Salla e re, e pajisur plotësisht, është e destinuar për ndërhyrje në fushat e kirurgjisë plastike dhe rindërtuese, kirurgjisë maksilofaciale dhe orale, ndërhyrjet dermatologjike dhe estetike. Kjo sallë do të përdoret për të gjitha llojet e anestezisë dhe sedacionit/qetësimit, të cilat do të kryhen nga ekipi ynë i anesteziologjisë. Ajo është tashmë në funksion dhe ndodhet në katin e 3-të si pjesë e Qendrave për Stomatologji, Estetikë dhe Oftalmologji.
Një anomali komplekse kongjenitale e zemrës u korrigjua me sukses tek një foshnjë e lindur para kohe, në javën e 36-të të shtatzënisë, foshnja e para nga shtatzënia me binjakë, e lindur në Prishtinë me peshë 2 kilogramë. U diagnostikua drenazh venoz pulmonar plotësisht anormal (TAPVR) dhe defekt septal atrial (ASD) – një kombinim jashtëzakonisht i rrallë, me një prevalencë të TAPVR prej vetëm 0.6–1.2 për 10,000 të porsalindur, ose 0.7–1.5% të të gjitha defekteve kongjenitale të zemrës.
Dy javë pas ardhjes në jetë, vogëlushja Oze Abazi u pranua në klinikë për shkak të gjendjes së saj urgjente. Pas ekzaminimeve të hollësishme dhe konsultimeve me ekipin e kardiokirurgjisë, u vendos që të realizohet korrigjimi kirurgjik në kohë. Ekipi i udhëhequr nga Dr. Zhan Mitrev e kreu me sukses ndërhyrjen, e cila përfshinte një devijim të plotë të venave pulmonare në atriumin e majtë, duke vendosur rrjedhjen normale të gjakut.
Pas operacionit, ekipi i neonatologjisë nga Qendra për nënën dhe foshnjën ofroi menaxhim intensiv hemodinamik dhe stabilizim të funksionit kardiovaskular – një proces delikat për shkak të moshës dhe peshës së vogël të foshnjës. Falë kujdesit të koordinuar, foshnja është shëruar me sukses.
Pa ndërhyrje kirurgjikale në kohë, kjo gjendje ka një shkallë vdekshmërie mbi 80% deri në fund të vitit të parë, ndërsa trajtimi bashkëkohorë e rrit shkallën e mbijetesës rreth 85%.
Pas ndërhyrjejes kirurgjikale dhe kujdesit postoperativ të suksesshëm, vogëlushja Oze tashmë është në gjendje të qëndrueshme dhe gati për të shkuar në shtëpi, me një prognozë të shkëlqyer për rritjen dhe zhvillimin e duhur të mëtejshëm.
Qasje moderne dhe klinikisht superiore në kirurgjinë kardiake: Kirurgji minimalisht invazive në zemër e kryer në Klinikën Zhan Mitrev pa prerje të sternumit
Në Klinikën Zhan Mitrev, ekipi i kirurgjisë kardiake i udhëhequr nga Dr. Mitrev kreu me sukses një kirurgji moderne minimalisht invazive në zemër, të njohur si MIDCAB (bypass minimalisht invaziv i drejtpërdrejtë i arteries koronare).
Operacioni kryhet nëpërmjet një prerjeje të vogël midis brinjëve, pa prerë sternumin dhe pa përdorimin e një pajisjeje qarkullimi ekstrakorporal. Kjo teknikë arrin revaskularizimin, domethënë përmirëson rrjedhën e gjakut në zemër, ndërsa ngushtimet e mbetura trajtohen duke vendosur stenta për efekt dhe siguri maksimale, duke lejuar kështu një trajtim të besueshëm të sëmundjes koronare.
Kjo qasje zvogëlon ndjeshëm invazivitetin dhe rrit nivelin e sigurisë, ndërkohë që ofron rezultate të shkëlqyera funksionale dhe klinike. Për pacientin, kjo lejon shërim më të shpejtë, më pak dhimbje dhe një qëndrim më të shkurtër në spital, si dhe një rrezik më të ulët për ndërlikime. Një avantazh shtesë është rezultati më i mirë estetik me plagë minimale dhe diskrete pas operacionit.
Kryerja e procedurave të tilla hibride që kombinojnë avantazhet e të dy ndërhyrjeve kërkon një ekip multidisiplinar të trajnuar në nivel të lartë, pajisje mjekësore të përparuara dhe monitorim të saktë intraoperativ. Me përzgjedhjen e duhur të pacientit, kjo lloj kirurgjie minimalisht invazive përfaqëson një zgjedhje të sigurt, moderne dhe klinikisht superiore në praktikën kardiokirurgjikale.
Duke aplikuar metodat dhe teknologjitë më moderne, Klinika vazhdon të vendosë standarde të larta në trajtimin e sëmundjeve të zemrës.
Javën e kaluar, në prani të një numri të madh të interesuarish për këtë temë, mjekët tanë:
Dr. Vilma Ampova Sokolov – specialiste në mjekësinë interne dhe subspecialiste në kardiologji
Dr. Irena Andonova – specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë
Dr. Emilija Gorgijeva – specialiste në neurologji
Dr. Džuljana Mihajlovska – specialiste në endokrinologji
Dr. Magdalena Popovska Cvetkova – specialiste në radiodiagnostikë
Dr. Petar Ugurov – specialist në kardiologji
folën për migrenën në një aspekt të gjërë.
Paneli ishte interaktiv me pyetje nga publiku, gjë që e bëri atë veçanërisht tërheqës për të gjithë të pranishmit.
Avantazhi i këtyre paneleve të hapura është qasja ndërdisiplinore, pra diskutimi që përfshin informacion dhe rekomandime rreth çrregullimit nga një perspektivë neurologjike, kardiologjike, hormonale, endokrinologjike dhe radiologjike.
Kjo procedurë është në fakt aplikimi i hartëzimit të rrugëve koronare me qëllim vendosjen e stentit duke përdorur një sasi minimale të lëndës së kontrastit.
Konkretisht, pajisja angiografike e teknologjisë së fundit PHILIPS AZURION 7, me të cilën është pajisur klinika jonë, përfshin këtë opsion, i cili lejon që stentimi tek pacientët të kryhet me një sasi minimale të agjentit të kontrastit dhe rrezatimit. Avantazhi i kësaj metode është veçanërisht i dobishëm për pacientët me dështim kronik të veshkave, tek të cilët përdorimi i një sasie më të madhe të agjentit të kontrastit mund të çojë në një përkeqësim akut të dështimit të veshkave.
Me kombinimin e precizitetit/saktësisë, përdorimit të reduktuar të kontrastit dhe rrezatimit, këto sisteme vendosin standarde të reja për sigurinë dhe efikasitetin në laboratorët e kateterizimit.
Shoqata për luftën kundër kancerit “Kiki” në bashkëpunim me Spitalin Klinik “Zhan Mitrev” po organizon një forum edukativ falas mbi temën e migrenës. Eventi do të mbahet më 4 dhjetor, të enjten, në orën 17:00, në klinikën tonë në katin e 3-të – salla e auditoriumit. Forumi është i hapur për të gjithë ata që duan të kuptojnë më mirë migrenën, arsyet pse ndodh, metodën e diagnostikimit dhe metodat moderne të trajtimit. Eventi është i hapur edhe për publikun.
Duke shënuar Ditën Botërore të Foshnjave të Parakohshme, 17 Nëntor, Klinika Zhan Mitrev iu bashkua përsëri nismës globale për të mbështetur luftëtarët më të vegjël dhe familjet e tyre. Në prag të ditës ndërkombëtare, fasada e klinikës u ndriçua me ngjyrë vjollcë, një simbol i ndjeshmërisë, veçantisë dhe shpresës për të gjitha foshnjat e parakohshme në të gjithë botën.
Këtë vit, festimi zhvillohet nën moton “Fillime të forta për të ardhme shpresëdhënëse” (Strong beginnings for hopeful futures), e cila thekson rëndësinë e ofrimit të kujdesit cilësor neonatal që nga momentet e para të jetës. Qëllimi është të sigurohet që çdo foshnjë e parakohshme të ketë një fillim të shëndetshëm, mundësinë për rritje të duhur dhe kushtet për një të ardhme të suksesshme.
Lindja e parakohshme është një sfidë globale shëndetësore, ku një nga dhjetë foshnja lind para javës së 37-të të shtatzënisë, dhe pasojat mund të jenë serioze dhe afatgjata, veçanërisht për zhvillimin e trurit, mushkërive dhe shikimit. Kjo është arsyeja përse Dita Botërore e Lindjes së Parakohshme i kushtohet rritjes së ndërgjegjësimit për këto sfida, promovimit të masave parandaluese dhe përmirësimit të aksesit në kujdesin modern dhe të orientuar drejt familjes për të porsalindurit.
Kjo ditë bashkon institucionet, stafin mjekësor, prindërit dhe komunitetet në të gjithë botën në një thirrje për politika më të mira, akses të vazhdueshëm prindëror në njësitë e kujdesit intensiv neonatal (NICU) dhe krijimin e kushteve në të cilat çdo foshnjë mund të mbijetojë, të rritet dhe të zhvillohet.
Në Qendrën për nënën dhe foshnjën, e cila disponon pajisje moderne dhe një ekip të trajnuar në nivel të lartë, si dhe në Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal (NICU), e cila ofron trajtim dhe kujdes për të porsalindurit e parakohshëm dhe me rrezik të lartë, deri më tani kanë lindur mbi 170 foshnja me lindje natyrale dhe me prerje cezariane dhe 20 prej tyre kanë lindur para javës së 37-të. Qendra ofron kujdes të plotë para, gjatë dhe pas lindjes, duke siguruar siguri dhe mbështetje për çdo grua shtatzënë dhe të porsalindur.
Përveç ndriçimit simbolik, Klinika Zhan Mitrev zbaton gjithashtu aktivitete gjatë gjithë muajit nëntor të këtij viti që synojnë mbështetjen e familjeve dhe promovimin e kujdesit dhe edukimit të hershëm. Me angazhim të përbashkët dhe kujdes të vazhdueshëm, ne mund të krijojmë fillime të forta për të gjitha foshnjat e lindura para kohe, fillime që do të çojnë në një të ardhme shpresëdhënëse dhe të sigurt.