Gjithçka që duhet të dini rreth miomave të mitrës

Miomat (fibroidet) e mitrës janë rritje jo kanceroze të indit muskulor të mitrës. Mioma mund të shfaqet si një miomë e vetme ose më shumë mioma dhe me madhësi të ndryshme.

Disa veçori të përgjithshme

  • Zakonisht prekin femrat ndërmjet moshës 30 dhe 40 vjeç.
  • Nëse janë shfaqur në moshë më të re, miomat/fibroidet rriten më shpejt.
  • Prania e miomës tek një anëtar i rrethit të ngushtë në familje tregon një rritje rreziku për ju.
  • Mbipesha (obeziteti) dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorë rreziku shtesë që rrisin mundësinë e shfaqjes së miomave.

Simptomat

Miomat (fibroidet) mund të shkaktojnë simptoma shumë të lehta, mund të mos keni fare simptoma, por ato mund të jenë edhe serioze si p.sh.

  • Presion në fshikëz ose rektum
  • Urinim i shpeshtë
  • Mosmbajtje e urinës (urinim i pavullnetshëm, i pakontrolluar)
  • Kapsllëk dhe/ose dhimbje rektale
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe/ose në bark
  • Fryrje, parehati të shoqëruara me dhimbje në zonën e stomakut
  • Ndryshime në ciklin menstrual, gjakderdhje të rëndë

Çfarë i shkakton fibroidet?

Ende nuk ka një përgjigje konkrete se çfarë i shkakton saktësisht miomat, megjithatë, është konfirmuar se rritja e tyre lidhet me hormonet femërore estrogjen dhe progesteron. Hulumtimet tregojnë se gjasat janë më të mëdha për shfaqjen e miomave nëse cikli juaj menstrual ka filluar në një moshë më të re.

Komplikimet e mundshme të cilat shfaqen si pasojë e pranisë së miomave

  • Anemia. Disa gra me mioma/fibroide që kanë gjakderdhje jashtëzakonisht të rëndë gjatë ose para/pas menstruacioneve. Si pasojë, ato bëhen anemike, me ndjenjë lodhjeje dhe mungesë energjie, dhe në raste të rënda deri në probleme me zemrën.
  • Probleme me fertilitetin dhe shtatzëninë. Në disa raste, miomat/fibroidet mund të bllokojnë tubat fallopiane, ose nëse rriten përgjatë murit të brendshëm të mitrës, mund ta bëjnë të vështirë ngjitjen e një veze të fekonduar.
  • Miomat më të mëdha mund të pësojnë shpërbërje të brendshme, copat e të cilave shpërndahen në qarkullimin e përgjithshëm në trupin e gruas.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

  • Nëse keni gjakderdhje të madhe gjatë menstruacioneve
  • Nëse ciklet menstruale janë bërë më të dhimbshme se më parë
  • Nëse keni urinim të shpeshtë ose pamundësi për të kontrolluar rrjedhjen e urinës
  • Nëse keni ndryshim në kohëzgjatjen e menstruacioneve
  • Nëse keni dhimbje ose rëndesë në pjesën e poshtme të barkut ose legenit
  • Nëse planifikoni shtatzëni gjatë ekzistencës së miomës
  • Nëse jeni anemik.

Endoproteza unikondilare e gjurit

Endoproteza unikondilarе e gjurit është një procedurë minimalisht invazive në krahasim me endoprotezën totale, në të cilën vetëm pjesa e dëmtuar e gjurit zëvendësohet me një implant.
Ndryshe njihet edhe si endoproteza e pjesshme e gjurit.

Gonartroza është një dëmtim kronik, degjenerues i kërcit të nyjes së gjurit që shkakton dhimbje, inflamacion dhe kufizim të lëvizjeve. Simptomat shfaqen gradualisht dhe intensifikohen me kalimin e kohës. Në fillim shfaqen gjatë ecjes, ngjitjes apo zbritjes së shkallëve dhe me përparimin e sëmundjes dhimbja shfaqet edhe kur pushoni. Mund të manifestohet gjithashtu me ënjtje të gjurit dhe ngurtësim të kyçeve/nyjeve. Gjithashtu, jo rrallë ndodh deformim i gjurit në formën e këmbëve O (varus) ose X (valgus).

Nyja e gjurit ndahet në 3 ndarje (pjesë): ndarje mediale (e brendshme), laterale (e jashtme) dhe patellofemorale.

Zëvendësimi total i gjurit indikohet në rastet e formave të rënda të artritit ku zëvendësohen të gjitha pjesët e dëmtuara të gjurit.

Endoproteza unikondilare është një opsion kirurgjikal për pacientët tek të cilët ndryshimet degjenerative prekin vetëm një pjesë të gjurit (kryesisht pjesën e brendshme), ndërsa pjesa tjetër e sipërfaqeve të kyçeve janë të paprekura – domethënë të pa dëmtuara.

Indikacioni për këtë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale bazohet në të dhënat anamnestike, ekzaminimin klinik dhe radiografinë e gjurit. Në raste të rralla nevojitet edhe MRI e gjurit. Indikacioni për protezë unikondilare është tek rreth 50% e pacientëve me gonartrozë, duke shmangur kështu implantimin e endoprotezës totale të gjurit.

Cilët pacientë janë kandidatë për kryerjen e protezës unikondilare?

Pacientët tek të cilët procesi degjenerues është i kufizuar vetëm në një ndarje (pjesë) të gjurit, zakonisht atë të brendshme. Ata duhet të kenë:

  • Gju të qëndrueshëm (ruajtje të funksionit të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe ligamenteve kolaterale),
  • Lëvizshmëri të mirë të gjurit (ruajtje të lëvizjes),
  • Deformim që lejon korrigjimin e gjurit.

Cilët pacientë nuk janë kandidatë protezën unikondilare?

  • Pacientët me paqëndrueshmëri të gjurit (ligamenti i kryqëzuar anterior i këputur),
  • Pacientët me lëvizje dhe kontraktura të kufizuara të gjurit,
  • Pacientët me deformim i varusit më shumë se 10 gradë dhe deformim të valgus më shumë se 5 gradë,
  • Pacientët obezë,
  • Pacientët me proces degjenerues më shumë se një ndarjeje të gjurit.

Procedura kirurgjikale

Pjesa e dëmtuar e gjurit arrihet përmes një prerjeje të vogël. Hiqet pjesa e dëmtuar e meniskut, pjesa e dëmtuar e tibisë dhe kockës së femurit resektohet/pritet minimalisht dhe vendoset implant në gju. Nuk vendoset drenazh postoperativ.

Shqyrtimi i kancerit të qafës së mitrës me tipizimin e HPV-së ose PAP testit?

Shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm me lloje të HPV-së me rrezik të lartë (human papilloma virus), i cili është infeksioni më i zakonshëm dhe seksualisht i transmetueshëm. Jo çdo virus HPV shkakton kancer. Të tilla janë tipet onkogjenë HPV 16 dhe HPV18, të cilët së bashku janë përgjegjës për mbi 70% të të gjitha rasteve të kancerit në qafën e mitrës.

Metodat e shqyrtimit

Ekzistojnë disa lloje:

  • Testi molekular – shërben për të zbuluar praninë e HPV-së. Njihet gjithashtu si tipizimi i HPV-së.
  • Testi citologjik – këtu përfshihen:

PAP testi konvencional
Liquid-based cytology (LBC)

  • Shqyrtimi vizual i cili mund të kryhet në dy mënyra:

– me ndihmën e acidit acetik ose të Lugol’s iodine
– me ndihmën e kolposkopit ose kamerës

Sot, rekomandimet e shoqatave botërore për gjinekologji dhe obstetrikë inkurajojnë aplikimin e të dyja metodave në varësi të moshës dhe gjetjeve të mëparshme të depistimit/shqyrtimit, domosdoshmërisht në kombinim me shqyrtimin vizual.

Informacione të cilat nuk duhet ti harroni

Fillimi i shqyrtimit bëhet një vit pas fillimit të marrëdhënieve seksuale.
Deri në moshën 30 vjeçare kryhet Pap test çdo 3 vjet nëse gjetjet janë negative.
Nga mosha 30 deri në 65 vjeç ka dy opsione – shqyrtim me anë të testit citologjik çdo tre vjet ose skrining me HPV dhe citologji çdo 5 vjet te pacientët që kanë rezultate negative të shqyrtimit.
Mbi moshën 65 vjeç, shqyrtimi mund të ndalet tek një kategori e caktuar pacientësh.

Gjetjet pozitive citologjike ose tipizimi i HPV me një lloj HPV me rrezik të lartë – kërkon procedura të mëtejshme diagnostikuese si:

– kolposkopi
– biopsi dhe kiretazh endocervikal

Diagnoza përfundimtare vendoset pas marrjes së mostrës së biopsisë dhe analizës histopatologjike.
Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484

A e dini se operacioni i duarve është i mundur pa përdorimin e bisturisë?

Po është e vërtetë!

Nëse keni problem me:

  • Tendinat e dhimbshme dhe të pezmatuara në zonën e dorës, kyçit të dorës, bërrylit, shpatullës apo këmbës
  • Dhimbje dhe ënjtje në kyçet e vogla të duarve
  • Dhimbje dhe ënjtje në nyjet e vogla të këmbës
  • Dhimbje muskulore
  • Dhimbje në shpatulla
  • Shtypjen e nervave si sindroma e tunelit karpal, apo sindroma e tunelit kubital?
  • Kontraktura të kyçit (nyje të ngurta)
  • Të gjitha fazat e kontrakturës së Dipitrenit në duar (përkulja e përhershme e gishtërinjve), madje edhe në fazën e 4 (katërt) faza më e rëndë.

Të gjitha këto kushte mund të zgjidhen pa kirurgji klasike.
Kjo metodë (ndërhyrje) revolucionare kryhet nga Dr. Sinoliçka Xhambazova, e cila së fundmi është pjesë e ekipit tonë të ortopedëve. Ajo është e vetmja kirurge e duarve në Ballkan që zgjidh edhe problemet më komplekse të duarve me këtë teknikë speciale operative pa përdorur bisturi (skalper).

Çfarë duhet të dini për vetë ndërhyrjen?

Ajo kryhet me anestezi lokale dhe zgjat 30 minuta, pas së cilës pacienti mund të shkojë menjëherë në shtëpi. Nuk ka kundërindikacione dhe nuk ka kufi moshe.
Me anë të kësaj ndëryrje realizohet ZGJIDHJA E PËRHERSHME E PROBLEMIT, nuk ka rikthim.
Pikërisht metoda minimalisht Invazive e ndërhyrjes mundëson shërim më të shpejtë të pacientëve.
Për aplikimin e kësaj teknike operative, Dr. Xhambazova vitin e kaluar fitoi vendin e parë në nivel botëror.

Dr. Sinoliçka Xhambazova
Specialist ortoped

Trajtimi me lazer minimalisht invaziv i qimeve të rrënjosura (sinusi pilonidal)

Sinusi pilonidal është një gjendje infektive kronike e karakterizuar nga formimi i një kisti ose abscesi në zonën gluteale ose intergluteale. Ka disa terma teknikë për këtë gjendje (kist pilonidal, fistula sakrokoksigeale), por në fakt bëhet fjalë për fenomenin e njohur gjerësisht si qime të rrënjosura.

Kjo gjendje ka të bëj me formimin e një kisti ose inflamacioni të kufizuar purulent (absces/qelb) që lokalizohet në palosjen gluteale. Tek disa pacientë mund të shfaqet vetëm një kist, ndërsa tek disa të tjerë zhvillohet një trajektore fistuloze. Në shumicën e rasteve, në sipërfaqen e lëkurës krijohet një hapje përmes së cilës kullohet përmbajtja purulente.

Trajtimi

Trajtimi i sinusit pilonidal mund të kryhet në mënyrë tradicionale me një procedurë klasike kirurgjikale – heqja e zonës së ndryshuar e lëkurës me indin nënlëkuror deri në indin e shëndetshëm, ose mund të aplikohet trajtimi me lazer.
Trajtimi me lazer i sinusit pilonidal është një procedurë që përdor energjinë e fokusuar të lazerit për të hequr indin e ndryshuar dhe të infektuar në zgavrën e sinusit.

Avantazhet dhe disavantazhet e të dy trajtimeve

Metoda kirurgjikale është mënyra më e vjetër për të zgjidhur problemin me qimet e rrënjosura, por shpesh shkaton defekt të madh postoperativ në vendin e sinusit të hequr. Vetë vendi i prerjes, në varësi të kushteve, mund të mbyllet duke e bashkuar prerjen me lëkurën përreth nëpërmjet formimit të flapave të lëkurës ose me anë të qepjes. Në situata të caktuara, vetë defekti mund të lihet i hapur për qëllime të shërimit spontan. Me këtë metodë trajtimi rreziku i përsëritjes/ rishfaqjes së sinusit pinolidal është i ulët. Por nga ana tjetër, vetë trajtimi kërkon qëndrim më të zgjatur në spital, shërim të vështirë, një periudhë më të gjatë rehabilitimi, pamundësi për t’u rikthyer shpejt në aktivitetet e përditshme, pamundësi për tu marrë sport, kontrolle më të shpeshta mjekësore, mjekime/fashime të shpeshta, trajtim më i gjatë me antibiotikë.

Ndryshe nga kjo metodë klasike, trajtimi (joinvaziv) me lazer mundëson përparim të ndjeshëm në trajtimin e vetë gjendjes. Trajtimi me lazer përdor teknologji precize që na lejon të heqim indin e ndryshuar me dëmtim minimal në indet dhe lëkurën përreth. Trajtimi me lazer kryhet me lazer diodë me gjatësi 1470 nanometra. Ky trajtim ka një sërë përparësish. Siç janë:

  • Ndërhyrja kërkon më pak kohë
  • Nuk ka dhimbje
  • Qëndrimi në spital është i shkurtër
  • Prerje minimale e lëkurës
  • Shenja minimale postoperative
  • Efekt më i mirë estetik
  • Shërim i shpejtë
  • Rehabilitimi i shkurtër
  • Kthim në aktivitetet e përditshme menjëherë të nesërmen
  • Mundësi rikthimi në aktivitetet e punës për 7 ditë
  • Angazhim me sport pas 2 javësh
  • Më pak mjekim/ fashim
  • Më pak nevojë për kontrolle mjekësore
  • Rrezik i ulët i përsëritjes

Si duket e gjithë procedura?

Para operacionit bëhet përcaktimi i prasisë së fistulave dhe përcaktimi i zonës ku do të bëhet hapja e lëkurës. Nëse është e nevojshme, regjistrohen/inçizohen vetë fistulat – fistulografia. Më pas bëhet plani për kryerjen e ndërhyrjes, i ndjekur nga përgatitja para operacionit, pas së cilës kryhet operacioni. Operacioni kryhet me anestezi spinale ose qetësim intravenoz i kombinuar me anestezi lokale. Pas përgatitjes së zonës operative, hapjet e shënuara më parë në sipërfaqen e lëkurës zgjerohen me bisturi rrethore, ku madhësia e hapjeve zgjerohet maksimum deri në 8 mm. Së pari, hiqet përmbajtja në hapësirën e sinusit, hiqen qimet ose mbetjet e tjera dhe zona e sinusit shpëlahet derisa të mënjanohet përmbajtja e plotë. Pas heqjes së plotë të përmbajtjes, aplikojmë sondën lazer fiberoptike përmes hapjes së lëkurës në zonën e sinusit. Ne e drejtojmë energjinë e lazerit në të gjitha drejtimet brenda hapësirës dhe në kanalet fistuloze përreth për të avulluar sinusin dhe indin e infektuar. Ndërsa nxjerrim lazerin, ai çon në hemostazë, domethënë parandalon gjakderdhjen, gjë që zvogëlon rrezikun e gjakderdhjes pas operacionit, por gjithashtu çon në zvogëlimin e suksesshëm të madhësisë së vetë kavitetit/hapësirës.

Pas trajtimit të kryer me lazer, aplikojmë direkt antibiotik në kavitetin e sinusit, si dhe stimulues kolagjeni që çojnë në uljen e rrezikut të përsëritjes dhe shërim më të shpejtë. Nëse kaviteti i sinusit para operacionit është i vogël dhe nëse hapja në sipërfaqe është më e vogël se 3 mm, atëherë hapja mund të mos qepet fare, por nëse hapja është më e madhe se 3 mm, atëherë vendoset vetëm një qepje në lëkurë. i cili mund të jetë edhe resorbues, pra të bjerë vetë.

Trajtimi pas operacionit

Pas trajtimit operativ, nëse pacienti ndihet mirë, ai mund të lëshohet në shtëpi të njëjtën ditë ose të nesërmen në mëngjes. Pacienti shkarkohet me një fashë që qëndron për 24 orë. Pas 24 orësh këshillohet heqja e fashës, për të filluar trajtimin higjienik. Nëse plaga është e mirë, mund të mos fashohet ose mund të bëhen një ose dy fashime të tjera në shtëpi. Pacienti vjen për kontroll 3 ditë pas operacionit për të kontrolluar plagën, për të vlerësuar shkallën e dhimbjes, për të përcaktuar terapinë e mëtejshme dhe për tu këshilluar për aktivitete të mëtejshme fizike.

Për rezervimin e terminit, telefononi qendrën tonë të kontaktit në 02/3091-484

Dr. Zhivorad Kocevski
Specialist në kirurgjinë plastike rikonstruktive dhe estetike

Gjërat që nuk i dinit për përtëritjen vaginale

Përtëritje, rini e përhershme, si të qëndroni të rinj dhe të dëshirueshëm? janë tema të vjetra sa vetë njerëzimi. Vitet e fundit, tendenca për rejuvenim, pra përtëritje e zonës gjenitale, ka qenë veçanërisht aktuale tek femrat. Kjo procedurë kryhet për të shtrënguar muskujt dhe strukturat e brendshme dhe të jashtme të vaginës, duke përmirësuar kështu tonin, forcën dhe kontrollin e muskujve vaginalë. Përtëritja vaginale trajton gjithashtu relaksimin vaginal, një gjendje e zakonshme e lidhur me lindjen dhe plakjen.
Përtëritja vaginale është një procedurë që zgjidh jo vetëm problemet estetike por edhe funksionale me të cilat përballen femrat.

Kur flasim për përtëritje vaginale, duhet të themi se nuk bëhet fjalë vetëm për një jetë seksuale më të mirë pas ndërhyrjes. Gratë zgjedhin t’i nënshtrohen përtëritjes vaginale për një sërë arsyesh të tjera, shumë prej të cilave nuk kanë të bëjnë fare me seksin. Këto janë përgjithësisht probleme që lindin nga shqetësimet që lidhen me strukturën vaginale, struktura e së cilës ka ndryshuar me kalimin e viteve ose për ndonjë arsye tjeter siç është lindja e fëmijës. Këtu do të përmendnim problemet funksionale, si mbajtja e urinës (rrjedhja e urinës kur kolliteni, qeshni), indet me mbresë/shenjë të dukshme të epiziotomisë, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, thatësi vaginale, probleme gjatë lëvizjeve, sporteve apo aktiviteteve të tjera.

Përveç zgjidhjes së problemeve të përmendura, vjen edhe përmirësimi i jetës seksuale si pasojë e shtrëngimit të kanalit vaginal. Veçanërisht, rritet fërkimi gjatë aktit seksual dhe shkakton stimulim dhe kënaqësi më të madhe gjatë marrëdhënies seksuale.
Ekzistojnë studime që në fakt tregojnë se 83% deri në 90% e pacientëve me përtëritje vaginale përjetojnë një përmirësim në jetën e tyre seksuale pas ndërhyrjes.

Gjithashtu, përveç faktit që struktura vaginale përmirëson jetën seksuale të pacientëve, përmirësimi i pamjes estetike përmirëson vetëbesimin e tyre duke rezultuar në një rritje të libidos. Gjithashtu, përveç faktit që struktura vaginale përmirëson jetën seksuale të pacientëve, përmirësimi i pamjes estetike përmirëson vetëbesimin e tyre duke rezultuar në një rritje të libidit.

Çfarë do të thotë kjo për gratë?

Ato mund të rifitojnë kënaqësinë e tyre, ndjenjën e sigurisë dhe vetëbesimit!
Sigurisht, është thelbësore të zgjidhni mjekun specialist për këtë problem. Ndërhyrja për përtëritjen e vaginës është e shkurtër dhe zgjat më pak se 1 orë. Realizohet në mënyrë ideale nga mjeku gjinekolog-kirurg, i specializuar në fushën e kirurgjisë estetike vaginale, i cili siguron rezultate optimale si nga ana estetike ashtu edhe funksionale.

Kjo ndërhyrje është një investim afatgjatë. Edhe pse është normale që të gjitha pjesët e trupit të bien/relaksohen pak me kalimin e moshës, zona vaginale nuk duhet të arrijë kurrë në shkallën e relaksimit që ekzistonte përpara ndërhyrjes.

Pacientët që planifikojnë t’i nënshtrohen përtëritjes vaginale do të marrin një plan trajtimi që është plotësisht i personalizuar sipas çdo nevoje të tyre. Ata do të mund të marrin një vlerësim më të saktë gjatë konsultimit fillestar, pra gjatë ekzaminimit të plotë gjinekologjik. Duke vepruar kështu, mjeku-gjinekolog do të zbulojë shkallën e problemeve dhe do të flasë më shumë me pacientin për të mësuar për dëshirat e tyre. Pasi të merret parasysh e gjithë kjo, bëhet realizimi i përtëritjes vaginale, domethënë realizimi i dëshirës së pacientit.

Nëse jeni të interesuar për këtë procedurë, telefononi qendrën tonë të kontaktit në 02/3091-4894 dhe rezervoni konsultën tuaj me Dr. Violeta Nikolov, gjinekolog-obstetër me përvojë në kryerjen e përtëritjes vaginale.

Krijimtaria dhe kontakti me veten, frymëzim për produktivitet në jetën private dhe profesionale

Intervistë me Dr. Lidija Veljanovska-Kirixhievska, specialiste në radio-diagnostikë në Klinikën Zhan Mitrev.

Dr. Lidija Veljanovska-Kiridzievska është radiodiagia e parë në vendin tonë që filloi të kryejë tomografinë kompjuterike të enëve të gjakut të zemrës. Si një radiodiagnostikuese më e mirë, Dr. Kirixhievska zhvillon një hobi unik që është më shumë një shprehje artistike, vizatimi i objekteve prej balte me motive folklorike, për të cilat thotë se janë të frymëzuara nga puna, pra përdorimi i ngjyrave dhe formave është si në metodat e imazhit, pra kur përpunohen imazhet 3D. Për punën dhe hobin ajo thotë se ekzistenca e një doze arti e bën që t’i shijojë të dyja njësoj.

Si e zgjodhët radiodiagnostikën si specialitet?

Gjatë studimeve në Fakultetin e Mjekësisë kam kaluar shumë kohë në Spitalin Ushtarak të atëhershëm dhe kam admiruar standardet dhe protokollet në punë. Kureshtja ime për vizualizimin e organeve në trupin e njeriut dhe diagnostikimin e kushteve dhe sëmundjeve të ndryshme me metoda imazherike më mbajti kryesisht në departamentin e radiologjisë. Fillova të hulumtoj se si të edukoj veten në diagnostikim dhe gjatë një vizite në Spitalin Mercure në Zagreb në vitin 1999 ku kishte një shkollë edukative për ultratinguj, mbështetur nga Instituti Thomas Jefferson nga SHBA, mora padiskutim vendimin.

Më pas vijoi specializimi privat në Institutin Radiologjik në Shkup, në të cilin u regjistrova në vitin 2000 dhe sigurisht një numër i madh i vizitave dhe qëndrimeve ndër vite në spitalin Merkur në Zagreb, ku mentorët e mi ishin prof. Andrija Hebrang (ministër për një kohë të gjatë i Shëndetësisë në Kroaci) dhe i doktori i ri në atë kohë Dr. Boris Brkljačić i cili më vonë u bë professor, anëtar bordi dhe president i Shoqatës Evropiane të Radiologëve. Për shumë vite më pas, ai ishte një mbështetje e madhe për mua në aspektin arsimor, të cilin e vazhdova në Spitalin klinik të Dubravës në Zagreb, si dhe në shumë konferenca nëpër Evropë. Punësimi im i parë zyrtar ishte në Institutin e Radioterapisë në Shkup, i cili në atë kohë u shndërrua në një qendër moderne ku pata mundësinë të punoj me teknologjinë më moderne në Maqedoni në atë kohë. Aty kalova 5 vjet.

Ju punoni në një fushë mjekësore që lidhet me teknologjinë dhe pajisjet moderne, sa e rëndësishme është kjo në punën tuaj dhe çfarë tjetër nevojitet për një radiodiagnozë të qëndrueshme?

Mjekësia nuk ndalet kurrë. Zhvillimi dhe përmirësimi, veçanërisht në radio-diagnostikë, kërkon edukim të vazhdueshëm dhe përmirësim në teknologji të reja moderne. Dëshira ime për më shumë dhe më mirë rritej me çdo vizitë në spitalet moderne jashtë vendit tonë dhe u plotësua me ardhjen e skanerit të parë 64 shtresash – tomografi i kompjuterizuar në vitin 2007, në atë kohë në klinikën e parë private kardiovaskulare Filipi i Dytë ku u transferova për të punuar.

Nga kjo distancë kohore, jam mirënjohëse dhe krenare që pranova ofertën dhe sfidën e Dr. Mitrev dhe u bëra radiodiagia e parë në vendin tonë që filloi të kryej tomografinë kompjuterike të enëve të gjakut të zemrës. Në këtë punë, pra në mjekësi dhe veçanërisht radio-diagnostikë, më e rëndësishmja është edukimi i vazhdueshëm dhe rritja e njohurive që ndjekin pvrdorimin e teknologjive modern. Karriera ime u ndoq shpesh nga shkollimet jashtë vendit tonë, ndër të cilat më i dalluari ishte qëndrimi në një spital të Parisit, ku përveç studimeve të diagnostikimit, pashë sesi funksionon një departament serioz nga pikëpamja organizative. Pastaj u përpoqa ta kopjoj në vendin tonë. Kështu, falë vizionit dhe mirëkuptimit të Dr. Mitrev, departamenti i radio-diagnostikimit në vazhdimësi ecën në hap me trendet botërore si në aspektin e pajisjeve më moderne ashtu edhe në aspektin e stafit të arsimuar në nivel të lartë dhe që punojnë mirë si një ekip me kardiologët intervenues dhe kardiokirurgët. Falë gjithë kësaj, sot ky departament është në pozitë të barabartë me çdo qendër moderne radio-diagnostike të rangut botëror. Dhe kjo është në fakt një arsye tjetër pse më pëlqen kjo fushë.

Ju përmendët ekzaminimin e zemrës dhe enëve të saj të gjakut me tomografin kompjuterik, për çfarë saktësisht bëhet fjalë?

Fillimet tona janë të lidhura në mënyrë të pandashme me zemrën si organ, prandaj këtu bëhet fjalë për një ekzaminim joinvaziv dhe preciz të një organi në lëvizje – zemrës dhe enëve të saj të gjakut duke përdorur metodën e tomografisë kompjuterike. Kjo në fakt është alternativa joinvazive e koronarografisë (metoda invazive). Është veçanërisht i përshtatshëm për t’u përdorur tek pacientët me një mundësi të ulët ose të moderuar të sëmundjes koronare. Ekzaminimi jep informacion shumë të rëndësishëm për gjendjen e enëve të gjakut të zemrës: vendndodhjen e tyre anatomike, praninë e defekteve të lindura, praninë e pllakave (depozitave) dhe natyrën e tyre që sugjerojnë ngushtim/pakalueshmëri, lokalizimin e saktë, gjatësinë dhe shkallën e ngushtimit. Të gjitha këto informacione me aftësi moderne softuerike i prezantojmë me ngjyra dhe në mënyrë tredimensionale (në 3D), që është shumë e dobishme dhe lehtëson planifikimin e trajtimit të mëtejshëm nga kardiologët intervenues ose kirurgët kardiovaskular me të cilët bashkëpunojmë çdo ditë, gjë që mundëson vendimmarrjen e shpejtë për menaxhimin e mëtejshëm të pacientit. Përfitimet e këtij koncepti të punës multidisiplinare ekipore janë të mëdha për pacientin.

Kështu, përveç arterieve koronare, analizohen enët e mëdha të gjakut të zemrës, vetë zemra, mushkëritë dhe mediastinumi si dhe skeleti i asaj zone. Ky është një avantazh i madh sidomos në drejtim të zbulimit të hershëm të sëmundjeve të tjera, të cilat shpesh i vërejmë si gjetje të rastësishme. Kjo është pikërisht ana e mirë, sepse diagnoza e hershme është çelësi për një prognozë më të mirë në trajtimin e mëtejshëm.

Metodat radiodiagnostike lejojnë një pasqyrë/pamje të detajuar të trupit dhe organeve të njeriut me qëllim të diagnozës së saktë dhe, rrjedhimisht, terapisë së përshtatshme, por çfarë ndodh nëse zgjidhja është komplekse?

Puna në grup është e rëndësishme për një ekzaminim rezultat të suksesshëm, që është një praktikë e përditshme në spitalin tonë. Ekipi përbëhet nga kardiolog-radiolog-kirurg kardiovaskular, i cili mundëson menaxhimin individual ndërdisiplinor të pacientit. Thjesht theksoj që nga viti 2018 qendra diagnostike ka edhe rezonancë magnetike. Si një metodë moderne, ajo plotëson diagnostikimin dhe së bashku me metodat e tjera, luan një rol të madh në përcaktimin e sëmundjeve të ndryshme të fituara dhe kongjenitale të zemrës. Në të njëjtën kohë, veçantia e kësaj metode qëndron në faktin se me të mund të shohim me saktësi dëmtimin e muskulit të zemrës, qoftë ai i natyrës ishemike apo jo ishemike. Natyrisht, me kalimin e viteve, me shtimin e pajisjeve dhe me rritjen e numrit të ekspertëve radiologë dhe teknologë radiologjikë, tashmë mund të themi se përveç diagnostikimit kardiovaskular, mbulojmë pothuajse të gjitha fushat e diagnostikimit si sëmundjet e gjirit, neuroradiologjinë, diagnostikimin muskuloskeletor, etj.

Radiodiagnostika kërkon jo vetëm përmirësimin e njohurive mjekësore, por edhe informacione teknologjike të duhura, sepse ne punojmë me pajisje moderne mjekësore, që do të thotë aplikacione të shumta softuerike. Mundësia e vazhdueshme për rritje dhe zhvillim e kombinuar me aftësinë e zotërimit të modaliteteve të shumta në fusha të ndryshme, megjithëse është shumë kërkuese, përmban edhe një dozë kreativiteti, që për mua është një motivim shtesë.

Ju keni qenë për një kohë të gjatë mjeke përgjegjëse në departamentin e radiodiagnostikës, si radiologia e parë, si e keni përballuar sfidën?

Si radiodiagia e pare diagnostikuese në Klinikën Zhan Mitrev, thjesht u futa në një aventurë dhe me ndihmën dhe mbështetjen e madhe të Dr. Mitrev, arrita të kapërcej shumë nga sfidat. Njëkohësisht më ka pëlqyer gjithmonë organizimi, proceset dhe standardet, të cilat i kam prezantuar në mënyrë modeste që në fillim, por me shtimin e stafit dhe metodat e reja kuptova se puna me burimet njerëzore është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe se ne si staf mjekësor, na mungon ky lloj edukimi. Këtë e konfirmova me edukimin dhe certifikimin nga Joint Commission International, ku mora pjesë që në fillim si anëtar i komisionit të cilësisë dhe si shef departamenti. Kjo më hapi edhe horizonte të reja. Kështu u regjistrova në Shkollën e Doktoraturës në UKIM në programin në fushën e shkencave organizative dhe menaxhmentit me temë në fushën e burimeve njerëzore – kultura e sigurisë organizative, e cila është e nevojshme për sigurinë e stafit dhe pacientëve me qëllim përfundimtar staf i kënaqur dhe shërbime shëndetësore cilësore. Gjithmonë kam qëndruar për punën në grup, komunikimin efektiv, profesionalizmin dhe kolegjialitetin dhe është kënaqësi të punoj me kolegë mjekë dhe teknologë radiologjikë me të cilët e ushqejmë pa rezerva punën, e zbatojmë atë çdo ditë dhe kështu rritemi profesionalisht.

Natyrisht, e njëjta gjë vlen edhe për pjesën tjetër të stafit të spitalit, jashtë departamentit tonë,  me synimin për shërbim cilësor dhe në kohë për pacientët. Krijimi dhe promovimi i një kulture organizative pozitive në shëndetësi është një sfidë serioze për menaxhimin e kujdesit shëndetësor, por nuk është një mision i pamundur. Ne e zbatojmë këtë çdo ditë në klinikën tonë, natyrisht, përmes punës së vazhdueshme për përmirësimin e proceseve.

Krahas punës sfiduese, jeni marrë me hobin ndoshta më autentik në përgjithësi, vizatimin e objekteve prej balte me motive popullore, nga ka ardhur ky frymëzim?

Më pëlqen shumë të udhëtoj dhe të njoh kultura të ndryshme. Gjithmonë kam admiruar sesi secili vend prezanton kulturën dhe traditën e tij ndër të tjera përmes suvenireve të ndryshme që secili mund t’i marrë si kujtim. Disi më lindi përshtypja, e kam fjalën për periudhën rreth njëzet vjet më parë, që ne e ruajmë dhe e prezantojmë pak traditën tonë përmes suvenireve që duhet të marrin turistët me vete. Kështu ndjeva dëshirën për të kontribuar në drejtim të prezantimit të traditave dhe vlerave tona dhe kështu nisën fillimet e mia modeste. Edhe pse gjithmonë kam pasur një lloj hobi qoftë piktura, fotografia apo vizatimi, gjithmonë më ka pëlqyer të përdor ngjyrat. Por vizatimi i objekteve prej balte me motive folklorike më erdhi si projekt i veçantë. Fillova seriozisht të hulumtoj dhe të vizatoj duke përdorur motive autentike popullore nga kostumet tona tradicionale. Dhe në fakt janë pikërisht prodhimet e argjilës të plotësuara me ornamente folklorike që kanë marrë edhe funksion estetik në përfaqësimin e traditës dhe kulturës sonë. Krahas përdorimit të tyre promovoj edhe poçarët tanë vendas me të cilët kemi punuar mirë gjithë këto vite, duke krijuar sende të reja e të ndryshme, të cilat fatkeqësisht po zhduken gjithnjë e më shumë nga mungesa e përdorimit të përditshëm.

A mund dhe ku mund të gjenden dhe shihen krijimet tuaja?

Për shumë vite kam marrë pjesë në panaire të ndryshme të organizuara brenda dhe jashtë vendit tonë. Si të preferuara mund të veçoj pazaret e bamirësisë që organizoheshin nga ambasadat në vendin tonë dhe sigurisht bashkëpunimin me dyqanet e suvenireve të Muzeut të Maqedonisë, ku I kam paraqitur krijimet e mia. Vitet e fundit bashkëpunoj me ESNAF që merret me shitjen e produkteve të ndryshme nga një numër i madh artizanësh. Për fat të keq, angazhimi im profesional nuk më lejon t’i kushtoj aq kohë sa do doja hobit tim. Megjithatë, përpiqem të shfrytëzoj çdo mundësi kur mund të punoj për krijimet e mia, sepse ngarkesa krijuese dhe kontakti me veten nxit produktivitetin si në jetën private ashtu edhe në atë profesionale.

Si përshtatet kjo shprehje krijuese në jetën tuaj profesionale?

Kam gjetur një lidhje dhe frymëzim në të dyja fushat. Përdorimi i ngjyrave dhe i formave si në metodat e imazherisë në përpunimin e imazheve 3D ashtu edhe në krijimet e mia janë të lidhura pazgjidhshmërisht, ndaj ekzistenca e një doze arti më bën t’i shijoj të dyja njësoj. Udhëtimet, natyra, mësimi i gjuhëve, vizatimi i qeramikës, kontakti i drejtpërdrejtë dhe puna me njerëzit dhe edukimi i vazhdueshëm mjekësor, të gjitha plotësojnë njëra-tjetrën dhe inkurajojnë krijimtarinë time e cila më lejon rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, profesional dhe privat.

Gjithashtu gjej kënaqësi në përpjekjet e mia për të frymëzuar miq dhe kolegë të tjerë nga rrethi im i ngushtë dhe  jam e lumtur kur arrij të kontribuoj të paktën pak në frymëzimin e dikujt. Por ajo që më gëzon veçanërisht janë pacientët e kënaqur për shkak të shërbimit mjekësor në kohë, preciz dhe cilësor.