Njohuri të reja shkencore për të avancuar kujdesin ndaj pacientit, një sërë seancash ndërvepruese me raste praktike mbi menaxhimin e aksesit sfidues vaskular dhe skenarë të TAVI ishin vetëm disa nga ato që na u prezantuan në takimin e parë rajonal My Sofia Valves të mbajtur në fillim të prillit në Spitalin Universitar “Shën Ana” në Sofje, Bullgari. Natyrisht, interes më të madh shkaktoi seanca “Raste sfiduese dhe komplikime”.
Në këtë kurs pjesëmarrës ishin edhe një pjesë e ekipit tonë të angio-sallës, të udhëhequr nga Dr. Vilma Ampova-Sokollov – kardiologe dhe infermieret Suzana Kostovska dhe Sonja Rusevska.
Nga data 04-07 prill 2024 në Ohër u mbajt Kongresi i 7-të Maqedonas për Anesteziologji, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv, ku morën pjesë një numër i madh anesteziologësh, intensivistësh dhe specialistë nga fusha të tjera, si nga rajoni ashtu edhe nga bota. U trajtuan tendencat aktuale dhe më të fundit në anesteziologji të diskutuara nga ekspertët dhe të ndara tematikisht në disa sesione.
Ndër ligjëruesit në këtë kongres ishte edhe Dr. Tanja Gramosli – specialiste në anesteziologji dhe kujdes intensiv e cila prezantoi në temën “Hemofiltrimi” duke prezantuar përvojat e aplikimit të kësaj metode në klinikë, që nga viti 2000, e mbështetur nga aplikacionet aktuale të praktikës klinike.
Ligjërata e dytë u mbajt nga Dr. Emil Stoicovski – specialist në anesteziologji dhe kujdes intensiv. Prezantimi i mbajtur ishte mbi temën “Blloqet cervikale” në kuadër të sesionit Rajonal të Anestezisë dhe Menaxhimit të Dhimbjes, gjatë të cilit prezantoi përdorimin e gjithanshëm të blloqeve cervikale dhe avantazhet e aplikimit të tyre në kirurgjinë vaskulare.
Si prezantime poster u publikuan: “Efekti i anestezisë me fluks të ulët në metabolizmin respirator në kardiokirurgji” – nga Dr. Marko Gjorgon – specialist në anesteziologji dhe kujdes intensiv dhe “Menaxhimi perioperativ i pacientëve me insuficiencë kardiake” që nuk i nënshtrohen operacioneve kardiokirurgjike” – nga Dr. Simona Despotovska – specialiste në anesteziologji dhe kujdes intensiv.
Specializantet tona Dr. Jovana Stojmenoviq dhe Dr. Simona Despotovska morën pjesë edhe në seminarin dyditore për aplikimin e ultratingullit në praktikën anesteziologjike (Point-of-care ‘POCUS’ ultrasound) e cila u mbajt nga Dr. Ana Sjaus (Kanada) Dr. Ivan Velickoviq (SHBA) dhe Dr. Javier Cubillos (Kanada).
MSCT seria me kontrast (koka bashkë me qafën/bark/gjymtyrë të poshtme) 14 000 denarë.
MSCT seria native e mushkërive me analiza gjaku 12 000 denarë.
CT kolonoskopi virtuale 12 000 denarë.
MR seria native 13 000 denarë.
Rezonancë magnetike në të gjithë shtyllën kurrizore 21 000 denarë.
Rezonancë magnetike e mitrës me kontrast 15 500 denarë.
Rezonancë magnetike e gjirit 15 500 denarë.
Rezonancë magnetike e zemrës 20 000 denarë.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme 3 në të njëjtën kohë (Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis dhe Neisseria gonorrhoeae) nga urina e parë e mëngjesit (me metodën PCR) 1 800 denarë.
Ekipi i angio sallës në Klinikën Zhan Mitrev kanë kryer një seri intervenimesh PFO (persistent foramen ovale). PFO në gjuhën popullore njihet si një hapje në zemër që zakonisht tek 80% e popullsisë mbyllet disa javë pas lindjes, por tek 20% e popullsise vazhdon të ekzistojë. Edhe pse konsiderohet një defekt i lindur, nuk është një defekt në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse septumi midis dy atriave ekziston, por është i paplotë. Seria e intervenimeve të këtij defekti është kryer nga ekipi mjekësor i përbërë nga Dr. Vilma Ampova-Sokolov, Dr. Ilija Neshkovski, Dr.Petar Ugurov dhe infermierët Suzana Kostovska, Sonja Rusevska, Stefan Janevski, Beti Ignatova. Zakonisht persistent foramen ovale mund të shkaktojë simptoma klinike, të tilla si: • Migrenë (dhimbje koke) • Sulm ishemik kalimtar (TIA) • Goditje në tru. Nëse hapja është më e madhe se 4 mm, rekomandohet mbyllja e saj për të parandaluar komplikimet.
– Doktor Joviq është kirurg urolog në Klinikën Zhan Mitrev dhe një nga specialistët më të mëdhenj në fushën e urologjisë. Me doktor Joviq flasim hapur për të gjitha temat tabu që lidhen me shëndetin e meshkujve që lindin nga sëmundjet urologjike, për faktorët e rrezikut të këtyre sëmundjeve, për simptomat dhe për ekzaminimet dhe kur duhet të paraqiteni tek mjeku. Përveç përkushtimit për shëndetin e pacientit dhe edukimin në disiplinën urologjike, Dr. Joviq përmes shembullit të tij të motoçiklizmit, luajtjes së harmonikës dhe kitarës dërgon një mesazh për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e hobit për çdo person.
Sa të vetëdijshëm janë qytetarët për problemet urologjike dhe a vlejnë ato vetëm për një moshë të caktuar? Sa të nevojshme janë ekzaminimet parandaluese?
– Problemet urologjike dhe rreziqet e sëmundjeve janë ende disi të neglizhuara tek njerëzit. Qytetarët ende nuk janë të vetëdijshëm se çfarë mund të ndodhë fshehurazi në organizmin e tyre, ndoshta nuk janë as të informuar sa duhet. Ata zakonisht vijnë në ekzaminimin e parë vetëm kur kanë disa simptoma ose problemet e tyre tashmë kanë filluar. Dhe sëmundjet urologjike, siç janë në trupin e njeriut, ndonjëherë shfaqen dhe zhvillohen pa asnjë simptomë të qartë dhe të dukshme. Prandaj, ekzaminimet duhet të jenë gjithmonë parandaluese, rutinë dhe të rregullta, pa shfaqur asnjë simptomë. Meshkujt i këshillojmë që të paktën një herë në vit të paraqiten për ekzaminim urologjik.
Cilat janë simptomat fillestare që mund të tregojnë se ka një problem me prostatën?
– Simptomat fillestare janë gjithmonë të padukshme dhe vijnë paparalajmërim, sidomos për këtë sëmundje. Përkatësisht për faktin se simptomat shfaqen gradualisht, pacientët duket se janë mësuar me to. Por si simptomë e parë e hiperplazisë, nga e cila nis gjithçka, është dobësimi i presionit, pra ulja e presionit gjatë urinimit dhe kur kjo përsëritet, tashmë është shenjë se duhet të paraqiteni tek mjeku për ekzaminim. Më pas urinimi bëhet më i vështirë, pacienti bën përpjekje për të urinuar, ka rrjedhje të pamjaftueshme, frekuencë urinimi, urinim i shpeshtë gjatë natës dhe më tej me përparimin e këtyre simptomave, ka një dobësim të plotë të rrymës/presionit, madje edhe urinim me pika ose pamundësi për të urinuar.
A çon prostata e zmadhuar në kancer dhe cilët janë faktorët për t’u prekur nga kjo sëmundje?
– Zmadhimi i prostatës jo gjithmonë çon në kancer. Është e mundur që gjëndra e prostatës të shndërrohet në një sëmundje malinje dhe të fillojë zhvillimin e kancerit. Por nuk ka të bëjë me zmadhimin e prostatës (hiperplazimin) por lidhet me shfaqjen e qelizave malinje në vetë gjëndrën e prostatës. Simptomat e kancerit të prostatës dhe hiperplazisë beninje janë saktësisht të njëjta, ndaj është e nevojshme që çdo person, pavarësisht moshës, të bëjë një ekzaminim në kohë, sepse kanceri i prostatës, nëse zbulohet në kohë, është 100% i shërueshëm dhe është shumë e rëndësishme që pacientët të jenë të informuar për këtë.
Sa ndikon dieta dhe mënyra e jetesës në shfaqjen e kancerit të prostatës?
– Është e vërtetë që kanë ndikim, megjithatë nuk janë vendimtare, por gjithësesi nuk duhet të anashkalohen edhe statistikat që tregojnë se edhe dieta ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundje, sidomos në vendet ku përdoren/konsumohen produkte të tymosura dhe gjysëm të papërpunuara në sasi të mëdha. Megjithatë, kohët e fundit kjo sëmundje lidhet më shumë me rrezatimin dhe ndotjen, të cilat kanë një ndikim shumë më të madh në krahasim me vetë dietën. Dhe ne jetojmë pikërisht në një mjedis të tillë, me një shkallë të lartë të ndotjes së ajrit gjatë gjithë vitit, prandaj këta faktorë rreziku duhet të na kujtojnë edhe një herë domosdoshmërinë e ekzaminimeve të rregullta.
Si duket dhe nga çfarë konsiston ekzaminimi i parë tek urologu?
– Çdo ekzaminim fillon me një bisedë midis mjekut dhe pacientit, të paktën kjo është e domosdoshme këtu në klinikën Zhan Mitrev. Biseda me pacientin është ndoshta pjesa më e domosdoshme sepse këtu vendoset marrëdhënia me pacientin, zhvillohet besimi i ndërsjellë, gjatë së cilës mjeku merr një pamje reale për jetën e pacientit, gjendjen shëndetësore dhe problemin e mundshëm shëndetësor. Përmes bisedës zbulohen simptomat, zakonet e jetës dhe rutinat e pacientit. Para fillimit të ekzaminimit fizik, sigurisht që është e pashmangshme të bëhen disa analiza laboratorike dhe të kontrollohet antigjeni specifik i prostatës PSA. Nëse rezulton e nevojshme, pason ekzaminimi me eko, në të cilën shihet i gjithë sistemi urinar, fillimisht me fshikëz të plotë dhe më pas me fshikëz të zbrazët, matet urina e mbetur (rest urina), sigurisht nëse ka resturinë. Më pas veprohet sipas asaj që është e nevojshme dhe e domosdoshme për gjendjen e pacientit. Por ekzaminimet e rregullta kontrolluese janë fillimi i gjithçkaje, sepse synojnë parandalimin e zhvillimit të çdo sëmundjeje.
Çfarë qasje përdoret në Klinikën Zhan Mitrev për zgjidhjen e funksionalitetit urologjik dhe a ekziston urologjia estetike në vendin tonë?
– Urologjia estetike është një lloj mrekullie në mjekësi dhe e njëjta gjë vlen edhe këtu në klinikën Zhan Mitrev. Duke ndjekur trendet më të fundit në urologjinë estetike dhe duke përdorur mjetet më të fundit ndihmëse, tashmë në Klinikën Zhan Mitrev është bërë rutinë vendosja e protezave testikulare dhe penile, të cilat e zgjidhin në mënyrë perfekte mosfunksionimin. Shpesh bëjmë edhe operacione plastike të penisit, pra ekstension aty ku është e nevojshme terapeutikisht dhe ku ka ndonjë handikap të caktuar. Duhet të kuptojmë se urologjia estetike aplikohet për të përmirësuar funksionin shëndetësor. Kur bëhet fjalë për mosfunksionim të caktuar të ndonjë pjese të sistemit urologjik, nuk ka dyshim se duhen marrë të gjitha masat e nevojshme. Këtu përfshihet edhe plastika apo protezat, të cilat më pas si pjesë e trupit duhet të bëhen për të funksionuar pa të meta dhe mangësira.
Cilat janë statistikat, sa shpesh meshkujt në Maqedoni zgjedhin këtë lloj ekzaminimi?
– Në dhjetë vitet e fundit, në muajin nëntor, meshkujt kudo në botë simbolikisht lëshojnë mustaqe në shenjë mbështetjeje dhe ndërgjegjësimi për shëndetin e meshkujve dhe bëhen pjesë e lëvizjes botërore MOVEMBER me të cilën solidarizohen dhe apelojnë për ekzaminime parandaluese. Lëvizja MOVEMBER është përhapur me sukses edhe në vendin tonë dhe mendoj se ka një ndikim të madh në ndërgjegjësimin për këtë sëmundje, veçanërisht tek popullata e re, e cila tashmë po hyn në moshën e rrezikut dhe gjithashtu është edukuar në lidhje me këtë problematikë dhe këto tendenca. Në klinikën tonë tradicionalisht gjatë asaj periudhe promovohen ekzaminimet urologjike parandaluese me çmime promocionale për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mashkullore për t’u bërë më e përgjegjshme ndaj shëndetit urologjik. E mira është se funksionon dhe meshkujt tparaqiten për kontrollet e para dhe ndjekin një kalendar kontrollesh të rregullta. Prandaj mbështetja e nismave të tilla duhet të bëhet vërtet traditë për të trajtuar në kohë simptomat tek meshkujt dhe për të mbrojtur shëndetin e meshkujve.
Përveçse jeni mjek dhe i përkushtuar vazhdimisht ndaj pacientëve, keni edhe aktivitete hobi, siç është instrumenti muzikor harmonika dhe motoçiklizmi. Cili është pasioni juaj më i madh?
– Mund të them se gjithçka që lidhet me adrenalinën më jep kënaqësi. Zakonisht adrenalinën e marr gjatë ngasjes me motor, por adrenalinën e marr edhe në sallën e operacionit. Skijimi është gjithashtu një nga sportet e mia të preferuara. Kohë më pare kam qenë edhe instruktor në këtë sport. Më pëlqejnë njerëzit, më pëlqen të krijoj miqësi, luaj kitarë, harmonikë, madje edhe kombinim i të dyja instrumentave kitarës dhe harmonikës në të njëjtën kohë. Për mua mosha është vetëm një numër, shpirti dhe disponimi i mirë janë çelësi, prandaj zgjedh aktivitete hobi që më relaksojnë shumë, që më japin një ndjenjë dhe energji pozitive.
A mund të ndikojnë aktivitetet shtesë jashtë rutinës së përditshme të punës, si hobi dhe si ndikojnë ato mbi shëndetin?
– Sigurisht dhe pa mëdyshje. Ndikimi pozitiv në shëndet vjen nga fakti se të gjitha aktivitetet, të cilat nuk lidhen me detyrat e punës, çfarëdo qofshin ato, japin një moment relaksi. Këto aktivitete ushqejnë shpirtin tonë, fisnikërojnë jetën tonë. Nuk është kurrë mirë që njerëzit të jenë pasivë. Thjesht duke shkuar në shtëpi dhe duke u mbyllur. Secili duhet të ketë një qëllim para tij dhe të bëjë diçka të re, të ndryshme, e cila në të vërtetë e mbështet atë mendërisht dhe fizikisht.
Ekzaminimi me ultratinguj i muskujve dhe tendinave është një procedurë diagnostike jo invazive, pa dhimbje, e shpejtë dhe e saktë e bazuar në përdorimin e valëve ultratinguj me frekuencë të lartë. Me ekzaminimin ekografik të sistemit muskuloskeletor mund të shohim qartë: hapësirën e kyçeve, tendinat, ligamentet, muskujt, fascia e muskujve dhe nervat individualë. Përdorim ultratinguj për:
Lëndimet dhe proceset inflamatore të tendinave dhe ligamenteve
Lëndimet e muskujve duke matur përmasat e mundshme të hematomës dhe duke vlerësuar kohën e rikuperimit
Përjashtimin ose konfirmimin e dyshimit për një proces të mundshëm tumoral të zgjeruar të indit dhjamor nënlëkuror dhe strukturave të muskujve
Procesin inflamator në artikulacion dhe praninë e lëngjeve në nyje
Ndryshimet degjenerative në kyçe
Proceset inflamatore në bursa
Ekzaminimin e nervave individual
Ekzaminimi është shumë i shkurtër, zgjat vetëm 15-20 minuta dhe nuk kërkon përgatitje e veçantë.
Në klinikën tonë punojnë radiologë dhe ortopedë me përvojë shumëvjeçare të cilët ju qëndrojnë në dispozicion. Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484
Gjatë jetës, çdo grua mund të përballet me problem riprodhues që kërkon një vlerësim të duhur dhe një zgjidhje që ndonjëherë mund të përfshijë edhe intervenim kirurgjik. Disa nga kushtet që mund të kërkojnë intervenim kirurgjik janë: cistat ovariane, fibroidet ose miomat, gjakderdhja jonormale e mitrës, dhimbjet e legenit/pelvisit ose anomalitë e lindura të traktit riprodhues. Kirurgjia klasike e kryer me prerje tradicionale të lëkurës në murin e barkut shoqërohet gjithmonë me një qëndrim më të gjatë në spital, dhimbje më të madhe postoperative, rrezik më të madh kirurgjik dhe një periudhë më të gjatë rikuperimi.
Fatmirësisht, mjekësia moderne ofron gjithashtu opsione minimale invazive që lejojnë zgjidhjen e problemit pa operacione të mëdha. Pacientët në këtë rast largohen nga spitali ditën e operacionit ose të nesërmen me më pak dhimbje postoperative dhe më pak nevojë për analgjezi.
Çfarë është kirurgjia gjinekologjike minimale invazive?
Kirurgjia minimale invazive është një qasje kirurgjikale që përdor prerje të vogla në lëkurë, apo edhe procedura pa prerje, pasi e gjithë ndërhyrja mund të kryhet nëpërmjet vaginës me ndihmën e mjeteve të specializuara (instrumenteve dhe kamerës) me të cilat kryhet operacioni.
Ky lloj operacioni përfshin procedurat e mëposhtme gjinekologjike minimalisht invazive:
– Kirurgji histeroskopike
Histeroskopia përdor një teleskop të vogël e të ngushtë (histeroskop) për të vizualizuar hapësirën/zgavrën e mitrës pa pasur nevojë për asnjë prerje dhe me kohë të shkurtër të rikuperimit. Histeroskopia kryhet shpesh kur kërkohet shkaku i gjakderdhjes abnormale, të parregullt dhe të rëndë nga mitra, si dhe për heqjen e fibroideve që dalin në zgavrën e mitrës, polipeve, ngjitjeve intrauterine të pranishme nga procedurat e mëparshme, si dhe në zgjidhjen e anomalive kongjenitale të mitrës dhe vaginës në formë ndarjesh. Histeroskopët e specializuar lejojnë trajtimin e këtyre gjendjeve pa një prerje kirurgjikale, nëpërmjet aksesit vaginal. Teknika histeroskopike e quajtur ablacioni endometrial është një trajtim për gjakderdhjet e rënda menstruale që çojnë në anemi kronike tek pacienti dhe me këtë procedurë minimalisht invazive, nevoja për një histerektomi mund të anashkalohet tek disa pacientë, domethënë duke zgjidhur problemin e gjakderdhjes së rëndë, pacienti nuk duhet t’i nënshtrohet heqjes/mënjanimit të mitrës. Është e rëndësishme të theksohet se: Në raste të caktuara, në vend të histerektomisë mund të përdoret procedura histeroskopike minimalisht invazive.
Është absolutisht e dëshirueshme sepse ka kushte që sot mund të trajtohen me kirurgji minimale invazive pa pasur nevojë për histerektomi. Çdo pacient, çdo problem është individual, po kështu edhe konsultimi, zgjidhja duhet t’i përshtatet nevojave individuale, sigurisht duke gjetur opsionin më të përshtatshëm dhe duke hartuar një plan trajtimi të personalizuar.
– Kirurgji laparoskopike
Kjo teknikë është provuar të jetë një trajtim efektiv që rezulton me qëndrim më të shkurtër në spital, më pak dhimbje, periudhë më të shkurtër rikuperimi dhe rikthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme. Laparoskopia përdor një teleskop të vogël dhe instrumente të dizajnuara posaçërisht që vendosen në abdomen përmes prerjeve të vogla në murin e barkut, gjatë të cilave vizualizohen organet e brendshme. Laparoskopi (kamera) dërgon imazhe të drejtpërdrejta në një video monitor, i cili lejon kirurgun të vizualizojë anatominë dhe të kryejë operacione komplekse me trauma minimale për pacientin.
Cilat janë sëmundjet që mund të korrigjohen me laparoskopi?
Kirurgjia laparoskopike mund të jetë e përshtatshme për vlerësimin dhe trajtimin e dhimbjeve të legenit/pelvisit, ngjitjeve ekzistuese ose vatrave endometriotike, fibroideve të mitrës, kisteve ovariane, shtatzënisë ektopike/jashtë mitrës. Laparoskopia është gjithashtu metoda më e përdorur për heqjen e sigurt të mitrës ose vezoreve.
Kirurgjia vaginale
Kjo është qasja më minimale invazive ndaj operacioneve të mëdha gjinekologjike. Ka të gjitha avantazhet e rikuperimit që lidhen me kirurgjinë laparoskopike dhe histeroskopike dhe gjatë aplikimit të saj nuk ka prerje të dukshme në muret e barkut.
Procedurat e përfshira në kirurgjinë minimalisht invasive:
Ekcizion në një pjesë të qafës së mitrës (LEEP) dhe konizim
Diagnostikë, histeroskopi operative dhe laparoskopi
Ablacion endometrial
Sterilizim laparoskopik
Trajtim kirurgjik i shtatzënisë ektopike
Trajtim kirurgjikal i endometriozës
Trajtim kirurgjikal i fibroideve të mitrës
Trajtim kirurgjik i anomalive kongjenitale të organeve gjenitale
Trajtim kirurgjik i çrregullimeve të vulvës
Histerektomi vaginale, laparoskopike
Rezervoni ekzaminimin ose konsultën tuaj me Dr. Irena Andonovën, specialiste gjinekologe -obstetër, në 00389 2 3091 484 Ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdes të plotë për pacientët tanë, duke punuar së bashku për të gjetur trajtimin që i përshtatet më mirë gjendjes tuaj, komoditetit dhe stilit tuaj të jetesës.
2 Prilli është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. 17 vjet më parë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi këtë ditë, duke inkurajuar veprime për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm për kushtet në spektrin e autizmit.
Autizmi nuk është një sëmundje, por një gjendje në të cilën njerëzit që jetojnë me të, kanë një mënyrë të ndryshme për të interpretuar fjalët, ngjyrat, format dhe tingujt e botës përreth nesh. Shkaqet janë të panjohura, megjithëse besohet se ekziston një faktor gjenetik i shoqëruar me një komponent mjedisor. Me trajtim terapeutik të personalizuar dhe të specializuar, është e mundur të rritet cilësia e jetës së personave të prekur nga autizmi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një në 160 fëmijë e ka këtë gjendje dhe incidenca po rritet me 17% çdo vit në mbarë botën. Çdo vit më shumë fëmijë diagnostikohen me autizëm dhe numri e kalon atë të SIDA-s, kancerit dhe diabetit së bashku.
Simbol i njohur për autizmin është pjesa e enigmës në ngjyrë blu. Ngjyra përfaqëson sigurinë që familjet dhe njerëzit me autizëm kanë nevojë të jetojnë me këtë gjendje, dhe pjesa e enigmës nënkupton që personi me autizëm nuk e izolon veten sepse ka dëshirë, ata kanë nevojë për mbështetje nga të tjerët.