Inflamacioni i zorrës qorre (apendiksit) – simptomat dhe diagnostikimi

Inflamacioni i zorrës qorre ose apendisiti është një gjendje e shpeshtë që mund të ndodhë në çdo periudhë të jetës. Karakteristika kryesore është dhimbja në pjesën e poshtme të djathtë të barkut.
Dhimbja mund të fillojë rreth kërthizës dhe më pas të përhapet. Me përkeqësimin e inflamacionit, dhimbja rritet dhe bëhet më e fortë.

Inflamacioni zakonisht shfaqet tek personat e moshës 10 deri në 30 vjeç, por nuk përjashtohen edhe grupmoshat e tjera. Trajtimi i apendisitit mund të përfshijë antibiotikë ose, në shumicën e rasteve, kryhet ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e zorrë qorre, të njohur ndyshe si apendiks.

Simptomat

Simptomat e apendisitit mund të përfshijnë:

  • Dhimbje të papritur që fillon në pjesën e poshtme të djathtë të barkut.
  • Dhimbje të papritur që fillon rreth kërthizës dhe lëviz drejt pjesës së poshtme të djathtë të barkut.
  • Dhimbje që përkeqësohet gjatë kollitjes, ecjes ose lëvizjeve të tjera.
  • Të përziera dhe të vjella.
  • Humbje e oreksit.
  • Temperaturë e lehtë që mund të rritet me përparimin e inflamacionit.
  • Kapsllëk ose diarre.
  • Fryrje të barkut.
  • Gazra.

Vendi i shfaqjes së dhimbjes mund të ndryshojë në varësi të moshës dhe pozicionit të zorrës qorre. Nëse apendisiti – pra, inflamacioni i zorrës qorre, shfaqet gjatë shtatzënisë, dhimbja mund të duket sikur vjen nga pjesa e sipërme e barkut, sepse në atë periudhë zorra qorre është e pozicionuar më lart.

Shkaqet e apendisitit

Bllokimi në zgavrën qendrore të zorrës qorre, i quajtur lumen, është shkaku më i mundshëm i apendisitit. Ky bllokim mund të çojë në infeksion. Bakteret shumohen shpejt, duke bërë që zorra qorre të inflamohet, të fryhet dhe të mbushet me sekrecion (qelb). Nëse nuk trajtohet në kohë, zorra qorre mund të çahet/plasë.

Komplikimi dhe trajtimi

Apendisiti mund të shkaktojë komplikime serioze, si:

  • Çarja/plasja e zorrës qorre.
    Zorra qorre e çarë, e njohur edhe si apendiks i perforuar, çon në përhapjen e infeksionit dhe inflamacionit në zgavrën abdominale, gjendje e quajtur peritonit. Kjo gjendje mund të jetë kërcënuese për jetën dhe kërkon ndërhyrje urgjente kirurgjikale për heqjen e zorrës qorre – apendektomi dhe pastrimin e zgavrës abdominale.
  • Formimi i një xhepi me qelb në zgavrën abdominale.
    Në ditët pas trajtimit kirurgjikal të apendiksit të perforuar, mund të zhvillohet një vatër e kufizuar infeksioni e njohur si absces. Në shumicën e rasteve, radiologu intervenues e drenon (zbraz) abscesin me gjilpërë përmes murit abdominal drejtpërdrejt në absces, nën kontrollin e tomografisë së kompjuterizuar. Më pas përshkruhen antibiotikë për shërimin e plotë të infeksionit.

Diagnoza

Për të vendosur diagnozën e saktë, personeli mjekësor do të marrë anamnezën e simptomave tuaja dhe do të bëjë ekzaminim abdominal.

Testet që përdoren për diagnostikimin e apendisitit përfshijnë:

  • Ekzaminimi fizik.
    Mjeku mund të ushtrojë presion të lehtë mbi zonën ku ndjeni dhimbje. Kur presioni të çlirohet, dhimbja zakonisht përkeqësohet. Kjo ndodh për shkak të inflamacionit të membranës së zgavrës abdominale, të quajtur peritoneum. Mjeku gjithashtu mund të kontrollojë për ngurtësi të barkut dhe tendencë për tkurrje të muskujve abdominalë si reagim ndaj presionit mbi zonën e inflamuar. Tek pacientet femra në moshë riprodhuese mund të kryhet edhe një ekzaminim gjinekologjik që përfshin edhe kontroll me ultratinguj për të përjashtuar probleme të tjera që mund të shkaktojnë dhimbjen.
  • Analiza e gjakut.
    Ky test kontrollon nëse numri i qelizave të bardha të gjakut është i rritur. Një numër i lartë mund të tregojë praninë e infeksionit. Megjithatë, vlerat normale nuk e përjashtojnë inflamacionin e zorrës qorre.
  • Analiza e urinës.
    Ky test ndihmon për të zbuluar ose përjashtuar që dhimbja të mos jetë rezultat i infeksionit të traktit urinar ose gurëve në veshka.
  • Ekzaminimet radiologjike.
    Nëse burimi i dhimbjes nuk është i qartë, mjeku mund të rekomandojë ekzaminime radiologjike që përfshijnë rreze X të barkut, ultratinguj abdominal, tomografi të kompjuterizuar ose rezonancë magnetike.

Ekipi i mjekëve në Klinikën Zhan Mitrev është në dispozicion për diagnozë të shpejtë dhe trajtimin e duhur të të gjitha sëmundjeve abdominale.

Rezervoni terminin tuaj në 00389 2 3091 484

Shënojmë 26 vite ekselence, besim dhe mjekësi të nivelit më të lartë

Me krenari të veçantë, sot Klinika Zhan Mitrev feston ditëlindjen e saj — 26 vite ekzistencë, të përkushtuara jetës, shëndetit dhe të ardhmes së pacientëve.

Gjatë dekadave të kaluara, klinika u ndërtua si një shtyllë e sistemit bashkëkohor shëndetësor të Republikës së Maqedonisë, duke vendosur standarde të reja në kardiokirurgji, e më pas edhe në të gjitha degët e tjera të mjekësisë. Me investime të vazhdueshme në teknologji, dije dhe staf profesional, klinika jonë ka qëndruar krah për krah me mjekësinë më të avancuar botërore, e shpeshherë edhe një hap përpara të gjithëve — gjithmonë në dobi dhe për të mirën e pacientëve.

Pas këtij rrëfimi të suksesshëm qëndron vizioni dhe lidershipi i themeluesit të saj, doktor Zhan Mitrev, përkushtimi dhe qasja reformuese e të cilit e pozicionuan klinikën si lider në rajon për sa i përket mjekësisë dhe rezultateve të shkëlqyera. Ekspertiza dhe guximi i tij për të sjellë inovacione transformuan praktikën mjekësore dhe hapën horizonte të reja për pacientët.

Gjatë ditëlindjes sonë, Shoqata për Mjekësi Estetike (ZEM) sot organizon Simpoziumin e Shtatë për Mjekësi Estetike me pjesëmarrje ndërkombëtare.

– Simpoziumi i këtij viti mbahet nën moton “Estetika në funksion të shëndetit të përgjithshëm”, duke dërguar mesazhin se mjekësia estetike bashkëkohore është pjesë integrale e shëndetit të përgjithshëm të pacientit – informoi mjekja jonë Dr. Anxhelka Ilieva, sekretare e përgjithshme e shoqatës.

Në kuadër të këtij aktiviteti të rëndësishëm profesional, Klinika Zhan Mitrev hap dyert e saj për zhvillimin e seminareve praktike, ku mjekët do të avancojnë njohuritë e tyre — veçanërisht në fushën e trajtimit të shenjave dhe keloideve nga djegiet, një temë me rëndësi të jashtëzakonshme mjekësore dhe humanitare.

Në simpozium marrin pjesë aktive edhe ekipet nga ky departament i klinikës, duke zgjeruar gamën e shërbimeve edhe në fusha të tjera mjekësore. Paralelisht, prezantohen brende të nivelit më të lartë në dermatologjinë estetike, si dhe pajisje që përfaqësojnë fjalën e fundit të teknikës, teknologjisë dhe dijes.

Falë punës tonë të palodhur dhe dëshirës për progres, sot klinika njihet si:

  • Institucioni mjekësor më bashkëkohor dhe reformator.
  • Qendër e ekspertizës dhe kirurgjisë së nivelit të lartë.
  • Partner i trendeve globale mjekësore.
  • Simbol i besimit për mijëra pacientë.

Premtojmë edhe më tej:

  • Vite përkushtimi të palëkundur.
  • Vite rezultatesh të shkëlqyera.
  • Vite ecjeje në hap me mjekësinë më të avancuar botërore.

Klinika Zhan Mitrev — Aty ku e ardhmja e mjekësisë ndodh sot.

Korrigjimi estetik i veshëve – Aurikuloplastika ose otoplastika

Aurikuloplastika (otoplastika) është një ndërhyrje kirurgjikale në fushën e Kirurgjisë Plastike Rindërtuese dhe Estetike që korrigjon, rimodelon madhësinë, formën dhe pozicionin e veshit (aurikulës).
Problemi estetik më i zakonshëm në fëmijëri janë veshët e spikatur ose të dalë. Ky problem estetik në moshë të re shpesh çon në probleme psikologjike tek fëmijët për shkak të ngacmimit nga bashkëmoshatarët.

Për këto arsye, rekomandohet që korrigjimi i veshëve të kryhet në moshën parashkollore.
Aurikuloplastika mund të kryhet në çdo moshë, rekomandohet që të bëhet pasi të ketë mbaruar rritja e veshëve, pra pas moshës 5 vjeç.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale mund të kryhet nën anestezi lokale ose anestezi të përgjithshme, varësisht nga bashkëpunimi i fëmijës.

Ekzistojnë disa teknika kirurgjikale, të tilla si teknikat në të cilat kërci i daulles së veshit rimodelohet me anë të prerjes (teknikat e prerjes së kërcit), teknikat në të cilat kërci rimodelohet duke vendosur qepje (metodat e ruajtjes së kërcit), teknikat e kombinuara të rimodelimit të kërcit me anë të prerjes dhe vendosjes së qepjeve (Otoplastika moderne favorizon një qasje të graduar duke kombinuar teknikat e qepjes). Me një qasje individuale ndaj ekzaminimit, bëhet një vlerësim se cila teknikë kirurgjikale do të japë rezultatet më të mira estetike duke mos zvogëluar kanalin e jashtëm të dëgjimit në mënyrë që të shmanget ulja e funksionit të dëgjimit.

Pas operacionit, pacientët mund të shkojnë menjëherë në shtëpi ose të qëndrojnë një natë në spital. Shërimi i plagëve zakonisht përfundon pas dy javësh, dhe rezultati përfundimtar mund të shihet brenda një muaji. Në dy javët e para, pacienti duhet të vijë për kontrolle, gjatë të cilave bëhen fasha të rregullta në plagët që janë të fshehura pas veshëve. Kështu, shenjat e prerjes fshihen pas veshëve në palosjen natyrale, duke i bërë ato pothuajse të padukshme.

Kujdesi për veten fillon me parandalimin

Kontrolli i rregullt mamografik është një nga hapat më të rëndësishëm në kujdesin shëndetësor të gjirit. Mundëson zbulimin e hershëm të ndryshimeve, shpesh para se të shfaqen simptomat, kur trajtimi është më efektiv dhe shanset për shërim janë dukshëm më të larta.

Me parandalimin në kohë, ju i jepni vetes siguri dhe qetësi shpirtërore, gjëja më e vlefshme për ju dhe të dashurit tuaj.

🔹 Mamografia 2D – 3,000 denarë.
🔹 Mamografia 3D – 4,000 denarë.

📅 Promocioni është i vlefshëm deri më 28 shkurt.

📞 Rezervoni në kohë terminin tuaj në 02 3091 484.

Operimi i suksesshëm i pacientes 60 vjeçare me tumor kompleks në bazën e kafkës

Pacientja u shtrua në spital me ngadalësim progresiv psikomotorik, probleme me kujtesën në 4 muajt e fundit, dhe gjatë kësaj periudhe me përsëritje të shpeshta të humbjes së ekuilibrit dhe rrëzimeve. Pas ekzaminimeve radiologjike me rezonancë magnetike bërthamore, pacientja u diagnostikua me proces tumoral në tru, i cili u pasua me indikacion për trajtim kirurgjikal.

Ekipi neurokirurgjik i përbërë nga: Prof. Dr. Vladimir Rendevski dhe Dr. Mihail Taushanov, duke aplikuar teknikën mikroneurokirurgjikale, mënjanuan me sukses tumorin kompleks në tru, i cili ishte i ngjitur në bazën e kafkës dhe në afërsi të enëve vitale të gjakut të trurit.

Gjendja e pacientes shoqërohet me rekuperim të suksesshëm.


Fotografia para dhe pas operacionit:

Të dashuruar dhe të shëndetshëm

Dashuria e vërtetë fillon dhe vazhdon me kujdesin për veten dhe ata që duam. Shëndeti është dhurata më e bukur që mund ta çmojmë çdo ditë.
Me rastin e Ditës së Shën Valentinit, kemi përgatitur çmime speciale që do të jenë të vlefshme nga 1 shkurti deri më 14 shkurt.

  • Vlerësim kardiovaskular: 4,500 denarë.
  • Trajtim me lazer Frax në të gjithë fytyrën dhe qafën + trajtim gratis me ekzozome: 21,500 denarë.
  • Filer dermalë – 9600 denarë. dhe 12000 denarë., varësisht nga zgjedhja e filerit (mbushësit).
  • Dermoskopi dixhitale me analizë të lezioneve të shumëfishta me inteligjencë artificiale (MoleAnalyzer PRO AI): 6,550 denarë.
  • Trajtimi me stimulim të kolagjenit Ellansé:
    – Paketa S: 13,000 denarë.
    – Paketa M: 15,500 denarë.
  • Zbardhje dhëmbësh me llambë + pastrim profesional: 8,000 denarë

Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484

Klinika Zhan Mitrev akreditohet zyrtarisht si Qendër Evropiane për Menaxhimin e Obezitetit – EASO Collaborating Centre for Obesity Management (COM)

Qendra e Menaxhimit të Obezitetit në Klinikën Zhan Mitrev ka fituar statusin prestigjioz të Qendrës Bashkëpunuese EASO Collaborating Centre for Obesity Management (COM) dhe është akredituar zyrtarisht nga Shoqata Evropiane për Studimin e Obezitetit (EASO) për periudhën 2026–2028, duke u njohur kështu si një qendër kryesore për trajtimin e obezitetit në nivel evropian.

Ky akreditim është njohja më e lartë evropiane në fushën e trajtimit të obezitetit dhe u jepet ekskluzivisht qendrave që plotësojnë kriteret më të rrepta mjekësore, shkencore dhe organizative, në përputhje me udhëzimet klinike evropiane dhe akademike. Procesi i akreditimit përfshin një vlerësim të plotë nga EASO COM Working Group, i cili konfirmon përsosmërinë klinike, një qasje multidisiplinare dhe kujdesin afatgjatë për pacientin.

Me këtë njohje, Klinika Zhan Mitrev bëhet qendra e parë dhe e vetme e akredituar nga EASO-COM brenda një institucioni privat të kujdesit shëndetësor në të gjithë rajonin e Ballkanit, duke e pozicionuar klinikën si një qendër reference rajonale për trajtimin modern, të integruar dhe të bazuar shkencërisht të obezitetit.

Akreditimi EASO COM është një garanci e drejtpërdrejtë për pacientët se trajtimi i obezitetit në Klinikën Zhan Mitrev kryhet sipas standardeve më të larta evropiane dhe sjell përfitime konkrete: trajtim dhe zbatim të protokolleve klinike të vërtetuara, një rrugë të strukturuar për pacientin dhe monitorim të vazhdueshëm të rezultateve.

Akreditimi siguron qasje në arritjet më të fundit shkencore dhe terapitë moderne përmes përfshirjes në rrjetet evropiane të ekspertëve, shkëmbimit të njohurive dhe zbatimit të qasjeve më të fundit terapeutike në trajtimin e obezitetit, si dhe bashkëpunimit me qendrat kryesore mjekësore evropiane në rrjetin EASO COM, në krijimin e udhëzimeve evropiane të konsensusit dhe iniciativave të përbashkëta të ekspertëve.

Qendra e Menaxhimit të Obezitetit drejtohet nga Dr. Xhuliana Mihajlovska, specialist endokrinologe, ekspertiza, përkushtimi dhe profesionalizmi i së cilës ishin çelësi në procesin e fitimit të kësaj njohjeje të lartë evropiane.

Trajtimi kryhet nga një ekip multidisiplinar, i përbërë nga një endokrinolog, gjenetist, fizioterapist, psikolog, psikiatër, nutricionist si dhe specialitete të tjera mjekësore sipas nevojës, gjë që lejon një qasje gjithëpërfshirëse, të personalizuar dhe afatgjatë ndaj obezitetit si një sëmundje kronike dhe komplekse.

Me këtë akreditim, Klinika Zhan Mitrev konfirmon edhe një herë misionin e saj për të ofruar standarde evropiane, saktësi mjekësore dhe kujdes të nivelit të lartë për pacientët, duke vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor modern.

Ekspertë ndërkombëtarë kardiotorakalë në simpoziumin e mbajtur në Klinikën Zhan Mitrev – Standardet klinike evropiane në praktikë

Me pjesëmarrjen e ekspertëve më të mirë nga Evropa dhe rajoni, në Shkup u mbajt simpoziumi ndërkombëtar “Udhëzues në praktikë”, i organizuar nga Klinika Zhan Mitrev. Ngjarja konfirmoi rolin e klinikës si një qendër mjekësore moderne që kontribuon në mënyrë aktive në përparimin e mjekësisë kardiovaskulare, jo vetëm në vend, por edhe më gjërë në rajon.

Simpoziumi, i organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Zemrës dhe Mushkërive në Qendrën Mjekësore të Universitetit Leiden, Holandë, iu kushtua zbatimit praktik të udhëzimeve më të fundit klinike evropiane ESC/EACTS në trajtimin e sëmundjes së arteries koronare dhe sëmundjeve valvulare të zemrës. Përmes një programi shkencor njëditor, diskutimeve interaktive multidisiplinare dhe prezantimit të rasteve klinike komplekse, u trajtuan çështje kyçe që lidhen me vendimmarrjen moderne, kujdesin e personalizuar për pacientët dhe integrimin e teknikave inovative kirurgjikale dhe ndërhyrëse në praktikën klinike të përditshme.

Siç theksoi Dr. Zhan Mitrev në fjalimin e tij gjatë hapjes, rasti për organizimin e këtij simpoziumi është përvjetori i 40 viteve të punës në mjekësi dhe 15,000 operacioneve të kryera, por vetë simpoziumi tregoi një vlerë më të gjerë të takimeve të tilla ndërkombëtare: “Qëllimi ynë këtu është të takohemi me ekspertë me përvojë të jashtëzakonshme dhe shumë të respektuar në fushën e punës tonë të përditshme për t’u informuar, për të parë se cilat janë risitë aktuale, si dhe për të azhuruar njohuritë tona për të parë se ku ndodhemi. Misioni ynë është që pacientët në vendin tonë të marrin trajtim të barabartë me atë në qendrat më të mira evropiane. Si qendër klinike private, ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbajmë, jo vetëm për të zbatuar udhëzimet më të fundit klinike, por edhe për të investuar në mënyrë aktive në edukim, bashkëpunim dhe zhvillim të praktikës mjekësore. Simpoziume të tilla janë provë se kujdesi shëndetësor privat mund të jetë një nxitës i progresit, standardeve dhe cilësisë në të gjithë sistemin e kujdesit shëndetësor”, theksoi Dr. Mitrev.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, organizimi i një simpoziumi të tillë në vendin tonë është shumë i rëndësishëm për platformat tona profesionale dhe për të mësuarit gjatë gjithë jetës së ekspertëve mjekësorë vendas: “Tema që po diskutohet sot, duke përfshirë udhëzimet më të fundit dhe teknologjinë më moderne që përdorim për sëmundjet e zemrës, ofron një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive të reja shkencore, përvojës klinike dhe terapisë. Ky është një aspekt shumë i rëndësishëm i këtij simpoziumi, formati interaktiv që lejon një shkëmbim të hapur përvojash dhe bashkëpunimi midis ekspertëve të ndryshëm mjekësorë që janë këtu me ne në këtë simpozium. Përmirësimi i vendimmarrjes klinike për të gjitha qëllimet përfundimtare të ofrimit të kujdesit më të sigurt, me cilësi të lartë dhe më të personalizuar për pacientët tanë në këtë, le të themi, një moment historik në sistemin e kujdesit shëndetësor. Do të doja t’ju falënderoja për angazhimin tuaj ndaj edukimit mjekësor dhe avancimit të kësaj mjekësie kardiovaskulare që është pjesë e temës së simpoziumit të sotëm”, ​​theksoi Ministri Aliu.

Ekspertë të shquar nga fusha e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë nga institucione të njohura si Qendra Mjekësore Universitare e Leidenit dhe Amsterdamit, Universiteti i Freiburgut në Gjermani, Instituti për Sëmundjet Kardiovaskulare “Dedinje” në Beograd, si dhe autoritete kryesore ndërkombëtare në fushën e ndërhyrjeve strukturore në zemër dhe inovacioneve kardiokirurgjikale, ndanë njohuritë e tyre profesionale. Në simpozium morën pjesë profesionistë të shquar të fushës nga institucione private dhe publike të kujdesit shëndetësor në vend, si dhe Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski. Prania e këtyre ekspertëve mundësoi një nivel të lartë shkëmbimi shkencor dhe një pasqyrë të drejtpërdrejtë të standardeve evropiane të trajtimit.

Simpoziumi, i akredituar nga Oda Mjekësore e Maqedonisë së Veriut, u mbyll me përfundime të qarta mbi nevojën për të forcuar më tej qasjen multidisiplinare, edukimin e vazhdueshëm mjekësor dhe pajtueshmërinë me standardet më të larta evropiane në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Me ngjarje të tilla, Klinika Zhan Mitrev vazhdon të ndërtojë rolin e saj si një qendër rajonale e njohurive, inovacionit dhe ekspertizës mjekësore të nivelit të lartë.