Psikolog, psikiatër apo psikoterapist…? Ku duhet të drejtohem?

Psikolog, psikiatër apo psikoterapist…? Ku duhet të drejtohem? Cilin prej këtyre profileve duhet të kërkoj zgjidhjen e problemit tim? Po sikur të gabој në zgjedhjen time?
Këto dilema janë shumë të zakonshme kur bëhet fjalë për trajtimin e kushteve të shëndetit mendor dhe problemeve që i rrethojnë ato… Konceptet janë të ngjashme, por në praktikë krejt të ndryshme.
Për këtë arsye, ato duhet të shpjegohen dhe të vihet në dukje dallimi mes tyre për të siguruar trajtimin e duhur dhe të suksesshëm të pacientëve. Të gjitha këto profile kanë të bëjnë me shëndetin mendor, por gjithsesi janë profesione, qasje dhe metoda të ndryshme pune.

Psikologu është një profesionist që ka përfunduar studimet universitare për psikologji.
Bëhet psikolog i licencuar pas një viti praktikë dhe dhënies së provimit të shtetit pranë Odës së Psikologëve.

Psikoterapisti është profesionist, psikolog, me arsim pasuniversitar (specializim) së paku 4 vjet, kohë gjatë së cilës kalon punë personale mbi veten dhe punë eksperimentale në grup. Psikoterapisti është i specializuar në një sërë ndërhyrjesh dhe teknikash psikologjike nga drejtime të ndryshme psikoterapeutike, të cilat më pas i zbaton në punën individuale ose në grup me pacientë.

Psikodiagnostikuesi është psikolog që ka edukim dhe certifikim shtesë në testimin psikologjik të pacientëve (d.m.th., administrimin, analizimin dhe interpretimin e testeve të personalitetit, testeve të organicitetit, testimit neurokognitiv, teknikave projektuese, etj.). Pas kryerjes së psikodiagnostikës, psikologu përgatit raportin për gjendjen dhe opinion psikologjik, i cili është vendimtar në diagnozën diferenciale të dhënë nga psikiatri.
Në klinikën tonë, në Departamentin e Psikiatrisë punon mjek i specializuar në psikiatri dhe Departamenti i Psikologjisë dhe Psikoterapisë disponon një staf profesional të përberë nga psikologë shëndetësorë të cilët janë psikodiagnostikues, këshillues familjar me certifikate evropiane dhe psikoterapist i licencuar evropian.

Psikiatër është mjek që ka kryer studimet për mjekësi të përgjithshme dhe studime të specializuara në psikiatri në Fakultetin e Mjekësisë. Puna e tij përfshin përcaktimin e gjendjes mendore, e cila mund të jetë rezultat i një sëmundjeje fizike specifike, një kombinim i sëmundjes fizike dhe mendore, ose një sëmundje thjesht mendore.

Një konsultë psikiatrike ose ekzaminim psikiatrik përfshin diagnostikimin e gjendjes, psikoedukimin, psikoterapi dhe/ose qasje psikofarmakologjike në trajtimin e:

  • rritjes dhe zhvillimit të gjendjes psikologjike,
  • situatat e stresit dhe traumës,
  • çrregullime ankthi-depresive,
  • depresioni,
  • çrregullime psikosomatike,
  • çrregullime afektive,
  • çrregullime psikotike,
  • sëmundjet e varësisë,
  • çrregullime mendore në pleqëri,
  • çrregullime njohëse pas lëndimeve, operacioneve ose traumave të trurit, sëmundjeve të tjera të trurit,
  • çrregullime mendore te njerëzit me prapambetje mendore.

Përcaktimi i gjendjes realizohet nëpërmjet një bisede me pacientin (ndonjëherë nga një anëtar i familjes), vëzhgimit, si dhe kryerjes së disa procedurave diagnostike, si p.sh. testimi psikologjik, rezonanca magnetike ose tomografia e kompjuterizuar e trurit, elektroencefalografia.

Pas përcaktimit të gjendjes, krijohet një plan trajtimi individual, i cili mund të përfshijë mjekim, psikoterapi (me bisedë), ose të dyja terapitë paralelisht, ose përfshirjen e një mjeku të një specialiteti tjetër, në varësi të gjendjes së përcaktuar shëndetësore.
Në klinikën tonë punon edhe mjek specialist psikiatër.

Për të rezervuar një takim me specialistët tanë psikiatër ose psikologë telefononi në qendrën tonë të kontaktit në 02/3091-484

Shtëpia plot gëzim

Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për ne që ekipi ynë me përvojë i gjinekologëve, obstetërve, pediatërve, anesteziologëve dhe infermiereve neonatale u kujdesën për 6 👶👶👶👶👶👶 foshnja sot. Gëzimi lind vërtetë në Qendrën tonë për nënën dhe foshnjën.

I urojmë të gjitha foshnjave një fëmijëri të lumtur 💕

Kur është koha më e përshtatshme për mënjanmin e bajameve

Bajamet, janë një organ i vendosur në fytin e njeriut dhe janë pjesë e sistemit imunitar të trupit. Janë një organ që punon vazhdimisht për të eliminuar nga trupi mikroorganizmat patogjene si bakteret, viruset, mykun, etj. Me kalimin e kohës, për arsye të ndryshme, zakonisht për shkak të infeksioneve të përsëritura të fytit, infeksioneve streptokoksike apo problemeve me sistemin imunitar, ka një reduktim dhe humbje të plotë të funksionit mbrojtës të bajameve.

Kështu, ato bëhen një vend depozitimi për viruset, bakteret dhe mikroorganizmat patogjene që më pas hyjnë në trupin tonë. Qelizat e pjesës tjetër të sistemit imunitar të organizmit nuk mund të mbulojnë apo zëvendësojnë bajamet, domethënë nuk mund të depërtojnë në to dhe të eliminojnë ato patogjene. Kjo mund të çojë në infeksione të vazhdueshme, inflamacione si të fytit ashtu edhe të organeve të tjera në trup.
Në raste të tila rekomandohet heqja e bajameve, gjë që mundëson mbrojtje më të mirë të organizmit nga mikroorganizmat patogjene.

Indikacionet për tonsilektominë/mënjanimin e bajameve janë:

  • infeksione të shpeshta purulente të fytit dhe bajameve,
  • prania e streptokokut piogjen dhe betahemolitik,
  • apnea e gjumit,
  • otiti i shpeshtë sekretor dhe inflamacionet e veshit, etj.

Trajtimi kirurgjik bëhet me anestezi të përgjithshme, fëmija qëndron në spital dy deri në tre ditë. Pas heqjes së bajameve, për rigjenerimin e mukozës kërkohet një periudhë prej 21 ditësh gjatë së cilës duhet pasur kujdes me një dietë të veçantë që nënkupton konsumimin e ushqimit të ftohtë dhe të butë për 2-3 javë.

Bajamet mund të mënjanohen në ҫdo moshë, në varësi të indikacionit, ndërsa kur bëhet fjalë për fëmijët, bajamet mund të hiqen mbi moshën 4 vjeç.
Koha më e mirë për të hequr bajamet është atëherë kur prindërit mund t’i kushtojnë një deri në dy javë vëmëndje dhe kujdes të veçantë fëmijës së tyre.

Aksioni vazhdon

Me kërkesë të pacientëve tanë, ekzaminimi specialistik oftalmologjik/okulistik është sërish me çmim të favorshëm.
Qendra e Oftalmologjisë në Klinikën Zhan Mitrev në bashkëpunim me Oftalmologjinë Promedika ju ofron -50% për ekzaminimin specialistik oftalmologjik që përfshin matjen e refraksionit, përcaktimin e mprehtësisë së shikimit, matjen e presionit intraokular dhe ekzaminimin e segmentit anterior/posterior të syrit.
Parandalimi për sytë tuaj është i mirëpritur, veçanërisht në dimër.
Rezervoni terminin tuaj në 📞02/3091-484

Prezantohet sistemi inovativ i navigimit për kirurgjinë e shtyllës kurrizore

Më 29 janar 2025, në kuadrin e klubit shkencor në klinikën tonë u mbajt prezantimi i sistemit PathKeeper Surgical i posaҫëm për navigim gjatë operacioneve të shtyllës kurrizore.

Kjo teknologji ofron planifikim dhe navigim kirurgjik paraoperativ dinamik dhe shumë preciz në kohë reale (real time) gjatë gjithë procedurës kirurgjikale të shtyllës kurrizore.

Sistemi që iu prezantua mjekëve tanë ndjek në mënyrë të pavarur mjetet kirurgjikale dhe anatominë e pacientit, përmes një modeli dhe imazheve 3D, në mënyrë që të drejtojë dhe pozicionojë saktë pajisjen dhe të implantojë elementët e nevojshëm për rezultate të suksesshme klinike.

PathKeeper Surgical ka zhvilluar dhe perfeksionuar këtë sistem optik tredimensional për gjashtë vjet, i cili lejon navigim të saktë në kohë reale, pa përdorimin e rrezeve X, duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin dhe sigurinë e procedurave kirurgjikale.

Përparësitë kryesore të sistemit:

  • Saktësi në kohë reale
  • Teknologji e avancuar për saktësi të përmirësuar kirurgjikale
  • Reduktim të komplikimeve ndaj operacioneve të shtyllës kurrizore dhe kryerjen e tyre më shpejt dhe më saktë.
  • Mbrojtje më të mire të pacientëve dhe stafit mjekësor për faktin se nuk përdoren aparate me rreze X që lëshojnë rrezatim.

Gjatë prezantimit, mjekët e pranishëm patën mundësinë të testojnë praktikisht sistemin, duke shprehur interes të madh dhe kritika pozitive për funksionalitetin dhe potencialin e tij në kirurgjinë moderne.
Risi të tilla në teknologjinë mjekësore mund të përmirësojnë ndjeshëm saktësinë dhe sigurinë kirurgjikale, duke hapur mundësi të reja për të ardhmen e kirurgjisë spinale.

Lindje e relaksuar dhe pa dhimbje me oksidin e azotit “gazi që të bën për të qeshur”

Vetëm në Klinikën Zhan Mitrev në Qendrën për nënën dhe foshnjën kryhet lindje natyrale pa dhimbje, me ndihmën e qetësimit me oksid azoti, i njohur ndryshe si gazi që të bën për të qeshur. Sedacioni, ose shtimi i gazit të oksidit të azotit, kryhet duke përdorur pajisjen Master Flux Plus for Sedation, të cilën klinika e bleu posaçërisht për këtë qëllim. Kjo metodë e lindjes natyrale është e mundur për herë të parë në Maqedoni dhe bën që dhimbjet e lindjes të kalojnë pa u vënë re dhe lindja natyrale bëhet më e lehtë dhe pa dhimbje.
“Sedacioni i oksidit të azotit është një teknikë më pak invazive që mbart një rrezik më të ulët të efekteve anësore në krahasim me anestezinë epidurale”. Është një përzierje e përbërë nga oksidi i azotit dhe oksigjeni në raport të barabartë dhe redukton dhimbjen, ankthin dhe nervozizmin, si dhe ndikon në refleksin e lindjes, duke i bërë gratë më të relaksuara dhe duke e bërë më të lehtë lindjen. “Për shkak të efektit të të qeshurit që shkakton, oksidi i azotit quhet edhe gaz që të bën për të qeshur dhe në obstetrikë është i përshtatshëm për shkak të veprimit të shpejtë, eleminimit të shpejtë nga organizmi pas ndërprerjes së përdorimit”, thotë Dr. Dragica Vezenkova Vuçkova, specialiste në anesteziologji dhe kujdes intenziv.
Gazi përdoret për analgjezi dhe anksiolizë dhe për ndërhyrje të vogla obstetrike, si dhe për procedura të tjera të dhimbshme si intervenimet dentare, kardiake, tek fëmijët dhe tek popullata me nevoja të veçanta, por mund të përdoret edhe si terapi shtesë për dhimbjet kronike tek pacientët onkologjikë.
” Sedacioni i oksidit të azotit ofron shumë përfitime për pacientët, redukton stresin, zvogëlon perceptimin e dhimbjes dhe lejon shërim të shpejtë.” Përveç kësaj, mund të aplikohet për të gjithë pacientët me siguri maksimale dhe redukton kohëzgjatjen e procedurës. “Disa gra preferojnë të përdorin oksid azoti gjatë kontraktimeve, dhe disa të tjera preferojnë ta përdorin atë për t’u relaksuar ndërmjet kontraktimeve”, shton Dr. Vezenkova Vuçkova.
Gazi shpërndahet përmes një maske të vogël thithëse dhe pasi të hiqet maska, efektet e oksidit të azotit zhduken shpejt.
Oksidi i azotit është një përbërje e gaztë që përdoret si analgjezik në mjekësi. I zbuluar në shekullin e 18-të, përdorimi i tij më i gjerë filloi në mesin e shekullit të 20-të pas ndërtimit të një aparati anestezie për vetë-administrimin e anestezive inhaluese. Efektet analgjezike dhe anksiolitike të gazit N2O mendohet se arrihen nga çlirimi i endorfinës në sistemin nervor qendror dhe modulimi i rrugëve të dhimbjes përmes veprimit të kanaleve dhe receptorëve të ndryshëm jonikë.

Strabizmi – shkaqet, simptomat, diagnoza dhe trajtimi

Strabizmi është një gjendje në të cilën sytë nuk janë të drejtuar siç duhet dhe nuk kanë lëvizje të sinkronizuara. Zakonisht përfshin mungesën e koordinimit të muskujve të syrit, gjë që i pengon të dy sytë të përqendrohen në të njëjtën pikë, dhe të mundësojnë shikimin e duhur. Ka disa arsye për shfaqjen e strabizmit. Disa nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e strabizmit përfshijnë: mënyrën se si ecur shtatzënia, nëse ka pasur ndonjë problem gjatë lindjes, zhvillimin e foshnjës, sëmundje të mëparshme etj. Shkak për shfaqjen e strabizmit mund të jetë edhe predispozita gjenetike. Nëse ka strabizëm në familje, ka shumë mundësi që strabizmi të shfaqet edhe tek anëtarët e tjerë. Një nga shkaqet kryesore të strabizmit është reduktimi i shikimit (për shkak të largpamësisë ose miopisë, syrit dembel – ambliopisë, kataraktit kongjenital ose sëmundjeve të tjera të syrit).

Simptomat e strabizmit mund të përfshijnë: humbjen e përqëndrimit paralel të syve, lotim dhe dhimbje të syve, dhimbje koke, shikim të dyfishtë, humbje të shikimit tredimensional, shikim të paqartë, kthim të kokës ose fytyrës në njërën anë. Disa lloje të strabizmit që ndodhin tek foshnjat dhe fëmijët janë false. Shtrembërimi fals I syve është një iluzion optik që ndodh për shkak të gjerësisë së hundës dhe qepallave. Për të përcaktuar plotësisht këtë gjendje, është i domosdoshëm ekzaminimi i syve.

Ekzistojnë disa lloje të strabizmit, të cilët emërtohen sipas drejtimit të syrit: strabizmi i brendshëm (Esotropia), strabizmi i jashtëm (Exotropia), strabizmi lart (Hypertropia) dhe strabizmi poshtë (Hypotropia). Ekzistojnë edhe disa lloje të veçanta të strabizmit, si strabizmi në vitet më të vona/vjetra, i cili shfaqet për arsye që lidhen me nervat që kontrollojnë lëvizjet e syve (problem neurologjik, lëndim, diabet, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, infeksione të ndryshme, tumore etj.).

Strabizmi i lidhur me problemet refraktive (largpamësia, miopia, astigmatizmi) mund të trajtohet në disa mënyra:

  • Syze – Disa lloje të strabizmit ndodhin për shkak të pranisë së një anomali refraktive. Përdorimi i syzeve eliminon strabizmin. Për këtë lloj strabizmi, mbajtja e syzeve është e mjaftueshme.
  • Mbylljen e njërit sy) – Kjo metodë trajtimi mund të përdoret edhe për syrin dembel.
  • Ortoptikë – përdoret për të përmirësuar shikimin e të dy syve dhe për të fituar ndjenjën e thellësisë (vizioni binokular dhe stereoskopik). Këto dy funksione lejojnë lëvizjet paralele të syve dhe janë shumë të rëndësishme në jetën tonë të përditshme. Ato na lejojnë të jemi më të suksesshëm në drejtimin e automjeteve motorike, sportit si basketboll, tenis dhe sporte të tjera që kërkojnë sinkronizim dhe saktësi kohore.
  • Operacion – Në rastet e strabizmit kongjenital, syzet zakonisht nuk nevojiten dhe kërkohet kirurgji në një fazë të hershme (nga 6 muaj deri në 1 vit). Shumica e shtrembërimeve ndodhin ndërmjet moshës 2-3 vjeç dhe zakonisht korrigjohen me përdorimin e syzeve. Megjithatë, për strabizmin që nuk korrigjohet pavarësisht përdorimit të syzeve, kërkohet kryerja e operacionit. Preferohet një periudhë pritjeje prej 6 deri në 8 muaj, por gjatë kësaj periudhe pritjeje mund të aplikohet metoda BOTOX për të reduktuar shikimin e dyfishtë.
  • Trajtim kirurgjik i strabizmit – Trajtimet kirurgjike të strabizmit tek fëmijët kryhen me anestezi të përgjithshme, tek të rriturit është e mundur vetëm me anestezi lokale. Parimi bazë i operacionit është zvogëlimi ose rritja e forcës së muskujve që lëvizin kokërrat e syrit.

Diagnoza dhe trajtimi i hershëm i strabizmit mund të parandalojë shfaqjen e syrit dembel dhe të mundësojë shikimin tredimensional. Për shkak të kësaj, nëse ekziston dyshimi se fëmijë ka strabizëm, është i nevojshëm ekzaminimi okulistik dhe vlerësimi individual për trajtim terapeutik.

Për të rezervuar terminin tuaj tek mjeku specialistët oftalmolog/okulist, telefononi në 02/3091-484

Procedura revolucionare në klinikën Zhan Mitrev – zëvendësim minimalisht invaziv i protezës së valvulës mitrale

Është kryer implantimi i një valvule biologjike në pozicionin mitral (valvula brenda valvulës) – një procedurë komplekse hibride tek pacientja 74-vjeçare në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të funksionit të veshkave dhe është vendosur në aparat për dializë.

Kjo metodë minimale invazive e zëvendësimit të protezës së valvulës mitrale është e rrallë në mbarë botën dhe është kryer tek pacientja 74-vjeçare në Klinikën Zhan Mitrev. Ekipi, i përbërë nga kardiokirurgë, kardiologë intervenues dhe anesteziologë, realizoi procedurën TMVI (Transcatether mitral valve implatation procedure), në mënyrë të suksesshme me implantimin e valvulës, pa kirurgji klasike.

“Sot kemi një rast të veçantë, një procedurë tepër komplekse tek një paciente në gjendje shëndetësore jashtëzakonisht të rëndë. Këto misione në dukje të pamundura që u zgjasin jetën pacientëve me vite e dekada, këtu në klinikën Zhan Mitrev, bëhen të mundshme dhe gjithnjë më të shpeshta, duke i shtyrë kështu kufijtë e kardiokirurgjisë në mbarë botën. Për 25 vjet, ekipi në Klinikën Zhan Mitrev ka vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor gjithëpërfshirës dhe ka gjetur mënyra për të ndihmuar sa më shumë pacientë. “Me pajisje moderne, duke aplikuar teknologji të avancuar, ne krijojmë mundësi jetësore për pacientët tanë dhe justifikojmë funksionin e vërtetë të mjekësisë”, theksoi Dr. Mitrev.

Proteza e valvulës mitrale është vendosur mbi pjesën e sipërme të zemrës në pozicionin mitral, pa i’u nënshtruar operacionit klasik. Dallimi ndërmjet kirurgjisë klasike dhe kësaj ndërhyrjeje është se ka vetëm një hapje të vogël në gjoks – 5 cm në anën e majtë, përmes së cilës arrihet pjesa e sipërme e zemrës dhe me anë të përdorimit të një katetre speciale, futet valvula e re në valvulën ekzistuese, pa përdorur qarkullimin ekstrakorporal.  

“Arritje të tilla kardiokirurgjike tregojnë për potencialin e madh të autoriteteve shëndetësore në Maqedoni. Risia në kryerjen e këtij operacioni pothuajse të pamundur në rastin e pacientes e cila më parë i është nënshtruar dy operacioneve të tjera,  ka përfitime të mëdha si për pacienten ashtu edhe për sistemin shëndetësor në tërësi, duke përfshirë këtu edhe fondin. Metoda inovative e kryerjes së procedurës minimalisht invazive, është e sigurt për pacientët, e mbi të gjitha, mbart shumë përfitime financiare përsa i përket të gjithë procesit të shërimit të plotë të pacientit. Shembuj të tillë nxisin disponueshmëri më të madhe nga fondi për ndërhyrje kirurgjikale në klinikat private”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë.

Ekipi i kardiokirurgëve dhe kardiologëve intervenues u drejtua nga Dr. Mitrev, së bashku me Doc. Dr. Oliver Bushljetikj, specialist në mjekësisë interne, subspecialist në kardiologji dhe Dr. Vilma Ampova Sokollov, specialiste në mjekësinë interne dhe subspecialiste në kardiologji.

“Pacientja ka pasur dy operacione të mëhershme dhe duhej të operohej për herë të tretë sepse proteza e valvulës mitrale kishte humbur funksionin plotësisht”. Arritëm të vendosim një protezë në valvulën mitrale, mbi majën e zemrës, në pozicion mitral, pa iu nënshtruar operacionit klasik dhe duke shmangur kështu ekspozimin ndaj rrezikut shtesë, një operacion që sigurisht nuk do ta përballonte dot. Ky lloj operacioni është relativisht një risi, veçanërisht për zëvendësimin e valvulës aortale, ndërsa përsa i përket protezës mitrale, këto janë raste jashtëzakonisht të rralla. Kjo procedurë zakonisht kryhet në valvulën e aortës, dhe shumë rrallë në valvulën mitrale. Në rastin konkret, meqënëse gjoksi i saj ishte hapur dy herë më parë, kjo ishte e vetmja mundësi për t’i shpëtuar jetën. Kjo ishte e vetmja mundësi për një rezultat pozitiv për pacienten,” theksoi Dr. Bushljetikj.

Pacientja për herë të parë është operuar në vitin 1994 në Spitalin Mjekësorë Ushtarak në Beograd, ndërsa herën e dytë në vitin 2011 në Klinikën Zhan Mitrev, ku është bërë një rioperacion për zëvendësimin e valvulës mitrale me protezë biologjike. Me këto operacione – i parë kur ishte shumë e re, në moshën 43 vjeçare në Beograd, operacioni i dytë pas 17 vjetësh (2011) dhe tani pas 14 vitesh, pacientes i është mundësuar 30 vjet jetë, që është në fakt një dëshmi për luftën e mjekëve dhe aplikimin e duhur të mjekësisë moderne në funksion të shpëtimit dhe zgjatjes së jetës.