00389 2 3091 484
MJEKËSIA INTERNE
Mjekësia e brendshme fokusohet veçanërisht në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve në popullatën e rritur.
Pa u përqëndruar në vetëm një pjesë të punës ose një sistem organik, internisti mbulon diagnozën dhe trajtimin e të gjithë organizmit, dhe në të njëjtën kohë trajton sëmundjet e zakonshme, ato më komplekse dhe të rënda tek pacientët e rritur. Ndodh shpesh që një individ të mbetet nën kujdesin e mjekut internist gjatë të gjitha fazave të jetës së tij. Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve mund të kryhet ose në ordinancën e internistit ose në një mjedis spitalor, në varësi të ashpërsisë së sëmundjes që do të trajtohet.
Mjeku internist është i trajnuar në diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh tek pacientët e rritur. Internistët mund të përqëndrohen në praktikën e përgjithshme ose në një fushë të specializuar të veprimtarisë. Internistët gjithashtu kryejnë një funksion të rëndësishëm në kushtet spitalore ku trajtohen pacientët e rritur me sëmundje më të shpeshta, por gjithashtu edhe në mjekësinë parandaluese.
Internistët zbatojnë shqyrtime dhe kontrolle të numërta në varësi të nevojave individuale të pacientit, në varësi të sëmundjes, moshës, etj.
Ekzaminimi fizik rutinor: është një pjesë thelbësore e njohjes së mjekut në ekzaminimin e përgjithshëm të pacientit.
Gjatë këtij ekzaminimi, internisti merr një histori të detajuar dhe bën një ekzaminim të përgjithshëm të pacientit. Këtu ai njihet me zakonet (veset) e tij, të tilla si mënyra e jetesës, pirja e duhanit, dieta, marrja e ilaçeve, alkooli dhe aktiviteti fizik. Mjeku gjithashtu kryen ekzaminim manual të gjëndrës tiroide, traktit urogjenital, palpim të barkut, auskultim të zemrës, auskultim të mushkërive dhe ekzaminim të përgjithshëm neurologjik.
Madje edhe para se të ankohet pacienti për disa shenja dhe sëmundje të caktuara, internisti mund ta udhëzojë për ekzaminime specifike për diagnozë të sëmundjes. Shqyrtimet më të shpeshta janë:
Në përgjithësi, kontrolli cilësor dhe dhënia e rekomandimeve të duhura nga ana e mjekut, si dhe trajtimi i rregullt i sëmundjes ekzistuese tek pacienti, kanë ndikim të ndjeshëm në cilësinë e mëtejshme e jetës së pacientit.
Polisomnografia është një test që përdoret për të diagnostikuar frymëmarrjen e çrregullt gjatë gjumit. Gjatë monitorimit, regjistrohen ndërprerje të mundshme në frymëmarrje, ngopja e gjakut me oksigjen, rrahjet e zemrës, si dhe lëvizjet e gjoksit. Monitorimi vendoset në mbrëmje dhe bëhet në shtëpi.
Apnea e gjumit është një gjendje mjekësore me komplikime të mundshme serioze:
Spec. në mjekësinë interne Sub. spec. në kardiologji
vilma.ampova@zmc.mk
Spec. në mjekësinë interneSub. spec. në kardiologji
tanja.anguseva@zmc.mk
Spec. në mjekësinë e brenshmeSubspec. në hematologji
borche.georgievski@zmc.mk
Spec. në mjekësinë interneSub. spec. në kardiologji
borjanka.georgieva@zmc.mk
Specialist në mjekësinë e përgjithshme
lilija.hadzievska@zmc.mk
Spec. në mjekësinë interne Sub. spec. në kardiologji
enver.idoski@zmc.mk
Spec. në mjekësinë interne Sub. spec. në kardiologji
shpend.idrizi@zmc.mk
Spec. në mjekësinë interneSub. spec. në kardiologji
milka.klinceva@zmc.mk