Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

27.01.2021

TAV Maqedonia dhe Spitali klinik Zhan Mitrev me një zgjidhje për kufizimet e reja të udhëtimive: Testet e shpejta të antigjenit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Për t’iu përgjigjur kufizimeve të fundit të udhëtimit të paraqitura për shkak të COVID-19 nga vendet e BE / Shengenit, TAV Maqedonia, së bashku me Laboratorin e Gjenetikës së Spitalit klinik “Zhan Mitrev”, krijuan një zgjidhje për kryerjen e testeve të shpejta të antigjenit pak kohë para largimit të pasagjerëve në destinacionin e synuar.

Duke filluar nga dita e Diel, 24 Janar, një nga automjetet e ambulancës për kryerjen e testeve nga Spitali klinik “Zhan Mitrev” është vendosur përpara ndërtesës së terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, pranë hyrjes së vetme të hapur për pasagjerët “Departures C”, ku udhëtarët mund të kryejnë testin e nevojshëm të shpejtë të antigjenit dhe rezultatet do të mund ti marrin brenda 15 deri në 20 minutave nga marrja e mostrës.

Automjeti për kryerjen e testit nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në kuadër të Spitalit klinik “Zhan Mitrev”, dhe Qendrës Kërkimore për aplikimin mikrobiologjik dhe bioteknologjik, do të jetë i pranishëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit çdo ditë kur ka fluturime në vendet që kërkojnë test të shpejtë të antigjenit, katër orë para fluturimit në secilin prej destinacioneve.

Qëllimi është të sigurohet mundësia për pasagjerët që udhëtojnë në destinacione në Hollandë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që ata të kenë kohë të mjaftueshme për të kryer test të shpejtë antigjeni përpara se të hyjnë në ndërtesën e aeroportit dhe të fillojnë procedurat e udhëtimit, në rast se nuk kanë kryer test para mbërritjes së tyre në aeroport.

Për më shumë detaje rreth testit, pasagjerët janë të lutur të kontaktojnë laboratorin e Spitalit klinik “Zhan Mitrev” në 02/3091484  http://bit.ly/3iPkJoa. Ndërsa për informacion të detajuar në lidhje me testet e pranuara nga vendet e BE / Shengenit, pasagjerët mund të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore dhe Ambasadën e vendit në të cilin do të bëhet fluturimi.

Nëse udhëtarët vendosin të bëjnë një test të shpejtë antigjeni në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë që të mos krijojnë bllokime para ndërtesës së aeroportit, ne i nxisim ata të arrijnë në Aeroport të paktën 4 orë para kohës së nisjes.

Siç është raportuar më parë, Hollanda kërkon një test të shpejtë të detyrueshëm negativ të antigjenit jo më të vjetër se 4 orë para hipjes, përveç kërkesës së tyre për një test të detyrueshëm negativ PCR.

Gjermania kërkon një test negativ të shpejtë antigjeni të aprovuar nga OBSH jo më i vjetër se 48 orë, por gjithashtu pranon teste PCR, LAMP ose TMA.

Aktualisht, vetëm testet e shpejta të antigjenit të aprovuara nga OBSH mund të kryhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit përmes shërbimeve të Spitalit klinik Zhan Mitrev. Për të gjitha testet e tjera të COVID-19, bëjmë apel për të gjithë pasagjerët që t’i bëjnë ato në spital / laborator të autorizuar para mbërritjes së tyre në aeroport.

Duke pasur parasysh që vendet e BE / Shengen vazhdimisht po ndryshojnë rregullat e udhëtimit në lidhje me COVID-19 dhe çdo vend po bën ndryshime në lidhje me kufizimet për qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, ne i bëjmë thirrje udhëtarëve që para se të nisen për udhëtim, ti kontrollojnë dhe konfirmojnë kërkesat e fundit të kompanive të tyre ajrore dhe Ambasadën e vendit ku ata planifikojnë të mbërrijnë.