Shpresë e trefishtë: Në Klinikën Zhan Mitrev kanë ardhur në jetë tre foshnja të lindura në javën e 31 të shtatzanisë – Melis, Mira dhe Malahat

Më 4 qershor 2025, në Klinikën Zhan Mitrev erdhën në jetë tre foshnja të lindura parakohe – Melis, Mira dhe Malahat – nga një shtatzëni e trefishtë e konceptuar natyrshëm, që jo shepsh ndodh në mjekësinë moderne. Të lindura me prerje cezariane 9 javë para datës së pritur, në javën e 31-të të shtatzënisë, foshnjat janë aktualisht në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin kujdesin e duhur në Qendrën për nënën dhe foshnjën nën mbikëqyrjen e neonatologëve. Momentalisht janë në mbështetje respiratore jo-invazive (CPAP). Parametrat vitale janë të qëndrueshme dhe ekipi mjekësor është duke i monitoruar nga afër me shpresën për rikuperim dhe kthim të shpejtë në shtëpi.
Me këtë lindje, fillon zyrtarisht funksionimin Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal (NICU) në Klinikën Zhan Mitrev.

Foshnja e parë, Melis, peshon 1390 gramë dhe është 42 cm. Foshnja e dytë, Mira, peshon 1270 gramë dhe është 36 cm. Foshnja e tretë, Malahat, peshon 1340 gramë dhe është 40 cm. Shtatzënia u zhvillua natyrshëm, pa fekondim të asistuar mjekësor, nga tre vezë qelizore. I gjithë procesi i monitorimit, menaxhimit dhe lindjes u krye nga një ekip multidisiplinar i përbërë nga obstetër-gjinekologë, neonatologë, mami dhe infermierë, duke përdorur pajisjet dhe protokollet më moderne.

Kujdesi prenatal filloi në javën e 11-të të shtatzënisë dhe u drejtua nga Dr. Ljupço Petrovski, Dr. Jelena Goluboviq Simjanovski dhe Dr. Nenad Lazarov. Gjatë shtrimit në spital, pacientja u monitorua nga Dr. Vladimir Kizheski. Lindja me prerje cezariane u krye nga ekipi i udhëhequr nga Dr. Mendu Jegeni, në bashkëpunim me Dr. Kizheski, Dr. Sasha Jovcevski, Dr. Goluboviq Simjanovski dhe anesteziologët Dr. Marko Gjorgon dhe Dr. Sanja Marinkoviq. Foshnjat u morën menjëherë nga tre ekipe pediatrike të udhëhequra nga Dr. Renata Dimitroska – subspecialiste në neonatologji, së bashku me pediatrit Dr. Vesna Delovska, Dr. Maja Angjeleska Viktorijoski, Dr. Katerina Dimovska dhe Dr. Milena Spirkovska.

“Ardhja e tyre në botë na solli një gëzim të jashtëzakonshëm, por edhe një konfirmim se kur dija, përvoja dhe teknologjia moderne bashkohen, ne mund të kapërcejmë edhe sfidat më të mëdha. Melis, Mira dhe Malahat janë heroinat tona të vogla”, u shpreh ekipi i Qendrës për Nënën dhe Foshnjën.

Në tre dekadat e fundit, shkalla e shtatzënive të shumëfishta është rritur me 70%, dhe shtatzënitë natyrale me trinjakë – si kjo – janë një gjë e rrallë. Kjo lindje përfaqëson jo vetëm një sukses mjekësor, por edhe një simbol shprese, jete dhe humanizmi. I urojmë nënës znj. Mubexhel Bekteshova dhe trenjakëve tona, rikuperim të shpejtë dhe një jetë të mbushur me dashuri, shëndet dhe forcë.

Parandalimi është superfuqia jote

Këtë verë, le të bëhemi heronj të shëndetit tonë 😎☀️
Parandalimi është thelbësor, prandaj kemi përgatitur çmime speciale që do të jenë të vlefshme gjatë gjithë verës ⛱️ deri më 31.08.2025.
Për të rezervuar terminin tuaj, telefononi në qendrën tonë të kontaktit 📞02/3091-4 ose rezervoni on-line duke klikuar në linkun e secilit ekzaminim.

  • Ekzaminim stomatologjik/dentar 1000 denarë.
  • Ekzaminim i plotë oftalmologjik 2520 denarë.
  • Paketa kardio 4500 denarë.
  • Stres test 4000 denarë.
  • Ergospirometri 3500 denarë.
  • EKO e gjendrës tiroide 2000 denarë.
  • Ekzaminim neurologjik 2500 denarë.
  • Ekzaminim nefrologjik 2500 denarë.
  • Ekzaminim neurokirurgjik 2000 denarë.
  • Ekzaminim ORL 2500 denarë.
  • Ekzaminim pediatrik 2000 denarë.
  • Ekzaminim gjinekologjik/obstetrik me ultratinguj 2500 denarë.
  • PRISKA 1- 3500 denarë.
  • Ekzaminim dermatologjik 2000 denarë.
  • FotoFinder (skanim nishanesh) 5000 denarë.
  • Trajtim Hydrafacial Signature 6650 denarë dhe Deluxe 7700 denarë.
  • Ekzaminim specialistik për kirurgji plastike 2500 denarë.
  • EKO e gjirit 2000 denarë.
  • Mamografi 2D 4000 denarë.
  • Mamografi 3D 5000 denarë.
  • Osteodensitometri (Dexascan) 2000 denarë.
  • Kolonoskopi virtuale CT 12000 denarë.
  • Rezonancë magnetike pa kontrast 13000 denarë.
  • Rezonancë magnetike me kontrast 17500 denarë.
  • Rezonancë magnetike në të gjithë shtyllën kurrizore 21000 denarë.
  • Zbulimi i HPV – nga urina e parë e mëngjesit ose nga mostra e strishës/tamponit – 2500 denarë.
  • Test për sëmundjet seksualisht të transmetueshme – 14 mikroorganizma – nga urina e parë e mëngjesit ose nga mostra e strishës/tamponit (me metodën PCR) – 2500 denarë.
  • Test për sëmundjet seksualisht të transmetueshme 3 njëkohësisht (Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis dhe Neisseria gonorrhoeae) nga urina e parë e mëngjesit (me metodën PCR) 1800 denarë.
  • FMS për inkontinencë – 1 trajtim 1500 denarë.
  • Dhomë hiperbarike – paketë me 10 trajtime 31500 denarë.

Klinika Zhan Mitrev Partner Zyrtar Mjekësor i Federatës së Basketbollit të Republikës së Maqedonisë

Klinika Zhan Mitrev dhe Federata e Basketbollit e Republikës së Maqedonisë nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim zyrtar mjekësor për sezonin 2025–2026, duke e bërë Klinikën partnerin zyrtar mjekësor të ekipeve kombëtare të basketbollit të Maqedonisë.

“Misioni ynë ka qenë gjithmonë të investojmë në shëndetin dhe cilësinë e jetës. Mbështetja e sporteve, veçanërisht basketbollit, i cili bashkon dhe frymëzon breza, është një zgjatje natyrale e këtij misioni. Kjo mbështetje pasqyron besimin tonë tek të rinjtë, në potencialin e tyre dhe në nevojën për udhëheqës të ardhshëm të fortë, të shëndetshëm dhe të motivuar. Jemi të bindur se përmes këtij partneriteti do të kontribuojmë në avancimin e arritjeve sportive dhe ajo që është më e rëndësishme, në afirmimin e tyre midis të rinjve, duke e bërë  ekspertizën tonë pjesë të suksesit të ekipeve kombëtare. Shëndeti i sportistëve duhet të jetë një përparësi, dhe ne jemi këtu për ta garantuar këtë”, tha Dr. Zhan Mitrev, themelues i Klinikës Zhan Mitrev.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për KFSM-në, duke ofruar kujdes mjekësor sistematik, cilësor dhe në kohë për të gjitha kategoritë e basketbollistëve që performojnë nën flamurin kombëtar.

“Mjekësia profesionale sportive është një faktor kyç për rezultate të larta. Falë këtij partneriteti me Klinikën Zhan Mitrev, anëtarët e ekipit tonë kombëtar marrin mbështetje shëndetësore të nivelit të lartë, diagnostikim, konsulta dhe kujdes të vazhdueshëm. Ne besojmë se ky është një model bashkëpunimi që do ta rris kujdesin për sportistët në një nivel të ri evropian”, tha Tome Glavçev, President i KFSM-së.

Me këtë marrëveshje, Klinika Zhan Mitrev jo vetëm që bëhet partner mjekësor, por edhe simbol i mbështetjes për sportin maqedonas, duke ndërtuar një urë lidhëse ndërmjet mjekësisë së nivelit më të lartë dhe përpjekjeve më të larta sportive.

3 abstrakte shkencore të prezantuara në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane (ESHG)

Përfaqësues nga Laboratori për Gjenetikë të Personalizuar dhe Diagnostikë Molekulare në Klinikën Zhan Mitrev këtë vit ishin pjesë e Kongresit prestigjioz të Shoqatës Evropiane të Gjenetikës Humane (ESHG) i cili u mbajt nga 24 deri më 27 maj në zemër të Milanos, Itali.
Mbi 5000 pjesëmarrës nga e gjithë bota morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, dhe tre abstrakte shkencore nga klinika jonë u prezantuan nga Dr. Sci. Goran Kungullovski, M.Sc. Marija Gjorgjievska dhe Dipl. molekularen biolog Xhansel Bukovec.

Jemi veçanërisht krenarë që për herë të parë në një konferencë të këtij niveli, përfaqësues nga vendi ynë, Dr. Kungullovski, mbajti prezantim me gojë me temë: “Tumors with mutations in chromatin regulators are associated with higher mutational burden and improved response to checkpoint immunotherapy”.

Me këtë, klinika jonë konfirmoi edhe një herë se është në hap me shkencën botërore në fushën e gjenetikës.

Në Klinikën Zhan Mitrev janë kryer mbi 60 ekzaminime dermatologjike falas

Me rastin e Euromelanoma 2025, dhe me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës në lidhje me parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e melanomës dhe kancereve të tjera të lëkurës, dermatologët tanë Dr. Andzelka Ilieva dhe Dr. Aleksandra Lazarevska kryen mbi 60 ekzaminime falas. Përveç ekzaminimeve, pacientëve iu dhanë materiale informuese dhe këshilla parandaluese për mbrojtjen nga faktorët e rrezikut.

“Melanoma, një armik i heshtur nën lëkurë”

Maji është Muaji i Ndërgjegjësimit për Parandalimin e Melanomës. Gjatë këtij muaji, shumë organizata dhe iniciativa shëndetësore në të gjithë botën po zhvillojnë fushata për të edukuar publikun rreth rëndësisë së mbrojtjes nga dielli, zbulimit të hershëm dhe ekzaminimeve të rregullta dermatologjike. Shoqata KIKI, me mbështetjen e klinikës sonë,
Ligjëruesit Dr. Anxhellka Ilieva, specialiste në dermatovenerologji, Dr. Aleksandra Lazarevska, specialiste në dermatovenerologji, Dr. Zhivorad Kocevski specialist në kirurgji plastike, rindërtuese dhe estetike, dhe Dr. Milan Risteski, specialist në onkologji, shpjeguan para numrit të madh të pjesëmarrësve:

  • Si duken shenjat e para të melanomës?
  • Cilët janë faktorët e rrezikut?
  • Këshilla për vetë-ekzaminim dhe kur duhet të vizitoni një mjek
  • Metoda moderne të diagnostikimit dhe trajtimit

Të enjten, në kuadër të aktiviteteve për muajin kushtuar melanomës do të kryhen ekzaminime dermatologjike falas, për të cilat duhet të caktoni një termin në numrin 02/3091-484.

Klinika Zhan Mitrev me përfaqësuesit e saj në Kongresin e Katërt Ndërkombëtar të Studentëve të UGD

Në kongresin e këtij viti të organizuar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në UGD, i cili u mbajt në Shtip nga 15 deri më 17 maj, mjekët tanë mbajtën prezantimet e tyre profesionale para studentëve të shumtë. Lidhur me temën e përbashkët të gjendjeve urgjente në mjekësi, secili prej mjekëve mbajti prezantim. Dr. Aleksandar Milosavljeviq mbajti një ligjëratë mbi gjendjet e urgjencës në kardiologji, ndërsa Dr. Simona Despotovska prezantoi mbi gjendjet e urgjencës në anestezi dhe kujdes intenziv.
Dr. Eleonora Lazarova prezantoi gjendjet urgjente në neurologji, ndërsa Dr. Mihail Taushanov prezantoi gjendjet urgjente në neurokirurgji. Dr. Jelena Goluboviq foli për gjendjet urgjente në gjinekologji dhe obstetrikë.
Në këtë kongres prezantuan edhe Prof. Dr. Milka Klinçeva dhe Doc. Dr. Oliver Bushletiq, i cili u prezantoi studentëve tema kushtuar bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar ndërmjet klinikës sonë dhe universitetit, si dhe metodave më të fundit të aplikimit të implantimit transkateter të valvulës aortale.

Në këtë kongres ndërkombëtar morën pjesë studentë, mjekë të rinj, hulumtues dhe ekspertë nga vende të ndryshme, të cilët shkëmbyen përvoja dhe njohuri në fushën e mjekësisë. Ky aktivitet ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për studentët që të marrin pjesë në seminare të shumta dhe të krijojnë kontakte me profesionistë mjekësorë nga rajoni dhe më gjerë. Të gjithë pjesëmarrësve dhe vizitorëve të këtij kongresi, studentë dhe mjekë, i’u prezantuan nga afër kapacitetet dhe shërbimet e klinikës dhe qendrës rajonale diagnostikuese Zhan Mitrev Diagnostik në Strumicë, si dhe mundësitë e mundshme për punësimin dhe zhvillimin e tyre profesional.

Klinika jonë tradicionalisht e mbështet këtë kongres si pjesë e strategjisë për ndarjen e njohurive, përvojave dhe avancimin e shkencës mjekësore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Përveç Klinikës Zhan Mitrev, edhe kompania Fila Farm u prezantua stendën e saj, duke dhuruar për të pranishmit doza vitaminash nga marka ortomolekulare e njohur në mbarë botën “Orthomol” .

Ergospirometria

Çfarë është ergospirometria?

Ergospirometria ose testi i stresit kardiopulmonar (CRET) është një metodë diagnostikuese që vlerëson funksionin e zemrës dhe mushkërive gjatë sforcimit fizik. Ndryshe nga testi i stresit standard, përveç elektrokardiografisë (EKG) dhe matjes së presionit të gjakut, ky test lejon matjen e konsumit të oksigjenit, frekuencës dhe kapacitetit (forcës) së frymëmarrjes. Pacienti ecën në një korsi vrapimi ose nget biçikletë statike me vendosjen e një maske për të analizuar parametrat e frymëmarrjes.

Shërben për:

  • Zbulimin e shkaqeve të gulçimit dhe lodhjes
  • Vlerësimin e gjendjes fizike dhe tolerancës ndaj ushtrimeve
  • Vlerësimin e rrezikut para procedurave kirurgjikale
  • Vlerësimin e shkallës së sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive
  • Monitorimin e efektivitetit të terapisë dhe rehabilitimit

Kush duhet të kryej testin ergospirometrik?

  • Pacientët me sëmundje kronike të zemrës ose të mushkërive (dështim i zemrës, sëmundje kronike obstruktive pulmonare – COPD)
  • Pacientët me gulçim gjatë sforcimit fizik
  • Pacientët të cilët duhet t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale
  • Sportistët për vlerësimin e aftësisë fizike dhe planifikimin e trajnimit
  • Pacientët që i nënshtrohen rehabilitimit pas sëmundjeve të zemrës

Si kryhet testi?

  • Testi kryhet në një dhomë të specializuar me praninë e personelit mjekësor.
  • Pacienti ecën në një pistë vrapimi ose nget biçikletë statike me intensitet që rritet gradualisht.
  • Elektrodat vendosen për të monitoruar aktivitetin kardiak, një manshetë për të matur presionin e gjakut dhe një maskë për të analizuar parametrat e frymëmarrjes.
  • Gjatë sforcimit fizik analizohen parametrat kardiopulmonarë.
  • Pas përfundimit, vijon një fazë pushimi dhe vlerësimi të rezultateve.

Përgatitja para kryerjes së testit

  • Marrja e terapisë së rregullt sipas rekomandimeve të mëparshme mjekësore.
  • Marrje e një vakti të lehtë jo më vonë se 4 orë para testit.
  • Shmangia e pijeve me kafeinë, alkoolit dhe nikotinës.
  • Shmangia e aktivitetit fizik një ditë para testit.

Kundërindikimet

Testi nuk rekomandohet në rast të:

  • Pranisë së infeksionit respirator, grip, COVID
  • Astmës së pakontrolluar ose stenozës së rëndë të aortës
  • Nëse para pak kohe keni patur infarkt miokardit (më pak se 30 ditë)
  • Implantimit ICD/CRT për më pak se 4 javë
  • Vlera të ulëta të saturimit fillestar të oksigjenit
  • Aritmi të rënda kardiake ose hipertension të pakontrolluar

Përfitimet për sportistët dhe individët fizikisht aktivë

Ergospirometria është një mjet i shkëlqyer për sportisët sepse lejon vlerësimin e pikës së hyrjes në metabolizmin anaerob, gjë që ndihmon në optimizimin e programeve të stërvitjes. Ky test mund të parandalojë ngarkesën e tepërt në zemër dhe të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së papritur kardiake. Përveç sportistëve profesionistë, testi është i dobishëm edhe për individët rekreativë, gratë shtatzëna dhe personat që duan të përmirësojnë gjendjen e tyre fizike me programe ushtrimesh të personalizuara.