Në Klinikën Zhan Mitrev, pacientja e huaj 29-vjeçare është operuar me sukses si pasojë e një tumori në kanalin kurrizor në zonën e kockave sakrale nga ekipi neurokirurgëve i udhëhequr nga Prof. Dr. Vladimir Rendevski
Pacientja është 29 vjeç, disa muaj vuan nga dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës dhe përgjatë gjatësisë së këmbës së djathtë, të cilat nuk kanë pasur asnjë reagim/përmirësim nga terapia e mëparshme. Pas procedurave diagnostikuese, u zbulua një formacion tumoral në kanalin kurrizor në zonën e kockave sakrale, i cili ushtronte presion të konsiderueshëm mbi rrënjët nervore përkatëse.
Me anë të teknikës mikroneurokirurgjikale, ekipi ynë i udhëhequr nga Prof. Dr. Vladimir Rendevski, izoloi në mënyrë efikase dhe precize procesin tumoral nga strukturat nervore ngjitur në kanalin kurrizor, duke e hequr atë në masën maksimale të mundshme, gjë që lejoi një përmirësim të ndjeshëm të simptomatologjisë klinike të pacientes tonë.
Me këtë ndërhyrje kirurgjikale, dhe me ndërhyrjet e mëparshme kirurgjikale në tru dhe në shpinë, Spitali Klinik Zhan Mitrev kryen plotësisht të gjitha procedurat neurokirurgjikale të kryera në vendin tonë, dhe së fundmi ka filluar mbulimin e plotë për të gjitha gjendjet emergjente neurokirurgjikale, të cilat ekipi ynë i mbulon 24 orë në çdo ditë të javës.
Magnetoforeza rezonante është një metodë e re jo invazive që përdor një pajisje të veçantë – një gjenerator të fushës magnetike (ELF) me frekuenca jashtëzakonisht të ulëta (<100 Hz) dhe intensitet të ulët (<100 Gauss), i cili rrit përshkueshmërinë e membranës qelizore. Ky trajtim i ri instrumental, duke përdorur një pajisje specifike magnetoforeze, kryen një aplikim lokal të kolagjenit të pastruar deri në 3 centimetra thellësi nën lëkurë. Në këtë mënyrë, shmanget metoda invazive e administrimit të kolagjenit me gjilpërë.
Pajisja GUNAPHORESIS (GPH), me të cilën zbatohet kjo metodë, lejon përthithjen e kolagjenit deri në 99%. Ndryshe nga metoda invazive në të cilën pacienti duhet të shpohet deri në 8 herë gjatë një trajtimi për të aplikuar dozën e duhur të kolagjenit, këtu, e njëjta dozë injektohet duke përdorur pajisjen në vetëm 15 minuta dhe depërton nëpër lëkurë në një thellësi maksimale deri në 3 cm, duke arritur indet ose nyjet.
Në cilat raste mund të ndihmojë kjo terapi?
dhimbje të kyçeve dhe muskujve,
diskopati,
artrit,
lëndime sportive,
ndrydhjet,
sëmundje neurologjike
rehabilitim pas lëndimeve muskuloskeletale,
rehabilitim pas operacionit
defekte kozmetike
shenja
djegie
Avantazhet:
Aplikohet direkt në zonën e prekur.
Absorbim i lartë i kolagjenit në nyje dhe muskuj.
Pa efekt termik (sipërfaqësor ose i brendshëm) – mund të përdoret në osteosintezën e metaleve dhe endoprotezave.
Nuk cenon integritetin e lëkurës sepse nuk përçohet rrymë elektrike nëpër inde, gjë që e bën metodën të këndshme dhe nuk rrezikon djegien e lëkurës.
Është hipoalergjik, nuk shkakton reaksione alergjike.
Mund të kombinohet me medikamente të tjera.
Mund të kombinohet edhe me teknika të tjera fizioterapie.
Lëndimet sportive mund të trajtohen pa ndikuar në rezultatet e testeve të dopingut tek sportistët.
Kundërindikacionet:
shtatzënia;
plagët e hapura;
prania e formacioneve malinje.
Sa trajtime nevojiten?
Numri optimal është 10 procedura të aplikuara çdo ditë për 10 ditë, pas të cilave procedurat e mirëmbajtjes mund të bëhen një herë në muaj dhe/ose një kurs mirëmbajtjeje prej 5 ose 10 procedurash (në varësi të gjendjes së lëkurës) një herë në vit.
Efekti i guanaforezës mund të vërehet pas procedurës së tretë (dhe në disa raste edhe nga procedura e parë) dhe vazhdon me kalimin e kohës. Arsyeja për këtë është stimulimi i prodhimit natyral i kolagjenit në lëkurë, i cili vazhdon edhe pas përfundimit të procedurave (dmth.ka efekt të zgjatur).
Në rast kur dhimbja është e pranishme, efekti i lehtësimit të dhimbjes ndodh në procedurën e parë deri në të tretë. Gunaforeza është një procedurë e shpejtë që mund të kryhet edhe gjatë pushimit të drekës. Kohëzgjatja e procedurës është 15-20 minuta për një pjesë/zonë. Nuk ka skuqje ose ënjtje, klienti mund të dalë direkt jashtë pavarësisht nga temperatura e jashtme ose rrezet e diellit. Çmimi i një terapie me dy kolagjene është 3000 denarë për një pjesë/zonë.
Aplikimi i GUNAPhoresis është metoda e preferuar për trajtimin e osteoartritit, dëmtimeve të muskujve, tendinave, dhimbjeve të shtyllës kurrizore me origjinë të ndryshme dhe dëmtimeve sportive dhe sigurisht në mjekësinë estetike.
Për informacion dhe për të rezervuar terminin tuaj, telefononi në qendrën tonë të kontaktit në 02/3091-484.
Shoqëria moderne dhe mediat shpesh imponojnë standarde joreale të bukurisë, të cilat prekin veçanërisht të rinjtë. Gjithnjë e më shumë vajza të reja – madje edhe në moshën 6 vjeç – shprehin pakënaqësi me pamjen e tyre. Ky obsesion me imazhin e trupit mund të çojë në çrregullime serioze të të ngrënit.
Çrregullimet më të zakonshme:
Anoreksia nervore – kufizim i vetëdijshëm dhe i rrezikshëm i ushqimit, me qëllim humbjen e peshës.
Bulimia nervore – cikle të përsëritura të ngrënies së tepërt, të shoqëruara nga të vjella ose përdorim laksativësh.
Këto çrregullime ndodhin zakonisht ndërmjet moshës 14 dhe 20 vjeç dhe shpesh shoqërohen me profesione që kërkojnë ruajtjen e një pamjeje “perfekte”, siç janë modelimi, baleti, gjimnastika dhe noti. Anoreksia nervore është e zakonshme tek atletet femra të cilat zvogëlojnë marrjen e ushqimit nën presionin e trajnerëve dhe shoqërisë. Vajzat që modelojnë para sfilatave të mëdha të modës pinë vetëm ujë dhe hanë pambuk sepse është celulozë e pastër dhe nuk është lëndë ushqyese, por kalon vetëm përmes stomakut, duke zvogëluar urinë/nevojën për ushqim.
Pasojat fizike dhe psikologjike
Çrregullimet e të ngrënit ndikojnë në të gjithë trupin: Anoreksia:
Humbje drastike në peshë (BMI <17.5)
Ndërprerje e ciklit menstrual
Lëkurë e thatë dhe e verdhë
Osteoporozë (humbje e masës kockore)
Ulje e dëshirës seksuale dhe ndjeshmëri ndaj të ftohtit
Bulimia:
Erozion dentar
Gjëndra të fryra
Çekuilibrim i elektroliteve dhe dehidratim
Probleme gastrointestinale
Plagë dhe acarim në gojë Ndërhyrja në kohë është e rëndësishme: Njohja dhe diagnoza e hershme lejojnë një trajtim më efektiv dhe parandalim të pasojave afatgjata. Trajtimi është një proces shumëdisiplinor dhe përfshin:
Stabilizim mjekësor
Mbështetje ushqyese
Terapi psikologjike
Kontroll i peshës përmes një diete të shëndetshme
Në raste të rënda, rekomandohet shtrimi në spital, dhe nëse pacienti refuzon terapinë dhe shëndeti i tij është seriozisht i rrezikuar, është i mundur edhe trajtimi i detyruar.
Mbështetje ushqyese në çrregullimet e të ngrënit
Dalja nga cikli vicioz i urisë, depresionit, ankthit dhe dobësisë fizike është e mundur – por kërkon mbështetje profesionale dhe një plan ushqimor të përshtatur individualisht. Dieta e personave me anoreksi ose bulimi duhet të planifikohet dhe monitorohet me kujdes nga një mjek dhe një nutricionist.
Qëllimet e terapisë ushqyese:
Kthimi i peshës trupore në peshën normale të trupit
Vendosja e vakteve të rregullta dhe të ekuilibruara
Korrigjimi i mangësive/mungesave ushqyese (elektrolite, vitamina, minerale)
Reduktim i ankthit lidhur me ushqimin
Rivendosja e funksionit hormonal dhe gastrointestinal
Përse është e rëndësishme ushqyerja e duhur?
Tek individët me çrregullime të ushqimit, trupi vuan nga një mungesë serioze e energjisë dhe lëndëve ushqyese. Kjo mund të çojë në probleme gastrointestinale (kapsllëk, refluks, dhimbje), metabolizëm të dëmtuar, organe të dëmtuara, çekuilibër hormonal dhe imunitet të dobësuar.
Çfarë do të thotë ushqimi i sukseshëm?
Normalizimi i peshës trupore nuk është vetëm një numër në peshore. Ai çon në:
Normalizimin e hormoneve (leptina, estrogjeni, gonadotropinat),
Rikthimin normal të ciklit menstrual,
Përmirësimin e gjendjes mendore dhe energjisë.
Vetë-mjekimi ose dietat e improvizuara mund të shkaktojnë dëme shtesë. Për këtë arsye, nevojitet një plan ushqimor individual nën mbikëqyrjen e një nutricionisti dhe një ekipi multidisiplinar mjekësh specialistë, të shoqëruara nga mbështetje psikologjike ose psikiatrike në varësi të gjendjes individuale të pacientit.
Na kontaktoni dhe caktoni një konsultë me menutricionistët, psikologët dhe ekipin tonë mjekësor.
Këtë vit, për të shtatëmbëdhjetën herë radhazi, tradicionalisht, nën organizimin e Departamentit të psikologjisë dhe psikoterapisë në klinikën tonë, u mbajt Kampi Veror për fëmijët me defekte të lindura të zemrës, të cilët shoqëroheshin gjithashtu nga prindërit e tyre.
Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, u zbatuan aktivitete psikologjike krijuese dhe ushtrime fizioterapie, qëllimi i të cilave ishte të inkurajohej zhvillimi i përgjithshëm i fëmijëve pas operacionit ose ndërhyrjes kirurgjikale në zemër. Të gjitha aktivitetet, përfshirë lojërat, argëtimin dhe socializimin, u zhvilluan nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen profesionale të ekipit të psikologëve, Doc. Dr. Kristina Egumenovska, Aleksandra Petroski dhe fizioterapistit Blazhe Arsov. Këtë vit, na vizitoi edhe specialistja jonë kardiologe Dr. Tanja Angjusheva, e cila mbajti aktivitete interaktive me fëmijët dhe përmes një prezantimi të përshtatshëm, u dha përgjigje numrit të madh të pyetjeve nga prindërit.
Kampi veror për fëmijë me defekte të lindura të zemrës ZEMRA IME ME TË GJITHA NGJYRAT na mbush zemrat çdo vit!
Gjatë temperaturave të larta, goditja nga nxehtësia bëhet një rrezik i vërtetë, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe ata që merren me aktivitete fizike në natyrë. Njohja/dallimi i shpejtë i shenjave të goditjes nga nxehtësia mund të bëjë një ndryshim të madh.
Çfarë është goditja nga nxehtësia?
Goditja nga nxehtësia ndodh kur trupi nxehet shumë dhe nuk mund të ftohet siç duhet, zakonisht për shkak të ekspozimit të zgjatur në diell ose sforcimit intensiv fizik në mjedise të nxehta. Mund të jetë kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohet në kohë.
5 Shenja të goditjes nga nxehtësia
Temperaturë e lartë e trupit (mbi 39-40°C) Kjo është shenja më e dukshme. Trupi humbet aftësinë për të rregulluar temperaturën e tij dhe ajo fillon të rritet në mënyrë të rrezikshme.
Lëkurë e nxehtë, e kuqe dhe e thatë Lëkura e nxehtë, e kuqe dhe e thatë e shkaktuar nga nxehtësia është një urgjencë serioze mjekësore, veçanërisht nëse shoqërohet me shenja të tjera si konfuzion, të përziera ose dhimbje koke. Është e rëndësishme të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Ndërsa prisni ndihmë, është thelbësore ta zhvendosni personin në një vend të freskët dhe të aplikoni një leckë të lagur ose një banjë të ftohtë.
Dhimbje koke e fortë dhe marramendje Truri preket gjithashtu nga mbinxehja. Dhimbjet e kokës janë shpesh të forta dhe mund të shoqërohen me konfuzion, çorientim ose edhe të fikët.
Të përziera dhe të vjella Kur sistemi tretës preket/irritohet nga nxehtësia ekstreme, zakonisht shfaqet ndjenjë përzierje ose të vjellura.
Pulsi i shpejtë dhe gulçim Trupi përpiqet të kompensojë nxehtësinë duke pompuar gjak më shpejt. Kjo manifestohet si takikardi dhe një ndjenjë lodhjeje ekstreme.
Si të parandaloni goditjen nga nxehtësia
Mbani trupin të hidratuar: Pini ujë edhe nëse nuk keni etje. Shmangni alkoolin e tepërt dhe pijet me sheqer, pasi ato mund t’ju dehidratojnë.
Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut: ndërmjet orës 11:00 dhe 16:00, kur rrezet e diellit janë më të forta. Në raste te pashmangshme, kërkoni hije ose zona të freskëta gjatë kësaj periudhe.
Vishni rroba të lehta dhe me ngjyra të çelëta: Zgjidhni veshje të gjera, të ajrosura dhe me ngjyra të çelëta për të reflektuar nxehtësinë.
Mos lini askënd në automjet të mbyllur: Mos lini fëmijë ose kafshë shtëpiake në makinë, as për një kohë të shkurtër. Temperatura në një makinë të mbyllur mund të kalojë 50°C brenda pak minutash.
Bëni pushim nëse jeni duke ushtruar ose duke punuar jashtë: Bëni pushime të shpeshta dhe qëndroni në zona të fresketa dhe me hije.
Çfarë duhet të bëni në rast të goditjes nga nxehtësia?
Telefononi menjëherë shërbimet për ndihmë urgjente.
Zhvendoseni personin në një vend të freskët.
Vendosni peshqirë të ftohtë ose ujë në trup, por jo akull, për të shmangur ndryshimet ekstreme të temperaturës.
Mos i jepni lëngje nëse personi është pa ndjenja ose i çorientuar. Goditja nga nxehtësia është një urgjencë mjekësore, por është plotësisht e parandalueshme. Dëgjimi i trupit tuaj, mbajtja e trupit të hidratuar dhe mbrojtja nga dielli mund t’ju ndihmojë ta shmangni atë.
Melis, Mira dhe Malahat, tre foshnjat e parakohshme të lindura në Klinikën Zhan Mitrev, do të shkojnë sot në shtëpi pas disa javësh qëndrimi në Qendrën për nënën dhe foshnjën.
Trinjaket lindën më 4 qershor 2025, nga një shtatzëni e konceptuar natyrshëm, që është vërtet ndër rastet e rralla në mjekësinë moderne. Të lindura me prerje cezariane 9 javë para datës së pritur të lindjes, në javën e 31-të të shtatzënisë, të porsalindurat janë në gjendje të qëndrueshme dhe gati për të shkuar në shtëpi.
Kjo lindje nuk ishte vetëm një sukses mjekësor, por edhe një simbol i shpresës, jetës dhe njerëzimit. Lindja e Melisit, Mirës dhe Malahatit ishte një gëzim i madh për Klinikën Zhan Mitrev, por edhe një konfirmim se edhe sfidat më të mëdha mund të kapërcehen kur kombinohen njohuritë, përvoja dhe teknologjia moderne.
Me këtë lindje, filloi zyrtarisht funksionimin Njësia e Kujdesit Intenziv Neonatal (NICU) në Klinikën Zhan Mitrev.
Në tre dekadat e fundit, shkalla e shtatzënive të shumëfishta është rritur me 70%, dhe shtatzënitë natyrale me trinjakë, si kjo, janë një gjë e rrallë, duke ndodhur në 1 në 8,000 raste në të gjithë botën.
Qendra për Nënën dhe Foshnjën në Klinikën Zhan Mitrev i uron mamit Mubexhel Bekteshova nga Shkupi, rikuperim të shpejtë, ndërsa Melisit, Mirës dhe Malahatit një jetë të mbushur me dashuri, shëndet dhe gëzim pafund.
Foshnja e 100-të lindi në Qendrën për nënën dhe foshnjën në Klinikën Zhan Mitrev, një moment që dëshmon rritjen e besimit që qindra familje kanë ndaj ekipit tonë mjekësor. Kjo ngjarje e rëndësishme nuk është thjesht një numër, por një simbol i dashurisë, përkushtimit dhe kujdesit modern mjekësor, i cili lejon që çdo lindje të jetë përvoja më e bukur dhe më e sigurt për nënat dhe familjet e tyre.
Qendra për nënën dhe foshnjën është krijuar si një vend ku jeta fillon me kujdesin dhe vëmendjen më të lartë të mundshme. Që nga momenti kur lindi foshnja e parë, pak më shumë se gjysmë viti më parë, e deri më sot, misioni ynë mbetet i njëjtë: të ofrojmë kushte dhe siguri të nivelit të lartë për çdo nënë dhe çdo të porsalindur. Me dhoma lindjeje plotësisht të pajisura, kujdes intenziv modern neonatal, dhoma private dhe të rehatshme, dhe një ekip gjinekologësh, neonatologësh, anesteziologësh dhe infermierësh me përvojë, Qendra përfaqëson një shtëpi për lindje të sigurta dhe një fillim të ngrohtë për çdo jetë të re.
“Ardhja e çdo foshnje në jetë është një gëzim i veçantë dhe një përgjegjësi e madhe. Me çdo foshnjë të lindur në Qendrën e Klinikës Zhan Mitrev, ne dërgojmë një mesazh se çdo jetë ka vlerë të paçmuar dhe meriton kujdesin më të mirë të mundshëm që frymën e parë. Jemi mirënjohës për besimin që prindërit e ardhshëm na japin çdo ditë”, shprehet ekipi i Qendrës për nënën dhe foshnjën në Klinikën Zhan Mitrev.
Siguria dhe qasja individuale janë themeli i punës së Qendrës për nënën dhe foshnjën. Aplikohen standardet më të larta të higjienës dhe sterilitetit, dhe çdo lindje zhvillohet me mbështetje mjekësore 24-orëshe dhe monitorim të kujdesshëm të shëndetit të nënës dhe foshnjës. Me këtë, Klinika Zhan Mitrev vazhdon angazhimin e saj për të krijuar breza të shëndetshëm dhe për të ofruar kujdesin mjekësor më modern në vend.
Njëqind të porsalindurit janë vetëm një konfirmim tjetër se Qendra për nënën dhe foshnjën është një vend ku çdo jetë fillon e sigurt, me dashuri dhe kujdes.
Ekipi i Klinikës Zhan Mitrev arriti një sukses të jashtëzakonshëm në turneun ndërkombëtar të walking football, i cili u zhvillua nga 11 deri më 13 korrik në fushat e Klubit Ferencváros në Budapest, Hungari. Në turne morën pjesë gjithsej 16 ekipe nga Hungaria, Italia, Austria, Izraeli, Anglia dhe Maqedonia, në kategoritë mbi 50 dhe mbi 60 vjeç, dhe ndeshjet u organizuan nën kujdesin e Federatës Hungareze.
Në një konkurrencë të fortë me ekipe të njohura, përfshirë AS Roma nga Roma, ekipi i Klinikes Zhan Mitrev fitoi vendin e 8-të, duke shënuar një numër të konsiderueshëm golash dhe duke lënë një përshtypje të lartë si përfaqësues të denjë të Republikës së Maqedonisë. Ky sukses është veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh se walking football, është një sport që po përjeton zgjerim në Europë dhe në botë, dhe në disa nga vendet pjesëmarrëse është tashmë në një nivel dukshëm më të lartë zhvillimi.
Përveç rezultateve sportive, ekipi në Klinikën Zhan Mitrev po udhëheq në mënyrë aktive iniciativën për zhvillimin dhe zyrtarizimin e këtij sporti në Maqedoni. Pritjet janë që deri në fund të këtij viti, vendi ynë, i udhëhequr nga ky ekip, të bëhet anëtar i plotë i Federatës Ndërkombëtare të Walking Football. Me këtë, Maqedonia do të përfshihet edhe më seriozisht në zhvillimin e sportit që sjell përfitime shëndetësore dhe sociale për personat në moshë më të vjetër, por që vazhdojnë të ndihen aktivë dhe plot energji.
Sipas planit të ekipit, në shtator pritet të nisë formimi i “Ligës Maqedonase” kombëtare me disa ekipe vendase, gjë që përfaqëson një faqe të re në skenën sportive të vendit. Përveç kësaj, vitin e ardhshëm, Klinika Zhan Mitrev planifikon të organizojë një turne të madh ndërkombëtar të quajtur „Walking Football Tournament – Macedonia Open 2026“, me pjesëmarrjen e ekipeve nga disa vende europiane. Ky aktivitet do ta pozicionojë Maqedoninë jo vetëm si një qendër sportive, por edhe si një destinacion mikpritës për sport, socializim dhe energji pozitive.
Ekipi në Klinikën Zhan Mitrev mbetet i përkushtuar ndaj misionit të promovimit të kulturës së një stili jetese të shëndetshëm dhe aktiv, duke sjellë njëkohësisht një sport të ri në skenën maqedonase dhe duke e përfaqësuar vendin me dinjitet në garat europiane dhe botërore.