Në kuadër të kampit veror të organizuar nga Tinker Labs Macedonia (franshizë ndërkombëtare STEAM për mësimin e shkencave natyrore për fëmijët nga mosha 3 deri në 14 vjeç), Klinika u vizitua nga 20 fëmijë dhe disa mësues të cilët u njohën me profesionin e mjekut, infermierisë, laboratorit teknik dhe patën mundësinë të shohin se si funksionon një institucion shëndetësor. Shpresojmë se kemi ngjallur interes tek fëmijët dhe i kemi ndihmuar t’i përgjigjen pyetjes – Çfarë dua të bëhem kur të rritem?
Në departamentin e dermatologjisë estetike ka mbërritur aparati Nordlys – lazeri më i fuqishëm dhe teknologjikisht më i avancuar nga brendi premium amerikan Candela të cilin tashmë mund ta gjeni vetëm në Klinikën Zhan Mitrev. Kjo platformë lazer 5 në 1, e disponueshme për herë të parë në klinikë, ofron një zgjidhje reale për problemet dermatologjike dhe estetike si:
mënjanimin e përhershëm të qimeve,
trajtimin e rrudhave,
trajtimin e shenjave dhe strijave,
trajtimin e hiperpigmentimit,
trajtimin e rosaceas,
trajtimin e telangjiektazive,
trajtimin e hemangiomave,
trajtimin e kapilarëve dhe venave,
mënjanimin e nishaneve,
mënjanimin e mishrave të huaj,
trajtimin e infeksioneve mykotike të thonjve dhe shumë gjëndje të tjera.
Më tepër informacion në 072/262-385 Të gjitha trajtimet ofrohen me 10% zbritje verore.
Korrigjimi estetik i guaskës së veshit përfaqëson një nga operacionet estetike më të shpeshta të kryera tek fëmijët. Korrigjimi i guaskës së veshit zakonisht bëhet për arsyet e mëposhtme:
Kur veshët janë të dalë (veshë llapush)
Kur lobet/guaskat e veshit janë të madha
Kur veshët janë asimetrik
Kur bëhet fjalë për deformime kongjenitale të veshit
Treguesi më i zakonshëm për kryerjen e otoplastikës është dalja e njërës ose e të dyja guaskave të veshit, ose e njohur ndryshe si veshë llapush.
Veshë llapush – otapostaza
Veshë llapush (otapostaza) është një gjendje në të cilën guaska është shumë larg nga sipërfaqja e kokës. Veshët llapush rrallë janë një deformim i njëanshëm. Zakonisht haset parregullsi e të dy veshëve. Shkalla e kësaj diagnoze përcaktohet në varësi të këndit të veshit në raport me kockën mastoidale të kokës. Sipas këtij këndi, veshët llapush mund të kategorizohen si gjendje e lehtë (mezi e dukshme) ose e theksuar. Veshë llapush konsiderohen ata persona të cilët kanë një kënd më të madh se 25 gradë ndërmjet veshit dhe kokës.
Qëllimi i trajtimit operativ
Trajtimi operativ i veshëve llapush bëhet veçanërisht për arsye estetike, pasi otapostaza nuk përbën problem funksional. Ky operacion është shumë i dobishëm sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët. Sepse fëmijët me veshët llapush shpesh janë pre e talljeve nga bashkëmoshatarët e tyre. Vetë operacioni, përveç përmirësimit të pamjes nga ana estetike, mundëson një nivel më të lartë të vetëbesimit tek fëmija dhe zhvillim më të mirë mendor të tij, sepse pas korrigjimit, fëmija pranohet më mirë nga bashkëmoshatarët.
Kur është koha më e mirë për të kryer trajtimin operativ?
Studimet klinike të kryera në një sërë vendesh evropiane tregojnë se koha ideale për trajtimin operativ të veshëve llapush është para se fëmija të fillojë shkollën. Edhe pse ky lloj korrigjimi mund të bëhet në çdo kohë, pra edhe më vonë në jetë.
Megjithatë, trajtimi operativ nuk duhet bërë shumë herët. Tek fëmijët e vegjël, për shkak se kërci i veshit është shumë i butë, veshët janë shumë fleksibël dhe kjo e vështirëson modelimin e veshit dhe për këtë arsye nuk rekomandohet kryerja e trajtimit operativ tek fëmijët nën moshën tre vjeç. Mosha më e përshtatshme është mosha parashkollore, rreth moshës gjashtë dhe shtatë vjeç. Pas kësaj moshe përfundon zhvillimi i kanalit të veshit, kërci bëhet më i fortë dhe lejon lehtë kryerjen e modelimit. Nga ana tjetër, periudha para se fëmija të fillojë shkollën është gjithashtu e përshtatshme sepse do të shmangë që fëmija të jetë objektiv i talljeve nga bashkëmoshatarët.
Teknika operative
Operacioni mund të kryhet nën anestezi lokale ose të përgjithshme. Tek fëmijët e vegjël, ndërhyrja operative kryhet me anestezi të përgjithshme për shkak të komfortit më të madh për kryerjen e trajtimit operativ, ndërsa tek fëmijët më të rritur dhe personat e rriturit, operacioni mund të kryhet me anestezi lokale.
Gjatë ndërhyrjes anestezohet zona rreth veshëve. Bëhet prerje nga pjesa e pasme e daulles së veshit për të hyrë në kërcin e daulles së veshit. Kërci më pas lirohet nga indet përreth dhe paloset. Pas palosjes, bëhet qepje në indin lidhor që ndodhet prapa veshit dhe kështu bëhet korrigjimi i veshëve të dalë (llapush). Qepet plaga operative, pastaj bëhet fashimi. Ka disa modifikime të teknikës operative, por në përgjithësi të gjitha bazohen në postulatet bazë të mësipërme. Cila teknikë operative do të përdoret varet nga gjendja e veshëve të pacientit.
Kujdesi pas operacionit
Në ecurinë postoperative, një nga gjërat më të rëndësishme është që fashimi të mbahet për 6 ditë pas operacionit. Kontrolli i parë pas operacionit është në ditën e gjashtë kur hiqet materiali i fashës dhe pacienti mund të shohë rezultatin e korrigjimit kirurgjik të veshëve.
Materiali i fashës mbulon të gjithë kokën. Ka fasha universale të kompresimit, ose mund të përdoret material fashimi në formën e një kapele ruse. Rëndësia e materialit të fashës është vendimtare. Meqenëse kërci nuk ka enë gjaku, domethënë ushqimi i kërcit bëhet përmes difuzionit të lëndëve ushqyese në lëkurën e veshëve. Nëse nuk mbahet ngjeshja/ kompresimi konstant postoperativ, mund të shfaqet ënjtje ndërmjet kërcit dhe lëkurës, ndryshe i njohur si “veshi i boksierit”.
Në ecurinë postoperative rekomandohet që pacienti të mos shtrihet, pra të mos flejë në krah (anash). Rekomandohet terapi profilaktike me antibiotikë. Zakonisht pas operacionit nuk ka dhimbje, por nëse shfaqet është me intervale dhe trajtohet me terapi tabletash analgjezike. Kujdesi mjekësor postoperativ zgjat deri në 1 muaj pas operacionit, periudhë gjatë së cilës, nga heqja e materialit të fashës deri në muajin e parë, rekomandohet vendosja e një shiriti në kokë, për të minimizuar rrezikun e kthimit të veshëve në pozicionin para operacionit.
Pyetjet e bëra më shpesh:
A mund të kthehen veshët në pozicionin e tyre origjinal pas operacionit?
Nëse nuk është bërë rimodelimi i kërcit të veshëve ose në rastin kur nuk është bërë lëshimi i ligamentit retroauricular (ligamenti që mban veshin në sipërfaqen e kafkës), atëherë ekziston rreziku. Por duke kryer procedurat e përmendura më parë, nuk ka asnjë rrezik.
A ka ndonjë ndërlikim nga trajtimi operativ i veshëve llapush?
Si me çdo operacion, komplikimet ekzistojnë, por duke zbatuar masat e mësipërme që lidhen me: sterilitetin gjatë operacionit, teknikën e mirë kirurgjikale, kompresimin e mirë postoperativ dhe kujdesin e duhur postoperativ, minimizohet rreziku i shfaqjes së komplikimeve.
Pse është e nevojshme terapia me antibiotikë pas operacionit?
Terapia me antibiotikë është tepër e rëndësishme sepse pas operimit të guaskës së veshit, pas vendosjes së materialit të fashës e cila nuk hiqet për 6 ditë. Gjatë kësaj periudhe, antibiotiku është i rëndësishëm për të parandaluar infeksionin nga flora bakteriale përreth që normalisht ekziston në sipërfaqen e lëkurës, si dhe nga djersitja gjatë mbajtjes së materialit të fashës.
A mund të dëmtohet dëgjimi pas operacionit të gusaskës së veshit?
Në procesin e dëgjimit, guaska e veshit nuk ka funksion të shqisës së dëgjimit, ka për qëllim vetëm të izolojë tingullin që duam të dëgjojmë. Gjatë operacionit, nuk ka rrezik për dëmtim të daulles së veshit dhe veshit të mesëm, kështu që nuk ka rrezik për dëmtim të dëgjimit.
Çfarë duhet të dijë kushdo që dëshiron të operojë guaskën e veshit?
Guaska e veshit përfaqëson një vend predileksioni – një vend me rrezik të shtuar për zhvillimin e plagëve keloide ose hipertrofike. Edhe pse këto plagë/shenja ndodhin në më pak se 2% të pacientëve që i nënshtrohen trajtimit kirurgjik, pacienti duhet të paralajmërohet për rrezikun e mundshëm pas operacionit.
Miomat (fibroidet) e mitrës janë rritje jo kanceroze të indit muskulor të mitrës. Mioma mund të shfaqet si një miomë e vetme ose më shumë mioma dhe me madhësi të ndryshme.
Disa veçori të përgjithshme
Zakonisht prekin femrat ndërmjet moshës 30 dhe 40 vjeç.
Nëse janë shfaqur në moshë më të re, miomat/fibroidet rriten më shpejt.
Prania e miomës tek një anëtar i rrethit të ngushtë në familje tregon një rritje rreziku për ju.
Mbipesha (obeziteti) dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorë rreziku shtesë që rrisin mundësinë e shfaqjes së miomave.
Simptomat
Miomat (fibroidet) mund të shkaktojnë simptoma shumë të lehta, mund të mos keni fare simptoma, por ato mund të jenë edhe serioze si p.sh.
Presion në fshikëz ose rektum
Urinim i shpeshtë
Mosmbajtje e urinës (urinim i pavullnetshëm, i pakontrolluar)
Kapsllëk dhe/ose dhimbje rektale
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe/ose në bark
Fryrje, parehati të shoqëruara me dhimbje në zonën e stomakut
Ndryshime në ciklin menstrual, gjakderdhje të rëndë
Çfarë i shkakton fibroidet?
Ende nuk ka një përgjigje konkrete se çfarë i shkakton saktësisht miomat, megjithatë, është konfirmuar se rritja e tyre lidhet me hormonet femërore estrogjen dhe progesteron. Hulumtimet tregojnë se gjasat janë më të mëdha për shfaqjen e miomave nëse cikli juaj menstrual ka filluar në një moshë më të re.
Komplikimet e mundshme të cilat shfaqen si pasojë e pranisë së miomave
Anemia. Disa gra me mioma/fibroide që kanë gjakderdhje jashtëzakonisht të rëndë gjatë ose para/pas menstruacioneve. Si pasojë, ato bëhen anemike, me ndjenjë lodhjeje dhe mungesë energjie, dhe në raste të rënda deri në probleme me zemrën.
Probleme me fertilitetin dhe shtatzëninë. Në disa raste, miomat/fibroidet mund të bllokojnë tubat fallopiane, ose nëse rriten përgjatë murit të brendshëm të mitrës, mund ta bëjnë të vështirë ngjitjen e një veze të fekonduar.
Miomat më të mëdha mund të pësojnë shpërbërje të brendshme, copat e të cilave shpërndahen në qarkullimin e përgjithshëm në trupin e gruas.
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?
Nëse keni gjakderdhje të madhe gjatë menstruacioneve
Nëse ciklet menstruale janë bërë më të dhimbshme se më parë
Nëse keni urinim të shpeshtë ose pamundësi për të kontrolluar rrjedhjen e urinës
Nëse keni ndryshim në kohëzgjatjen e menstruacioneve
Nëse keni dhimbje ose rëndesë në pjesën e poshtme të barkut ose legenit
Nëse planifikoni shtatzëni gjatë ekzistencës së miomës
Endoproteza unikondilarе e gjurit është një procedurë minimalisht invazive në krahasim me endoprotezën totale, në të cilën vetëm pjesa e dëmtuar e gjurit zëvendësohet me një implant. Ndryshe njihet edhe si endoproteza e pjesshme e gjurit.
Gonartroza është një dëmtim kronik, degjenerues i kërcit të nyjes së gjurit që shkakton dhimbje, inflamacion dhe kufizim të lëvizjeve. Simptomat shfaqen gradualisht dhe intensifikohen me kalimin e kohës. Në fillim shfaqen gjatë ecjes, ngjitjes apo zbritjes së shkallëve dhe me përparimin e sëmundjes dhimbja shfaqet edhe kur pushoni. Mund të manifestohet gjithashtu me ënjtje të gjurit dhe ngurtësim të kyçeve/nyjeve. Gjithashtu, jo rrallë ndodh deformim i gjurit në formën e këmbëve O (varus) ose X (valgus).
Nyja e gjurit ndahet në 3 ndarje (pjesë): ndarje mediale (e brendshme), laterale (e jashtme) dhe patellofemorale.
Zëvendësimi total i gjurit indikohet në rastet e formave të rënda të artritit ku zëvendësohen të gjitha pjesët e dëmtuara të gjurit.
Endoproteza unikondilare është një opsion kirurgjikal për pacientët tek të cilët ndryshimet degjenerative prekin vetëm një pjesë të gjurit (kryesisht pjesën e brendshme), ndërsa pjesa tjetër e sipërfaqeve të kyçeve janë të paprekura – domethënë të pa dëmtuara.
Indikacioni për këtë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale bazohet në të dhënat anamnestike, ekzaminimin klinik dhe radiografinë e gjurit. Në raste të rralla nevojitet edhe MRI e gjurit. Indikacioni për protezë unikondilare është tek rreth 50% e pacientëve me gonartrozë, duke shmangur kështu implantimin e endoprotezës totale të gjurit.
Cilët pacientë janë kandidatë për kryerjen e protezës unikondilare?
Pacientët tek të cilët procesi degjenerues është i kufizuar vetëm në një ndarje (pjesë) të gjurit, zakonisht atë të brendshme. Ata duhet të kenë:
Gju të qëndrueshëm (ruajtje të funksionit të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe ligamenteve kolaterale),
Lëvizshmëri të mirë të gjurit (ruajtje të lëvizjes),
Deformim që lejon korrigjimin e gjurit.
Cilët pacientë nuk janë kandidatë protezën unikondilare?
Pacientët me paqëndrueshmëri të gjurit (ligamenti i kryqëzuar anterior i këputur),
Pacientët me lëvizje dhe kontraktura të kufizuara të gjurit,
Pacientët me deformim i varusit më shumë se 10 gradë dhe deformim të valgus më shumë se 5 gradë,
Pacientët obezë,
Pacientët me proces degjenerues më shumë se një ndarjeje të gjurit.
Procedura kirurgjikale
Pjesa e dëmtuar e gjurit arrihet përmes një prerjeje të vogël. Hiqet pjesa e dëmtuar e meniskut, pjesa e dëmtuar e tibisë dhe kockës së femurit resektohet/pritet minimalisht dhe vendoset implant në gju. Nuk vendoset drenazh postoperativ.
Shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm me lloje të HPV-së me rrezik të lartë (human papilloma virus), i cili është infeksioni më i zakonshëm dhe seksualisht i transmetueshëm. Jo çdo virus HPV shkakton kancer. Të tilla janë tipet onkogjenë HPV 16 dhe HPV18, të cilët së bashku janë përgjegjës për mbi 70% të të gjitha rasteve të kancerit në qafën e mitrës.
Metodat e shqyrtimit
Ekzistojnë disa lloje:
Testi molekular – shërben për të zbuluar praninë e HPV-së. Njihet gjithashtu si tipizimi i HPV-së.
Testi citologjik – këtu përfshihen:
PAP testi konvencional Liquid-based cytology (LBC)
Shqyrtimi vizual i cili mund të kryhet në dy mënyra:
– me ndihmën e acidit acetik ose të Lugol’s iodine – me ndihmën e kolposkopit ose kamerës
Sot, rekomandimet e shoqatave botërore për gjinekologji dhe obstetrikë inkurajojnë aplikimin e të dyja metodave në varësi të moshës dhe gjetjeve të mëparshme të depistimit/shqyrtimit, domosdoshmërisht në kombinim me shqyrtimin vizual.
Informacione të cilat nuk duhet ti harroni
Fillimi i shqyrtimit bëhet një vit pas fillimit të marrëdhënieve seksuale. Deri në moshën 30 vjeçare kryhet Pap test çdo 3 vjet nëse gjetjet janë negative. Nga mosha 30 deri në 65 vjeç ka dy opsione – shqyrtim me anë të testit citologjik çdo tre vjet ose skrining me HPV dhe citologji çdo 5 vjet te pacientët që kanë rezultate negative të shqyrtimit. Mbi moshën 65 vjeç, shqyrtimi mund të ndalet tek një kategori e caktuar pacientësh.
Gjetjet pozitive citologjike ose tipizimi i HPV me një lloj HPV me rrezik të lartë – kërkon procedura të mëtejshme diagnostikuese si:
– kolposkopi – biopsi dhe kiretazh endocervikal
Diagnoza përfundimtare vendoset pas marrjes së mostrës së biopsisë dhe analizës histopatologjike. Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484
Tendinat e dhimbshme dhe të pezmatuara në zonën e dorës, kyçit të dorës, bërrylit, shpatullës apo këmbës
Dhimbje dhe ënjtje në kyçet e vogla të duarve
Dhimbje dhe ënjtje në nyjet e vogla të këmbës
Dhimbje muskulore
Dhimbje në shpatulla
Shtypjen e nervave si sindroma e tunelit karpal, apo sindroma e tunelit kubital?
Kontraktura të kyçit (nyje të ngurta)
Të gjitha fazat e kontrakturës së Dipitrenit në duar (përkulja e përhershme e gishtërinjve), madje edhe në fazën e 4 (katërt) faza më e rëndë.
Të gjitha këto kushte mund të zgjidhen pa kirurgji klasike. Kjo metodë (ndërhyrje) revolucionare kryhet nga Dr. Sinoliçka Xhambazova, e cila së fundmi është pjesë e ekipit tonë të ortopedëve. Ajo është e vetmja kirurge e duarve në Ballkan që zgjidh edhe problemet më komplekse të duarve me këtë teknikë speciale operative pa përdorur bisturi (skalper).
Çfarë duhet të dini për vetë ndërhyrjen?
Ajo kryhet me anestezi lokale dhe zgjat 30 minuta, pas së cilës pacienti mund të shkojë menjëherë në shtëpi. Nuk ka kundërindikacione dhe nuk ka kufi moshe. Me anë të kësaj ndëryrje realizohet ZGJIDHJA E PËRHERSHME E PROBLEMIT, nuk ka rikthim. Pikërisht metoda minimalisht Invazive e ndërhyrjes mundëson shërim më të shpejtë të pacientëve. Për aplikimin e kësaj teknike operative, Dr. Xhambazova vitin e kaluar fitoi vendin e parë në nivel botëror.
Sinusi pilonidal është një gjendje infektive kronike e karakterizuar nga formimi i një kisti ose abscesi në zonën gluteale ose intergluteale. Ka disa terma teknikë për këtë gjendje (kist pilonidal, fistula sakrokoksigeale), por në fakt bëhet fjalë për fenomenin e njohur gjerësisht si qime të rrënjosura.
Kjo gjendje ka të bëj me formimin e një kisti ose inflamacioni të kufizuar purulent (absces/qelb) që lokalizohet në palosjen gluteale. Tek disa pacientë mund të shfaqet vetëm një kist, ndërsa tek disa të tjerë zhvillohet një trajektore fistuloze. Në shumicën e rasteve, në sipërfaqen e lëkurës krijohet një hapje përmes së cilës kullohet përmbajtja purulente.
Trajtimi
Trajtimi i sinusit pilonidal mund të kryhet në mënyrë tradicionale me një procedurë klasike kirurgjikale – heqja e zonës së ndryshuar e lëkurës me indin nënlëkuror deri në indin e shëndetshëm, ose mund të aplikohet trajtimi me lazer. Trajtimi me lazer i sinusit pilonidal është një procedurë që përdor energjinë e fokusuar të lazerit për të hequr indin e ndryshuar dhe të infektuar në zgavrën e sinusit.
Avantazhet dhe disavantazhet e të dy trajtimeve
Metoda kirurgjikale është mënyra më e vjetër për të zgjidhur problemin me qimet e rrënjosura, por shpesh shkaton defekt të madh postoperativ në vendin e sinusit të hequr. Vetë vendi i prerjes, në varësi të kushteve, mund të mbyllet duke e bashkuar prerjen me lëkurën përreth nëpërmjet formimit të flapave të lëkurës ose me anë të qepjes. Në situata të caktuara, vetë defekti mund të lihet i hapur për qëllime të shërimit spontan. Me këtë metodë trajtimi rreziku i përsëritjes/ rishfaqjes së sinusit pinolidal është i ulët. Por nga ana tjetër, vetë trajtimi kërkon qëndrim më të zgjatur në spital, shërim të vështirë, një periudhë më të gjatë rehabilitimi, pamundësi për t’u rikthyer shpejt në aktivitetet e përditshme, pamundësi për tu marrë sport, kontrolle më të shpeshta mjekësore, mjekime/fashime të shpeshta, trajtim më i gjatë me antibiotikë.
Ndryshe nga kjo metodë klasike, trajtimi (joinvaziv) me lazer mundëson përparim të ndjeshëm në trajtimin e vetë gjendjes. Trajtimi me lazer përdor teknologji precize që na lejon të heqim indin e ndryshuar me dëmtim minimal në indet dhe lëkurën përreth. Trajtimi me lazer kryhet me lazer diodë me gjatësi 1470 nanometra. Ky trajtim ka një sërë përparësish. Siç janë:
Ndërhyrja kërkon më pak kohë
Nuk ka dhimbje
Qëndrimi në spital është i shkurtër
Prerje minimale e lëkurës
Shenja minimale postoperative
Efekt më i mirë estetik
Shërim i shpejtë
Rehabilitimi i shkurtër
Kthim në aktivitetet e përditshme menjëherë të nesërmen
Mundësi rikthimi në aktivitetet e punës për 7 ditë
Angazhim me sport pas 2 javësh
Më pak mjekim/ fashim
Më pak nevojë për kontrolle mjekësore
Rrezik i ulët i përsëritjes
Si duket e gjithë procedura?
Para operacionit bëhet përcaktimi i prasisë së fistulave dhe përcaktimi i zonës ku do të bëhet hapja e lëkurës. Nëse është e nevojshme, regjistrohen/inçizohen vetë fistulat – fistulografia. Më pas bëhet plani për kryerjen e ndërhyrjes, i ndjekur nga përgatitja para operacionit, pas së cilës kryhet operacioni. Operacioni kryhet me anestezi spinale ose qetësim intravenoz i kombinuar me anestezi lokale. Pas përgatitjes së zonës operative, hapjet e shënuara më parë në sipërfaqen e lëkurës zgjerohen me bisturi rrethore, ku madhësia e hapjeve zgjerohet maksimum deri në 8 mm. Së pari, hiqet përmbajtja në hapësirën e sinusit, hiqen qimet ose mbetjet e tjera dhe zona e sinusit shpëlahet derisa të mënjanohet përmbajtja e plotë. Pas heqjes së plotë të përmbajtjes, aplikojmë sondën lazer fiberoptike përmes hapjes së lëkurës në zonën e sinusit. Ne e drejtojmë energjinë e lazerit në të gjitha drejtimet brenda hapësirës dhe në kanalet fistuloze përreth për të avulluar sinusin dhe indin e infektuar. Ndërsa nxjerrim lazerin, ai çon në hemostazë, domethënë parandalon gjakderdhjen, gjë që zvogëlon rrezikun e gjakderdhjes pas operacionit, por gjithashtu çon në zvogëlimin e suksesshëm të madhësisë së vetë kavitetit/hapësirës.
Pas trajtimit të kryer me lazer, aplikojmë direkt antibiotik në kavitetin e sinusit, si dhe stimulues kolagjeni që çojnë në uljen e rrezikut të përsëritjes dhe shërim më të shpejtë. Nëse kaviteti i sinusit para operacionit është i vogël dhe nëse hapja në sipërfaqe është më e vogël se 3 mm, atëherë hapja mund të mos qepet fare, por nëse hapja është më e madhe se 3 mm, atëherë vendoset vetëm një qepje në lëkurë. i cili mund të jetë edhe resorbues, pra të bjerë vetë.
Trajtimi pas operacionit
Pas trajtimit operativ, nëse pacienti ndihet mirë, ai mund të lëshohet në shtëpi të njëjtën ditë ose të nesërmen në mëngjes. Pacienti shkarkohet me një fashë që qëndron për 24 orë. Pas 24 orësh këshillohet heqja e fashës, për të filluar trajtimin higjienik. Nëse plaga është e mirë, mund të mos fashohet ose mund të bëhen një ose dy fashime të tjera në shtëpi. Pacienti vjen për kontroll 3 ditë pas operacionit për të kontrolluar plagën, për të vlerësuar shkallën e dhimbjes, për të përcaktuar terapinë e mëtejshme dhe për tu këshilluar për aktivitete të mëtejshme fizike.
Për rezervimin e terminit, telefononi qendrën tonë të kontaktit në 02/3091-484