Lindje e relaksuar dhe pa dhimbje me oksidin e azotit “gazi që të bën për të qeshur”

Vetëm në Klinikën Zhan Mitrev në Qendrën për nënën dhe foshnjën kryhet lindje natyrale pa dhimbje, me ndihmën e qetësimit me oksid azoti, i njohur ndryshe si gazi që të bën për të qeshur. Sedacioni, ose shtimi i gazit të oksidit të azotit, kryhet duke përdorur pajisjen Master Flux Plus for Sedation, të cilën klinika e bleu posaçërisht për këtë qëllim. Kjo metodë e lindjes natyrale është e mundur për herë të parë në Maqedoni dhe bën që dhimbjet e lindjes të kalojnë pa u vënë re dhe lindja natyrale bëhet më e lehtë dhe pa dhimbje.
“Sedacioni i oksidit të azotit është një teknikë më pak invazive që mbart një rrezik më të ulët të efekteve anësore në krahasim me anestezinë epidurale”. Është një përzierje e përbërë nga oksidi i azotit dhe oksigjeni në raport të barabartë dhe redukton dhimbjen, ankthin dhe nervozizmin, si dhe ndikon në refleksin e lindjes, duke i bërë gratë më të relaksuara dhe duke e bërë më të lehtë lindjen. “Për shkak të efektit të të qeshurit që shkakton, oksidi i azotit quhet edhe gaz që të bën për të qeshur dhe në obstetrikë është i përshtatshëm për shkak të veprimit të shpejtë, eleminimit të shpejtë nga organizmi pas ndërprerjes së përdorimit”, thotë Dr. Dragica Vezenkova Vuçkova, specialiste në anesteziologji dhe kujdes intenziv.
Gazi përdoret për analgjezi dhe anksiolizë dhe për ndërhyrje të vogla obstetrike, si dhe për procedura të tjera të dhimbshme si intervenimet dentare, kardiake, tek fëmijët dhe tek popullata me nevoja të veçanta, por mund të përdoret edhe si terapi shtesë për dhimbjet kronike tek pacientët onkologjikë.
” Sedacioni i oksidit të azotit ofron shumë përfitime për pacientët, redukton stresin, zvogëlon perceptimin e dhimbjes dhe lejon shërim të shpejtë.” Përveç kësaj, mund të aplikohet për të gjithë pacientët me siguri maksimale dhe redukton kohëzgjatjen e procedurës. “Disa gra preferojnë të përdorin oksid azoti gjatë kontraktimeve, dhe disa të tjera preferojnë ta përdorin atë për t’u relaksuar ndërmjet kontraktimeve”, shton Dr. Vezenkova Vuçkova.
Gazi shpërndahet përmes një maske të vogël thithëse dhe pasi të hiqet maska, efektet e oksidit të azotit zhduken shpejt.
Oksidi i azotit është një përbërje e gaztë që përdoret si analgjezik në mjekësi. I zbuluar në shekullin e 18-të, përdorimi i tij më i gjerë filloi në mesin e shekullit të 20-të pas ndërtimit të një aparati anestezie për vetë-administrimin e anestezive inhaluese. Efektet analgjezike dhe anksiolitike të gazit N2O mendohet se arrihen nga çlirimi i endorfinës në sistemin nervor qendror dhe modulimi i rrugëve të dhimbjes përmes veprimit të kanaleve dhe receptorëve të ndryshëm jonikë.

Strabizmi – shkaqet, simptomat, diagnoza dhe trajtimi

Strabizmi është një gjendje në të cilën sytë nuk janë të drejtuar siç duhet dhe nuk kanë lëvizje të sinkronizuara. Zakonisht përfshin mungesën e koordinimit të muskujve të syrit, gjë që i pengon të dy sytë të përqendrohen në të njëjtën pikë, dhe të mundësojnë shikimin e duhur. Ka disa arsye për shfaqjen e strabizmit. Disa nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e strabizmit përfshijnë: mënyrën se si ecur shtatzënia, nëse ka pasur ndonjë problem gjatë lindjes, zhvillimin e foshnjës, sëmundje të mëparshme etj. Shkak për shfaqjen e strabizmit mund të jetë edhe predispozita gjenetike. Nëse ka strabizëm në familje, ka shumë mundësi që strabizmi të shfaqet edhe tek anëtarët e tjerë. Një nga shkaqet kryesore të strabizmit është reduktimi i shikimit (për shkak të largpamësisë ose miopisë, syrit dembel – ambliopisë, kataraktit kongjenital ose sëmundjeve të tjera të syrit).

Simptomat e strabizmit mund të përfshijnë: humbjen e përqëndrimit paralel të syve, lotim dhe dhimbje të syve, dhimbje koke, shikim të dyfishtë, humbje të shikimit tredimensional, shikim të paqartë, kthim të kokës ose fytyrës në njërën anë. Disa lloje të strabizmit që ndodhin tek foshnjat dhe fëmijët janë false. Shtrembërimi fals I syve është një iluzion optik që ndodh për shkak të gjerësisë së hundës dhe qepallave. Për të përcaktuar plotësisht këtë gjendje, është i domosdoshëm ekzaminimi i syve.

Ekzistojnë disa lloje të strabizmit, të cilët emërtohen sipas drejtimit të syrit: strabizmi i brendshëm (Esotropia), strabizmi i jashtëm (Exotropia), strabizmi lart (Hypertropia) dhe strabizmi poshtë (Hypotropia). Ekzistojnë edhe disa lloje të veçanta të strabizmit, si strabizmi në vitet më të vona/vjetra, i cili shfaqet për arsye që lidhen me nervat që kontrollojnë lëvizjet e syve (problem neurologjik, lëndim, diabet, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, infeksione të ndryshme, tumore etj.).

Strabizmi i lidhur me problemet refraktive (largpamësia, miopia, astigmatizmi) mund të trajtohet në disa mënyra:

  • Syze – Disa lloje të strabizmit ndodhin për shkak të pranisë së një anomali refraktive. Përdorimi i syzeve eliminon strabizmin. Për këtë lloj strabizmi, mbajtja e syzeve është e mjaftueshme.
  • Mbylljen e njërit sy) – Kjo metodë trajtimi mund të përdoret edhe për syrin dembel.
  • Ortoptikë – përdoret për të përmirësuar shikimin e të dy syve dhe për të fituar ndjenjën e thellësisë (vizioni binokular dhe stereoskopik). Këto dy funksione lejojnë lëvizjet paralele të syve dhe janë shumë të rëndësishme në jetën tonë të përditshme. Ato na lejojnë të jemi më të suksesshëm në drejtimin e automjeteve motorike, sportit si basketboll, tenis dhe sporte të tjera që kërkojnë sinkronizim dhe saktësi kohore.
  • Operacion – Në rastet e strabizmit kongjenital, syzet zakonisht nuk nevojiten dhe kërkohet kirurgji në një fazë të hershme (nga 6 muaj deri në 1 vit). Shumica e shtrembërimeve ndodhin ndërmjet moshës 2-3 vjeç dhe zakonisht korrigjohen me përdorimin e syzeve. Megjithatë, për strabizmin që nuk korrigjohet pavarësisht përdorimit të syzeve, kërkohet kryerja e operacionit. Preferohet një periudhë pritjeje prej 6 deri në 8 muaj, por gjatë kësaj periudhe pritjeje mund të aplikohet metoda BOTOX për të reduktuar shikimin e dyfishtë.
  • Trajtim kirurgjik i strabizmit – Trajtimet kirurgjike të strabizmit tek fëmijët kryhen me anestezi të përgjithshme, tek të rriturit është e mundur vetëm me anestezi lokale. Parimi bazë i operacionit është zvogëlimi ose rritja e forcës së muskujve që lëvizin kokërrat e syrit.

Diagnoza dhe trajtimi i hershëm i strabizmit mund të parandalojë shfaqjen e syrit dembel dhe të mundësojë shikimin tredimensional. Për shkak të kësaj, nëse ekziston dyshimi se fëmijë ka strabizëm, është i nevojshëm ekzaminimi okulistik dhe vlerësimi individual për trajtim terapeutik.

Për të rezervuar terminin tuaj tek mjeku specialistët oftalmolog/okulist, telefononi në 02/3091-484

Procedura revolucionare në klinikën Zhan Mitrev – zëvendësim minimalisht invaziv i protezës së valvulës mitrale

Është kryer implantimi i një valvule biologjike në pozicionin mitral (valvula brenda valvulës) – një procedurë komplekse hibride tek pacientja 74-vjeçare në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të funksionit të veshkave dhe është vendosur në aparat për dializë.

Kjo metodë minimale invazive e zëvendësimit të protezës së valvulës mitrale është e rrallë në mbarë botën dhe është kryer tek pacientja 74-vjeçare në Klinikën Zhan Mitrev. Ekipi, i përbërë nga kardiokirurgë, kardiologë intervenues dhe anesteziologë, realizoi procedurën TMVI (Transcatether mitral valve implatation procedure), në mënyrë të suksesshme me implantimin e valvulës, pa kirurgji klasike.

“Sot kemi një rast të veçantë, një procedurë tepër komplekse tek një paciente në gjendje shëndetësore jashtëzakonisht të rëndë. Këto misione në dukje të pamundura që u zgjasin jetën pacientëve me vite e dekada, këtu në klinikën Zhan Mitrev, bëhen të mundshme dhe gjithnjë më të shpeshta, duke i shtyrë kështu kufijtë e kardiokirurgjisë në mbarë botën. Për 25 vjet, ekipi në Klinikën Zhan Mitrev ka vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor gjithëpërfshirës dhe ka gjetur mënyra për të ndihmuar sa më shumë pacientë. “Me pajisje moderne, duke aplikuar teknologji të avancuar, ne krijojmë mundësi jetësore për pacientët tanë dhe justifikojmë funksionin e vërtetë të mjekësisë”, theksoi Dr. Mitrev.

Proteza e valvulës mitrale është vendosur mbi pjesën e sipërme të zemrës në pozicionin mitral, pa i’u nënshtruar operacionit klasik. Dallimi ndërmjet kirurgjisë klasike dhe kësaj ndërhyrjeje është se ka vetëm një hapje të vogël në gjoks – 5 cm në anën e majtë, përmes së cilës arrihet pjesa e sipërme e zemrës dhe me anë të përdorimit të një katetre speciale, futet valvula e re në valvulën ekzistuese, pa përdorur qarkullimin ekstrakorporal.  

“Arritje të tilla kardiokirurgjike tregojnë për potencialin e madh të autoriteteve shëndetësore në Maqedoni. Risia në kryerjen e këtij operacioni pothuajse të pamundur në rastin e pacientes e cila më parë i është nënshtruar dy operacioneve të tjera,  ka përfitime të mëdha si për pacienten ashtu edhe për sistemin shëndetësor në tërësi, duke përfshirë këtu edhe fondin. Metoda inovative e kryerjes së procedurës minimalisht invazive, është e sigurt për pacientët, e mbi të gjitha, mbart shumë përfitime financiare përsa i përket të gjithë procesit të shërimit të plotë të pacientit. Shembuj të tillë nxisin disponueshmëri më të madhe nga fondi për ndërhyrje kirurgjikale në klinikat private”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë.

Ekipi i kardiokirurgëve dhe kardiologëve intervenues u drejtua nga Dr. Mitrev, së bashku me Doc. Dr. Oliver Bushljetikj, specialist në mjekësisë interne, subspecialist në kardiologji dhe Dr. Vilma Ampova Sokollov, specialiste në mjekësinë interne dhe subspecialiste në kardiologji.

“Pacientja ka pasur dy operacione të mëhershme dhe duhej të operohej për herë të tretë sepse proteza e valvulës mitrale kishte humbur funksionin plotësisht”. Arritëm të vendosim një protezë në valvulën mitrale, mbi majën e zemrës, në pozicion mitral, pa iu nënshtruar operacionit klasik dhe duke shmangur kështu ekspozimin ndaj rrezikut shtesë, një operacion që sigurisht nuk do ta përballonte dot. Ky lloj operacioni është relativisht një risi, veçanërisht për zëvendësimin e valvulës aortale, ndërsa përsa i përket protezës mitrale, këto janë raste jashtëzakonisht të rralla. Kjo procedurë zakonisht kryhet në valvulën e aortës, dhe shumë rrallë në valvulën mitrale. Në rastin konkret, meqënëse gjoksi i saj ishte hapur dy herë më parë, kjo ishte e vetmja mundësi për t’i shpëtuar jetën. Kjo ishte e vetmja mundësi për një rezultat pozitiv për pacienten,” theksoi Dr. Bushljetikj.

Pacientja për herë të parë është operuar në vitin 1994 në Spitalin Mjekësorë Ushtarak në Beograd, ndërsa herën e dytë në vitin 2011 në Klinikën Zhan Mitrev, ku është bërë një rioperacion për zëvendësimin e valvulës mitrale me protezë biologjike. Me këto operacione – i parë kur ishte shumë e re, në moshën 43 vjeçare në Beograd, operacioni i dytë pas 17 vjetësh (2011) dhe tani pas 14 vitesh, pacientes i është mundësuar 30 vjet jetë, që është në fakt një dëshmi për luftën e mjekëve dhe aplikimin e duhur të mjekësisë moderne në funksion të shpëtimit dhe zgjatjes së jetës.

Pacienti nga Libia brenda një dite iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve të nevojshme në Klinikën Zhan Mitrev

Pacienti nga Libia ka ardhur enkas në Shkup, në klinikën Zhan Mitrev, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme specialistike. Idris Al-Senussi nga Libia iu nënshtrua një disa ekzaminimeve në vetëm një ditë dhe u largua nga klinika i kënaqur, duke shprehur falënderime të sinqerta për të gjithë stafin.
Al-Senussi iu nënshtrua ekzaminimeve dermatologjike, dentare, oftalmologjike, endokrinologjike, kardiovaskulare, pulmologjike, si dhe ekografisë abdominale. Pas kryerjes së të gjitha analizave, ai u shpreh se ndihej sikur po qëndronte në hotel, jo në spital.
“Këtu keni të gjithë komfortin që mund të dëshironi.” Këtu ndiheni sikur po qëndroni në një hotel, një resort, një spa. “Shpresoj që në vendin tim, në Libi, të kemi një institucion të tillë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Al-Senussi, duke shtuar se ndërkohë do t’iu rekomandojë Klinikën Zhan Mitrev të gjithë miqve dhe bashkëqytetarëve të tij.
Klinika Zhan Mitrev, me zgjerimin e aktiviteteve të saj, ndërhyrjeve të reja kirurgjikale dhe terapeutike, si dhe standardet e reja në praktikën shëndetësore në vend, vazhdimisht tërheq pacientë nga vende të ndryshme të botës që të vijnë në klinikë për të kryer ndërhyrjet e nevojshme dhe ekzaminimet diagnostike.

Procedurat minimale invazive për lëndimet në shpatulla

Lëndimet e shpatullave mund të jenë të natyrës dhe ashpërsisë së ndryshme. Lajmi i mirë është se për disa prej tyre ka zgjidhje që nuk kërkojnë kirurgji klasike, por kryhen në mënyrë artroskopike nën vëzhgimin me kamer. Këtë herë Dr. Nenad Petkov, specialist ortoped-traumatolog, I ofroi ndihmë dhe trajtim dy pacientëve tanë. Tek pacienti sportist, pas një dislokimi të shpatullës së djathtë, u mundësua stabilizimi me sukses i nyjës së shpatullës duke përdorur vida të vendosura në mënyrë artroskopike. Ndërkohë që tek pacientja me shpatull të ngrirë u mundësua çlirimi i ngrirjes me ndihmën e kësaj procedure njëditore nën vëzhgimin me kamer.

Jeta është si një këngë kur je i shëndetshëm

Z. Miomir Tasiq, një ish-tenor, pacienti ynë që nuk resht së kënduari. Ai u operua me sukses në fund të vitit nga ekipi ynë i kardiokirurgëve të udhëhequr nga Dr. Mitrev. Pas korrigjimit të problemit me zemrën, ai tashmë ndodhet në shtëpi, duke u rikuperuar plotësisht. Për përshtypjet e tij rreth shërbimit të marrë në klinikën tonë, shikoni videon në vijim:

Gëzim i dyfishtë në Vitin e Ri

Në Qendrën tonë për nënën dhe foshnjën, dy foshnja lindën në të njëjtën ditë.
Një ra foshnjë vajzë, Dafina, e cila lindi në javën e 39-të, me peshë 3 kg dhe 46 cm, dhe foshnja tjetër djalë, Roel, I cili lindi në javën e 40-të, me peshë 3.2 kg dhe 48 cm
I urojmë prindërve gëzime pafund, dhe bebeve një fëmijëri të lumtur.

Aksioni vazhdon

Me kërkesë të pacientëve tanë, ekzaminimi specialistik oftalmologjik është sërish me çmim të favorshëm.
Qendra e Oftalmologjisë në Klinikën Zhan Mitrev në bashkëpunim me Promedika Ophthalmology ju ofron -50% për ekzaminimin specialistik oftalmologjik që përfshin matjen e refraksionit, përcaktimin e mprehtësisë së shikimit, matjen e presionit intraokular dhe ekzaminimin e segmentit anterior/posterior të syrit.
Parandalimi për sytë tuaj është i mirëpritur, veçanërisht në dimër.
Rezervoni terminin tuaj në 📞02/3091-484