SHËRBIMET MJEKËSORE

MJEKËSIA INTERNE

Sëmundjet dhe kushtet

Mjekësia e brendshme fokusohet veçanërisht në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve në popullatën e rritur.

Pa u përqëndruar në vetëm një pjesë të punës ose një sistem organik, internisti mbulon diagnozën dhe trajtimin e të gjithë organizmit, dhe në të njëjtën kohë trajton sëmundjet e zakonshme, ato më komplekse dhe të rënda tek pacientët e rritur. Ndodh shpesh që një individ të mbetet nën kujdesin e mjekut internist gjatë të gjitha fazave të jetës së tij. Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve mund të kryhet ose në ordinancën e internistit ose në një mjedis spitalor, në varësi të ashpërsisë së sëmundjes që do të trajtohet.

Mjeku internist është i trajnuar në diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh tek  pacientët e rritur. Internistët mund të përqëndrohen në praktikën e përgjithshme ose në një fushë të specializuar të veprimtarisë. Internistët gjithashtu kryejnë një funksion të rëndësishëm në kushtet spitalore ku trajtohen pacientët e rritur me sëmundje më të shpeshta, por gjithashtu edhe në mjekësinë parandaluese.

Shqyrtimet

Internistët zbatojnë shqyrtime dhe kontrolle të numërta në varësi të nevojave individuale të pacientit, në varësi të sëmundjes, moshës, etj.

Ekzaminimi fizik rutinor: është një pjesë thelbësore e njohjes së mjekut në ekzaminimin e përgjithshëm të pacientit.

Gjatë këtij ekzaminimi, internisti merr një histori të detajuar dhe bën një ekzaminim të përgjithshëm të pacientit. Këtu ai njihet me zakonet (veset) e tij, të tilla si mënyra e jetesës, pirja e duhanit, dieta, marrja e ilaçeve, alkooli dhe aktiviteti fizik. Mjeku gjithashtu kryen ekzaminim manual të gjëndrës tiroide, traktit urogjenital, palpim të barkut, auskultim të zemrës, auskultim të mushkërive dhe ekzaminim të përgjithshëm neurologjik.

Madje edhe para se të ankohet pacienti për disa shenja dhe sëmundje të caktuara, internisti mund ta udhëzojë për ekzaminime specifike për diagnozë të sëmundjes. Shqyrtimet më të shpeshta janë:

  • Niveli i kolesterolit dhe yndyrave në gjak: ekzaminime laboratorike pas urisë prej 10 orëve, faktorë rreziku për lindje të sëmundjeve kardiovaskulare.
  • Përcaktim të individëve me tension të lartë gjaku: faktorë rreziku për lindje të sëmundjeve kardiovaskulare.
  • Përcaktim të sëmundjeve të gjëndrës tiroide: T3, T4, TCX në gjak
  • Mbipesha: përcaktim të body mass index (BMI) dhe trajtim të obezitetit.
  • Sëmundje të sheqerit: përcaktim të sheqerit me trup të uritur, testim oral për tolerancë ndaj glukozës (TOTG) dhe hemoglobinë të glikolizuar (HbA1C).
  • Kontroll me ultratingull të organeve të brendshme: kontroll të përgjithshëm ekografik të veshkave, fshikëzës së urinës, mëlçisë, tëmthit, gjëndrës tiroide
  • Spirometri: përcaktim të kapacitetit të funksionit të frymëmarrjes dhe skrining të pacientëve me SKOM (sëmundje kronike obstruktive të mushkërive) dhe astmë.
  • Kancer të gjinjve tek popullata femërore: udhëzim për mamografi.
  • Kancer kolorektal: ekzistojnë më shumë opsione për skrining të këtij lloji të kancerit, veçanërisht në popullatat e rrezikshme dhe gjatë mbingarkesës familjare.
  • Kancer në prostatë: përcaktim të PSA si test specifik i këtij shqyrtimi.

Në përgjithësi, kontrolli cilësor dhe dhënia e rekomandimeve të duhura nga ana e mjekut, si dhe trajtimi i rregullt i sëmundjes ekzistuese tek pacienti, kanë ndikim të ndjeshëm në cilësinë e mëtejshme e jetës së pacientit.

Monitorimi 24 orësh i apneas së gjumit - polisomnografia

Polisomnografia është një test që përdoret për të diagnostikuar frymëmarrjen e çrregullt gjatë gjumit. Gjatë monitorimit, regjistrohen ndërprerje të mundshme në frymëmarrje, ngopja e gjakut me oksigjen, rrahjet e zemrës, si dhe lëvizjet e gjoksit. Monitorimi vendoset në mbrëmje dhe bëhet në shtëpi.

Apnea e gjumit është një gjendje mjekësore me komplikime të mundshme serioze:

  • Lodhje e rëndë gjatë ditës për shkak të gjumit jo të rregullt gjatë natës
  • Presion i lartë i gjakut ose probleme të zemrës (rritje të rrezikut të sulmit në zemër, goditjes në tru dhe rrahjeve të parregullta të zemrës)
  • Diabet tip 2 dhe sindroma metabolike
  • Komplikime të mundshme nga medikamentet e përdorura nën anestezi të përgjithshme gjatë operacionit
  • Probleme me mëlçinë
  • Prishje të marrëdhënies së partneriteteve për shkak të gërhitjes.

Mjekë të tjerë nga ky departament

Vilma Ampova Sokolov

Dr. Vilma Ampova Sokolov

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

vilma.ampova@zmc.mk

Shihni profilin
Tanja Angjusheva

Dr. Tanja Angjusheva

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

tanja.anguseva@zmc.mk

Shihni profilin
Borçe Georgievski

Prof. Dr. Borçe Georgievski

Spec. në mjekësinë e brenshme
Subspec. në hematologji

borche.georgievski@zmc.mk

Shihni profilin
Borjanka Georgieva

Dr. Borjanka Georgieva

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

borjanka.georgieva@zmc.mk

Shihni profilin
Lilija Haxhievska

Dr. Lilija Haxhievska

Specialist në mjekësinë e përgjithshme

lilija.hadzievska@zmc.mk

Shihni profilin
Enver Idoski

Dr. Enver Idoski

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

enver.idoski@zmc.mk

Shihni profilin
Shpend Idrizi

Dr. Shpend Idrizi

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

shpend.idrizi@zmc.mk

Shihni profilin
Ninosllav Ivanovski

Prof. Dr. Ninosllav Ivanovski

Subspec. në nefrologji

ninoslav.ivanovski@zmc.mk

Shihni profilin
Milka Klinçeva

Prof. Dr. Milka Klinçeva

Spec. në mjekësinë interne
Sub. spec. në kardiologji

milka.klinceva@zmc.mk

Shihni profilin
Milan Markovski

Dr. Milan Markovski

Specialiste për mjekësi interne

Shihni profilin
Ilija Neshkovski

Dr. Ilija Neshkovski

Specialist internist

ilija.neskovski@zmc.mk

Shihni profilin
Katerina Ristoska

Dr. Katerina Ristoska

Subspecialiste në nefrologji

katerina.ristoska@zmc.mk

Shihni profilin
Zorica Zajkova

Dr. Zorica Zajkova

Specialiste interniste

zorica.zajkova@zmc.mk

Shihni profilin
Tanja Trpevska

Dr. Tanja Trpevska

Rezident në mjekësinë e përgjithshme

tanja.trpevska@zmc.mk

Shihni profilin
Vasko Tërpeski

Dr. Vasko Tërpeski

Doktor në mjekësinë e përgjithshme

vasko.trpeski@zmc.mk

Shihni profilin
Jasmina Zafirovska

Dr. Jasmina Zafirovska

Internist tireolog-diabetolog

jasmina.zafirovska@zmc.mk

Shihni profilin