Qendra për nënën dhe foshnjën – 1 vit punë, 167 familje të lumtura

Ngjarje

15 Tetor, 2025

Qendra për nënën dhe foshnjën në Klinikën Zhan Mitrev po feston një vjetorin e saj të suksesshëm, të mbushur me gëzim, përkushtim dhe qindra momente të lumtura. Gjatë vitit të parë të funksionimit, kjo qendër moderne në kujdesin neonatal ndihmoi në lindjen e 167 foshnjave dhe krijoi 167 familje të reja.

Në dymbëdhjetë muajt e fundit, histori të shumta emocionale kanë kaluar në Qendrën për nënën dhe fashnjën – nga foshnja më e vogël e lindur me peshë vetëm 1270 gramë, deri te foshnja më e madhe e lindur spontanisht me peshë 4630 gramë. Secila prej tyre është provë se njohuria, përvoja dhe teknologjia, kur kombinohen, krijojnë gjënë më të bukur – jetë të re.

“Ne kemi krijuar një qendër neonatologjike ku nëna dhe foshnja janë fokusi më i madh – me sigurinë, rehatinë dhe ngrohtësinë që meriton çdo familje. Vizioni ynë është që çdo lindje të jetë një përvojë e bukur, e sigurt dhe pa frikë, e mbushur me besim, profesionalizëm dhe kujdes. Në këtë vit, ne kemi vërtetuar se obstetrika mund të zhvillohet edhe në Maqedoni sipas standardeve më të larta botërore – me teknologji mjekësore të përparuar, një ekip specialistësh me përvojë dhe një qasje që kombinon shkencën dhe humanizmin”, u shpreh drejtori mjekësor Dr. Emil Stoicovski.

Qendra për nënën dhe foshnjën është ndërtuar në një sipërfaqe prej mbi 800 metrash katrorë dhe e pajisur me teknologjinë më moderne mjekësore. Ajo ka dy salla lindjeje, një sallë operacioni, dhoma rikuperimi, një ordinance neonatologjie dhe gjinekologjie, si dhe dhoma apartamentesh që ofrojnë privatësi dhe rehati në periudhën pas lindjes. Zonat në të cilat operon Qendra përfshijnë tre tremujorët e shtatzënisë, kryerjen e testeve diagnostikuese, HSG, teste gjenetike si amniocenteza, biopsia korionike, ultratingulli dhe testet jo invazive prenatale. Ekipi, i cili përbëhet nga obstetër-gjinekologë, neonatologë, anesteziologëdhe infermierë, ofron kujdes të plotë para, gjatë dhe pas lindjes, dhe janë në dispozicion 24 orë ҫdo ditë.

Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal (NICU), në Qendrën për nënën dhe foshnjën, ofron trajtim dhe kujdes për të porsalindurit e parakohshëm dhe me rrezik të lartë. Një nga momentet më të rëndësishme të vitit të kaluar ishte lindja e trinjakëve, të lindur në javën e 31-të të shtatzënisë. Ky rast i rrallë konfirmoi ekspertizën dhe përgatitjen e lartë të ekipit mjekësor, por gjithashtu simbolizon humanizmin dhe përkushtimin ndaj çdo të porsalinduri.

Qendra ofron një gamë të plotë shërbimesh për nënën dhe foshnjën – monitorim të shtatzënisë, teste diagnostikuese dhe gjenetike, teste jo-invazive prenatale, kujdes dhe këshillim pas lindjes. Vëmendje e veçantë i kushtohet qasjes individuale, ku mjeku gjinekolog që ndjek shtatzëninë është i pranishëm gjatë lindjes, duke siguruar besim dhe vazhdimësi në momentin tuaj më të rëndësishëm.

Me vetëm një vit funksionim, Qendra për nënën dhe foshnjën është pozicionuar si qendra kryesore neonatologjike në vend, duke dëshmuar çdo ditë se suksesi matet me njësinë më të bukur – me jetë të re.