me pacientin, mjeku endokrinologu, përveç informacioneve rreth ciklit menstrual, merr edhe të dhëna të tjera të shumta që japin një pamje më të gjerë të gjendjes shëndetësore të pacientit. Për më tepër, endokrinologu do të masë peshën dhe gjatësinë tuaj, do të kontrollojë nëse pacienti ka shfaqje apo rritje të qimeve dhe / ose puçrra në fytyrë dhe trupin e pacientes, dhe si përfundim do t’ju  marrë mostër të gjakut për kryerjen e analizave hormonale.

Si diagnostikohet sindroma e vezores policistike?

Ekzistojnë tre kritere kryesore për diagnostikimin e PCOS: mosfunksionimi i hormonit stimulues të gjëndrave (FSH) dhe hormonit luteinizues (LH), nivelet e rritura të testosteronit dhe prania e më shumë se 10 cistave më të vogla se 10 mm të dukshme në vezore me anë të ekos. ekokaminimi nga një gjinekolog. Nëse pacienti plotëson dy nga këto tre kritere, atëherë bëhet një diagnozë e sindromës policistike të vezores. Përveç këtyre kritereve kryesore, pacientët gjithmonë kanë një status të glicemisë (sheqerit) dhe insulinës në gjak, sepse sindroma e vezores polikistike zakonisht shoqërohet me rezistencë ndaj insulinës dhe hiperinsulineminë pasuese (rritje të niveleve të insulinës në gjak), etj. në vetvete paraqet një rrezik të zhvillimit të diabetit në të ardhmen.

Cili është trajtimi për sindromën e vezores policistike?

Ekzistojnë disa mundësi trajtimi për PCOS, dhe secila ka avantazhet dhe  disavantazhet e veta. Në varësi të moshës, peshës së pacientit dhe nëse  aktualisht është e interesuar të mbetet shtatzënë, endokrinologu dhe pacienti bien dakord për terapinë. Ilaçet ditore më të përdorura janë medikamentet anti-androgjenike dhe kontraceptivët oralë. Ilaçet anti-androgjenike bllokojnë efektin e hormoneve androgjenike (testosteronin) dhe në një farë mase reduktojnë qimet dhe / ose puçrrat, si dhe trashjen e qimeve të rralluara, por tek një pjesë e pacientëve nuk ndikojnë në rregullimin e ciklit menstrual. Kontraceptivët oralë në Maqedoni ende konsiderohen një temë tabu, por pranohen gjerësisht në botën perëndimore sepse rregullojnë ciklin menstrual, zvogëlojnë rrezikun e kancerit të endometrit dhe reduktojnë shfaqjen e qimeve dhe puçrrave. Rreziku i kontraceptivëve oral është tromboza e venave të thella, për këtë arsye nuk rekomandohet që pacientët vetëm të marrin pilula, por duhet të paraqiten tek mjeku endokrinolog dy herë në vit,  i cili, përveç testeve standarde, do të bëjë teste mbi koagulimin e gjakut të pacientit. Përveç një prej këtyre opsioneve të trajtimit, pacientëve të trajtuar me hiperinsulinemi i’u jepet terapi me ilaçe nga një grup sensibilizuesish të insulinës që do të normalizojnë sekretimin e insulinës.

A ndihmon mjekimi me medikamente në reduktimin e qimeve?

 Shfaqja e qimeve është një problem i madh, veçanërisht për vajzat e reja. Edhe pse terapia me ilaçe do të ndihmojë në reduktimin e shfaqjes së qimeve, zbutjen e tyre dhe rritjen më ngadalë pas depilimit, përsëri nuk do t’i shërojë plotësisht ato. Për këtë arsye, rekomandohen procedurat dermatologjike për trajtimin e tyre me lazer.

A ekzistojnë mundësi jo-farmakologjike për trajtimin e sindromës vezore policistike?

 Aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqimi i duhur shpesh kontribuojnë në përmirësimin e sindromës policistike të vezoreve dhe rekomandohen për të gjithë pacientët – veçanërisht për pacientët obezë.

A mund të mbesin shtatëzënë gratë me vezore polictistike?

 Shumë gra që kanë vështirësi për të mbetur shtatzënë (sipas statistikave botërore 70%) vuajnë nga sindroma e vezores policistike. Edhe pse në disa raste, për shkak të mungesës së ovulacionit, ngjizja mund të jetë e vështirë – sindroma e vezores policistike nuk ka të bëj me sterilitetin përfundimtar, d.m.th. është një infertilitet që mund të mjekohet. Nëse gjinekologu duhet të stimulojë ovulacionin me përgatitje farmakologjike, disa pacientë kanë nevojë për ndihmë në asistimin e fekondimit in vitro, dhe në raste të rralla mjekët gjinekologë vendosin për trajtimin kirurgjikal që bën të ashtuquajturën, driblimi ovorial.

Çfarë këshillash do t’u jepnit pacientëve me vezore polictistike?

Shumica e pacientëve kanë ndrojtje për shkak të rritjes së qimeve të tyre ose ndjejnë presion nga rrethi shoqëror nëse kanë vështirësi për të mbetur shtatzënë. Mos lejoni që të ndikojnë negativisht tek ju pritjet e bukurisë artificiale të vendosura nga shoqëria, dhe akoma më pak t’ju kërkojnë apo t’ju tregojnë se kur duhet të mbeteni shtatzënë. Çdo grua është unike dhe e bukur në mënyrën e saj. Nëse keni vezore policistike, mos i lini ato pas dore, paraqituni për kontroll mjekësor, tregohuni të kujdesshëm nëse keni ndonjë problem dhe vendosni ta luftoni atë. Ne, mjekët endokrinologë jemi gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim dhe bisedë dhe së bashku do të gjejmë një zgjidhje dhe do të përballemi hap pas hapi në luftën kundër vezoreve policistike.

Dr. Nadica Bozhinovska, specialiste endokrinologe

Është kryer me sukses transplantimi i parë i zemrës në vendin tonë

Dr. Zhan Mitrev sëbashku me ekipin e klinikës tonë, morën pjesë në realizimin e transplantimit  të parë të zemrës në vend. Operacioni u zhvillua mbrëmë dhe u përfundua me sukses këtë mëngjes.

-Transplantimi është i suksesshëm! Ky është një sukses i madh për shëndetësinë në Maqedoni. Urime për të gjithë kolegët – ka qenë informacioni i fundit në këtë mëngjes që mbërriti nga Klinika e kardiokirurgjisë (Klinika Qendrore Shtetërore), ku dhe është kryer transplantimi.

Dhuruese e zemrës ka qenë pacientja i ndjerë, familja e të cilës ka rënë dakord që zemra ti dhurohet  pacientit tjetër, i cili për një kohë të gjatë ka qenë në pritje të dhuruesit të zemrës, ndaj të cilëve shprehim falenderime të përzemërta.

Përveç Dr. Zhan Mitrev, në ekipin e mjekëve të cilët realizuan me sukses transplantimin e zemrës ishin edhe doktor Sashko Jovev (Klinika Kardiokirurgjike Shtetërore) dhe Aleksandar Nikoliq (Klinika Sistina).

Seminar i mbajtur në Zan Mitrev Clinic me temë: Trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare në kushtet e pandemisë me Covid-19

Zan Mitrev Clinic gjithmonë i jep theks të veçantë edukimit të stafit të tij për funksionimin e duhur dhe zbatimin e udhëzimeve të fundit për trajtimin e pacientëve në nivel evropian dhe botëror. Në këtë kontekst me datë 13, 14 dhe 15 maj, u mbajt një seminar edukativ me temë – Trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare në kushtet e pandemisë me Covid-19. Seminari u bazua në udhëzimet e fundit për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare në kontekstin e pandemisë Covid-19, të cilat u botuan nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë më 21.04.2020 dhe udhëzimet e fundit për reanimimin kardiopulmonar të përgatitura nga këshilli evropian për reanimim dhe botuar më 24.04. 2020.

Gjatë seminarit u theksua në mënyrë të veçantë se si duhet të sigurohet trajtimi dhe kujdesi i duhur mjekësor për pacientët që nuk janë në rrezik ndaj infeksionit me Covid-19 dhe ata që dyshohen për Covid-19. U zhvilluan kriteret dhe kushtet në të cilat kryhet procedura diagnostike invazive si stentimi ekonoronografik, veçanërisht tek pacientët e dyshuar për Covid-19.

Theks i veçantë i është kushtuar simptomave të sistemit kardiovaskular tek pacientët pozitiv dhe mënyrës  së trajtimit të tyre.

U përfshinë të gjitha procedurat për reanimimin kardiopulmonar tek pacientët e dyshuar ose të infektuar nga Covid-19 sipas rekomandimeve të këshillit evropian të reanimimit.

Seminari u organizua nga Dr. Tanja Angjusheva në bashkëpunim me Dr. Katerina Ignevska, e cila dha një përmbledhje të pajisjeve dhe mënyrën e mbrojtjes personale të stafit mjekësor, Dr. Nikolla Pop-Kostov dhe Marina Llazeska, infermiere në klinikën tonë.

Seminari u ndoq nga i gjithë stafi mjekësor

MJEKËSI E SIGURTË PËR PACIENTËT, SIGURI PËR STAFIN është motoja nën të cilën punon Zan Mitrev Clinic në kushte të pandemisë nga Covid-19.

Hand Hygiene Day, 2020 “Infermierë dhe obstetër, kujdesi i sigurt është në duart tuaja!”

Çdo vit, më 5 maj, festohet dita botërore e higjienës së duarve. Kjo fushatë ka për qëllim përmirësimin e higjenës së duarve në kuadër të organizatave shëndetësore, duke mbrojtur nga infeksionet si pacientët ashtu edhe punonjësit shëndetësorë.

Këtë vit, tema “SAVE LIVES: Clean your hands “, i kushtohet infermierëve dhe obstetërve (mamive) të cilët njihen si heronj të linjës së parë, të cilët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e infeksioneve dhe meritojnë njohje dhe respekt të veçantë.

Fushata për higjienënduarve 2020, thekson se larja e duarve është një nga masat më efektive për të ndihmuar në parandalimin dhe përhapjen e infeksioneve, përfshirë këtu edhe virusin që shkakton COVID19.

Higjiena e duhur e duarve është po aq e rëndësishme si për punonjësit shëndetësor ashtu edhe për individët në shoqëri.

Organizata Botërore e Shëndetit për vitin 2020 ka si synim: higjenën e duarve si një përparësi globale, një ndryshim në sjelljen e individit dhe veçanërisht angazhimin e profesionistëve të shëndetit në rolin e kujdesit të sigurt për pacientët dhe parandalimin e infeksioneve.

Higjiena e duarve në ambientet e institucioneve shëndetësore nënkupton larjen e duarve dhe / ose dezinfektimin me dezinfektues me përmbajtje alkooli. Ekzistojnë rekomandime konkrete se kur duhet të lahen duart – kur ato janë të ndotura dukshëm ose kur keni të bëni me një pacient me baktere sporogjenike (Clostridium difficilae), në situata të tjera justifikohet përdorimi i dezinfektuesit – sipas efikasitetit, kohës dhe disponueshmërisë.

Pas operacionit të sukseshëm Dimitri i vogël kthehet në shtëpi

Dimitar u pranua në klinikën tonë më 07.04.2020 me defekt të rëndë të lindur të zemrës (tetralologjia e fallotit). Gjatë pranimit, fëmija kishte saturim (ngopje) të ulët me oksigjen dhe shenja të ngarkesës dhe dobësisë së zemrës. Më 08.04.2020, është bërë korrigjimi total duke mbyllur defektin e septumit ventrikular dhe duke zgjeruar atriumin e duhur dhe valvulën pulmonare. Operacioni kaloi pa probleme. Për shkak të specifikës së sëmundjes dhe ashpërsisë së gjendjes së përgjithshme, fëmija ka qëndruar në ventilim të zgjatur mekanik dhe me doza të larta të mbështetjes inotropike.

Operacioni kaloi pa probleme. Për shkak të specifikës së sëmundjes dhe ashpërsisë së gjendjes së përgjithshme, fëmija ka qëndruar në ventilim të zgjatur mekanik dhe me doza të larta të mbështetjes inotropike. Gradualisht e kapërcyem rrezikun e dështimit të zemrës duke monitoruar me kujdes parametrat vitale dhe me anë të terapisë së përshtatshme për të mbështetur funksionin e zemrës.
Katër ditë pas kryerjes së operacionit, pacienti i vogël u hoq me kujdes nga aparati i frumëmarjes. Në ditët në vijim filluam gradualisht dhënien e ushqimit nga goja me formulë qumështi dhe vazhduam me terapi respiratore dhe fizike.

– Në ditën e shtatë pas operacionit, Dimitar u pushtua përsëri nga krahët e nënës së tij. Bashkimi i parë pas operacionit është gjithmonë momenti më emocional dhe më i bukur. Një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë. E gjithë përpjekja që kemi bërë pasqyrohet në ato momente lumturie dhe gëzimi. Me këtë hero të vogël dhe familjen e tij do të takohemi përsëri gjatë kryerjes së kontrolleve të rregullta. Ne do të gëzohemi për rritjen dhe zhvillimin e tij – u shpreh Dr. Dijana Popevski, anesteziologe në klinikën tonë.

Në emër të të gjithë stafit të Zan Mitrev Clinic, i urojmë shumë fat dhe gëzim. Të vazhdojë të qëndroj kaq i guximshëm dhe pozitiv përgjithmonë, ne jemi gjithmonë këtu për ta mbështetur në çdo situatë.