Dr. Emil Stoicovski: Anestezia është praktikë e rregullt në stomatologji dhe tani e aplikojmë edhe në klinikën “Zhan Mitrev”

Përse, si dhe kur përdoret anestezia në praktikën stomatologjike, për kë synohet dhe çfarë mundëson, si përdoren mjetet moderne në stomatologji dhe çfarë do të kjo thotë për pacientët. Në Qendrën për Stomatologji në klinikën “Zhan Mitrev” do të aplikohet anestezia si praktikë e rregullt për të gjithë pacientët dhe stomatologjia precize digjitale, e cila është risi në vendin tonë dhe një modernizim i plotë i praktikës stomatologjike. Për këto risi bisedojmë me Dr. Emil Stoicovskin, specialist në anesteziologji dhe reanimacion dhe drejtor mjekësor në klinikën “Zhan Mitrev”.

Qendra e re stomatologjike në klinikën Zhan Mitrev është prezatuar si qendra stomatologjike më moderne. Çfarë do të thotë kjo për pacientët, cilat metoda moderne do të praktikohen?

– Është e rëndësishme që shërbimet shëndetësore të ndjekin dhe zbatojnë standardet dhe trendet moderne. Kjo do të thotë shërbim më cilësor dhe më i mirë për pacientët, dhe kjo është ajo për të cilën ne vazhdimisht përpiqemi. Ky zgjerim me qendrën stomatologjike në klinikën “Zhan Mitrev” është pikërisht në drejtim të krijimit të një departamenti me të gjitha shërbimet në fushën e stomatologjisë ku do të praktikohen trendet më moderne.

Qendra stomatologjike në kuadër të klinikës tonë është një departament krejtësisht i ri që do të jetë i dedikuar dhe i hapur për të gjithë pacientët që do të kenë nevojë për këtë lloj shërbimi, qoftë për nevoja shëndetësore apo estetike. Ortodoncia, protetika, stomatologjia estetike, kirurgjia orale dhe maksilofaciale, endodoncia dhe implantologjia janë vetëm disa nga shërbimet që do të ofrojë kjo qendër. Stomatologjia dixhitale precize është një nga qasjet e reja që do të aplikohet këtu dhe është një qasje moderne me teknologjinë më të lartë 3D që mundëson qasje të individualizuar, domethënë krijimin e një shërbimi specifik të nevojshëm për çdo pacient dhe sigurisht menaxhohet nga një ekip i specializuar dhe ekspert. Të gjitha këto praktika dhe teknologjitë e reja ofrojnë për pacientët marrjen e një shërbimi profesional, të shpejtë dhe të saktë.

Vizita tek stomatologu është një përvojë traumatike për shumë persona, gjë e cila na pengon në marrjen e një shërbimi të rregullt për dhëmbë të shëndetshëm. Si të mposhtet kjo frikë nga stomatologu, veçanërisht për fëmijët, por edhe për të rriturit, gjë që mund të çoj në problem serioz shëndetësor në të ardhmen?

– Aplikimi i anestezisë në stomatologji nuk është diçka e re në botë, dhe tani me Qendrën e re për Stomatologji në klinikën “Zhan Mitrev” do të aplikohet edhe këtu. Anestezia është pjesë e praktikës së rregullt dentare për shumë arsye. Para së gjithash, mundëson lehtësi në praktikimin e të gjitha ndërhyrjeve të mundshme dentare. Zbatohet si për operacione më të thjeshta ashtu edhe për ato më komplekse. Kështu, pacientët nuk kanë më frikë, shqetësim apo dhimbje. Dhe kjo nuk është e gjitha, tek disa pacientë, në gjendje specifike, çdo ekzaminim por edhe ndërhyrja më e vogël mund të shkaktojë një sulm të rëndë paniku. Çdo prind e di se sa e vështirë dhe problematike është të bindësh një fëmijë të vogël të jetë i qetë gjatë rregullimit të dhëmbëve dhe të mos krijojë një traumë të përjetshme. Këto doza janë të rregulluara dhe të përshtatshme për çdo pacient në mënyrë të veçantë dhe për çdo ndërhyrje. Bëhet fjalë për doza anestezike plotësisht të sigurta dhe të përshtatura.
Kështu, vizita te stomatologu nuk do të jetë një shërbim shëndetësor aq traumatik dhe i padëshiruar, pasi ne ofrojmë mbështetje për të gjitha shërbimet stomatologjike me një ekip anesteziologjik që do të kontribuojë në theksimin e rehatisë dhe uljen e ndjenjës së frikës dhe dhimbjes tek pacienti.

Ju përmendët aplikimin e teknologjisë 3D, çfarë përfaqëson dhe cili është avantazhi në krahasim me qasjen e deritanishme në protetikë?

– Është një tjetër praktikë e re që do të aplikohet vetëm në departamentin stomatologjik të kësaj klinike. Kjo teknologji e re 3D shërben për të skanuar gjendjen e dhëmbëve dhe do të krijojë një plan individual për çdo pacient. Me anë të këtij skanimi 3D, do të merret një pamje më e mirë e gjendjes së dhëmbëve. Më tej, procedura vazhdon me krijimin e një modeli të plotë me një printer 3D të nevojshëm për pacientin, dhe më pas vijon qasja e individualizuar.

Çfarë i mungon shërbimit stomatologjik që praktikohet aktualisht në vend?

– Për momentin ajo që mungon në shërbimet stomatologjike dhe pikërisht këtë do të ofrojmë është mbulimi 24-orësh i nevojave dhe patologjive stomatologjike. Në çdo kohë, kur është e nevojshme, pacienti do të jetë në gjendje të telefonojë qendrën tonë në mënyrë që të sigurohet menjëherë diagnoza dhe trajtimi i duhur. Një qendër me staf, e pajisur, moderne që është vazhdimisht në dispozicion mund të ofrojë mbi të gjitha një cilësi shërbimi sipas të gjitha standardeve botërore që do të sigurojë një ndjenjë besimi dhe sigurie tek pacientët, veçanërisht tek fëmijët.

Qendra Stomatologjike e klinikës “Zhan Mitrev” është e hapur për bashkëpunim edhe me klinikat tjera stomatologjike. A do të thotë kjo se zyrat e tjera dentare do të mund të përdorin metodat dhe teknologjinë nga qendra juaj për pacientët e tyre?

– Klinika “Zhan Mitrev” është gjithmonë e hapur për bashkëpunim me specialistë nga të gjitha specialitetet, ndaj nuk do të bëjë përjashtim edhe kjo qendër stomatologjike. Hapësira dhe pajisjet do të jenë në dispozicion të profesionistëve të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga mundësitë që kemi për pacientët që ata trajtojnë dhe ndjekin. Me këtë qendër dentare, ne po hapim një tjetër kapitull të ri të disiplinave të shumta, profesionalizmit, cilësisë, disponueshmërisë dhe besueshmërisë sonë, të synuar për të gjithë pacientët.

Burimi: MKD.mk

Histeroskopia – zgjidhje për polipet në mitër

Polipet endometriale janë të zakonshme tek femrat. Ata janë lloji më i zakonshëm i tumoreve beninje në hapësirën e mitrës. Ndonjëherë, edhe pse rrallë, disa prej tyre mund të jenë kancerogjene ose të shndërrohen në kancerogjene. Madhësia e polipeve mund të variojë nga disa milimetra në disa centimetra. Është gjithashtu e mundur që tek një paciente të ketë një ose më shumë polipe në mitër.

Polipet e mitrës shafqen si gjatë periudhës së riprodhimit ashtu edhe në periudhën pas menopauzës së tek gruaja. Megjithëse shkaku i saktë i polipeve të mitrës është i panjohur, faktorët hormonalë duket se luajnë një rol të madh, veçanërisht estrogjeni.

Mos rrezikoni! Kërkoni kujdes mjekësor nëse keni:

  • Gjakderdhje vaginale pas menopauzës
  • Gjakderdhje ndërmjet ciklin menstrual, ose gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale
  • Çrregullime të ciklit menstrual.

Simptomat që shkaktojnë polipet në mitër

  • Gjakderdhje të çrregullta menstruale – cikle menstruale të shpeshta, të paparashikueshme, të ndryshme në kohëzgjatje dhe në volum.
  • Gjakderdhje ndërmjet cikleve
  • Gjakderdhje të vrullshme menstruale
  • Gjakderdhje pas menopauzës
  • Probleme për të arritur shtatzëni

Zgjidhje për polipet e mitrës

Histeroskopia konsiderohet standardi i artë për zgjidhjen e polipeve në mitër. Është një procedurë jo invazive, kryhet duke përdorur një instrument me kamerë që kalon në mitër përmes vaginës pa bërë prerje, pra përmes hapjes natyrale. Me të ekzaminohet pjesa e brendshme e mitrës, identifikohen dhe mënjanohen polipet. Më pas polipet e mënjanuara dërgohen për ekzaminim histologjik mikroskopik.

histeroskopija

E gjithë procedura zgjat rreth 30 minuta dhe ju ktheheni në shtëpi në të njëjtën ditë. Ju gjithashtu mund të ktheheni në aktivitetet tuaja normale menjëherë, të nesërmen pas procedurës.
Periudha më e mirë për ndërhyrje është menjëherë pas ciklit menstrual nëse pacientja ka menstruacione.
Mund të përjetoni dhimbje të lehta ose ngërçe të ngjashme me dhimbjet menstruale dhe mund të keni gjakderdhje të lehtë për disa ditë pas procedurës.

Nëse polipi përmban qeliza kancerogjene, mjeku juaj do të bisedojë me ju për hapat e ardhshëm përsa i përket vlerësimit dhe trajtimit. Shumë rrallë, polipet e mitrës mund të përsëriten. Në raste të tilla, mund të nevojiten më shumë trajtime.

Për të gjitha këshillat, diagnozën dhe hapat e mëtejshëm në lidhje me shëndetin tuaj gjinekologjik, rezervoni terminin tuaj me Dr. Irena Andonova 02 3091 484

Në klinikën Zhan Mitrev – stomatologji digjitale precize

Në qendrën e re stomatologjike praktikohen tendencat më moderne të stomatologjisë precize digjitale. Ofrohen të gjitha shërbimet në fushën e endodoncisë, ortodoncisë, protetikës fikse dhe të lëvizshme, kirurgjisë orale dhe implantologjisë. Me ndihmën e teknologjisë së fundit 3D, ekipi shumë ekspert i dentistëve do të krijojë një plan individual dhe do të propozojë zgjidhjet më të mira për çdo pacient.

Të gjitha shërbimet në një vend që buzëqeshja juaj të shkëlqejë!

Informacion në ☎️ 02 3091 484 / 072 267 064

Kanceri i zorrës së trashë – një sëmundje e zakonshme, por potencialisht e shërueshme

Kanceri i zorrës së trashë (adenokarcinoma) është sëmundja e tretë malinje më e zakonshme në botë dhe sëmundja malinje më e zakonshme e sistemit të tretjes. Sipas GLOBOCAN, në vitin 2020, u diagnostikuan 1.9 milionë raste të reja të kancerit të zorrës së trashë (përfshirë kancerin rektal). Është më e zakonshme në Australi, Zelandën e Re dhe Evropë. Dhe llogaritet se në të njëjtin vit, rreth 930,000 pacientë kanë vdekur si pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj sëmundjeje.

Sëmundja në fazën fillestare nuk jep simptoma, fatkeqësisht ato shfaqen në fazën e avancuar. Pacientët shpesh ankohen për ndryshime në mënyrën e zbrazjes së zorrës së trashë. Mund të kenë kapsllëk, jashtëqitje të lëngshme, gjak në jashtëqitje, dobësi të përgjithshme dhe dhimbje /prerjeje në bark. Trajtimi i karcinomës së zorrës së trashë është kryesisht kirurgjik – me operacion. Nënkupton heqjen e një pjese të zorrës së trashë të prekur nga tumori, gjatë së cilës kryhet rikonstruksioni, pra bashkimi i zorrës skaj më skaj. Kjo shmang formimin e një stome (qese) për zbrazjen e murit të përparmë të stomakut në shumicën e rasteve tek pacientët.

Operacioni mund të kryhet në dy mënyra:

  1. Operacion i hapur – me një prerje në murin e përparmë të barkut dhe
  2. Laparoskopike – me hapje të vogla në murin e barkut dhe duke bërë një prerje të vogël (rreth 5 cm) përmes së cilës hiqet një pjesë e zorrës së sëmurë jashtë zgavrës së barkut. Ky është një opsion minimal invaziv.

Në klinikën tonë, falë laparoskopit të ri me teknologji 4K, kirurgu merr një vizualizim të shkëlqyer intraoperativ të fushës/zonës operative, ndërsa për pacientët kjo lloj ndërhyrje ka përparësi të shumta në krahasim me metodën me operacion të hapur.
Kjo veçanërisht mundëson më pak dhimbje postoperative, qëndrim më të shkurtër në shtrat, Qëndrim më të shkurtër në spital, efekt më të mirë estetik dhe rrezik më të ulët për shfaqjen e hernies postoperative në vendin e kryerjes së operacionit.

Për të rezervuar konsultën apo ekzaminimin tuaj, telefononi qendrën tonë të kontaktit ☎️ 02/3091-484

Doc. Dr. Andrej Nikolovski
Specialist në kirurgjinë abdominale

Demenca – si ti njihni simptomat?

Aktualisht, mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën kanë demencë, nga të cilët mbi 60% jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Çdo vit ky numër rritet me gati 10 milionë raste të reja.

Demenca është rezultat i sëmundjeve dhe lëndimeve të ndryshme që prekin trurin. Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës dhe mund të përbëjë 60-70% të rasteve.
Demenca është aktualisht shkaku i shtatë kryesor i vdekjeve dhe një nga shkaqet kryesore të paaftësisë dhe varësisë nga kujdesi tek të moshuarit në mbarë botën.

Demenca është term që përdoret për disa sëmundje që ndikojnë në kujtesën, të menduarit dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme. Sëmundja përkeqësohet me kalimin e kohës. Demenca prek kryesisht individët e moshuar. Por, sigurisht, jo të gjithë njerëzit e moshuar vuajnë nga kjo sëmundje.

Cilët janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në shfaqjen e demencës?

  • Mosha (zakonisht mosha mbi 65 vjeç)
  • Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni),
  • Sheqeri i lartë në gjak (diabeti),
  • Mbipesha ose obeziteti,
  • Pirja e duhanit,
  • Pirja e tepërt e alkoolit,
  • Mungesa e aktivitetit fizik,
  • Izolimi social,
  • Depresioni.

Demenca është një sindromë që mund të shkaktohet nga një sërë sëmundjesh ose sjelljesh të dëmshme që me kalimin e kohës shkatërrojnë qelizat nervore dhe dëmtojnë trurin. Këto dëmtime zakonisht çojnë në një përkeqësim të funksionit kognitiv (dmth, aftësisë për të përpunuar mendimin) përtej asaj që mund të pritet nga pasojat normale të plakjes biologjike. Vetëdija nuk ndikohet, dëmtimi në funksionin njohës zakonisht shoqërohet dhe ndonjëherë paraprihet nga ndryshimet në humor, sjellje, motivim ose kontroll emocional.

Demenca ka ndikime fizike, psikologjike, sociale dhe ekonomike, jo vetëm për personat që jetojnë me demencë, por edhe për ata të cilët kujdesen për ta, familjet dhe shoqëria në përgjithësi. Për praninë dhe të kuptuarit të demencës personat e prekur nuk janë të vetëdijshëm, duke rezultuar me stigmatizim dhe pengesa për diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje.

Cilat janë shenjat treguese për ekzistencën e demencës?

Ndryshimet në humor dhe sjellje ndonjëherë ndodhin edhe para se të zhvillohen problemet e kujtesës. Me kalimin e kohës dhe me përkeqësimin e simptomave, shumica e njerëzve me demencë kanë nevojë për ndihmë nga të tjerët për të kryer aktivitetet e përditshme.

Simptomat e hershme janë:

  • Të harruarit e gjërave ose ngjarjeve të fundit,
  • Humbja ose vendosja e gabuar e gjërave,
  • Humbja gjatë ecjes në këmbë ose me automobil, konfuzion madje edhe në vende të njohura,
  • Humbja e ndjenjës së kohës,
  • Vështirësi në zgjidhjen e problemeve ose marrjen e vendimeve,
  • Probleme në të folur ose në gjetjen e fjalëve,
  • Vështirësi në kryerjen e detyrave të njohura,
  • Vlerësim i gabuar vizual ndaj distancave nga objektet.

Ndryshimet e zakonshme në humor dhe sjellje përfshijnë:

  • Ndjenjën e ankthit, trishtimin ose zemërimin për humbjen e kujtesës,
  • Ndryshimet e personalitetit, sjellje të papërshtatshme,
  • Tërheqjen/ mënjanimin nga puna ose aktivitetet shoqërore,
  • Mungesën e interesit për emocionet e personave të tjerë.

Demenca prek çdo person në mënyra të ndryshme dhe varet nga shkaqet bazë që ndikojnë në shfaqjen e saj, problemet e tjera shëndetësore dhe funksionimi konjiktiv (njohës) i personit përpara fillimit të sëmundjes.
Shumica e simptomave përkeqësohen me kalimin e kohës, ndërsa simptomat e tjera mund të zhduken ose shfaqen vetëm në fazat e mëvonshme të demencës. Me perparimin/zhvillimin e sëmundjes, nevoja për ndihmë personale rritet. Personat me demencë mund të mos jenë në gjendje të njohin anëtarët e familjes ose miqtë, mund të kenë vështirësi në lëvizje, të humbasin kontrollin e fshikëzës së urinës, të kenë probleme me ushqimin, të përjetojnë ndryshime të sjelljes dhe të shfaqin shenja agresive që janë shqetësuese si për personin me demencë, ashtu edhe për personat përreth të cilët kujdesen për të.

Format e zakonshme të demencës

Demenca shkaktohet nga shumë sëmundje ose lëndime të ndryshme që dëmtojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi trurin. Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme dhe mund të përbëjë 60-70% të rasteve. Forma të tjera përfshijnë demencën vaskulare, demencën me trupa Lewy (LBD) dhe një grup sëmundjesh që kontribuojnë në demencën frontotemporale (degjenerimi i lobit frontal të trurit). Demenca mund të zhvillohet gjithashtu pas një goditjeje ose në kontekstin e disa infeksioneve si HIV, si rezultat i përdorimit të dëmshëm të alkoolit, dëmtimeve të përsëritura fizike në tru (të njohura si encefalopatia kronike traumatike) ose mangësive ushqyese. Kufijtë ndërmjet formave të ndryshme të demencës janë të paqarta dhe shpesh bashkëjetojnë format e përziera.

Trajtimi dhe kujdesi

Nuk ka kurë për demencën, por mund të punohet shumë për ti mbështetur si personat që jetojnë me këtë sëmundje, ashtu edhe ata që kujdesen për ta.

Personat me demencë mund të ndërmarrin hapa për të ruajtur cilësinë e jetës së tyre dhe për të promovuar mirëqenien e tyre:

  • Me ruajtjen e aktivitetit fizik
  • Pjesëmarrjen në aktivitete dhe ndërveprime sociale që stimulojnë trurin dhe ruajnë funksionin e përditshëm.
  • Aplikimin e barnave që ngadalësojnë procesin e përparimit të demencës.

Kujdesi për shëndetin tuaj mendor fillon edhe para se të shfaqen simptomat e ndonjë problemi me gjendjen tuaj mendore. Ju mund të rezervoni konsultë ose ekzaminim psikiatrik me mjeken tonë Dr. Marija Kostadinovska, specialiste në psikiatri, nëpërmjet numrit të telefonit 02 3091 484.

Afrimi i profesionit shëndetësor tek fëmijët është një punë fisnike

Në kuadër të kampit veror të organizuar nga Tinker Labs Macedonia (franshizë ndërkombëtare STEAM për mësimin e shkencave natyrore për fëmijët nga mosha 3 deri në 14 vjeç), Klinika u vizitua nga 20 fëmijë dhe disa mësues të cilët u njohën me profesionin e mjekut, infermierisë, laboratorit teknik dhe patën mundësinë të shohin se si funksionon një institucion shëndetësor. Shpresojmë se kemi ngjallur interes tek fëmijët dhe i kemi ndihmuar t’i përgjigjen pyetjes – Çfarë dua të bëhem kur të rritem?

Risi në Klinikën Zhan Mitrev!

Në departamentin e dermatologjisë estetike ka mbërritur aparati Nordlys – lazeri më i fuqishëm dhe teknologjikisht më i avancuar nga brendi premium amerikan Candela të cilin tashmë mund ta gjeni vetëm në Klinikën Zhan Mitrev. Kjo platformë lazer 5 në 1, e disponueshme për herë të parë në klinikë, ofron një zgjidhje reale për problemet dermatologjike dhe estetike si:

  • mënjanimin e përhershëm të qimeve,
  • trajtimin e rrudhave,
  • trajtimin e shenjave dhe strijave,
  • trajtimin e hiperpigmentimit,
  • trajtimin e rosaceas,
  • trajtimin e telangjiektazive,
  • trajtimin e hemangiomave,
  • trajtimin e kapilarëve dhe venave,
  • mënjanimin e nishaneve,
  • mënjanimin e mishrave të huaj,
  • trajtimin e infeksioneve mykotike të thonjve dhe shumë gjëndje të tjera.

Më tepër informacion në 072/262-385
Të gjitha trajtimet ofrohen me 10% zbritje verore.

Rimodelimi kirurgjik i veshëve – Otoplastika

Korrigjimi estetik i guaskës së veshit përfaqëson një nga operacionet estetike më të shpeshta të kryera tek fëmijët. Korrigjimi i guaskës së veshit zakonisht bëhet për arsyet e mëposhtme:

  • Kur veshët janë të dalë (veshë llapush)
  • Kur lobet/guaskat e veshit janë të madha
  • Kur veshët janë asimetrik
  • Kur bëhet fjalë për deformime kongjenitale të veshit

Treguesi më i zakonshëm për kryerjen e otoplastikës është dalja e njërës ose e të dyja guaskave të veshit, ose e njohur ndryshe si veshë llapush.

Veshë llapush – otapostaza

Veshë llapush (otapostaza) është një gjendje në të cilën guaska është shumë larg nga sipërfaqja e kokës. Veshët llapush rrallë janë një deformim i njëanshëm. Zakonisht haset parregullsi e të dy veshëve. Shkalla e kësaj diagnoze përcaktohet në varësi të këndit të veshit në raport me kockën mastoidale të kokës. Sipas këtij këndi, veshët llapush mund të kategorizohen si gjendje e lehtë (mezi e dukshme) ose e theksuar. Veshë llapush konsiderohen ata persona të cilët kanë një kënd më të madh se 25 gradë ndërmjet veshit dhe kokës.

Qëllimi i trajtimit operativ

Trajtimi operativ i veshëve llapush bëhet veçanërisht për arsye estetike, pasi otapostaza nuk përbën problem funksional. Ky operacion është shumë i dobishëm sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët. Sepse fëmijët me veshët llapush shpesh janë pre e talljeve nga bashkëmoshatarët e tyre. Vetë operacioni, përveç përmirësimit të pamjes nga ana estetike, mundëson një nivel më të lartë të vetëbesimit tek fëmija dhe zhvillim më të mirë mendor të tij, sepse pas korrigjimit, fëmija pranohet më mirë nga bashkëmoshatarët.

Kur është koha më e mirë për të kryer trajtimin operativ?

Studimet klinike të kryera në një sërë vendesh evropiane tregojnë se koha ideale për trajtimin operativ të veshëve llapush është para se fëmija të fillojë shkollën. Edhe pse ky lloj korrigjimi mund të bëhet në çdo kohë, pra edhe më vonë në jetë.

Megjithatë, trajtimi operativ nuk duhet bërë shumë herët. Tek fëmijët e vegjël, për shkak se kërci i veshit është shumë i butë, veshët janë shumë fleksibël dhe kjo e vështirëson modelimin e veshit dhe për këtë arsye nuk rekomandohet kryerja e trajtimit operativ tek fëmijët nën moshën tre vjeç. Mosha më e përshtatshme është mosha parashkollore, rreth moshës gjashtë dhe shtatë vjeç. Pas kësaj moshe përfundon zhvillimi i kanalit të veshit, kërci bëhet më i fortë dhe lejon lehtë kryerjen e modelimit. Nga ana tjetër, periudha para se fëmija të fillojë shkollën është gjithashtu e përshtatshme sepse do të shmangë që fëmija të jetë objektiv i talljeve nga bashkëmoshatarët.

Teknika operative

Operacioni mund të kryhet nën anestezi lokale ose të përgjithshme. Tek fëmijët e vegjël, ndërhyrja operative kryhet me anestezi të përgjithshme për shkak të komfortit më të madh për kryerjen e trajtimit operativ, ndërsa tek fëmijët më të rritur dhe personat e rriturit, operacioni mund të kryhet me anestezi lokale.

Gjatë ndërhyrjes anestezohet zona rreth veshëve. Bëhet prerje nga pjesa e pasme e daulles së veshit për të hyrë në kërcin e daulles së veshit. Kërci më pas lirohet nga indet përreth dhe paloset. Pas palosjes, bëhet qepje në indin lidhor që ndodhet prapa veshit dhe kështu bëhet korrigjimi i veshëve të dalë (llapush). Qepet plaga operative, pastaj bëhet fashimi. Ka disa modifikime të teknikës operative, por në përgjithësi të gjitha bazohen në postulatet bazë të mësipërme. Cila teknikë operative do të përdoret varet nga gjendja e veshëve të pacientit.

Kujdesi pas operacionit

Në ecurinë postoperative, një nga gjërat më të rëndësishme është që fashimi të mbahet për 6 ditë pas operacionit. Kontrolli i parë pas operacionit është në ditën e gjashtë kur hiqet materiali i fashës dhe pacienti mund të shohë rezultatin e korrigjimit kirurgjik të veshëve.

Materiali i fashës mbulon të gjithë kokën. Ka fasha universale të kompresimit, ose mund të përdoret material fashimi në formën e një kapele ruse. Rëndësia e materialit të fashës është vendimtare. Meqenëse kërci nuk ka enë gjaku, domethënë ushqimi i kërcit bëhet përmes difuzionit të lëndëve ushqyese në lëkurën e veshëve. Nëse nuk mbahet ngjeshja/ kompresimi konstant postoperativ, mund të shfaqet ënjtje ndërmjet kërcit dhe lëkurës, ndryshe i njohur si “veshi i boksierit”.

Në ecurinë postoperative rekomandohet që pacienti të mos shtrihet, pra të mos flejë në krah (anash). Rekomandohet terapi profilaktike me antibiotikë. Zakonisht pas operacionit nuk ka dhimbje, por nëse shfaqet është me intervale dhe trajtohet me terapi tabletash analgjezike.
Kujdesi mjekësor postoperativ zgjat deri në 1 muaj pas operacionit, periudhë gjatë së cilës, nga heqja e materialit të fashës deri në muajin e parë, rekomandohet vendosja e një shiriti në kokë, për të minimizuar rrezikun e kthimit të veshëve në pozicionin para operacionit.

Pyetjet e bëra më shpesh:

A mund të kthehen veshët në pozicionin e tyre origjinal pas operacionit?

  • Nëse nuk është bërë rimodelimi i kërcit të veshëve ose në rastin kur nuk është bërë lëshimi i ligamentit retroauricular (ligamenti që mban veshin në sipërfaqen e kafkës), atëherë ekziston rreziku. Por duke kryer procedurat e përmendura më parë, nuk ka asnjë rrezik.

A ka ndonjë ndërlikim nga trajtimi operativ i veshëve llapush?

  • Si me çdo operacion, komplikimet ekzistojnë, por duke zbatuar masat e mësipërme që lidhen me: sterilitetin gjatë operacionit, teknikën e mirë kirurgjikale, kompresimin e mirë postoperativ dhe kujdesin e duhur postoperativ, minimizohet rreziku i shfaqjes së komplikimeve.

Pse është e nevojshme terapia me antibiotikë pas operacionit?

  • Terapia me antibiotikë është tepër e rëndësishme sepse pas operimit të guaskës së veshit, pas vendosjes së materialit të fashës e cila nuk hiqet për 6 ditë. Gjatë kësaj periudhe, antibiotiku është i rëndësishëm për të parandaluar infeksionin nga flora bakteriale përreth që normalisht ekziston në sipërfaqen e lëkurës, si dhe nga djersitja gjatë mbajtjes së materialit të fashës.

A mund të dëmtohet dëgjimi pas operacionit të gusaskës së veshit?

  • Në procesin e dëgjimit, guaska e veshit nuk ka funksion të shqisës së dëgjimit, ka për qëllim vetëm të izolojë tingullin që duam të dëgjojmë. Gjatë operacionit, nuk ka rrezik për dëmtim të daulles së veshit dhe veshit të mesëm, kështu që nuk ka rrezik për dëmtim të dëgjimit.

Çfarë duhet të dijë kushdo që dëshiron të operojë guaskën e veshit?

  • Guaska e veshit përfaqëson një vend predileksioni – një vend me rrezik të shtuar për zhvillimin e plagëve keloide ose hipertrofike. Edhe pse këto plagë/shenja ndodhin në më pak se 2% të pacientëve që i nënshtrohen trajtimit kirurgjik, pacienti duhet të paralajmërohet për rrezikun e mundshëm pas operacionit.