Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

Udhëzues, udhëzime, standarde dhe politika

Shkurtimisht, udhëzuesi na jep pamje si të realizojmë ndonjë detyrë, procedurë (udhëzim), na përcakton renditjen e hapave. Në fakt është udhëzim për punë ose procedurë standarde operative (PSO), ndërsa standardi e përcakton nivelin më të ulët nën të cilin nuk mund të ketë ndryshime. Politika është niveli më i lartë i deklarimit (definimit) e barabartë për të gjithë organizimin (Figura 1). Siç mund të shihet nga piramida e këtyre termave, numri më i madh i dokumenteve janë të nevojshme për definimin e politikave të një institucioni, më pak janë të nevojshme për definimin e standardeve, akoma më pak janë të nevojshme për definimin e udhëzimeve dhe numër shumë të vogël të dokumentave nevojitet për udhëzuesit.

Udhëzues:

  • Mbledhje këshillash se si të veprohet në gjendje të caktuar.
  • E rekomanduar, por nuk është e kontrolluar në mënyrë obliguese.
  • Shembull: Udhëzues për diskriminimin e të punësuarve; Udhëzues për farmakogjenetikë të Klopidogrel.
  • Shtesë: “Udhëzues” do të thotë Rekomandim vetëm me qëllim udhëheqje

 Procedurë (Udhëzim)

  • Një seri normash të detajuara që të realizohet fundi
  • Hap pas hapi Udhëzim për realizim
  • Shembull: Procedurë standarde operative (PSO), Procedurë mjekësore
  • Shtesë: vjen nga “proces”; mënyrë e përcaktuar për të bërë diçka

Standard

  • Nivel të pranueshëm për cilësi ose arritje
  • Kontrolla matëse obliguese me nivel të ulët
  • Shembull: Standard jetese, madhësi standarde
  • Shtesë: Ne nuk i kriojmë dhe ne nuk i shkruajmë standardet, ne i ndjekim ato

Politika

  • Deklarata të rekomanduara në nivel të lartë të cilat e mbrojnë informatën gjatë biznesit
  • Rregulla të biznesit për sjellje korrekte dhe të vazhdueshme ndaj personelit (të punësuarve) për të siguruar pajtueshmëri
  • Shembull: Politika për mënyrën e veshjes, Politika për mungesa shëndetësore, Politika për postë elektronike dhe Internet
  • Shtesë: “Politika” – siguron disciplinë dhe pajtueshmëri